• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Serbi, ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR

April 26, 2016 by dgreca

-Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri: Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR/

PRISHTINË, 25 Prill 2016-B.Jashari/ Ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR dhe prej sot, me 25 prill 2016 prej orës 00:00, të gjithë transportuesit nga Kosova përmes certifikatave të ADR-së të lëshuara nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës, do ta realizojnë këtë veprimtari tregtare me shtetin fqinj – Serbinë”, ka thënë ministrja Tahiri.

Ajo ka shtuar më tej se  kjo marrëveshje është e rëndësishme në planin ekonomik dhe tregtar sepse mundëson heqjen e pengesave që Serbia ia ka krijuar kompanive transportuese nga Kosova për gati më shumë se tetë muaj, po ashtu në planin politik ka rëndësi sepse është njohje e dokumenteve shtetërore të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Certifikata ADR për shoferë është dokument shtetëror e cila përmban stemën shtetërore si dhe është konform konventës së OKB-së për ADR”, tha Tahiri.

Ministrja Tahiri po ashtu theksoi se me heqjen e kësaj bllokade nga Serbia, do të përfitojnë kompanitë e vendit tonë që transportojnë këtë lloje të mallrave si dhe buxheti i Kosovës do të përfitojë nga taksat e eksport / importit por edhe familjet që kanë të punësuar  në këto kompani vendore.

“Vlen të përmendet se ka më shumë se tetë muaj që unë si Kryenegociatore e Dialogut të Brukselit  e kam ngritur në Bruksel çështjen e njohjes së certifikatave ADR, me qëllim që të heqim bllokadën që Serbia ia kishte bërë importeve nga kompanitë kosovare, dhe këto angazhime qeveritare rezultuan me arritjen e marrëveshjes më 19 prill 2016. Megjithëse u desh disa muaj negociata në Bruksel të arrihet kjo marrëveshje, vlerësoj se është një sukses i rëndësishëm dhe në fazën vijuese ne si Ministri e Dialogut së bashku me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Doganën e Kosovës do të bëjmë monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshje. Nga Raporti zyrtar i Doganës të cilën e kam marrë para një ore, procesi i zbatimit po shkon mirë”, theksoi ministrja Edita Tahiri.

Ajo bëri të ditur se, me hyrjen në fuqi sot të kësaj Marrëveshjes janë hequr edhe masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Si kundërpërgjigje për bllokadën e Serbisë për importin nga Kosova, Qeveria e Republikës së Kosovës më 22 mars 2016 pat marrë vendim për masa reciprociteti për mosnjohjen e certifikatave dhe ka ndaluar importin e mallrave të rrezikshme  nga Serbia, të cilat masa u hoqën sot.

Në vijim po sjellim tekstin e plotë të Marrëveshjes për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze (në origjinal):

Marrëveshja e Brukselit për njohjen reciproke të Certifikatave ADR

Konkluzionet e kryesuesit të BE të datës 19 prill 2016

1. Palët zotohen për lëvizjen e lirë të mallrave, duke përfshirë mallrat e rrezikshme, pa pengesa dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare / Evropiane.

 2. Palët pajtohen që reciprokisht ti pranojnë të gjitha standardet ndërkombëtare / Evropiane për transportin / bartjen e mallrave të rrezikshme, përfshirë të gjithë dokumentacionin në përputhje me konventën e ADR-së (certifikatat e shoferëve dhe automjeteve).

 3. Me këtë marrëveshje nuk preken detyrimet ndërkombëtare të secilës palë.

4. Kjo marrëveshje hynë në fuqi më 25 prill 2016.

5. Një grup për zbatim do të formohet nga BE që të monitorojë implementimin.

Brussels Agreement on mutual recognition of the ADR certificates

Conclusions of the EU chair of 19 April 2016

1. The parties commit to free movement of goods, including dangerous goods, without hindrance and in line with international/European standards.

2.  Parties agree to mutually accept all international/European standards for the transport/carrying of dangerous goods, including all documentation in line with the ADR convention (certificates for drivers and vehicles).

3. The above does not affect each party’s international obligations.

 4. The above enters into force on 25 April 2016.

5. An implementation group will be set up by the EU to monitor implementation.

Filed Under: Rajon Tagged With: hyne en fuqi, Kosove-Serbi, Marveshja

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT