• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kërcënohet Lulzim Basha- Shtohen masat e sigurisë

April 13, 2017 by dgreca

-Presidenti Nishani: Shumë aktorë duan destabilitetin e Shqipërisë/

* BASHA:JA KUSH PO NA KERCENON/

Kërcënohet lideri i opozitës, Lulzim Basha. Lajmi është konfirmuar nga burime të Ministrisë së Brendshme dhe të selisë blu, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato, i pyetur nga gazetarët për këtë lajm dekalroi se do të ketë një komunikim në një moment tjetër për këtë çështje. Ndërkaq ajo që vihet re është shtimi i masave të sigurisë për kryetarin e PD.Masat e sigurisë për liderin e opozitës prej disa ditësh janë shtuar. Këtë e tregojnë edhe pamjet e mbërritjes së Lulzim Bashës pranë çadrës së protestës pasditen e së enjtes.Basha u afrua tek mbështetësit e PD i rrethuar nga disa persona që garantojnë sigurinë e tij.

Garda e Republikës mësohet se ka shtuar edhe dy efektivë të saj, ndërsa dy të tjerë që i janë shtuar trupës mbrojtëse janë nga kompani private.Të pyetur nëse ka kërcënime për jetën e liderit të PD, Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Ora News:“Ky është një informacion që nuk ndahet me publikun por trajtohet siç e parashikon ligji. Për më shumë pyesni pranë zyrës së Presidentit të Republikës, nga edhe ka dalë lajmi”.

Një lajm të tillë nuk e mohoi as Policia e Shtetit. Altin Qato u pyet nga gazetarët dhe dha këtë përgjigje:Qato: Nuk jam personi i duhur për të dhënë një sqarim të tillë.Këtë lajm e kanë konfirmuar edhe burime pranë selisë blu, të cilët thanë se masat e sigurisë janë shtuar prej 5 ditësh.

Nishani: Shumë aktorë duan destabilitetin e Shqipërisë/

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një ekspluzive për emisionin “Arena” të Dritan Hilës në Ora News,  i pyetur për një kërcënim ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha  deklaron se ka shumë aktorë që duan destabilitetin e Shqipërisë.

Pjesa nga biseda: Hila: Rritja e tensionit ka bërë që zt.Basha t’i rriten truprojat. Është e vërtetë që shefit të opozitës përveç presioneve institucionale ka edhe presione nga bota e krimit të organizuar? Keni informacion?

Nishani: Siguria e aktorëve kryesor politik sidomos në situata shumë të tensionuara politike që mund të eskalojnë në tensione sociale, është një element shumë serioz. E dyta, asnjëherë nuk duhet të neglizhojmë faktin që nuk kemi vetëm miq, por ka edhe mjaft aktor të cilët punojnë dhe synojnë dhe investohen për të destabilizuar Shqipërinë, për të destabilizuar rajonin.Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi institucione për të parandaluar mundësinë e këtyre tentativave dhe unë mund t’ju garantoj së pari këtë. Shqipëria i ka të gjitha institucionet, të cilat i kanë kapacitetet për të parandaluar çdo tentativë të destabilitetit të brendshëm që mund të vijnë nga aktorë të jashtëm. Duhet të mos neglizhojmë dhe të mos mendojmë që nuk ekzistojnë tentativa të tilla. Fakti i sigurisë të liderit të opozitës; mund t’ju them vetëm këtë (sepse nuk mund të hyj sot në detaje sepse është çështje shumë e ndjeshme), tashmë është duke u konsideruar dhe unë besoj do të konsiderohet me seriozitet nga agjencitë kryesore ligjzbatuese në vend.

BASHA:JA KUSH PO NA KERCENON

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për herë të parë lidhur me lajmin që publikoi “BalkanWeb” se është kërcënuar me jetë dhe po planifikohet një atentat për ta eliminuar fizikisht.Pas akuzave ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, Basha tha se rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari, ndaj i bëri thirrje që të luftojnë për lirinë thelbësore të demokracisë dhe votës.Kreu i PD-së deklaroi se është qeverisja e Ramës e kapur pas krimit dhe drogës që po e largon Shqipërinë nga BE.“Rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24 orëshe jemi të pafrikësuar nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët të paaftët të korruptuarit, të paarsimuarit. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Evropa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi”, tha ai.

 

 

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: - Shtohen, dalip greca, Kërcënohet Basha, masat e sigurisë

SHBA shton masat e sigurisë, Obama dënon sulmet terroriste në Bruksel

March 22, 2016 by dgreca

Zyrtarët amerikanë njoftojnë se kanë shtuar masat e sigurisë në përgjigje të sulmeve të sotme në Bruksel. Ambasada amerikane në kryeqytetin belg rekomandoi që amerikanët të mos kryejnë lëvizje dhe të shmangin transportin publik në qytet. Përmes një deklarate ambasada shprehet se shtetasit amerikanë duhet të monitorojnë njoftimet e shtypit, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të marrin masat e nevojshme për të të qenë të sigurtë.

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare tha se po i ndjek me kujdes zhvillimet në Bruksel dhe se “nuk do të hezitojë për të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur popullin amerikan”. Agjencia i bëri thirrje publikut të njoftojë menjëherë autoriteteve për çdo aktivitet të dyshimtë, kudo që të ndodhen.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA janë në kontakt me zyrtarët belgë rreth shpërthimeve në aeroport dhe në sistemin e metrosë së Brukselit. Sekretari i Shtetit John Kerry, i cili foli me telefon nga Kuba me ministrin e jashtëm belg, tha në një deklaratë se SHBA janë duke punuar për të mësuar mbi gjendjen e të gjithë shtetasve amerikanë në Bruksel.

Departamenti i Shtetit tha se ishte duke sqaruar njoftimet se të paktën tre amerikanët mund të jenë plagosur në sulme, por shtoi se këto njoftime ishin ende të pakonfirmuara.

Autoritetet në Nju Jork dhe Washington i fuqizuan masat e sigurisë pas sulmeve të Brukselit.

Policia e Nju Jorkut tha se ka dërguar forca shtesë policore nëpër vendet me më shumë grumbullime njerëzish dhe në pikat e transportit.

Edhe në Washington, sistemi rajonal i metrosë ka dërguar trupa policore shtesë për të kryer kontrolle sigurie, si masë parandaluese.

Obama dënon sulmet terroriste në Bruksel

Presidenti Barack Obama tha se ngjarjet e stome në Bruksel janë një tjetër kujtesë se bota duhet të qëndrojë e bashkuar për të luftuar terrorizmin.

Në hapje të një takimi drejtuar popullit kuban në Havanë, ku ndodhet për vizitë, Presidenti Obama tha se SHBA do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme për të ndihmuar aleaten e tyre Belgjikën, të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.

Ai tha se SHBA “qëndrojnë në solidaritet me ta dhe i dënojnë këto sulme të neveritshme kundër njerëzve të pafajshëm.”

“Ne mund dhe duhet të mposhtin ata që kërcënojnë sigurinë e njerëzve kudo në botë,” tha Presidenti Obama.

Shtëpia e Bardhë tha se SHBA janë në kontakt me zyrtarët belgë rreth shpërthimeve në aeroport dhe në sistemin e metrosë së Brukselit.

Sekretari i Shtetit John Kerry, i cili foli me telefon nga Kuba me ministrin e jashtëm belg, tha në një deklaratë se SHBA janë duke punuar për të mësuar mbi gjendjen e të gjithë shtetasve amerikanë në Bruksel.

Ambasada amerikane ka publikuar një deklaratë ku i këshillon amerikanët të qëndrojnë aty ku janë dhe të marrin masat e duhura për sigurinë e tyre personale.

Departamenti i Shtetit tha se ishte duke sqaruar njoftimet se të paktën tre amerikanët mund të jenë plagosur në sulmet, por shtoi se këto njoftime ishin ende të pakonfirmuara.

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: masat e sigurisë, ne Bruksel, Obama dënon, SHBA shton, sulmet terroriste

Artikujt e fundit

  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”
  • Zhvillimi e përdorimi i Gjuhës Shqipe në diasporë
  • Diaspora, kapitali kombëtar që ende nuk dimë ta vlerësojmë
  • HOMAZH E NDERIM PËR TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN TË BËHEJ SHQIPËRIA
  • FEDERATA VATRA DHE RIKRIJIMI I SHTETIT SHQIPTAR 1920-1921
  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT