76 vjet nga fitorja mbi nazi-fashizmin/
SHQIPTARËT NË TEHUN NAZI-FASHIST/
“Kush ka vuajtur nuk harron” – Ciceroni/
Shkruan: Hazir MEHMETI, Vjenë- DIELLI-USA/
Ngadhënjimi mbi fashizmin në Evropë nuk e ka çrrënjosur atë tërësisht deri në ditët tona. Gjenocidi serb kundër shqiptarëve në shekuj ishte mbi çdo krim tjetër ndaj tyre. Dëshmitë e fundit janë masakrat serbe dhe varret masive deri në Batajnicë si dhe dëbimi masiv i shqiptarëve.
Mathauzen
Kampin e shfarosjes njerëzore Mathauzen, e kisha lexuar si emër në një skaj flete historie. Më shumë do ishte e kapshme në ndijimin e thjeshtë kallëzimi për “përrallën” e Mathauzenit ku loja e vdekjes ishte përditshmëri. Çuditërisht vdekja i donte të gjithë, dhe ata e donin atë si shpëtim nga tortura e fyerja, përditshmëria e kënaqësisë sadiste e hijeve që zgërdhiheshin me kryqin e thyer në krah. Dhomat e gazit ushqeheshin me mish njeriu nën përcjelljen e flakës me tymin që rrokej qiellit bashkë me shpirtrat në amshim.
Ky ishte fillimi i mësimit një ditë maji nën pikat e shiut të ftohtë në rreshtin e gjatë kaladredhash të mbushur me flamuj gjithfarë ngjyrash. Delegacionet e vendeve nga e gjithë bota në çdo fillim maji nderojnë viktimat. Të rreshtuara sipas alfabetit, ato nisen qysh nga Shkallët e Vdekjes, dhe vazhdojnë deri tek Sheshi i Apelit (Appellplatz), ku vihen kurorat me radhë. Kosova ishte shteti më i ri në kontinent me flamurin që mbante delegacioni i Ambasadës së Republikës së Kosovës diku nga mesi, kurse Republika e Shqipërisë ndër vendet e para që i printe flamuri kuqezi.
Shqiptarët u gjendën bashkë me gjithë Frontin Antifashist në luftën e cila i shkaktoi dhembje të mëdha njerëzimit. U gjendën përkrah Shteteve të Bashkura të Amerikës, Anglisë dhe forcave të tjera antifashiste. Nga kjo luftë kundër një force e ideologjie antinjerëzore siç ishte fashizmi, duhet të mësojnë brezat e rinj në vazhdimësi si arma më e fuqishme mbrojtëse ndaj çmendurive mbytëse që mund të lindin. “Niemehrfaschismus”- (Kurrë më fashizëm) ishte porosia përcjellëse në kohë.
Hapësirë Emrash
Shqiptarët ishin pjesë e koalicionit antifashist i cili ngadhënjeu në fillim majin e vitit 1945 duke luftuar për lirinë e tyre dhe kombeve të tjera. Shumë prej shqiptarëve u kapën nga nazistët dhe u dërguan në kampe përqendrimi në Batajnicë, Srem dhe prej andej ata që shpëtuan, në Mathauzen dhe Aushvic. Sipas dokumenteve në arkivat e Komitetit të Mathauzenit, nuk dihet saktësisht numri i tyre, mungojnë shënimet e plota ose janë shënime jo të sakta të shkruara gabimisht në gjuhë të tjera të pushtuesve jugosllavë, maqedonas, malazezë, grekë apo italianë. Pas çlirimit të Kosovës dhe pavarësisë më 2008, u bënë përpjekje për zbulimin dhe vërtetimin e saktë të të internuarve në kampin e Mathauzenit. Nga shënimet del se shumica e të internuarve janë pjesë e grupeve nga radhët e kombeve të tjera, por në fakt janë shqiptarë. Projekti i shpallur nga Komiteti i Mathauzenit me emrin “RaumderNamen” në vitin 2013, u dha mundësia e bashkëpunimit mes këtij Komuniteti dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës. Ky projekt kishte si qëllim kompletimin e mundshëm me të dhëna të sakta nga të internuarit e kombeve të ndryshme. Ambasada e Republikës së Kosovës bashkëpunoi me Komitetin e Mathauzenitnë krijimin e rrethanave dhe mundësive, mbasi kjo i nevojitej Kosovës si shteti i ri, në kërkimet dhe hulumtimet e mundshme për të gjetur individë të internuar nga Kosova në Mathauzen me kampet e tjera përcjellëse: Ebensee, Melk, Gusen dhe dhjetëra të tjerë më pak të ditur. Meqë kisha shkrime mbi Mathauzenin dhe të internuarit shqiptarë, Komiteti i Mathauzenit më shkroi duke shprehur nevojën që edhe për shqiptarët të kemi mundësi hulumtimi. Nga këto kontakte Ambasada e Republikës së Kosovës më dha autorizimin që ta përfaqësoj në projektin “RaumderNamen”(Hapësira e Emrave) projekt në të cilin punova me kënaqësi megjithëse nuk ishte një punë e lehtë. Materialet nga Arkivi i Mathauzenit: regjistri, foto, CD dhe pjesë nga shtypi ishin të shumta dhe me paqartësi të mëdha. Mbi dhjetë mijë emra nga regjistri i të burgosurve të ish-Jugosllavisë ku kishte shqiptarë nga viset shqiptare të regjistruar me kombësi të tjera (kryesisht jugosllavë). Ishte një punë e mundimshme, por më dukej e ndershme dhe lavdishme. Çuditërisht u miqësova me emra shqiptarësh që kishin përfunduar në kampet e përqendrimit në Mathauzen dhe degët e tij. Mbi pesëdhjetë emra shqiptarësh u korrigjuan duke u bazuar në faktet: gjuhësore, vendlindje, rregulla gramatikore të emrave, kontakteve direkte me pasardhësit e tyre, dokumenteve nga Këshilli Nacional Çlirimtar i Kosovës dhe fakte të tjera. Takimet me njërën nga drejtuesit e tyre, zonjën Vahide Hoxha (mësuese) ishin miqësore dhe me shumë vlerë. Dokumentet që mora nga ajo më ndihmuan posaçërisht në gjetjen e emrave të rinj të të internuarve, por edhe në korrigjimet e atyre që kisha nga regjistri i Mathauzenit. Një falënderim me respekt të veçantë shkon për Vahide Hoxhën dhe kryesinë e KNÇK. Për ta bindur grupin shkencor të Komitetit të Mathauzenit duheshin argumente faktike të përkthyera në gjermanisht dhe shqip. Në gjithë këtë ndërmarrje timen më ndihmuan në çdo moment dhe fjali fëmijët e mi Dr.Vlora Mehmeti-Tërshani, Mag. Qamile Mehmeti-Bufaj dhe Mag. Kreshnik Mehmeti. Puna ime u pranua nga Komiteti dhe sot në Librat Përkujtues të emrave të viktimave janë të korrigjuar dhe me nacionalitetin që i takonin, atij shqiptar. Çdo vizitor i Kompleksit Memorial Përkujtues të Viktimave nga Fashizmi mund të gjejë emrat e secilit me shënime të shkurtra biografike. Kompletimi i shënimeve vazhdon gjithnjë. Këtë angazhim e ndihmojnë të gjithë familjarët, shokët apo të tjerët që kanë pasur lidhje me personat e zhdukur në Mathausen. Shqiptarët, sipas dëshmitarëve që e përjetuan Mathauzenin, ishin shumë herë në numër më të lartë se sa numri që dihej aktualisht. Zbulimi dhe shënimet e sakta janë vlerësim i luftës sonë antifashiste krahas aleatëve amerikanë, anglezë dhe koalicionit të gjerë. Njerëzit tanë ishin të vuajtur vazhdimisht nën shënjestrën e pushtuesve, andaj e kemi detyrim respektin ndaj veprës së tyre. Ata që harrojnë historinë sot, marrëzisht ajo do përsëritet nesër. Ne e provuam shumë herë nëpër shekuj.
Sipas shënimeve nga Mauthauzeni aty gjetën vdekjen 133 shqiptarë nga trevat shqiptare, në mes tyre edhe XhevdetDoda e KozmaNushi, heroj të popullit. Në shenjë përkujtimi ndaj tyre do japim edhe emrat: Abaz Dine, AbazSullaj, Abdulla Tabaku, AdilAlushi, AhmetRamzoti, Alem Tafili, AliAshimi, AliBiduli, Asti Gogoli, Azem Toska, BedriAgalliu, Beg Nushi, Besim Liku, Buharedin Mitarja, CaneÇaçi, CaneRapushi, DalipMeminaj, Demir Bardhi, Dervish Hoxha, DilaverKamberi, DhimitërKonduri, Dhimitër Kulla, EjupKondo, EmanuelHasdurian, Enver Velja, Faik Haruni, FaslliLelaj, Faslli Zoga, FeimMustafaj, Fejzo Toska, FerikBuzi, Fizo Spahiu, Gani Kokli, Gjysh Duraj, HajdarShameti, HajredinKerkova, HakimVeliu, HalilShyri, HamitRoseni, HamitXhyheri, Hamza Laperi, HasanDoci, Hekuran Novruzi, Hysen Shtufi, Ibrahim Skendaj, Ibrahim Xhatufa, Ilo Çomi, Isa Rapushi, IsmailZyma, Isuf Berberi, IsufIbershimi, IzetMema, Jani Kosta, JaniNathanaili, JaniPopa, Jano Maska, Jorgji Ziu, Koro Çoni, KostandinSimaku, Late Bregu, MehmetDauti, MehmetSulo, Mihal Koçi, Mihal Pema, MinellaGogo, MuhamedVelaj, MuhametBino, Muhamet Dine, Muhamet Kabashi, MusaGorishti, Mustafa Kotherja, MustafaZahaj, MyslymNelaj, MystehatMalaj, NaunThanasi, Neim Gjoni, Nexhip Hekurani, NexhipHimçi, NovruzAbazi, Novruz Dine, NovruzHajdini, PandeliDimo, PavlloPapingji, PiroPapalilo, Qazim Çakerri, RamadanNebiu, RamadanRamo, Ramazan Myrto, Rapo Kapllani, RapushÇarçani, RasimHamzaraj, RefatIsmajli, Rexhep Bani, Sabri Habibaj, SadikAsnjoku, Sali Dibra, Sami Karriqi, SelimÇarçani, Senusi Nota, SofokliDhimitriadhi, Stavri Havale, SulejmanCenoimeri, SulejmanDoko, Sulejman Rukja, SulejmanZakja, SuloGorishti, Shefqet Leka, Shefqet Shyti, Sherif Nuredini, Shyqyri Buzi, TaqoDino, Tefik Skilja, Telat Noga, Teme Alushi, ThimioNathanaili, Thoma Kuqali, Vangjel Shkurti, VangjelVasili, Vangjel Xhani, Vasil Dushku, Vasil Gjata, VasilMojsiu, Vehbi Vrashtazi, Xhafer Kodra, Xhafer Skilja, XhaferZera, Xhemal Kasa, XhemalMyhdari, NuredinMemishaj, XhemalShasho, Hajrullah Ramë Hoxha, AbedinAbdula, AbdulaRamis, IbushIdrizi. Katër të fundit janë vërtetuar si shqiptarë nga hulumtimet dhe e shtojnë numrin në regjistrin aktual në 137 persona. Gjenocidi serb
Derisa vazhdonin deportimet nga fashistët gjermanë drejtë Batajnicës, Sremit, Mathauzenit e Aushvicit, forcat çetnike-komuniste arrestonin të rinjtë shqiptarë në Kosovë dhe i dërgonin në veri drejtë Banatit e Sremit, kurse në perëndim drejtë Tivarit dhe Triestes, të cilët nuk u kthyen kurrë më. Ky “marshim i vdekjes” bëhej në emër të luftës për liri. Në këtë kohë lufte, shqiptarët u ndodhën mes dy zjarreve; atij fashist dhe atij çetniko-komunist serbo-jugosllav, i cili ishte më dinak dhe më shkatërrues për shqiptarët. Nga forcat serbo-sllave u arrestuan në fund të Luftës së Dytë Botërore mijëra të rinj shqiptarë dhe i deportuan të etur dhe uritur drejt Tivarit. Buzë detit, aty ku ishte Metropoli i Duhanit, brenda një dite u ekzekutuan mbi tre mijë të rinj shqiptarë të rrëmbyer me qëllim ekzekutimi. Ishte kjo pjesë e programit nga memorandumet famëkeqe serbe në vazhdimin e gjenocidit për zhdukjen e shqiptarëve. Këto masakra si pjesë e gjenocidit serb mbeten akoma të pa ndriçuara dhe askush nuk mori përgjegjësi, bile as që u diskutua ndonjëherë seriozisht. Në Kosovën e robëruar nuk e lejonte pushteti i cili ishte autor i këtij krimi, të zbardhej e vërteta, megjithatë, populli i ruante në shpirtin dhe kujtesën e tij dhe nuk i harroi kurrë. Ai i thurte këngë, tregime dhe përkujtime që nuk vdesin në krenarinë kombëtare. Në Shqipëri diktatura e ndërtuar mbi bazën ideologjike të serbo-sllavëve ishte bashkëfajtore dhe nuk kishte interes ideologjik dhe as fuqi morale. Në luftën e fundit kur shpërtheu egërsia serbe duke tentuar pastrimin etnik të Kosovës të ngjashëm me atë të shekullit nëntëmbëdhjetë e njëzetë kur nga viset shqiptare të Vranjes, Leskocit, Medvegjes, Bujanocit, Preshevës u dëbuan mbi 300 mijë shqiptarë dhe 150 mijë u masakruan. Kjo ndodhi para syve të botës, e njohur si Golgota Shqiptare të cilën e dokumentoi nga afër publicisti e diplomati austriak me rrënjë hebrejeLeoFreundlich në veprën e tij “AlbanischerGolgotha”. Për këtë vepër dhe aktivitetin e autorit akoma shqiptarët nuk nxorën dhe mësuan asgjë, as hartuan ndonjë dokument akuzë kundër Serbisë. LeoFreundlich e përgatiti dhe parashtroi para mediave të kancelarive të fuqishme botërore dhe gjykatave të asaj kohe si dokument akuzues për gjenocid ndaj një etnie. Batajnica në Beograd ku grumbulloheshin e masakroheshin shqiptarët dje, u ripërsërit para syve të Evropës edhe në ditët e sotme. Shteti i Kosovës dhe Evropa demokratike duhet të zbardhin përfundimisht në emër të popullit të Kosovës gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Viktimat nuk pyesin për demokraci, ato akuzojnë dhe kërkojnë drejtësi. Varri masiv i 762 shqiptareve e shqiptarëve, prej të cilëve 74 fëmijë, në Batajnicë, akuzon dhe është argument i fuqishëm i cili vërteton gjenocidin serb, një nga faktet e shumta se Serbia duhet të denoncohet në gjyqet ndërkombëtare për gjenocid të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve. Shtetet demokratike duhet ta njohin pa vonuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të pafajshë