• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mavraj , Kardinali dhe shteti i Kosovës

December 5, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/Daniel  Serwer   ( i qendrës për studime të avancuara ndërkombëtare në shkollën “John Hopkins” në Washingtons ) e njeh  humë mirë situatën në vend, thotë se Kosova s’duhet të mbetet e izoluar, por ka si shqetësim gatishmërinë e kosovarëve për t’iu bashkuar “Shtetit Islamik”. Thotë se Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon. Personalisht, më duket se po shohim një rritje dramatike të kosovarëve që janë të gatshëm për të luftuar për një kauzë që unë e cilësoj të tmerrshme, por atyre po u duket tërheqëse. Mungesa e mundësive për punësim, izolimi, financimi nga të huajt ekstremistë, zhgënjimi nga përfitimet e pavarësisë, zhgënjimi me qeverisjen e korruptuar, të gjitha këto luajnë një rol frymëzues për rekrutim në “Shtetin Islamik”.(Zëri.info)
Thotë se Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon ?
Si është e mundur që një bandë radikalesh islamik të ndërron mendjen e gati  një populli në Kosovë?
Si u bë që argatët më të fortë të shkatërrimit të ardhmërisë së Kosovës të përkrahen nga një masë aq e madhe e popullsisë së Kosovës ? Si u bë që askush nga politikanët e Kosovës që nga  Ibrahim Rugova  e deri sot te  Isa Mustafa ( për 16 vjet çlirim të mos dalin publikisht kundër një të keqeje që e frikëson edhe Europën ? Kush e gjeti  “leverdinë” personale për humbjen e vitalitetit të një shteti të ri ? Kush e gjeti “leverdinë” personale ne fatkeqësinë e New Bornit
A janë të përzier në këtë “ leverdi “ edhe politika dhe  udhëheqësit fetar ; edhe mediat pamore , të dëgjuara dhe elektronike ? Sa e sa pyetje kishin për t`u bër  ,por të cilave nuk deshtëm publikisht t`iu përgjigjemi kurrë.
Miku i Kosovës Daniel Serwer me qindra herë na ka  shpjeguar se : Kosova dikur ishte sekulare dhe se sot kjo po ndryshon ! E kjo sot është që 16 vjet të pas luftës.
Pas këtyre,tërthorazi qëndron udhëheqja e Kosovës në bashkëpunim me klerikët islamistë,mbi nëntëdhjetë për qind e hoxhallarëve,janë spiuj të Serbisë e vegla të shitura të Iranit’ më thot një komentues në postimet e mia.
Po opozita ,ku qëndron ? Kur VV- ja foli kundër të keqes kombëtare ?
“ISIS-i po planifikon të sulmojë Britaninë brenda disa javësh ‘ shkruante sot në shtypin  e Europës . Po mirë, kush nga britanikët  nuk dyshon që ne atë grup nuk do të ketë dhe shqiptar nga Kosova ose nga Maqedonia ose nga Shqipëria?
Op-pO ( opozitë-pozitë ) , ju ka shkuar mendja të pyesni vetën : pse Bosnja mbeti kështu pa zgjidhje , me “kufij te garantuar” por me një pushtet jo funkcional ? Jua them unë .Kush i besonta Alija Begoviqit se nuk do ta sillte Iranin në pushtet ? Edhe Ballkani është Europë !Fajet qe rendojnë mbi Kosovën;

1-Op-pO ndërtojë xhamia rekord, për 10vite 750, ( që 16 vite) edhe asnjëherë nuk e burgosi asnjë hoxhe radikal , edhe çka i burgosi i lëshojë, me shpejt se sa i arrestoje

2-Op-pO  për 10 vite beri qe nga Kosova te ikën 230 000 te rijnë, kur filluan te ikin te rinjtë gjate vitit te ri u akuzua Pozita, edhe u ndërtuan skema Amerike-Rusi-Greqi

3- Op-pO vjedh, edhe e zhvillon korrupsionin

4-Op-pO  e ndryshoje Historinë e popullit shqiptare, duke i bërë turqit Çlirimtare

5-Op-po i qoje 400 djem tone ne Siri, duke i bere reklama, antiamerikane Kosovës

7-Op- Po , të vetëdijshëm apo jo , ia përgatisin terrenin Serbisë .

8-Njerëzit me te mire që  janë ne Op=pO ata janë “ proamerikan”. E pse janë “Pro Amerikan?!-“Xhamit  e shpojnë qiellin, Propaganda antiamerikane lulëzon nëpër xhamia, populli varfërohet çdo here e ma shume, ike populli ne Perëndim sa me tepër, hoxhallarët, e hajnat, mafia, e kanë fjalën kryesore neper televizionePopulli duhet te flejë, ti shikoj punët e veta, edhe te jete i dëgjueshëm, ka shtete tjera edhe është Op-pO  ajo qe neve na udhëzon edhe na orjentonë , tekefundit  Kosova nuk duhet te jete vend i perjetësisë
Vazhdojmë: “Është lufta globale kundër terrorizmit, mirëpo aty jemi pak të rëndësishëm»  …. .. “Samet Imishti u arrestua një ditë më parë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane, për dyshimet mbi terrorizëm dhe për tentim për tu bashkuar në konfliktet e jashtëm. Por, sot dikush është lajmëruar nga facebook’u i tij dhe ‘siguron’ për pafajësinë e 48 vjeçarit, i cili dyshohet se bashkë me tre të tjerë ishin duke përgatitur sulm për ta vrarë Papën, transmeton Gazeta Express. Imishti nga fshati Rezhancë e Hanit të Elezit, nuk është i vetmi kosovar i arrestuar të martën për terrorizëm. Edhe dy familjarët e tij, vëllai Ismail Imishti dhe nipi Mërgim Imishti kanë përfunduar në pranga nga një tjetër aksion policior i kryer në Itali. Ata u arrestuan në të njëjtën kohë në Kosovë dhe Itali përmes aksioneve të koordinuara të të dy autoriteteve të sigurisë Italiane dhe atyre kosovare.Europa nuk i frikohet nacionalizmi shqiptar të Kosovës ,por ka frikë nga shteti islamik i Kosovës !  Prandaj  ta themi troç !

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe shteti i Kosovës, Fahri Xharra, Kardinali, Mavraj

SHQIPERIA, INEKZISTENTE NE PJESEN E PARE, E MREKULLUESHME NE TE DYTEN

March 29, 2015 by dgreca

Shqiperi-Armeni 2:1/
Stadiumi I Elbasanit/
Shikues: 13.000./
Gjyqtarë: David Borbalan, Raul Kabanjero, Roberto Diaz Perez, Horge Prieto.
Shqipëria: Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli Xhaka, Abrashi(Lenjani), Memushaj(Gashi), Roshi (Salihi) dhe Cikalleshi.
Armenia: Berezovskiy, Hambardzumyan, Arzumanjan, Andonyan, Harutyunyan, Yedigaryan, Manucarjan, Mkhitaryan, Pizzelli, Ghazaryan dhe Movsisyan.
Shqipëri-Armeni 2:1
Shikues: 13.000.
Gjyqtarë: David Borbalan, Raul Kabanjero, Roberto Diaz Perez, Horge Prieto.
Shënues: Mavraj (77’), Gashi (81’) – Mavraj (4’-autogol) .
Kartonat e verdhë: Cana, Kukeli, Cikalleshi – Pizzelli, Hambardzumyan , Arzumanjan.
Karton i kuq: Hambardzumyan (Pas dy të
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Kukeli, Xhaka, Abrashi (Lenjani 46’), Memushaj (Gashi 46’), Roshi (Salihi 69’) dhe Cikalleshi.
Armenia: Berezovskiy, Hambardzumyan, Arzumanjan, Andonyan, Harutyunyan, Yedigaryan (Koryan 84’), Manucarjan (Hovhannisjan 67’), Mkhitaryan, Pizzelli, Ghazaryan dhe Movsisyan.

Kemi fituar nje ndeshje te veshtire me nje ekip as te foret as te lehte. Pjesa e pare ka qene zi per Kombetaren shqiptare. Dukej se tekniku Italian I natyralizuar nuk u kishte gjete vendin lojtareve dhe skema e perdorur ishte jo efikase. Filimi na dha nje ekip t empire, qe pa u mbyllur minuta e kater kapitulloi. Jo vetem rezultati 0-1 gajte pjeses se pare, por edhe loja, ishin ne diten me te zeze te Kombetares. Kjo pjese e pare tregoi se ne kundertehnie me euforine, Franca eshet gjithnje e e me larg Shqiperise. Pjesa e pare konfirmoi se kjo kombetare nuk mund te shkoje ne France. Ky ishet realiteti I pjeses se pare.
Vecse pjesa e dyte ishte si ne film. Gjithcka u permbys ne favor te Kombetares Shqiptare dhe teknikut De Biazi.
Zevendesimet dhane efekt. Ne fakt Shqiperia nuk e ka komodiettin qe te lere ne stol Gashin, me te mirin e Bazelit dhe Lenjanin, qe ka shpirt kombetar en fushe. Pak minuta pasi Shqipëria barazoi rezultatin me Armeninë me Mërgim Magraj, Shkëlzen Gashi ka realizuar për të rikthyer epërsinë në favor të Shqipërisë, ne 2 me 1 per Shqiperine.
Shqipëria e nisi pjesën e dytë me dy zevëndësime. Nga fushe u larguan Memushaj e Abrashi, per tu futur Shkëlzen Gashi e Ermir Lenjani.
Ndeshja minute pas minute
73′ Cikalleshi sërish i pafat sot. Sulmuesi mer topin brenda zonës dhe godet menjëherë por është përsëri shtylla ajo që i thotë “jo”
71′ Sërish një mundësi e mirë për Shqipërinë. Mvraj mer një top afër 16 metërshit dhe gjuan fluturimthi por topi ndalet me vështirësi nga portieri armen
70′ Armenia me 10 lojtarë. Pixeli ndërhyn keq ndaj Lenjanit dhe arbitri e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga fusha
69′ Largohet nga fusha e lojës Odise Roshi dhe në fushë hyn Hamdi Salihi
64′ Goditje dënimi për Shqipërinë nga një distancë e largët, ekzekutimin e merr përsipër Gashi që gjuan fuqishëm por topi përfundon ngjitur me shtyllën
63′ Kundërsulm i shpejtë i armenëve dhe për pak portieri Berisha zihet në befasi
58′ Cikalleshi merr një pasim të gjatë dhe pengohet brenda zonës dhe pretendon për penallti, por nuk është i këtij mendimi arbitri
55′ Zbritje e shpejtëe kombëtares shqiptare, Lenjani merr një pasim brenda zonës dhe kthen topin për shokët e tij, aty përfiton Gashi që gjuan me të djathtën, por goditja e tij është e dobët dhe ndalet nga mbrojtësi
52′ Një tjetër krosim i rrezikshëm nga Agolli në krahun e majtë. Lenjani i gjetur brenda zonës kërcen mbi të gjithë dhe godet, por topi përfundon jashtë
46′ Shqipëria e nis pjesën e dytë me dy zevëndësime, largohet Memushaj e Abrashi, në fushë hyn Shkëlzen Gashi e Ermir Lenjani
45+1’ Tjetër rast shënimi për Shqipërinë! Sokol Cikalleshi gjuan me kokë, por portieri armen pret topin.
45’ Shqipëria rrezikon sërish përmes një harkimi nga Agolli, por Lorik Cana gjuan vetëm jashtë portës.
44′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë. Agolli e merr përsipër duke krosuar drejt zonës por aty nuk munden dot të përfitojnë futbollistët shqiptarë
40’ Cana harkon nga ana e djathtë për një rast tjetër të Shqipërisë, por portieri kundërshtar kap topin.Ermir Lenjani ngrihet në nxemje për Shqipërinë
37′ Karton i verdhë për Pixelin, mesfushori ndërhyn keq ndaj Xhakës
36′ Memushaj merr një pasim perfekt brenda zonës por arbitri ndal lojën për faull të shkaktuar nga mesfushori shqiptar. Rast i dyshimtë
34’ Goditet shtylla e Armenisë! Sokol Cikalleshi gjuajti furishëm, por topi goditi vetëm shtyllën e majtë të portës kundërshtare. Mbetet 1:0 në favor të armenëve.
23′ Kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë për Shqipërinë me Odise Roshin, mesfushori kroson rrezikshëm drejt zonës por aty nuk përfiton dot Cikalleshi dhe topi largohet nga mbrojtësit armenë.
20′ Tension në shkallët e stadiumit mes tifogrupeve shqiptare, policia shoqëron disa persona
19′ Cana ndërhyrje të gabuar, ndëshkohet me karton të verdhë
18′ rast ideal për Shqipërinë. Sërish është Agolli që jep një krosim perfekt në zonë nga krahu i majtë dhe aty Abrashi edhe pse shtatshkurtër, kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë por topi përfundon ngjitur me shtyllën
16′ Shqetësim për Hysajn, mbrojtësi ndjen dhimbje në kofshë por vazhdon të mbetet në fushë
14′ Një sulm i shpejtë i Shqipërisë me Roshin. Topi kalon në të majtë te te Agolli dhe ky i fundit e kroson menjeherë drejt zonës, aty Xhaka kërcen mbi të gjithë dhe gjuan me kokë por goditja e tij përfundon jashtë

Filed Under: Sport Tagged With: 2 me 1, Gashi, Mavraj, Shqiperi-Armeni

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT