• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALI PODRIMJA – POET I KUJTESËS

January 16, 2014 by dgreca

NGA MAZLLUM  SANEJA/VARSHAVE/

Kujtimit të shenjtë të poetit/

Kosova është gjaku im që nuk falet… (Epika)/

Poeti këtë varg antologjik e shkroi qëkur i kishte tetëmbëdhjetë vjeç, si nxënës i gjimnazit ne qytetin e lindjes, Gjakove. Ky varg u bë për shqiptarët një manifest sui generis i revoltës dhe i mospajtimit përballë realitetit të hidhur. Ai u citua nëpër sheshe ku mbaheshin mitingje proteste, u bë si moto e shkruar nëpër flamuj të bartur nëpër manifestime kryengritëse.

Ali Podrimja – ky fenomen poetik, sipas kritikës letrare shqipe – konsiderohet poeti më i madh bashkëkohës shqiptar në hapësirën gjuhësore shqiptare. Autor i më se tridhjetë librave me poezi dhe eseistikë, krahas Ismail Kadaresë është shkrimtari më i përkthyer shqiptar në gjuhë të botës si në anglisht, gjermanisht, italisht, frëngjisht, suedisht, polonisht, hungarisht, sllovenisht etj. U lind me 1942 në Gjakovë, jeton dhe krijon në Prishtinë, në vendin që i thonë Kosove, në vendin që shtrihet në vetë zemrën e Gadishullit Ballkanik, rrethuar nga Bjeshkët e Nëmura. Shqiptarët si një popull i vetëm – askurrë nuk u bashkuan vullnetarisht në shtetin jugosllav as në vitin 1918, ashtu edhe ne vitin 1945. Shqiptarët gjithmonë janë konsideruar si një racë më e ulët: “Fajtor është Shqiptari që merr frymë/ ec ne dy këmbë/që flet shqip/që ha shqip/që dhihet shqip/”.

Ali Podrimja shkruan në gjuhën shqipe. Kjo gjuhe përbën grupin e veçantë ndërmjet gjuhëve indoevropiane dhe nuk ngjason me asnjë gjuhe tjetër. Gjuha shqipe ka mbijetuar dhe është ruajtur falë gjenisë së popullit, duke kaluar nga njëri brez tek tjetri, me gojë a me të treguar gojë pas goje, falë këngës, legjendës.

Ali Podrimja, është, para se gjithash, poet i kujtesës, poet i kujtesës kombëtare. “Letërsia – thotë me te drejte poeti – nuk mund te ndërroje as te beje gjë pos te mbaje gjalle kujtesën…” Poezia e tij përtërin dhe shpalos toponiminë gati të harruar (Iliria, Morea, Janina, Nikopoli, Preveza), përkujton dhe ngjall figurat mitologjike ringjall historinë tonë të hershme dhe gojëdhënat e moçme:

/ A ju kujtohet detin e zbuluam/ … a ju kujtohet për në Iliri/ për në Albanopol udhëtuam/a ju kujtohet/ Atlantida Atlantida Atlantida/ .

Përkujton mitet dhe historinë e hershme(“Rozafati”,Morea”,”te Guri i Prevezës”).

Në poezinë e tij poeti shumë herë shfrytëzon thesarin e gjenisë së popullit. Në veprat e tij poetike të krijuara në trajtë mitesh, gojëdhënash apo legjendash, poeti vë dialog me historinë, mitologjinë. Ai është i vetëdijshëm se nuk bën të jetojë dhe të krijojë pa rrënjë, pa origjinë, pa të kaluarën. Poezia e Podrimjes në mënyrë sintetike dhe koncize shtron dhe kap problematikën e historisë së popullit shqiptar, problemet e identitetit të rrezikuar kombëtar.

Vepra e tij poetike përbën një tërësi të përbërë, të ngjeshur, të kristalizuar, konsekuente dhe të saktë. Kjo është një poezi e një niveli të lartë artisti dhe e një dimensioni të jashtëzakonshëm etik, që ngërthen në vetvete respektin e thellë për njeriun e rëndomtë, për thjeshtësinë, guximin dhe nderin. Lidhjet e saj me nocionet themelore dhe elementare si dinjiteti e guximi njerëzor apo kërkesa e natyrshme e së bukures. Heroi i Podrimës tërë kohën gjendet në një situate të zgjedhjes: identiteti i tij është i definuar ekskluzivisht si qenie dramatike – ndërmjet . Ndërmjet mitit dhe realitetit, traditës dhe bashkëkohesisë, idesë dhe konkretes, mendimit dhe veprimit.

Ali Podrimja si një poet i kursyer ne fjale, i papërsëritur ne sintaksën poetike, ai është një poet me shpirt të trazuar, gjithnjë në kërkim të mjeteve te reja te shprehjes artistike, përmes një gjuhe provokuese. Poezinë e tij e karakterizon një game e gjere e problematikes dhe një shumëllojshmëri e mjeteve shprehëse. Podrimja është poet i revoltës dhe i rezistencës , gjithnjë ne lufte me te keqen, me mizorinë, barbarinë dhe me ne fund ne lufte me sëmundjen, vdekjen. Ai solli ne poezinë moderne shqipe një ndjeshmëri dhe intonacion te ri poetic. Ne veprat e tij poeti nuk shtron vetëm probleme te ekzistencës kombëtare, te etnisë dhe te Atdheut, te realitetit te hidhur te kohës, po ai shtron probleme universale te ekzistencës njerëzore te rëndësishme ne luftën e individit përballë sistemeve totalitare për liri dhe demokraci, te individit te mbërthyer me trauma e kriza gjithfarëshe, ne kohen qe karakterizohet si shekulli i qytetërimit teknik, po edhe I shkatërrimeve me te mëdha njerëzore , për te cilat dëshmon historia.

Se këndejmi shtrohet pyetja: Çfarë na solli fundi i shekullit XX? Po, zhvillimin marramendjesh te botes, qe ndodhi me një ritëm te shpejte, i cili zhveshi dobësinë e natyrës njerëzore, pafuqishmerine e madje komizmin ne lufte ne eliminimin nga kultura dhe vetëdija, te pjesëve përbërëse te jetës çfarë janë: vuajtja dhe vdekja. Shkaku tjetër I shqetësimit te poetit dhe heroit te tij lirik`është vete fundi i shekullit XX. Sa me te drejte thotë filozofi dhe mendimtari anglez Thomas Hobbes se “njeriun per njeriun eshte ujk”(Homo homini lupus”) dhe njeriu ne fund te shekullit XX u shndërrua në bishë. Egërsire. Monstrum. Fundi I shekullit – fin de siecle – solli me vete ndjenjën e fuqishme te fundit te saj, çfarë ishte e njohur dhe e pranuar si dhe friken e ankthin para te se ardhmes te panjohur, ndjenjën e ankthit dhe te pasigurisë, pandjenjën e tragjedisë dhe te vdekjes.

Fishta dhe Lorca ndikuan tek Podrimja

Ne formimin e tij krijues ushtruan ndikim dy poetë te mëdhenj: Gjergj Fishta dhe Federico Garcia Lorca. Derisa Fishta ia mësoi dinjitetin njerëzor dhe guximin, Lorca dëshmonte konstatimin se popujt dhe kulturat kane diçka të ngjashme qe I ofron : dhembja, shqetësimet, fatet,imagjinata. Megjithatë ekzistojnë ca karakteristika qe I bashkojnë poetet, pa marr parasysh ne epokën dhe gjerësinë gjeografike. Këto janë ndjeshmëria dhe mahnitja.

Imagjinata poetike e Podrimjes është plot e përplot ngjyra te errëta dhe simbole. Macja e zeze simbolizon fatin e keq, fatlumin:

Një mace e zeze me ndjek

Ne udhëtimin tim

Orën e fatit ajo dikton

Si armiq dinak dhe forca te errëta simbolizojnë poashtu gjarpri, ujku dhe luani. Ndërkaq, simbolika e Gurit dhe Kullës – si metafora te qëndresës dhe te rezistencës shqiptare përmes shekujve, qe përsëriten aq dendur ne poezinë e Podrimjes, qe me aq mjeshtëri brilante i kultivon poeti, janë një pasqyre e aftumit shqiptar, artikulohen si shenja dalluese te identitetit ne mbrojtje nga sulmet barbare:

Merreni këtë gur e hidheniku te doni

Fortësia e tij na përjetëson

(“Merreni këtë gur”)

Deri te Kulla ime

Udha e panjohur me çon

/… /

nen koke

ve Çelësin dhe Shpatën

(“Kulla”)

Kulla – lexohet edhe si simbol I vetmisë , te asaj vetmie te ekzistencës pi edhe I vetmisë ndërmjet bashkëqytetareve tre shtetit jugosllav, ku veçantia kulturore u shndërrua ne ajke tehuajsim dhe burim kërcënimi. Poetin gjithnjë e tmerron shkapërderdhja e popullit te vet dhe ndihet I pafuqishëm karshi indiferencës dhe hipokrizisë se Evropës se përgjumur, qe I izoluan Shqiptaret nga qytetërimet e tjera, qe aq mizorisht e ndan dhe e copëtuan një popull me një qytetërim te lashte, me “Murin Shqiptar” te mallkuar te mospërfilljes dhe te hipokrizisë:

Shoh Evropën përmes grilave

Duke shpaluar trupin

Ne breg te erërave

(“Evropa përmes grilave”)

Imazhi i Atdheut te ndare dhe te copëtuar ne sytë e poetit pa atdhe është nga fenomenet me tronditese dhe me tragjike, qe Podrimja e artikulon aq mjeshtërisht ne poezinë tone te martirizuar, qe është n je kaptine tragjedisë sonë te jetuar:

Gjymtimi yt pikëllon dhe ne ëndërr

Na kujton cungun ne pyll rrufesh

(“Fotografia jone, etnia”)

Ndjenja e vetmisë shkakton dhe ngjall copëtimin – gjymtimin tragjik nga shteti ame Nena Shqipëri, e cila i fanitet, i shfaqet poetit aq shpesh si diçka e largët dhe e huaj si “Ishulli Albana”. Nga ai breg i vetmuar, poeti thërret me zë të lartë, këlthet:

Xhuxhe je

Xhuxhe je moj

Pa mua

Dhe kurrkush jam

Jam kurrkush moj

Pa ty

(“Etyd për Shqipërinë”)

“Lum Lumi” në poezinë shqipe të shekullit XX

Ali Podrimja – ky poet modern si për nga mënyra e ndijimit, ashtu edhe mënyra e të shprehurit, kredon e tij poetike e shpreh prej revoltës dhe protestës. Pikërisht revolta dhe qëndrimi stoik i njeriut karshi fatit të sfiduar përbën shprehjen e besimit te tij, duke mos u dorëzuar par atë papriturave te jetës. Një mënyrë e këtillë e të kuptuarit te botes dhe të poezisë i karakterizon pothuaj te gjitha veprat poetike të Ali Podrimjes, veçmas veprën poetike “Lum Lumi”(1982), e cila sipas kritikës letrare është vepra më e mirë, më e arrirë në gjithë poezinë shqipe të shekullit XX.

Asgjë e çuditshme, sepse kemi te bëjmë me një poezi shume te pjekur, e përshkuar pers dhembjes, revoltës dhe zemërimit ironik.

“Lum Lumi” është një libër i dhembjes dhe i dashurisë për vete Lumin , te birit e poetit, një homazh kujtimi për humbjen e parakohshme te birit. Është ky libër I tragjikes dhe heroikes njerëzore. Duke lexuar dhembjen e madhe te poetit ne udhëtimin e tij prometeik, lexuesi nuk mund te qëndroje indiferent, nuk mund te mos trazohet shpirti I tij duke u tronditur thelle. Megjithatë ky nuk është pikëllimi I lirikut as madje I ekzistencialistit te kredhur ne rezignacion e vale dëshpërimi mbi fatin tragjik te shpirtit njerëzor. Toni i dhembjes te Podrimja është i përmbajtur, i përkorë, sikur vetë poezia, e liruar nga patosi dhe patetika. Qëndrimi i tij përballë tragjedisë së ndodhur është i papërkulshëm, stoik dhe plot dinjitet, megjithatë me shpresë dhe besim në jetë:

Erdhe në jetë

Nuk ka nevojë për kujë

Lutje

Kryesorja të jetosh

Këtë gur ta hedhësh me larg se Unë

(“Me jete”)

Poeti na bind se qëllimi i shpëtimit të njeriut nuk qëndron në atë që të këtë një jetë të rehatshme dhe të lumtur, po të dëshmojë të vërtetën, të ngjesh armët e të luftojë ngadoqoftë për të shenjtën liri në çdo rrethanë:

Ti heq shpirt me kokë

Në jastëk

Turp

Vogëlushi im

Ke mundur tekefundit të ngjeshësh

Armët e Agimit

E të shkosh në Bejrut

Të vdesësh për Palestinën

(“Të shkosh në Bejrut”)

Poeti gjithnjë e ushqen me shpresë dhe besim heroin e vet, të birin Lumin, duke e këshilluar: behu i guximshëm, mos humb besimin, reago kundër dhunës, mos duro te keqen,me pleh kurrë mos u pajto, mbi te keqen, mbi te mirën, mendo me koke tende,m kurrë mos pështy ne dashuri – mallkim i fisit, ne çdo kohe – te dish te thuash fjalën kur duhet thëne,te dish t’i duash njerëzit dhe botën, natyrën, sepse urrejtja është me e rende se vrasja, para se gjithash behu besnik i vetvetes dhe i parimeve te tua.

Madje ne momentet me tragjike poeti nuk humb besimin ne jete. Të jetosh domethënë te ekzistosh, domethënë të mësohesh me vdekjen – thotë poeti.

Dhembjen e tij personale prej babai dhe poeti si një pjese e pandare ekzistencës njerëzore e ngre ne një nivel gjithnjë njerëzor.

Ne udhëtimin e tij, ta quajmë nga askund ne askund, ne këtë “planetë te zgjebosur”, gjithnjë poetin e ndjekin: “macja e zeze”, “Zoti i zi”, “kënga e zeze”, derisa “vdekja ishte me e shpejte se unë”. Ne udhëtimin e tij prometeik, poeti është gjithnjë ne kërkim te njeriut, qe ne fushën e bardhe e harruam, ndonëse poeti është i vetedishem se jetojmë në një botë gjithnjë më të tëhuajsuar dhe të dehumanizuar:

U bënë vite që e kërkoj

Dhe që nuk flas”

(“Mora udhe të takoj njeri”)

Megjithatë, poetin gjithnjë e mban shpresa dhe besimi, edhe pse:

Po ky litar

Rreth kokës

***

dhe prape vetëm

rreth flakës

(“Pa folje”)

Si përfundim mund të themi se poezia e Ali Podrimjes është një ngjarje e veçante ne letërsinë bashkëkohëse shqipe, sepse është ngjarje e hidhur e dinamizmit te gjithanshëm te psikikes njerëzore. Ali Podrimja ky poet i dhembjes dhe i durimit, i revoltës dhe i rezistencës gjithnjë synon te kuptoje thelle qeniesine e fenomeneve dhe te gjerave, depërton ne substancën shpirtërore te ngjarjeve dramatike, duke u futur ne kuptimin e ekzistencës si te njeriut, ashtu edhe te gjerave.

Gjuha poetike e Podrimjes është e stërholluar, e rafinuar, e kursyer dhe konkrete, jashtëzakonisht karakteristike, e mprehte dhe e ashpër.

Ali Podrimja ky humanist evropian porsi Shimborska apo Herberti ne mënyrë te distancuar, duke hulumtuar dhe studiuar historinë dhe bashkekohesine, te cilat e mbajnë te gjalle përgjithësisht kujtesën njerëzore e edhe kujtesën kombëtare, gjithnjë na befason dhe na mban te gjalle me pushtetin e fuqishëm te fjalës se shkruar. Qëllimi i kësaj poezie është zgjimi i shqetësimit, i se vërtetës, te zbuluarit te se bukures dhe te kërkuarit e pareshtur te kuptimit te ekzistencës njerëzore.

_______

MAZLLUM SANEJA

VETEM VDEKJA ËSHTË E PËRKRYER

– Kujtimit të ndritshëm të Ali Podrimjes –

Kurrë nuk u pajtove me të keqen
As me dhunë as me pleh

Ngado që udhëtove nëpër botë
Në shpirt e mbarte Kosovën

Diç të botës antike pate në vetvete
Dhe trishtimin e epokës sonë

Vendi yt më i sigurt
Ishte poezia

Njëherë në njëqind vjet
Lindin poetë të tille sikur ti

I lumtur është ai popull
Që ka poetë të tillë

Vetëm vend ndërrove
Të jetosh i pavdekshëm

Lamtumirë miku im Ali
Jeta e njeriut qenka një shtegtim i pambarim

Varshavë,
22 korrik 2012

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Ali Podrimja, Mazllum Seneja, Poet i kujteses

Jan Michał Stuchly – Poet i një ndjeshmërie të thellë

January 11, 2014 by dgreca

ESSE NGA MAZLLUM SANEJA*/ Varshavë/

        E nis këtë shkrim për poetin dhe piktorin Jan Michał Stuchly, duke cituar fjalët e dy poetëve të mëdhenj: poetin e madh të romantizmit polak Cyprian Kamil Norwid, i cili me të drejtë shkori se, “e bukura është formë e dashurisë”  dhe, poetin e simbolizmit frëng Mallarme, i cili tha se “synimi i botës, është krjimi i një libri të bukur”.

Megjithatë, edhe në kohën e sotme, këto dy konstatime tingëllojnë si mendime aktuale përsa i përket krijimtarisë të poetit  Jan Michal Stuchly.

“Në përvojën time, poezia  lind nga një gjendje e veçantë, të cilën do ta quaja si një errësirë të brendshme” – shkroi me të drejtë  qysh në vitin 1936 poeti dhe eseisti i njohur polak, Mieczysław Jastrun, apo siç shkroi diku poeti i njohur frëng i simbolizmit Novalis: “Poezia e vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse një lidhje shpirtërore”. Njëqind vite më vonë, poeti bashkëkohës frëng Valery kështu shkroi për poezinë:  “përpiqet të krijojë në ne, një gjendje dhe, këtë gjendje të jashtëzakonshme të ngre deri te njohja e përkryer”.

Poeti ka prirjen e të përshkuarit dhe të kuptuarit e botës dhe, në mënyrë të veçantë të vetëdijës së vet çfarë në të është e fshehur. Poezia – tashmë e shkruar, pastaj ia transmeton lexuesit gjendjen e veçantë të njohjes, e begaton në brendësi, natyrisht, me sa mundet të zgjojë në të barabar mbresa të forta.

Vëllimi poetik i fundit i poetit Jan Michał Stuchly dëshmon , se ai gjithnjë më thellë e kupton domosdoshmërinë poetike dhe shoqërore të dialogut të vet. Ai gjithnjë përpiqet, që në krijimtarinë e vet të ngre në kohë, në histori: një botë më të bukur e më të mirë, dhe një botë më favorizuese për njeriun. Ai iu përket atyre poetëve, për të cilët poeti anglez P.B.Shelly thotë me të drejtë se “janë ligjdhënësit e papranueshëm të botës”.

Poeti e vështron peizazhin e vërtetë përmes shprehjës së pikturimit të njeriut, nëpërmes transformimit dhe dukurive të natyrës. Që t’i besojmë poetit, duhet vështruar botën përmes optikës së vështrimit të tij, t’i bindemi vështrimit të tij dhe të mos i frikësohemi  këlthitjes të mahnitjes.

Poetika e poetit Jan Michał Stuchly synon gjithnjë më shumë kah bashkimi, pikë-takimi më i saktë dhe më i rafinuar  i shprehjes së drejtpërdrejtë, të thjeshtësisë të gjuhës, dukshmërisë – me forcën e imazhit konkret, nëpërmes të së cilës shpreh botën e ndjenjave.

Poezia e poetit Jan Michał Stuchly është pa mëdyshje një fenomen i jashtëzakonshëm, si përkah  lloji ashtu edhe përkah tematika. Kjo është një lirikë diskursive-filozofike dhe metafizike. Në qendër të vëmendjes të kësaj poezie gjenden dy momente: ajo në të cilën vetëdija zë të shërbejë me shqisa dhe, ajo me të cilën shqisat e braktisin. Këtu është e gjithë-pranishme barabar  si jeta ashtu dhe vdekja, të cilat pareshtur e shoqërojnë poetin, këmba-këmbës.

Jan Michał Stuchly  është, para së gjithash, poet i dhembjes ekzistenciale, poet i dhembshurisë, i ndjeshëm në mënyrë të veçantë karshi padrejtësive dhe ligësive njerëzore. Poezinë e tij e karakterizon një ndjenjë e thellë dhe frymë shpirtërore dhe, njëherazi një thjeshtësi në mjetet shprehëse.

A thua unë di

e Ti

gjithnjë thua

di

 

Unë nuk di

kush di

e Ti

gjithnjë thua akoma

di

nuk di

kur

e ti

në heshtje qan

pyes

kush je ti

Zot apo Poet

pikërisht dëgjoj

diku jehonën

dhe kjo është

e vërteta

(„ Nuk di”)

 

Thjeshtësia e poezisë e poetit Jan Michał Stuchly është një thjeshtësi kreative, thjeshtësi vazhdimisht e kuptueshme.

Panta rei

une dhe kalimi i kohës

 

kalimi i kohës

dhe jo vetëm koha e papërfytyrueshme

 

unë megjithatë e kaloj kohën

sepse ashtu e deshi Zoti im

duke i dhënë secilit shpresë

 

Ndaj

provoje ta shfrytëzosh

 

 

(“Kalimi i kohës”)

 

*                  *                          *

 

 

Memeci

në çalimin e vet këlthet

të shurdhërit

vetëm qetësia

kokën ia trazon

i verbëri

veç vështrimit

me të gjitha shqisat e tjera

sheh dhe dallon

derisa njeriu i shëndoshë

nuk kupton deri në fund

se sa i lumtur i pasur është

me të gjitha ankesat e shumta të përditshmërisë

 

(“Në mendime”)

 

 

*                                *                                  *

 

nuk di

çfarë di

 

derisa ti

gjithnjë di

 

nuk di

kush

diku

ku

kur

 

dhe ti

prapë di

 

pyes

me druajtje

kush je

e ti

tashmë e di

a thua e di

 

 

 

 

 

Poet

vetëm ty të lejohet

duke mos ditur

di

 

(“Dyshim … siguri “)

 

Është kjo një poezi individuale, që e karakterizon individualitetin e tij prej poeti të veçant, ngase përfytyrimi metafizik i poetit është saktësisht i ndërlidhur me problematikën ekzistenciale dhe të përjetuar thellë në shpirtin e trazuar të poetit.

Poeti Jan Michał Stuchli ndonëse e shikon botën dhe njerëzit me një distancë, ai nuk qëndron indiferent karshi dramës njerëzore.

Jan Michał Stuchly si një poet i pjekur, shpreh mendimet e hidhura mbi shekullin e qytetërimit  të zbulimeve teknike, i cili njëherazi u bë një shekull i shfarosjeve dhe krimeve masive, ku në fund të shekullit XX njeriu u shndërruar në egërsirë. Së këtejmi, ai hidhërimi,dhembja dhe vuajtja e poetit të ndjeshëm, i cili është i vetëdishëm, se përmes artit të vet, nuk e ndryshon dot këtë botë, nuk e shpëton nga gama e së keqes dhe e dhembjes.

Dobësia dhe plogështia karshi indiferencës të qytetërimit të sotëm lind dhe krijon hidhërimin, ndjenjën e zbrazëtirës dhe shqetësimin.

Poezia e tij e afirmon të Mirën, Mirësinë, Dhembshurinë, po, a thua këtë zë diku në një skaj të botës,këlthitjen e mbytur të poetit – sikur “ Këlthitjen” e Frikës të piktorit të njohur Edvard Munchit a thua e dëgjon ndokush? Apo si në poezinë e poetit tonë Jan Michał Stuchly “Këlthitja ime”:

Njeri

Ti i vetmi në mes të qenieve të gjalla

I zoti të bësh zgjedhjen

ndërmjet të mirës e të keqes

Sa bukur për këtë shkruan kritiku dhe eseisti i njohu polak Jerzy Kwiatkowski: “Jetojmë në një epokë të magjepsur me të keqen, në një epokë e cila ka degraduar dhe, është e privuar të përqesh dhe të përbuz nocionet e tilla çfarë janë: E Mira, Mirësia, Dhembshuria, Mëshira …

E keqja, agresioni, vrazhdësia, mizoria vazhdojnë të tërheqin imagjinatën e shkrimtarëve, krijuesve të filmit, regjisorëve, studiuesve të kulturës …”

Është me të vërtetë një ngjarje befasuese se si poeti Jan Michał Stuchly në poezitë e veta, në një mënyrë të veçantë, në vëllimin poetik të fundit ” Licentia Poetica” ka mundur me sukses të mbyll, në mënyrën e vet, vizionin  e vetëm të njerëzimit dhe vizionin e vetëdijes.

Mjafton  të lexojmë këtu me vëmendje poezitë e shkelqyera dhe të mrekullueshme: „A thua”,”Kalimi i kohës”,”Këlthitja ime”,”Kronos”, „Njeriu”, „Nuk di”, „Përditshmëria”, „I kredhur në mendime”, „Dyshimi … siguria”,  „Sekrete të lëna” etj. që përbëjnë një tërësi të shkëlqyer poetike.

Paralelisht me trishtimin, dhembjen dhe vdekjen, në poezinë e poetit Jan Michał Stuchly gjejmë edhe elementin poetik e të kërkuarit – të kërkuarit e shpresës, ringjalljes të jetës,besimit dhe ngritjes të sistemit të vlerave njerëzore. Zatën kjo është kredoja poetike e poetit Jan Michał Stuchly.

Dhe, një ideal i tillë i artit në kohën e sotme, më duket veçanërisht i çmueshëm dhe i bukur.(* Jan Michał Stuchly: „La Grande Reportage” Galeria 2010, Racibórz 2010 )

Varshave, Fillimi i janarit 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: Jan Michał Stuchly. poet i ndjeshmerise, Mazllum Seneja, se thelle

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT