• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U MBLODH KOMISIONI I GARANCIVE TË KANUNORES SË VATRËS

October 24, 2017 by dgreca

3 KomisioniTë Shtunën e 21 tetorit 2017 në mjediset e selisë së Vatrës, nën drejtimin e juristit Bashkim Musabelliu, u mblodh Komisioni i Garancive të Kanunores pranë Federatës Panshqiptare Vatra.

Kryetari i këtij komisioni z. Bashkim Musabelliu, në mirëkuptim me Kryetarin e Vatrës z. Dritan Mishto, ka përzgjedhur dhe dy ndihmësit e tij: Z. Mehmet Kadria, i cili është jurist i diplomuar në Universitetin e Zagrebit, me përvojë dhe me kulturë të gjërë, si dhe z.Kujtim Porja, anëtar, që është jurist me eksperiencë të konsoliduar në fushën e së drejtës administrative dhe publike.Vetë z. Musabelliu është jurist me eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë.
Kryetari i Vatrës z.Mishto i ka dhënë të gjithë mbështetjen e nevojshme komisionit dhe ka këshilluar  kryetarin Musabelliu, që Komisioni i Garancive të Kanunores të funksionojë tërësisht i pavarur nga çdo interes apo konjukturë, dhe ti përmbahet me korrektësi vetëm Kanunores së Vatrës, si një gur i shenjtë i ekzistencës dhe mbarëvatjes së punëve në Federatë.

Kryetari i komisionit z. Musabelliu pas takimit i tha gazetës Dielli se takimi i së shtunës ishte i pari pas krijimit. Ai komentoi se kjo ishte mledhja e pare e komisionit pas vendimit te kryesisë për krijimin dhe funksionimin e tij.

Pyetjes se cili do të jetë qëllimi dhe axhenda e këtij komisioni në të ardhmen, kryetari tha se komisionit, kryesia ia ka hapur dritën jeshile për të finalizuar Kanunoren, për perfundimin e punës me kanunoren dhe paraqitjen per aprovim në Kuvendin e ardhshëm.Z. Musabelliu, në mbledhjen e parë i ka njohur dy kolegët e tjerë të komisionit me projektin e ndryshimeve dhe shtesave të Kanunores në projekt-Kanunoren e vitit 2014, si dhe ndryshimet e mëvonshme që janë propozuar.

Kryetari Musabelliu i ka njohur bashkëpunëtorët e tij të komisionit edhe me procedurat që do ndiqet deri në aprovimin e projektit. Komisioni ka rënë dakord për fazat nëpër të cilat do kalojë veprimtaria e komisionit, duke e bashkërenduar punën me organet me te larta të Federatës Vatra e deri tek degët si dhe duke bashkëpunuar edhe  me individët me kapacitet intelektual në fushën e jurisprudencës, gjuhësisë dhe historisë.

Komisioni vendosi që takimet t’i bëjë të përmuajshme.

Filed Under: Featured Tagged With: Komisioni i Garancive te Kanunores, Mbledhja e pare

Mbahet mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë

May 14, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Kosova drejt Bashkimit Evropian – Pamje nga Prishtina/

 -Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008/

– Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa: Në 16 dhe 17 maj do të kemi prezencën e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, përkatësisht më datë 17 prezencën e Komisionerit Hahn me të cilin ne do të punojmë bashkërisht në promovimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit/

PRISHTINË, 14 Maj 2016-B.Jashari/.-Mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë do të mbahet fillimjavën e ardhshme, në 16 e 17 maj, në Prishtinë.

Axhenda e mbledhjes do të njofohet të hënën, kur gjatë paraditës mbahet takimi përgatitor i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim të Kuvendit të Kosovës, ndërsa paralajmërohet prezanca e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.“Në 16 dhe 17 maj do të kemi prezencën e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, përkatësisht më datë 17 prezencën e Komisionerit Hahn me të cilin ne do të punojmë bashkërisht në promovimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, që është një marrëveshje e parë kontraktuale e Kosovës me BE-në, e cila hap shumë rrugë jo vetëm të zhvillimit ekonomik, të marrëdhënieve tregtare, por edhe të forcimit të shtetit ligjor dhe përmirësimit edhe avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve me fqinjët”, është shprehur kryeministri Isa Mustafa në një konferencë shtypi para një jave.

I krijuar në Kuvendin e Kosovës, para më shumë se një muaji Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim ka mbajtur mbledhjen e tij të parë – konstituive, ku miratoi Rregulloren e Punës, si dhe draftaxhendën e takimit të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë-BE.

Këtë vit, në 1 prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg  dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 nëntor. Marrëveshja për Stabilizim Asociim, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale me BE-në, është vlerësuar ngjarja më e rëndësishme e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008.

Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 mars 2016  nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ky Program është dokumenti kryesor strategjik kombëtar për zbatimin e axhendës evropiane që mbulon periudhën pesëvjeçare 2016-2020 dhe fokusohet në tre aspekte strategjike të anëtarësimit në BE: Përmbushjen e detyrimeve të MSA-së; Përafrimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së; Zbatimin e legjislacionit të përafruar.

Programi mbulon të gjithë kapitujt e Acquis së BE-së. Bazuar në strukturën e Kritereve të Kopenhagës, të gjitha masat dhe prioritetet janë të ndara në tre blloqe: Kriteret Politike, Kriteret Ekonomike, dhe Standardet Evropiane.

Programi përcakton masat dhe prioritetet legjislative dhe zbatuese në dy faza: masat afatshkurtra (për vitin 2016) dhe prioritetet afatmesme (për vitet 2017-2020). Programi gjithashtu përcakton qartë përgjegjësitë e institucioneve për zbatimin e tij, si dhe afatet kohore të përmbushjes së këtyre veprimeve dhe burimet buxhetore.

Procesi për hartimin e Programit është koordinuar nga Ministria për Integrim Evropian,  me përfshirje të të gjitha institucioneve shtetërore dhe në një proces gjithëpërfshirës dhe konsultativ me shoqërinë civile dhe palët tjera të interesuara.

Zbatimi i Programit ka filluar menjëherë me hyrjen në fuçi të MSA-së, me fillimin e muajit prill 2016.

Në 27 tetor 2015 kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa dhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, kanë nënshkruar në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në ceremoninënë e zhvilluar, Marrëveshja është nënshkruar edhe nga ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku dhe komisioneri i BE-së për Politika të Fqinjësisë Evropiane dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Negociatat për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, kanë nisur në 28 tetor të vitit 2013.

Kosova dhe Komisioni Evropian kanë vënë inicialet në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qysh në korrik të vitit 2014.

Procesi i nënshkrimit është ngadalësuar për shkak të mungesës së konsensusit brenda vetë Bashkimit Evropian, përkatësisht mosnjohjes së Kosovës ende nga pesë vende të BE-së.

Më vonë, megjithatë, është rënë dakord që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të mos ratifikohet nga parlamentet e secilit shtet anëtar veç e veç, ashtu siç ka qenë praktika me vendet e tjera.

Në 22 tetor 2015 Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Në 24 tetor, nisma për lidhjen e Marrëveshjes për Stabilizim Asociimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës u miratua nga qeveria kosovare.

Marrëveshja ka strukturë dhe përmbajtje të njëjtë sikur marrëveshjet e të gjitha vendeve të rajonit dhe përfshinë të gjitha elementet e një bashkëpunimi të plotë politik, ekonomik  ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. MSA, marrëveshja e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, përmban 597 faqe, në X tituj, VII anekse dhe 5 protokolle.

Filed Under: Komente Tagged With: BE-Kosovë, Komisionit Parlamentar, Mbledhja e pare, për Stabilizim Asociim

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT