Personi që është dashur të mbikqyrë skenën islamiste është radikalizuar edhe vet. Dyshohet se ka planifikuar edhe sulme./Zyra Federale për Mbrojtje Kushtetuese (BfV) po angazhohet me nguti të shpjegojë të gjitha informacionet për radikalizimin e një bashkëpunëtori të saj. “BfV po shqyrëton sfondin e zbulimit të fundit dhe dëmet që kanë mundur të shkaktohen”, tha presidenti i BfVHans-Georg Maaßen në Berlin. Shërbimi ka zbuluar se një bashkëpunëtor ka spiunuar dhe ka bërë publike të dhënat sekret. Dyshohet se personi i zbuluar ka pasur lidhje me ekstremistët dhe terroristët.
51-vjeçari i dyshuar ka pasur një sjellje plotësisht normale dhe nuk ka rënë kurrë në sy. Ai është futur në shërbim në prill të vitit 2016 dhe ka kaluar të gjitha stërvitjet. Detyra e tij ka qenë të mbikqyrë skenën islamike, por është zbuluar se me një identit tjetër ka qenë edhe vet aktiv në rrjetet sociale, ku ka bërë publike edhe të dhëna sekrete.
Sulm i planifikuar ndaj BfV “në emrër të Allahut”.Supozohet se islamisti i dyshuar ka planifikuar sulme edhe kundër vet Zyrës Federale për Mbrojtje Kushtetuese. Zyra mbikqyrë chat-et në Facebook të personave të dyshuar dhe në veçanti islamistëve dhe salafistëve. Në rastin konkret, personi i dyshuar ka shkruar se sulmi ndaj BfV “është në kuptimin e Allahut”. Ai është shprehur i gatshëm “të bëj të gjitha për të ndihmuar vëllezërit”.
Deri tani nuk ka ndonjë dëshmi për kontakte të dyshimta të pjesëtarit të BfV me skenën e islamistëve dhe salafistëve. Revista “Der Spiegel” dhe disa media tjera njoftojnë se ky person ka marrë fenë islame para dy vitesh dhe ate përmes telefonit. Ka spekulime dhe dyshime, por deri tani nuk ka ndonjë plan konkret për sulmet e përgatitur terroriste.