• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fatmir Limaj me duar të pastra

March 9, 2018 by dgreca

Fatmir Limaj, ish-komandant i UÇK-së, që akuzohej për vrasjen e dy civilëve shqiptarë në tetor të vitit 1998 në rajonin që ishte nën komandën e tij, shpallet i pafajshëm.

Kosovo-Albaner Limaj vor dem UN-Tribunal in den Haag (picture-alliance/dpa)Ish-komandanti i UÇK-së Fatmir Limaj, është përballur disa herë tjera me akuza për krime lufte…

Një Gjykatë Themelore në Gjakovë e shpalli të pafajshëm Fatmir Limajn, i cili akuzohej për krime lufte, konkretisht për vrasjen e dy civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Në vendimin e gjykatës thuhet se “nuk janë provuar elementet e veprës penale dhe i pandehuri Fatmir Limaj, lirohet nga aktakuza”.

Fatmir Limaj aktualisht është zëvendëskryeministër i Kosovës, ndërsa në kohën e luftës në Kosovë ishte njëri nga komandantët e UÇK-së. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur akuzë kundër Fatmir Limajt, nën dyshimet për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Aktakuza ndaj Fatmir Limaj kishte të bënte me vrasjen e Ramiz Hoxhës nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishit nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët u vranë në tetor të vitit 1998 nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së.

Akuza për krime lufte

Limaj, akuzohej nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Kosovo-Albaner Fatmir Limaj vor dem UN-Tribunal in den Haag (dpa)

Në vendimin e gjykatës thuhet se “nuk është vërtetuar se kush ishin kryerësit, pasi të njëjtit ishin të maskuar dhe këtë e ka cekur edhe prokuroria në aktakuzë. Andaj bazuar në këto fakte, nuk është arritur të vërtetohet nëse këta persona ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe as në komandën e kujt ishin ata.”

Gjithmonë me duar të pastra

Ish-komandanti i UÇK-së Fatmir Limaj, është përballur edhe dy herë tjera me akuza për krime lufte. Në vitin 2012 dhe në vitin 2013, dy herë radhazi, Limaj u shpall i pafajshëm në dy procese gjyqësore. Në këto procese gjyqësore, Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij, akuzoheshin se kanë kryer krime kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, në një qendër paraburgimi të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Kleçkë në komunën e Malishevës.

Fatmir Limaj, në vitin 2003 ishte akuzuar për krime lufte edhe nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, por në vitin 2005 ai u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat.

Fatmir Limaj, i cili tash udhëheq partinë Nisma Socialdemokrate, pjesë e qeverisë aktuale, ishte përballur edhe me një proces tjetër gjyqësor i akuzuar për korrupsion gjatë kohës kur ishte ministër i Transporteve dhe i Telekomunikacionit në vitin 2010, nën qeverisjen e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi. Edhe në këtë proces gjyqësor, që zgjati më shumë se gjashtë vjet, Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm.(Bekim SHEHU DW)

Filed Under: Komente Tagged With: Fatmir Limaj, me duar të pastra

Vrasës me duar të pastra

January 31, 2016 by dgreca

Tregim nga Jakov SOLOMON*-Izrael/
Në pamje të jashtme nuk i jepje më shumë se 12-13 vjeç, por ishte më shumë.Mësonte në klasën e dhjetë të një shkolle të mesme të qytetit. Fytyra dhe gjithë konstrukti fizik të jepte të kuptoje se jo vetëm që kishte kaluar një sëmundje, por që edhe vazhdonte të ishte e tillë, akoma e sëmurë. Mendja më thoshte se problemet e saj shëndetësore, vinin qysh nga vegjëlia, së paku kështu gjykoja unë. Mbante edhe syze të trasha optikë si xhama kavanozi, sikur të mos mjaftonin gjithë ato halle që mbante mbi shpinë së bashku me një çantë të rëndë, që dukej sikur tentonte ta shtypte akoma drejt tokës. E gjithë kjo peshë mbahej mbi një palë këpucë plastike,që i zvarriste me një zhurmë të pazakontë për moshën e saj. Vinte gjithmonë në orarin e duhur në shkollë dhe ulej po në të njëjtin vend, në oborrin e madh të shkollës, po qe se ai vend për fat do të ishte i lirë. Rrallëndodhte të ulej diku tjetër, por ky do të ishte një rast i veçantë.Kishte një karakter tepër të çuditshëm, vazhdimisht e vetmuar dhe kurrë nuk përzihej me turmën. I pëlqente të ulej vazhdimisht në qoshkun e saj të preferuar, ca larg të qeshurave dhe hargalisjeve të shoqeve dhe shokëve të tjerë që e bënin oborrin e madh të gumëzhinte si një zgjua bletësh gjatë pushimeve midis mësimeve të përditshme. Të binte në sy menjëherë se edhe veshja e saj ishte ca më e rëndë se e të tjerëve. Mbante zakonisht tuta e bluzë të zezë prej cohe të trashë, mbyllur deri në grykë, ku në të dy anët e kokës dukeshin rripat e çantës, si të donin t’ia kufizonin akoma ato lëvizje tejet të matura. Atë vit, dimri erdhi më i ftohtë se zakonisht për atë qytet që kurrë nuk shihte të ftohtit e vendeve evropiane që se kanë përgjë fare dëborën dhe temperaturat nën zëro. Shkurt e gjithë pamja e saj e jashtme të bindte vërtet se diçka po ndodhte me shëndetin e saj. Flokët i krihte jo fort më kujdes më atë vijë karakteristike në anë, me vështrimin larg nga çdo gjë që ndodhte përreth, si të mos i interesonte asgjë nga ajo botë që e rrethonte. Më sa kuptoja, ajo i shmangej ca ambientit, me atë vështrim të trembur qoftë dhe prej atyre lodrave ngazëlluese të oborrit që shpesh shoqëroheshin dhe me britma gëzimi, ca të ekzagjeruar për ambientet e një shkolle që për të dukej diçka e largët, e huaj dhe e ftohtë, si dimri i atij viti. Qëndronte tek ai vend me diell, si të donte të ngrohte atë trup imcak e të brishtë që dukej se do të çmontohej e shpërbëhej nga momenti në moment.Kurrë se pash të bisedonte me dikë, apo të ulej pranë një shoqeje, apo shoku, ca më pak, dukej që s’kishtetë tillë dukë ndjerë edhe ato mangësi fizike që kish dhe që e bënin më tëlargët nga gjithë pjesa tjetër, sikur t’i përkiste një galaktike tjetër. Tëgjithë e shihnin si një aliene, apo më mirë të them se ajo për ta, thuaj se nuk ekzistonte. Këtë mangësi e reflektonte e gjithë qenia e sajë e imët, e ngarkuar me barrën e rëndë të asaj çante po të zezë, që dukej se do t’ia merrte shpirtin. Kjo shkaktonte që edhe lëvizjet t’i kish të kufizuara veç lëvizjeve shtëpi shkollë dhe e kundërta me po të njëjtin rigorozitet. Më që ra fjala për shtëpinë as që e kisha idenë se nga vinte, ku rrinte, kush e sillte dhe e merrte sepse njihja vetëm oborrin e asaj shkolle dhe klasat. Më dhimbsej kur e shihja ashtu të vetmuar, të braktisur, pa asnjë lloj mbështetje, pa shokë e pa shoqe. Kush ishin njerëzit e saj (nëse kishte të tillë, e çfarë marrëdhëniesh kishte me ta).Fundja të zhbirojanë jetën e saj nuk ishte aspak detyra ime, por e mësuesve të tjerë që merreshin me të. E bëja këtë thjesht nga një ndjenjë kureshtje e deri diku mëshire sepse ajo në atë rropullimë nxënësish, vetmia e saj tërhiqte vëmendjen e një personi si unë, detyra e të cilit ishte të kujdesej e të vëzhgonte me imtësi çdo lëvizje të tyre të mbrapsht në oborr e nëpër korridor. Ajo jo vetëm që nuk bënte asgjë të keqe, por nuk bezdiste askënd, e mbyllur në guaskën e saj prej molusku që ka frikë të hapet se mos sulmohet nga ndonjë grabitqar. Të tjerët që pothuajse nuk e vinin re fare ekzistencën e saj, lëviznin e dëfrenin të shkujdesur në tërë oborrin, ndërsa për të kishte plot gjëra të ndaluara, të pashkruara në asnjë kod ligjor, të vendosura nga një dorë e padukshme që e pengonte të ish e barabartë me të tjerët .Në atë qoshen e saj të detyruar, ajo e privuar nga çdo lloj gëzimi, vuante shpirtërisht në heshtjen e saj sublime e të pafund. Ç’dënim i ashpër për një vajzë të moshës së saj,ç’padrejtësi monstruoze! Natyrisht sado stoike që të ish ajo, mendoja, si eduronte vallë atë situatë që për të ishte si një refren i një kënge të dhimbshme që përditë i shtypte zemrën e ja ndrydhte shpirtin. S’ishte farë e vështirë për ta kuptuar një gjë të tillë, mjafton që ta vëzhgoje me kujdes disa herë rresht dhe situatën do ta kishe të qartë si dritën e diellit. Po të tjerët a mendonin vallë për të, a e kishin vënë ndonjëherë veten në pozitën e saj, qoftë dhe për një çast? Shumë vonë, arrita në konkluzion se asnjë nuk donte të dinte për të, madje as mësuesit e saj që e kishin përditë në klasë. Ajo ishte më e pallogaritura, dhe më e shpërfillura në atë mori nxënësish të një shkolletë mesme thuajse në qendër të qytetit. Si është e mundur, i thosha vetes, që ky kolektiv aq i madh të jetë aq neglizhent ndaj një moshatareje të tyre(sepse shoqe s’mund ta kishin), që dukej se përditë vdiste nga pak para syve të të gjithëve. Nuk e pash një herë që të vinte buzën në gaz sado pak. Po me kë të qeshte, me veten e saj? Do ta quanin anormalëpastaj, edhe kjo i duhej, ta quanin edhe të marrë, apo dhe më keq. Paska dhe mëkeq, çudi si mund të jetë një njeri më keq se kaq. Më keq se i vetmuar, dënimkapital në një shoqëri moderne. Së paku kështu e quajmë veten. Ai ambient ikishte privuar, madje edhe buzëqeshjen, ironi e fatit. Ajo s’ishte kundëraskujt dhe dukej se të gjithë ishin kundër saj, madje vet jeta i ishtekundërvënë me gjithë ato telashe shëndetësore. S’ishte aspak e nevojshme tandiqje në lëvizje, mbasi ajo nuk e braktiste qoshkun e saj të preferuar,përveç momentit kur do të shkonte në klasë, apo në shtëpi. Nuk pash gjatë tërëasaj kohe, një shoqe që t’i ulej pranë së paku, apo t’i qante hallin e tapyeste mos kishte ndonjë nevojë. Asnjë dhe asnjëherë! Vërtet për tëardhur keq, të sillesh më aq cinizëm me jetën e dikujt që e ke në të njëjtënklasë, që e sheh përditë dhe e zvordh me kaq përbuzje. Nuk ka përbuzje më tëmadhe se sa shpërfillja! Nuk e kuptoni or njerëz të rinj në moshë,por më mentalitet të kalbur, se po e dënoni shumë ashpër atë të gjorë që nuk uka prekur as dhe një fije floku, që s’ka nxjerrë nga goja kurrë një fjalë tëkeqe për askënd, që pret që dikush nga ju t’i afrohet e t’i thotë një fjalë tëngrohtë, së paku një “mirëmëngjez” të thatë. Pa le pastaj që të mendojë tëfutet më thellë në jetën e saj, në mos për t’i zgjidhur ndonjë problem, së pakupër t’ia lehtësuar dhimbjen sublime të kushtëzuar nga ajo vetmi, nga ai izolimtotal që i bën shoqëria juaj. Hej në ç’kohëra jetojmë! Ku janë gjithë atofjalë të bukura të dashurisë për njeriun që kanë mbushur aq shumë libra e që nëemër të saj njerëzit janë sakrifikuar madje! Jo mor jo s’po jukërkon njeri të sakrifikoheni, por pak respekt, pak njerëzillëk për jetëne dikujt që po e jeton vetminë me aq stoicizëm, por me dhimbje të thellë.Ku janë ato fjalë të bukura për unitet shoqëror, për shpirtin ekolektivit. Ç’u bë ai slogan i famshëm :“një për të gjithë dhe të gjithë përnjë” e përralla me mbret, dogma të mbushura me hipokrizinë e kohës moderne nëtë cilën jetojmë. Ç’faj ju ka bërë xhanëm që e mbani larg si tëishte një leproze. Ç’po them, sot njerëzit humanë u janë afruar edhe leprozëve,madje duke rrezikuar edhe jetët e tyre, kurse ju njerëzit e shekullit tënjëzetenjë silleni ndaj saj si anadollakë, të paskrupullt dhe më e keqja ështëse nuk kuptoni se ky qëndrim nuk ju nderon. Provoni ta vini veten një herë tëvetme në vend të saj që ta merrni vesh sa të vështirë e ka ajo që e heq këtëgjatë tërë jetës që mbanë mbi shpinë përveç asaj çante të rëndë edhe fyerjentuaj, heshtjen dhe izolimin total! Tmerrohem kur e kujtoj! Sa cinizëm transmetohetnë sjelljen e një shoqërie të tërë ku mungon një grimë humanizmi. Jam i sigurtse për qenin tuaj të shtëpisë bëheni copë e çikë po t’i mungojë gjë send dhe tanxirrni shëtitje përditë pa neglizhuar një herë. Por ajo është një qenienjerëzore në fund të fundit dhe meriton më shumë së kaq që po ju kërkon shumëmë pak se ç’bëni ju më njëri tjetrin. Po jushoh përditë dhe më vjen ndotë! Mendoni se ç’jeni dukë bërë? E vështrojnë oborrin e madh të shkollës përditë, po e njëjta skenë, po e njëjta ftohtësipolare ndaj saj. Kaluan kështu javë dhe muaj dhe erdhi pranvera. Moti ungroh përditë e më tepër, por qëndrimi ndaj asaj fatkeqe mbeti po ai, poato erëra dimërorë frynin e përplaseshin rreptë mbi atë vajzë. Ajo shoqërinjihte vetëm temperaturat nën zëro ndaj asaj krijese fatkeqe qoftë edhe nëverë, kur çelën lulet dhe oborri u mbush me këngën e zogjve që vinin ngaEvropa e largët dhe e ftohtë ende. Por jo për të që dimri shpirtëror ishte ipranishëm gjatë gjithë kohës. Nga pritja e gjatë hekurat fillojnë të ndryshkennë terren, po t’i lesh jashtë kujdesit. Dhe ajo priste, mbas çdo ardhje nëshkollë që dikush t’i ofrohej, t’i thoshte një fjalë, qoftë dhe të keqe,ta shante madje, ajo do ta ndjente së paku se ekzistonte, se ishte e gjallëmidis gjithë gjallesave të tjera. Por për ironi, askush nuk erdhi tabënte diçka të tillë. Fati i pashpirt (në se ai ekziston ), i kish vënë para një barrierë të pakapërcyeshmeme rregullat e saj anakronikë që nga koha e lashtësisë dhe ashtu i kishte lënë,së paku për të kështu ndodhte. Secili për vete dhe zoti për të gjithë. “Bukurbesa, zoti për të gjithë”. Po ku naqenka ai për të gjithë, dhe si i lejon këto padrejtësi. Sikur është hera e parëqë ai nuk i shikon padrejtësitë. Në shekuj, ka lejuar padrejtësi dhe s’kandëshkuar fajtorët e vërtetë të fatkeqësive. Për mua kjo është prova më esigurt e mos ekzistencës së TIJ. Qofshi ju që jini që u besoni përrallave tëtilla. Ku ishte Mister zoti në kohën e luftës së dytë botërore që lejoi të vdisnin më se pesëdhjetë milion njerëz të pafajshëm përkapricion e një të çmenduri? Ka qenë me leje krijimtarie me sa duket dhesekretarja e tij që ishte në dijeni për gjithçka, nuk e vuri në dijeni. Ajodreq e kishte fajin se ai do të kishte ndërhyrë patjetër. Llaf pazari! Nënjërën prej ditëve më bëri shumë përshtypje, që stoli ku ajo ulej përditë, undodh bosh. Në pushimin e madh dëgjoja zëra midis nxënësve që bisedonin jo sizakonisht, por me zë shumë të ulët, krejt ndryshe nga ditët e tjera. Kishte njëshqetësim në ajër që më vinte turbull në vesh dhe fjalët të paqarta. Ç’kishtendodhur? Ndjeja sinjale sikur më vinin nga planet të tjerë akoma të pazbuluar etë pa hedhur akoma në hartat astronomikë. Emra të panjohur akoma, rrokjeqë tingëllonin në një gjuhë që akoma nuk e dija se ç’ishte. Kode tepër tësofistikuar. Asgjë nuk po kuptoja. Pse atë ditë nuk kishte lodra sipërherë, s’kishte britma si një ditë më parë. Befas të gjithë qenë bërëaq të urtë, aq të sjellshëm, sikur të mos ishin nxënës të Izraelit, por tëndonjë konvente fetare, budistë ku mbizotëron qetësia qiellore. Jo normale përkëtë vend të zhurmëshumë, me një edukatë gjysmake shkollore, tepërliberale dhe në vend të fjalës demokratike do ta quaja sjelljeanarkike. Ky kopsht i madh zoologjik ishte transformuar befas në një morg, kunuk pipëtin gjësendi përveç zërit të mjekut që jep udhëzimet e rastit për tëvdekurin e sapo regjistruar. Me që nuk isha mësuar më atë qetësi fallco, arritanë konkluzion se diçka ogurzezë kishte ndodhur, në se nuk kisha gabuar keq. Njëparandjenjë e keqe m’u fanit para syve dhe mendjes me skena mortorë.Qofsha i gabuar, lutesha. Isha gati të hiqja dorë nga ai mendim, por ngabrenda diçka e keqe më griste dhe s’më linte të qetë, të flija mbi dafina,prandaj u ngjita shpejt në katin e dytë ku ajo mësonte. I ngjita shkallët dy etre dhe kur arrita tek dera e klasës së saj, frenova instinktivisht. Vuraveshin. Asnjë zhurmë. Kjo qetësi nuk po më pëlqente, madje po më shqetësontejashtë mase. E shtyva derën me ngadalë, si të doja të mos shqetësoja njëri, dhehodha vështrimin brenda. Vetëm katër nxënës rrinin pranë e pranë dhebisedonin me zë të ulët, sa fjalët nuk u dëgjoheshin nga dera, ku qëndrova ishtangur. E pazakonshme, thash me vete dhe u futa më thellë klasës. Ato u kthyen nga unë njëherësh dhe biseda u ndërpre .
-Po ju, nuk keni mësim tjetër?, – guxovame gjysmë zëri .
-Kemi…, – dikush u përgjigj, -Por sot duhet të ikim më shpejt se herëte tjera, sepse… Zëri u ndërpre dhe tre të tjerat kthyenvështrimin drejt asaj që fliste si të donin të thoshin :-Mos e thuaj!
-Po pse si është puna?, – dhe sytë nëmoment më shkuan në njërën prej bankave ku ishin vendosur trëndafila tëkuq, shumë të freskët. Më dogji keqas. Dukej së ishte banka e “leprozës” sëklasës së tyre, por akoma kisha dyshim se kujt i takonin. Akoma s’ma kishindhënë përgjigjën e saktë, atë përgjigje që nuk do të doja kurrsesi ta dëgjoja. Kush ishte? Mos ishte e asaj vajzës me syze? Në vend tëpërgjigjes ato tundën kokat dhe vetëm njëra prej tyre foli qartë
-Nuk e paske marr vësh, ajo u hodh mbrëmë nga ballkoni i katit të shtatë dhe…vdiq, -tha zëri i mekur. -S’arritën ta çonin gjallë as në spitalsë vdiq në vend, në trotuar. -vazhdoi ajo. Ndjeva se gjaku po më pëlciste nëkokë dhe s’u përmbajta më :
-Po si s ju vjen turp more?, – ju drejtova dhem’u duk se kisha parë atë gjithë klasën e tyre e jo vetëm katër vajza që po ikonsideroja si shkaktaret e fatkeqësisë. Doja dikujt t’i shfryhesha, ndryshe dobëja BOF. -Turp për të gjithë klasën tuaj! Ndihesha aq i indinjuar dhe zëri pondjeja se po më dridhej nga emocioni. -Ju, që kurrë s’ keni folur me të dhe nuk e kini konsideruar as si qenie njerëzorë, sot guxuakeni ta quani njëshoqen tuaj shoqen të klasës. Nuk e kuptoni se jeni ju që e vratë atë, ju të gjithësë bashku, me gjithë mësuesit tuaj, me sjelljen tuaj të ftohtë dhe neglizhencëne pakufishme ndaj saj. Turp t’u vijë të gjithëve. Nuk kini fytyrë që t’i shkoninë varrezë e të qani për të sepse nuk e kini njohur më parë atë njëri. Sot vinidhe i vini lule mbi bankë. Hipokritë, mendoni se me këto lule mund tëlaheni me të? Është tepër vonë sepse ajo nuk është më dhe nuk ju dëgjon. Ajo qëpriste me padurim që dikush nga ju që sot brengoseni, t’i afrohej e t’i jeptenjë lule, jo sot nuk vlen më. Unë i kam parë të gjitha. Me heshtjen tuaj edënuat me vdekje, jeni fajtorë për këtë krim, vrasës që nuk do juçojë askush në gjykatë. Nuk e prisja që të shtyheshit deri aty sa ta detyronittë humbiste edhe jetën para kohe. Të pa denjë për shoqërinë. Nuk e prisjakëtë dënim. Dola menjëherë jashtë asaj klasë ogurzezë duke lënë pas një heshtjeakoma më të thellë, një heshtje varri. Ja kjo është shoqëria jonë moderneqë jeton akoma në primitivizmin e saj më sublime. Në kohën einkuizicionit njerëzit i dënonin me djegie në turrën e druve, të gjallë. Sotnjerëzit e shekullit të njëzetenjë, të shekullit të atomit dhe udhëtimevendërplanetare, me gjithë këtë përparim e kulturë, nuk veprojnë kështu, sepsekjo do të binte erë të keqe ngado dhe do të dukej tepër anakronikë. Njerëzittanë të veshur jo më me lëkurë kafshësh, me kostume të shtrenjta e me kravataapo më papijon, të parfumuar më erërat më të shtrenjta, harrojnë se erën e keqee kanë përbrenda dhe as parfumet më të shtrenjta, nuk do të mund taeliminojnë atë erë, përderisa detyrojmë të tjerët të hidhen nga ballkonete shtëpive ose të shkaktojnë vetëvrasje nga më të sofistikuarat. Ligjettona nuk parashikojnë akoma dënime kolektive shoqërore edhe pse në rastintonë fajtorët janë shumë edhe pse asnjë prej tyre nuk ka lënë shenjatdaktiloskopikë në vendin e krimit. Një klasë e tërë kriminale! Por ligji hesht,policia shkruan në procesverbalin formalisht, se kjo ndodhi “përshkaqe depresioni apo, krizë nervash”, e plot broçkulla të tilla . Nuk shkruajnëse atë e vrau kolektivi i asaj klase bashkë me mësuesit që nuk e morënnjë herë mundimin ta pyesnin se ç’e mundonte atë krijesë njerëzore. Ç’ironi,ç’lojë e fatit! Pale, lënë edhe mësimin për t’i shkuar në varrim! Ibukur respekt ky! Dashuri e thellë, dashuri pas vdekjes si i thonë: vdis pa tëtë dua! Dikur njerëzit primitivë i çonin kafshët drejt greminave meshkopinj e gurë në duar, sepse ishte një mënyrë për të siguruar ushqimin. Sotedhe kafshët i mbrojmë nga zhdukja, madje kafshë tepër të rrezikshme për jetëne njerëzve, peshkaqenë e krokodilë, gjarpërinj helmues dhe luanë. Shoqëria e sotme moderne nuk përdorë më as shkopinj e as gurë për të vrarëdikë, as nuk i hedh në gremina reale, por i detyron të hidhen vetnga ballkonet, një vetëvrasje pa shenja fare dhe duart mbeten gjithmonë tëpastra, pisllëku nuk duket, ai është brenda në zëmrat e tyre të zeza. Ne,me fjalë të tjera e kemi modernizuar aktin e ndëshkueshëm të vrasjes, por përfat të keq të viktimës asnjë nuk dënohet sepse askush nuk mendon se kyështë një krim, si gjithë të tjerët dhe duhet ndëshkuar. Ky pra ështëcivilizimi që e kemi krijuar “me kaq mund dhe sakrifica” për mijëra breza meradhë deri sa erdhëm këtu. Kemi të drejtë të krenohemi, kur humnerat elashtësisë i kemi zëvendësuar me ballkonet modernë?
* Jakov Solomon jeton ne Izrael. Per 47 vite ke jetuar ne Shqiperi. Eshte autor i librave “Treni i vonuar ” dhe “Mirenjohja e maceve “. Ka ne proces nje liber me 150 poezi. Z. Solomon u lidh javen e kaluar me redaksine e Diellit dhe shfaqi dehsiren e bashkepunimit me gazeten me te vjeter te botes shqiptare qe botohet prej 107 vitesh ne ShBA.Mireseredhe ne Dielli z. Solomon!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Jakov Solomon, me duar të pastra, Vrasës

Artikujt e fundit

  • Lavdia dhe hyjnorja e Martin Camajt, si prani dhe frymë e teksteve letrare
  • “The Adriatic Review”: Mehmet Konica dhe Apeli për Presidentin Wilson
  • SHQIPJA DHE SHQIPTARËT NË STUDIMET E STUDIUESVE TË HUAJ
  • SEJDI DIDA – INTELEKTUALI QË I DHA HASIT ARSIM, KULTURË DHE IDENTITET
  • Kur SHBA flet për Kosovën pa folur me Qeverinë
  • Banaliteti i së keqes…
  • Në Kishën e Shën Tomës në New York u mbajt meshë falënderimi në nderim të Ambasadorit Frank G. Wisner II
  • SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO AMERIKANË DHE ALEANCA SHQIPTARE NJU XHERSI (NEW JERSEY)
  • JAVË E SUKSESEVE TË LIGËS QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE NË WASHINGTON
  • Angjelin Preljocaj, Odiseja e baletmaestrit që iku nga Vërmoshi në barkun e nënës, për të qenë sot pjesë e Akademisë Franceze të Arteve të Bukura
  • Shoqata “Gjergj Kastrioti”, mërgata shqiptare në Zvicër në promovim të veprës së heroit tonë kombëtar
  • Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e Masakrës në burgun e Dubravës
  • Refuzimi i mbrojtjes në liri të të akuzuarve në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut
  • Të përdorur dhe të flakur…
  • 52 vite nga Kryengritja e Spaçit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT