-Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione vizitoi KFOR-in/

-Kryeministri Mustafa: Kosova po e thellon bashkëpunimin me NATO-n/
-“NATO dhe Ballkani Perëndimor” – ligjeratë/diskutim në Prishtinë/
PRISHTINË, 19 Qershor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza vizitoi sot selinë e KFOR-it, ku u prit nga Gjeneral-Major Giovanni FUNGO, Komandant i KFOR-it dhe u informua për zhvillimet e fundit mbi situatën aktuale të sigurisë dhe situatën socio-politike në Kosovë.
Stafi i KFOR-it veçanërisht vuri në dukje rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes, duke mundësuar kështu zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Manza gjithashtu u takua me ambasadorët e Quint-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë e Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis organizatave të komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve në Kosovë, për të përmirësuar, nëpërmjet dialogut, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të Kosovës, thekson njoftimi dërguar nga KFOR.
Ndërsa, njoftimi dërguar nga Qeveria bën të ditur se, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, John Manza.
Mustafa dhe Manza kanë biseduar për procesin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Kosovës, si dhe për zhvillimet tjera aktuale politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa theksoi rolin e rëndësishëm si dhe besimin që gëzon KFOR-i në Kosovë.
Ndërkohë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka ftuar për pjesëmarrje në ligjeratën/diskutimin “NATO dhe Ballkani Perëndimor” që organizohet në bashkëpunim me KFOR dhe mbahet nga Zëvendës Asistenti i Sekretarit Gjeneral të NATO, John Manza. Diskutimi mbahet sot pasdite në Qendrën Kulturore dhe Informative të Bashkimit Evropian në Prishtinë.
NATO Deputy Assistant Secretary General for Operations visited KFOR
June 19, 2017 – The NATO Deputy Assistant Secretary General for Operations, H.E. John MANZA visited KFOR Headquarters on Monday, June 19.
During his visit, H.E. John MANZA was received by Major General Giovanni FUNGO, KFOR Commander, and was briefed on the latest developments in the current security and socio-political situation in Kosovo. KFOR Staff particularly highlighted the important results achieved by KFOR to ensure a safe and secure environment and freedom of movement, thus allowing the development of better social and economic conditions for all people in Kosovo.
Mr. MANZA also met with the QUINT Ambassadors (France, Germany, Italy, United Kingdom and United States), as well as representatives of the International Community in Kosovo. During these meetings, they discussed the importance of the comprehensive approach and mutual cooperation among the International Community Organizations and Institutions in Kosovo, to enhance, through dialogue, the stability and overall security of Kosovo.