• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BISEDOJ ME NËNËN NË LETËR

December 27, 2014 by dgreca

Nga MIMOZA DAJÇI/
ATJE ËSHTË NATË/
Tani që po të shkruaj këtë letër, atje është natë. Ti je zgjuar Nënë, unë e di, prandaj po të shkruaj këtë letër. Nuk e dija se sa e rëndë është largësia. Nata kur këtu është ditë, e dita kur atje është natë. Në gjysmën tjetër të rruzullit të kam, kur atje, është akoma natë. Orë gjumi është, i njëjti meridian na ndan. Mijra mendime të vinë në mendje. Hallet, e malli për fëmijët që nuk i ke pranë. Jemi larg nëpër botë, si zogjtë shtegëtarë. Dua edhe unë zog të bëhem, të fluturoj për tek ty, të fshij lotët që i fsheh në jastëk, atje ku ke vendosur edhe “ekpozitën” tonë fotografike. E dhimbshme është, nuk të bëj me faj. Kur bëhesh nënë thonë; e di se çfarë është malli i nënës për fëmijën. E ti po e vuan, e qan në heshtje për ne – fëmijët e tu, që morëm rrugët nëpër botë. Për mbijetesë apo jetë më të mirë e të qetë. Jemi larguar, por dashuria për ty është më e fortë sa edhe vetë largësia. Qenka reciproke Nënë, duhemi me të njëjtin rritëm. Ti je zgjuar Nënë, unë e di, prandaj po e shkruaj “me zë” këtë letër.
KUSH I VJEDH PAKOT, LETRAT E KARTOLINAT, POSTA APO POSTJERI?
Të kam shkruar edhe më parë Nëna ime. Edhe urime për datëlindje e festa nëpër kartolina të kam dërguar, por nuk i ke marë. Në duart e ndërgjegjes së varfër të punonjësve të postës kanë përfunduar, ose në kanalin e madh të lumit të Lanës. Nuk është mirë të paragjykoj kështu, por gjasat aty të çojnë. Kujtojnë fakirët shqiptarë se ka para brenda, ndoshta ka patur edhe ndonjë herë 5 apo 20 dollarë. I kanë marë, mirë kanë bërë, kanë ushqyer fëmijët me ato. Buka u ka munguar, e një dhuratë e vogël i është dashur për festat e fundvitit. Pse vetëm ti Nënë ke fëmijët në emigracion, edhe ata kanë “miqtë” e tyre të pakove e letrave jashtë. Varfëri e madhe.
Kam dëshirë të dërgoj ndonjë dhuratë tani për festa, por frika më merr, e di që nuk ka për të arritur tek duart e tua të ngrohta e të lodhura nga jeta. Nuk e di postjeri se sa ke vuajtur ti në jetë së bashku me ne. Nuk e vret mendjen për hallet e tua e tonat që kemi kaluar së bashku. Indiferentizëm i madh. E këto të gjitha i kemi “peshqesh” nga izolimi që i u bë vendit për afro gjysëm shekulli, e nga persekucioni që pllakosi një popull të tërë. Më duket se duhet edhe gjysëm shekulli tjetër për të përmbysur atë “fanar ndriçues” të atij rregjimi të egër, që shkatërroi njeriun – njeri, për njeriun “e ri”. Pallavrat e diktaturës, dogmat e tyre, që na çuan në këtë katastrofë të madhe, e që askush nuk po e merr dot akoma veten.
Unë po vazhdoj të shkruaj Nënë, a po më dëgjon? Dikur letrat që vinin nga jashtë i çensuronte sigurimi i shtetit, e më pas letër – marrësi vuante dënimin, burgun, internimin apo pushkatimin, ndërsa sot i “sekuestron” posta ose postjeri. Padrejtësi. Sa mirë tani jemi futur në Europë. Të lëvizin edhe shqiptarët. Sihariq shumë i madh, se na ishin zolepsur sytë edhe për një letër karamele, e një shishe koka – kola.
Edhe këtu është bërë problem qeveritar çështja e pakove të vjedhura, sidomos nëpër vendet me standart të ulët jetese. Nuk kemi çfarë të bëjmë, do durojmë edhe ca.
Nënë e dashur siç të tregova po e shkruaj “me zë” këtë letër. Atje është natë, por ti je zgjuar e më dëgjon. Kanë parandjenë nënat thonë. A i pive ilaçet, shikoji mirë përpara se ti marrësh. Tani ora aty është 2 pas mesnate. Këtu është mëngjes. Mendova të shkruaj me ditë, për të lehtësuar sado pak pagjumësinë, paçka se atje është natë, se ti me zor e shtyn atë të shkretë natë. “Eshtë e botës nata” – më thoje gjithmonë. E kishe të drejtë – nata është e huaj sepse nuk ka nënshtetësi shqiptare. Po e kujt është nata vallë Nënë? Çfarë kombësie ka ajo?.
Të marr në telefon, e nuk më dëgjon, edhe pse minutat ikin shpejt, unë përsëri të dëgjoj. E kush po pyet për minutat, malli qenka më i madh se ato. Mijra nëna i kanë fëmijët të shpërndarë nëpër botë, ngushëlloju me këto fjalë Nënë, se edhe ato vuajnë për fëmijët që nuk i kanë pranë.
Më më ka marë malli shumë Nëna ime. Nuk e di se kur do të shihemi përsëri. Jeta është shumë e shtrenjtë, udhëtimi po ashtu. Sigurisht mall kam edhe për të gjithë të afërmit e mi, lagjen ku u rrita. Shumë do të ketë ndryshuar, s’kam për ta njohur kur të vi ndonjëherë, të vegjëlit do të jenë rritur e bërë burra, e vajzat nëna për fëmijët e tyre. Sa bukur, jeta lëviz, ecën si uji, ndryshe nuk do të kishte asnjë vlerë.
Çmim për Nënën
Këtu në Amerikë çdo vit ndahen Çmime për Nënat, këtë herë kam menduar të marr edhe një për ty. Problemi është tek dërgesa, postjeri patjetër do ta marrë, tregoi; një Medalje të tillë do ti dërgojë edhe Nënës së tij, vetëm tënden mos ta marrë. Eh nënat shqiptare, nënat e vuajtura të atij rregjimi të egër që mohoi lirinë, jetën. Çmimin më të lartë të botës meritoni. Edhe Statujës së Lirisë do ti lutem, si do që të jetë, patjetër ajo do t’u a dërgojë, e sipër zarfit do të shkruaj “Letër Nënës”. Shpresoj të marrësh.
Të dua shumë Nënë!
Të puth me mall bija jote.
U. S. A.
MIMOZA DAJÇI

Filed Under: ESSE Tagged With: BISEDOJ, ME NËNËN, Mimoza Dajci, NË LETËR

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT