Kancelarja gjermane, Angela Merkel vlerësoi se ende nuk është shumë vonë për një zgjidhje politike për krizën e Ukrainës për te mënjanuar keshtu mundësitë e ndërhyrjes ushtarake, njoftoi sot zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.
“Ende nuk është shumë vonë për të zgjidhur krizën nëpërmjet politikes”, theksoi zëdhënësi gjatë një konference për shtyp në Berlin.
“Ende nuk është shumë vonë që Rusia të dërgojë sinjale që vërtetojnë respektimin e marrëveshjeve nëdrkombëtare dhe të mundësojë qetësimin e situatës në Krime dhe në lindje të Ukrainës”, shtoi ai.
Seibert i referohej memorandumit të Budapstit të viti 1994 që ka të bëjë me respektimin e sovranitetit të Ukrainës