Çdo kush mësimet e para për jetën i ka marrë në familje nga gjyshërit, prindërit, motrat , vllezërit e të afërmit. Kurse edukimin gjuhësor, letrar, historik, shkencor, profesional etj, e kemi marrë të gjithë në institucionet e shkollimit nga mësuesit, pedagogët e profesorët. Pra këto të fundit në një farë mënyre ,kanë qenë gjithnjë shtytësit e motivuesit e energjive tona edukuese në sensin praktik e shkencor. Prandaj disa (ata më kryesorët) që nga klasa e parë e deri tek ato pasuniversitare, na mbeten në kujtesë si shembëlltyra më e mirë.
Por mësuesit në jetën e përditëshme në Shqipëri, janë njerëz të zakonshëm si gjithë të tjerët e në të njejtën kohë edhe qytetarë me të gjitha të drejtat e detyrimet që atyre ju jep Kushtetuta e ligji. Si të tillë ata kanë bindje të caktuara politike, ashtu sic mund edhe të jenë anëtar dhe të zgjedhur në forumet drejtuese të partive politike. Por pikërisht kjo e drejtë ligjore dhe ky fakt, ka qenë dhe është aktualisht vrastar për punën e tyre kombëtare. Sepse rotacionet politike shpesh kanë qenë më shumë një përndjekje e vërtetë politike për to (në se partia në pushtet nuk përqaset me bindjet politike të një mësimdhënësi të caktuar). Kjo gjë e ka dëntuar shumë rëndë jetën e një mësimdhënësi, profesionalizmin në arsim dhe cilësinë në mësimdhënie në të gjitha nivelet e shkollimit në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por dëmi është i madh për gjithë shoqërinë tonë në përgjithësi.
Shpesh politikat e arsimimit (në të gjitha nivelet) kanë qenë më shumë këndshikime partiake se sa kombëtare, më shumë kopje e keqe e vendeve të tjera se sa strategji gjithpërfshirëse kombëtare. Rasti i fundit me demostratën e rreth njëqind e dyzet mijë studentëve të universiteteve në fundvitin e 2018-tës, është treguesi më i qartë për tablonë e gjendjes së arsimit në ditët tona.
Politikanët dhe shtetarët partiakë, nuk e kanë parë mesimdhënësin, edukatorin (mësuesin, pedagogun e profesorin) si vlerë të madhe kombëtare, si profesionist që përgatit të ardhmen e Kombit për të gjitha fushat e jetës. Por e kanë parë thjeshtë si një individ (ose me saktë si një instrument) që duhet shfrytëzuar për qëllime e shërbime të ngushta kohore e partiake. Kjo ka cuar në uljen e prestigjit të mësuesit dhe interesit nga të rinjtë për të qenë punonjës i kësaj fushe me interes shumë të madh kombëtar. Ka cuar në shkatërrimin e konkurencës së drejtë e të ndershme për karierë brenda sistemit. Mjedisi ku rritet e formësohet personaliteti i mësimdhënësit është bërë tepër i rrëmujshëme se cilësia dhe mediokriteti përzihen bashkë sikur të jenë e njejta gjë. Ashtu sic edhe aftësitë intelektuale e drejtuese të personave të caktuar, barazohen me keqdashje me bajraktarizmin e fodullëkun e përtacëve e të dembelëve, të intrigantëve e neopotistëve partiak.
Në fillimet e saj shkolla shqipe u përballë me analfabetizmin e injorancën që ekzistonte kudo. Por me durimin e forcën që ajo mbartëte, theu tabutë e vjetra dhe i hapi rrugën progresit e përparimit në arsimim. Nëpërmjet mësuesit, edukatorit, pedagogut e profesorit shkolla (megjithë kufizimet bartëse në kohë të ndryshme) në vite përcolli dije që janë kthyer në vlera e pasuri të cmuara kombëtare.
Krahasuar me këtë përvojë, edhe në ditët e sotme, insistohet që shkolla nëpërmjet mësuesit të kthehet në një ushqim potencial kombëtar, qytetar, shoqëror,intelektual, fizik, emocional etj. Por realisht a është ajo një instrument i tillë kombëtar? Mendoj se jo plotësisht, sepse e pengojne dy arsye themelore: së pari pagesa e ulët për të mos thënë qesharake dhe së dyti partitizmi. Në se punonjësi i arsimit do të paguhej dy ose tre herë më mirë se sot edhe niveli në shkolla do të ishte dy-tre herë më i lartë. Pra investimi në arsim është investim strategjik për të ardhme e afërt e të largët.
Po ashtu depolitizimi me ligj i njerëzve që punojnë në sistemin arsimor (sic është ushtria), do ta clironte atë nga ngarkesat negative partiake dhe do ti hapte rrugën profesionalizmit. Ky kontigjent i depolitizuar do të ishte një forcë e madhe e kualifikuar për sistemin zgjedhor të numurimit në qendrat e votimit dhe do ti jepte fund numurimit partiak që prej kaq vitesh është një gangrenë e vërtetë.
Sot në ditën e mësuesit (7 marsit), nuk është as koha dhe as vendi për të bërë asnjë vrejtje për këtë profesion shumë të nderuar. Madje është koha si shoqëri e si individ tju përciellim , gjithë mësuesve, edukatorëve, pedagogëve e profesorëve përgëzimet më të mira për punën dhe profesionin e tyre shumë të nderuar e të respektuar. Të gjitha vrejtjet u takojnë politikës dhe politikanëve.
Duke kujtuar 7 marsin e vitit 1887, ku në Korcë u hap mësonjtorja e parë shqipe, kujtojmë me respekt e nderim mësuesit e parë : Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuci Naci, Thoma Avrami etj. Në kërë rrugë të trasuar respekti sejcili nga ne sot kujton mësuesit e tij që e ndihmuan në edukim e arsimim. Edhe unë sot dua të shpreh ndjenjat e konsideratës time më të lartë për ish mësuesit e mi të Shkollës “Ali Merta “ në Komsi- Burrel (dhe stafin aktual të asaj shkolle). Të ri kujtoj me shumë respekt pedagogët dhe instruktorët e ish Shkollës Ushtarake “Skënderbeg”; ato të Kolegjit Ushtarak të asaj kohe (Shkolla e Bashkuar), Fakulteti i Kimisë; të Akademisë së Shtabit Përgjithshëm- Fakulteti Gjitharmësh; të Universitetit të Tiranës- Fakulteti Ekonomi (Plan). Për studimet pas universitare: Gjeneral Prof. Dr. Adem Copani, Kolonel Dr. Shyqyri Kondi, dhe Proferorët e Universitetit Zija Xholi e Arta Dade etj.
Po ashtu me shumë respekt sot dua të përshëndes disa drejtues të Vatrës që i kushtuan pjesën më të madhe të jetës së tyre arsimit si: Dalip Greca, Nazo Veliu, Lekë Përlleshi, Majana Zeneli- Bulku, dhe shumë e shumë të tjerë në degët e Vatrës që kanë mundësur hapjen e shkollave shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në SHBA.
Nga miqt e familjes time këtu në NY, përshëndes Suzana Uliun që punoi në strukturat e arsimit për gati katër dekada. Po ashtu përshëndes edhe nipat e mi Dasajev e Rigersi Bushati si dhe Andi Duka që i jane futur rrugës së këtij profesioni të bukur e shumë të nderuar.
Edhe një herë shumë nder e respekt për mësuesit e të gjitha kohrave .