• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MËSUESIT NË JETËN TONË DHE 7 MARSI

March 6, 2019 by dgreca

17-asllani-300x270NGA ASLLAN BUSHATI/

Çdo kush mësimet e para për jetën i ka  marrë në familje nga gjyshërit, prindërit, motrat , vllezërit e të afërmit. Kurse edukimin gjuhësor, letrar, historik, shkencor, profesional etj, e kemi marrë  të gjithë në institucionet e shkollimit nga mësuesit, pedagogët e profesorët. Pra këto të fundit në një farë mënyre ,kanë qenë  gjithnjë  shtytësit e motivuesit e energjive tona  edukuese në sensin praktik e shkencor. Prandaj  disa  (ata më kryesorët)  që nga klasa e parë e deri tek ato pasuniversitare, na mbeten në kujtesë si shembëlltyra më e mirë.

Por mësuesit në jetën e përditëshme në Shqipëri, janë njerëz të zakonshëm si gjithë të tjerët e në të njejtën kohë edhe qytetarë  me të gjitha të drejtat  e detyrimet që atyre ju jep Kushtetuta e ligji. Si të tillë ata kanë bindje të caktuara  politike, ashtu sic mund edhe të jenë anëtar dhe  të zgjedhur në forumet drejtuese të partive politike. Por pikërisht kjo e drejtë ligjore dhe ky fakt, ka qenë dhe  është aktualisht vrastar për  punën e tyre kombëtare. Sepse rotacionet politike shpesh kanë qenë më shumë  një  përndjekje e vërtetë politike për to (në se partia në pushtet nuk përqaset me bindjet politike të një mësimdhënësi të caktuar). Kjo gjë e ka dëntuar shumë  rëndë jetën e një mësimdhënësi, profesionalizmin në arsim dhe cilësinë në mësimdhënie në të gjitha nivelet e shkollimit në Shqipëri. Jo vetëm kaq, por dëmi është i madh  për gjithë shoqërinë tonë në përgjithësi.

Shpesh politikat e arsimimit (në të gjitha nivelet) kanë qenë më shumë  këndshikime partiake  se sa kombëtare, më shumë kopje e keqe e vendeve të tjera  se sa strategji gjithpërfshirëse kombëtare. Rasti i fundit me demostratën e rreth njëqind e dyzet mijë studentëve të universiteteve në fundvitin e 2018-tës, është treguesi më i qartë për tablonë e gjendjes së arsimit në ditët tona.

Politikanët dhe shtetarët partiakë, nuk e kanë parë mesimdhënësin, edukatorin (mësuesin, pedagogun e profesorin) si  vlerë të madhe kombëtare, si profesionist që përgatit të ardhmen e  Kombit për të gjitha  fushat e jetës. Por e kanë parë thjeshtë si një individ (ose me saktë si një instrument) që duhet shfrytëzuar për qëllime e shërbime të ngushta  kohore e partiake. Kjo ka cuar në uljen e prestigjit të mësuesit dhe interesit  nga të rinjtë për të qenë punonjës i kësaj fushe me interes shumë të madh kombëtar.  Ka cuar në shkatërrimin e konkurencës së drejtë e të ndershme për karierë  brenda sistemit. Mjedisi ku rritet e formësohet personaliteti i mësimdhënësit  është bërë tepër i rrëmujshëme se  cilësia dhe mediokriteti përzihen bashkë sikur të jenë e njejta gjë. Ashtu sic  edhe aftësitë intelektuale e drejtuese të personave të caktuar, barazohen me keqdashje  me bajraktarizmin e fodullëkun e përtacëve e të dembelëve, të intrigantëve e neopotistëve partiak.

Në fillimet e saj shkolla shqipe u përballë me analfabetizmin e injorancën që ekzistonte kudo. Por me durimin e forcën që ajo mbartëte, theu tabutë e vjetra dhe i hapi rrugën progresit e përparimit në arsimim. Nëpërmjet mësuesit, edukatorit,  pedagogut e profesorit  shkolla (megjithë kufizimet bartëse në kohë të ndryshme) në vite përcolli dije që janë kthyer në vlera  e pasuri të cmuara kombëtare.

Krahasuar me këtë përvojë, edhe në ditët e sotme, insistohet që shkolla  nëpërmjet mësuesit  të kthehet në një ushqim potencial kombëtar, qytetar, shoqëror,intelektual, fizik, emocional etj. Por realisht a është ajo një instrument i tillë kombëtar? Mendoj se jo plotësisht, sepse e pengojne dy arsye themelore: së pari pagesa e ulët për të mos thënë qesharake dhe së dyti partitizmi. Në se punonjësi i arsimit do të paguhej dy ose tre herë më mirë se sot edhe niveli në shkolla  do të ishte dy-tre herë më i lartë. Pra investimi në arsim është  investim strategjik për të ardhme e afërt e të largët.

Po ashtu depolitizimi me ligj i njerëzve që punojnë  në sistemin arsimor (sic është ushtria), do ta clironte atë nga ngarkesat negative partiake dhe do ti hapte rrugën profesionalizmit. Ky kontigjent i depolitizuar  do të ishte një forcë e madhe  e kualifikuar për sistemin zgjedhor të numurimit  në qendrat e votimit dhe do ti jepte fund numurimit partiak që prej kaq vitesh është një gangrenë e vërtetë.

Sot në ditën e mësuesit (7 marsit), nuk është as koha dhe as vendi për të bërë  asnjë vrejtje për këtë profesion shumë të nderuar. Madje është koha  si shoqëri e si individ tju përciellim , gjithë mësuesve, edukatorëve, pedagogëve e profesorëve përgëzimet më të mira për punën dhe profesionin e tyre  shumë të nderuar e të respektuar. Të gjitha vrejtjet u takojnë politikës dhe politikanëve.

Duke kujtuar 7 marsin e vitit 1887, ku në Korcë  u hap mësonjtorja e parë shqipe, kujtojmë me respekt e nderim mësuesit e parë : Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuci Naci, Thoma Avrami etj. Në kërë rrugë të trasuar respekti sejcili nga ne sot kujton  mësuesit e tij që e ndihmuan në edukim e arsimim. Edhe unë  sot dua të shpreh ndjenjat e konsideratës time më të lartë për ish mësuesit e mi të Shkollës “Ali Merta “ në Komsi- Burrel (dhe stafin aktual të asaj shkolle). Të ri kujtoj me shumë respekt pedagogët dhe instruktorët  e ish Shkollës Ushtarake “Skënderbeg”; ato të Kolegjit Ushtarak të asaj kohe (Shkolla e Bashkuar), Fakulteti i Kimisë; të Akademisë së Shtabit Përgjithshëm- Fakulteti Gjitharmësh; të Universitetit të Tiranës- Fakulteti Ekonomi (Plan). Për studimet pas universitare: Gjeneral Prof. Dr. Adem Copani, Kolonel Dr. Shyqyri Kondi, dhe Proferorët e Universitetit Zija Xholi e Arta Dade etj.

Po ashtu me shumë respekt sot dua të përshëndes  disa drejtues të Vatrës  që i kushtuan pjesën më të madhe të jetës së tyre arsimit si: Dalip Greca, Nazo Veliu, Lekë Përlleshi, Majana Zeneli- Bulku,  dhe shumë e shumë të tjerë në degët e Vatrës që kanë mundësur hapjen e shkollave shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në SHBA.

Nga miqt e familjes time këtu në NY, përshëndes Suzana Uliun që punoi në strukturat e arsimit për gati katër dekada. Po ashtu përshëndes edhe nipat e mi Dasajev e Rigersi Bushati si dhe Andi Duka që i jane futur rrugës së këtij profesioni të bukur e shumë të nderuar.

Edhe një herë shumë nder e respekt për mësuesit e të gjitha kohrave .

Filed Under: Opinion Tagged With: 7 Marsi, asllan Bushati, mesuesit

Konferencë profesionale e mësuesve të gjuhës shqipe në Suedi

May 27, 2018 by dgreca

Nga Hazir MEHMETI/
Murat KociHalmstad, 17-18 maj 2018- Halmstadi me „Tri Zemra“ në Sheshin e Vjetër, tani për disa vjet është vendtakimi i mësuesve/ve shqiptarë në Suedi dhe ligjëruesve e zyrtarëve nga Shqipëria e Kosova. Shteti i Suedisë është shembulli më i mirë në organizimin e mësimit në gjuhën e origjinës. Krahas kombeve tjera edhe shqiptarët e organizuar në Lidhje e Shoqatat e tyre mbështetën fuqishëm me projektet e tyre.  Unbenannt
Konferenca u hap nga drejtuesi i Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Iliria” në Suedi, Murat Koci.  Ai përshëndeti mësuesit/et dhe mysafirët e rastit mes tyre Rexhep Mazreku, Zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nuhi Gashi, koordinator për mësimin shqip në diasporë nga Ministria e Arsimit të Kosovës (MASHTK), Veprimtari dhe ish deputeti i disa mandateve z.Hidajet Hyseni. Nga vendoret pjesëmarrësit i përshëndeti z.Kristen Jonson i cili mbajti kumtesë.  Nga vendlindja erdhe disa pedagog nga UN shqiptare, Dr.Rovena Vata dhe Prof. Kledi Shegani , kurse nga Austria mësuesi me përvojë, Hazir Mehmeti. “Me përmbajtjen e saj tashmë kjo konferencë ka krijuar fizionominë e sa në rrafshin didaktik”, një konstatim përvojash nga transformimi i konferencës drejtë programimit dhe drejtimit nga shoqatat e mësuesve shqiptarë.  Veprimtari dhe mësuesi me përvojë Nuhi Mazreku falënderoj të pranishmit, ai dha informata lidhur me historikun e shkurtër të qytetit të Halmstadit. Kumtesat ishin nga tema të ndryshme; Dinore Loshi u paraqit me kumesën nga përvoja profesionale “Mësimdhënia nxitëse dhe sfiduese”. Dr.Rovena Vata, pedagoge e hulumtuese, mbajti kumtesën “Roli i shkrimtarëve shqiptarë në zhvillimin e gjuhës shqipe”, kurse  mësuesja Fatmire Bunjaku kumtesën “Planifikimi pedagogjik”. Nga UN i Prishtinës Hydajet Hyseni ligjëratën e tij “Letërsia, politika dhe historia shqiptare në funksion të ruajtjes së gjuhës dhe identitetin kulturor e kombëtar të mërgimtarëve” e cila  u shoqërua diskutime. Pjesëmarrësit në konferencë, Halmstad   Premton Gërvalla, nga sektori i Entit Shtetëror, mbajti kumtesën “Mjetet digjitale në shërbim të gjuhës amtare…”, një përmbledhje interesante e të arriturave teknologjike bashkoohore si promotor në nxitje të ndryshimeve metodologjike e pedagogjike të domosdoshme.  Në ditën e dytë seancën e punimeve e filloi ligjëruesja nga UN i Tiranës, Prof. Kledi Shegani: “Gjuha shqipe, mjeti kryesor dhe më i rëndësishëm i identifikimit kulturor e etnik dhe mjeti më i rëndësishëm i ruajtës së zhvillimit të identitetit nacional e kulturor”. Nga MASHTK me kumtesë ngacmuese e nxitëse doli Nuhi Gashi, i cili ka dhe vet përvojë si mësues disavjeçar në diasporë. Pjesëmarrësit punuan në grupe ku ishte mundësia e shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në rrethe të ngushta kolegësh.  Me temën “Mësimi shqip në Austri, specifika e orës mësimore në klasë heterogjene” doli Hazir Mehmeti, mësues me përvojë në Vjenë. Ai dha ligjëratën e filloi me informata nga personalitete të shquara austriake me origjinë nga trevat shqiptare e pastaj duke dhënë shembullin metodologjik e didaktik të mbajtjes së një ore në klasë heterogjene. Ai iu përgjigj të interesuarve se A-B-C Fibel –Abetarja e standardëve të larta për alfabetizim të fëmijëve në mërgatë, e përdorshme për të ndihmuar alfabetizimin dygjuhësor, mund të porositet O-line tek botuesi i njohur Weber E.Verlag. Kjo abetare, e vetmja e botuar nga Ministria e Arsimit të Austrisë sipas standardeve të kohës është tani edhe pjesë e katalogut tani edhe në Gjermani, një rritje kërkese e theksuar.  Një temë tjetër me vlerë nga praktika mësimore ishte ligjërata “Mësimi përmes lojës” mbajtur nga mësuesi me përvojë dhe aktivisti i njohur Xhevat Isuafi. Loja tani është forma metodologjike bashkoohore më efikase diturinxënëse. Faqja e internetit e themeluar nga mësuesi Xhevat është e arritshme, kjo u provua me interesim nga pjesëmarrësit. Në pjesën “Prezantimi i librave të rinj” mbajtur nga Hazbi Lalica, mësues dhe autor tekstesh ishte një mundësi njohje e mësueseve e mësuesve me literaturën e caktuar, një alternativë e begatë në pasurimin e teksteve mësimore që mund të sigurohen lehtë në Suedi. Në konferencë veç ligjëruesve me diskutimet e tyre kontribuuan Adem Qerimaj, Lebibe Zogiani, Muhamet Zahiti, Shaban Gashi, Agim Morina, Hava Haliti, Sanije Selmani, Bekim Kaloresi, Qerim Raqi, Ymer Gërbeshi, Sefë Kryeziu, Qerime Gurguri, Ardiana Hasani, Shpresa Selmani, Fixhrije Syla, Merita Syla, Luljana Zahiti, Haki Behrami, Hafiz Xhemajli, Mejreme Gubetini, Bajram Kabashi, Anila Dervishaj, Faik Abdyli, Sylejman Berisha, Beqë Shala, Berta Lako, Zenel Zeneli.  Për pjesëmarrësit nga organizatori në mbrëmje ishte organizuar program muzikor burimor shqiptar të kënduar nga këngëtarja e njohur në Suedi, Afërdita Xani, kurse nga Kosova ishte e ftuar solo këngëtarja   Ardita Ukaj e cila interpretoj me mjeshtri disa këngë të bukura burimore shqiptare. Nuk munguan as vallet të cilat nxorën energji kohe e malli për vet jetën gurbeçare me shpresën për progres në vendlindjen për ku gjithmonë jetojnë ëndrrat. Në fund pjesëmarrësit me impulse të reja shkëmbimesh të njohurive drejtë auditorëve mbi regjistër shkruan: Mirupafshim sërish!

Filed Under: Ekonomi Tagged With: gjuhe shqipe, Hazir Mehmeti, Konference Suedi, mesuesit

VATRA PRITI MESUESIT E SHKOLLAVE SHQIPE

May 20, 2018 by dgreca

1 librat

VATRA PRITI MESUESIT E SHKOLLAVE SHQIPE NË NJË SEMINAR SHKENCOR ARSIMOR/

1 ambasadorja me salle-Seminar Shkencor- Arsimor: Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Amtare në Shkollat Shqipe të Diasporës Amerikane-1 a hapja– Mori pjesë edhe Konsullja e përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, zonja Teuta Sahatçija-

1 dritaNGA DALIP GRECA/1 salleDitën e  Shtunë me 19 Maj 2018, në mjediset e  Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” u organizua Seminari Shkencor : Arritje dhe Perspektiva të Mësimdhënies së Gjuhës Amtare në Shkollat Shqipe të Diasporës Amerikane . Organizatorët e AADLC(Albanian- American- Dual Language Culture) shkëmbimin e përvojës për metodat e mësimdhënies në shkollat shqipe në SHBA.2 a femijet rec 4

Seminarin e  ka hapur zonja Vjosa(Mujaj) Nikçi, mesimdhënëse në një nga shkollat e qytetit te New Yorkut dhe pjesë e Organizates se Gjuhës e Kulturës së Mësimit Dygjuhësor Shqiptaro-Amerikan, e cila iu ka uruar mirëseardhjen pjesmarrësve.2 femijet ne biblioteke.jpg Ndër të tjera zonja Nikçi tha: “Faleminderit të gjithëve që keni gjet kohë për t’u bashkuar me ne  për të diskutuar rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ka shumë përfitime në ruajtjen e gjuhës amtare. Gjuha e nënës së fëmijës është kritikë për identitetin e fëmijës. Ruajtja e gjuhës amtare ndihmon fëmijët të vlerësojnë kulturën dhe trashëgiminë e tyre, e cila kontribuon në një vetë-koncept pozitiv. 1 a KristaqiDuke inkurajuar përdorimin e gjuhës amtare, prindërit mund t’a përgatisin fëmijën për të bashkëvepruar me komunitetin Shqiptar, si në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj. Kjo është një nga arsyet pse është e rëndësishme për prindërit dhe organizatat e komunitetit Shqiptaro-Amerikan që të inkurajojnë në mënyrë aktive mirëruajtjen dhe mirëpërdorimin e gjuhës amtare. Nëse nuk jemi aktiv  për të mbajtur gjuhën amtare, fëmija është në rrezik të humbasë atë dhe me atë humbje, humb shumë përfitime nga dygjuhësia.”1 Mjaftime Dushollari

Zonja Drita Gjongecaj, themeluesja e Organizatës së Gjuhës dhe Kulturës e Mësimit dygjuhësorë Shqiptaro- Amerikane, ka falenderuar amabsadoren Teuta Sahatçija, që gjeti kohë për t’iu bashkuar kësaj veprimtari si dhe për mbështetjene  vazhdueshme që Konsullata e Kosovës i ka dhënë Shkollave shqipe.

1 Gjoka shaban

Po ashtu ajo falenderojë Vatrën për bashkëpunimin dhe për kontributin që ka dhënë në 106 vitet e jetës së vet për të ruajtur kulturën, gjuhën shqipe, traditat, në SHBA.

1 a Pranvera me salleKonsullja e Përgjithshme e Kosovës në NY, zonja Teuta Sahatçija, falenderoi organizatorët për organizimin e këtij seminari shkencor, si dhe për kontributin që po japin për mësimin e Gjuhës shqipe tek fëmijët e Diasporës.

1 mesusja KimAmabasadorja Sahatçija e konsideroi një gjetje të duhur organizimin e seminarit në mjediset e Federatës VATRA, ,Shtëpia e gjithë shqiptarëve të Amerikës, e cila përgjatë më shumë se një shekull, ka ruajtur identitetin e shqiptarëve në Amerikë dhe ka punuar fort për ruajtjen e Kulturës dhe Traditave Kombëtare.1 Sopa

Zonaj Sahtcija foli edhe për projektet e Ministrive të Kosovës dhe Shqipërisë për  konoslidimin e shkollave shqipe në Diasporë. Ajo e quajti një arritje historike edhe futjen e Gjuhës shqipe në programet e shkollave amerikane në Shtetin e Nju Jork-ut, progarm që nis në shtator 2018.1 a bashke 1

Editori i Gazetës Dielli, Dalip Greca, paraqiti Kumtesën”Shkollat Shqipe dhe Kontributi i Vatrës për ta ruajtur identitetin Kombëtar në SHBA”. Editori solli fakte, dokumente nga arkivi i Vatrës dhe tregoi se se si paralelisht me procesin e bashkimit të shoqatave krahinore dhe kulturore në SHBA deri më 1912 në Federatën Vatra, nisën përpjekjet për hapjen e shkollave shqipe. Ai tregoi nga rekordete  Vatrës të 24 Prillit se në mbledhjen që do t’i paraprinte themelimit të Vatrës, mungonte njëri nga delegatët, Koco Kotta, i cili ishte me mison për hapjen e shkollës shqipe në South Biridge në Boston. Po ashtu ai solli shembullin e Petro Kolonjës, që nga vatranët e fillimit, i cili e çeli më 1924 dhe e mbajti shkollën shqipe në Boston për 22 vjet.

Në Kumtesën e tij Editori solli kontributin e Vatrës për shkollat shqipe në Shqipëri në vitet 1918-40, ku Vatra dërgoi më shumë se 120 mijë libra të shtypura në Shtypshkronjën e Diellit. Më pas Editori solli realitetin e sotëm të Shkollave shqipe, duke u ndalur në shembulline  shkollave ët Vatrës Florida në Klearëater- Tampa,dhe Jacksonville, foli për mungesën e nëj programi unik dhe shqetësimet e tjera me ët cilat përballen mësueset.

Në mjediset e Vatrës, në ndihmë ët Seminarit ishte hapur nëj miniekspozitë me Libra të hershme të botuara nga Vatra si dhe libra me të cilat u zhvuillua mësimi i Gjuhës shqipe në vitet ’30 të shekullit XX…

Më pas pjesmarërsit kanë ndjekur nxënësit e shkollës Shqipe “Children of the Eagle”, të cilët me plot pasion e  siguri interpretuan vargje për gjuhën shqipe, për Flamurin Kombëtar, për Shqipërinë. Ata u duartrokitën gjatë nga pjesmarrësit.

Dr. Mjaftime Dushollari paraqiti studimin shkencor “Pasurimi i Mësimdhënies së Gjuhës Shqipe në Shkollat e Diasporës”, ndërsa Kristaq Papa, Drejtues i shkollës Shqipe”Kuq e Zi” në Queens solli përvojën dhe problematikën që paraqesin shkollat shqipe në Diasporë dhe bashkëpunimin me familjen dhe organizatat e Komunitetit.

Mësuesi dhe studiuesi Shaban Gjoka, autor i disa librave për mësimdhënien e anglishtes në SHBA, paraqiti kumtesën e ilustruar “Materiale Didaktike  dhe Mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë”.

Pas një pushimi të shkurtër, Organizatorja Drita Gjongecaj paraqiti Kumtesën “Veçori të Programeve dygjuhësore dhe Efektiviteti i tyre”. Ndër të tjera ajo tha:Siç dihet, fëmijët që frekuentojnë shkollat shqipe në diasporë janë të moshave dhe niveleve të ndryshme, por ata të gjithë i bashkon një gjë: të qenit krenar për prejardhjen e tyre dhe sidomos të qenit të ndërgjegjshëm se për ta ruajtur identitetin shqiptar nuk mjafton vetëm të veshësh bluzën kuq e zi; duhet folur gjuha, duhen njohur dhe kuptuar trashëgimia kulturore dhe traditat kombëtare, dhe po ashtu, duhet lexuar në shqip që të zgjerojnë njohuritë për historinë dhe gjendjen aktuale të vendit të prejardhjes.

Për këtë arsye, më shumë se kurrë kërkohet një bashkëpunim i ngushtë midis familjes dhe shkollave shqipe dhe ndërgjegjësimi se ruajtja dhe mësimi i gjuhës kërkon mënyra të tjera të organizuara dhe profesionale me qëllim që të arrijë në nivelet që kërkon koha.

Seminari i sotshëm është një hap i madh në këtë drejtim duke sjellë shkëmbimin e përvojave në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe në diasporë dhe duke hapur rrugën për një bashkërendim të veprimeve tona që kanë të njëjtin synim.

Siç dihet, fëmijët që frekuentojnë shkollat shqipe në diasporë janë të moshave dhe niveleve të ndryshme, por ata të gjithë i bashkon një gjë: të qenit krenar për prejardhjen e tyre dhe sidomos të qenit të ndërgjegjshëm se për ta ruajtur identitetin shqiptar nuk mjafton vetëm të veshësh bluzën kuq e zi; duhet folur gjuha, duhen njohur dhe kuptuar trashëgimia kulturore dhe traditat kombëtare, dhe po ashtu, duhet lexuar në shqip që të zgjerojnë njohuritë për historinë dhe gjendjen aktuale të vendit të prejardhjes. Për këtë arsye, më shumë se kurrë kërkohet një bashkëpunim i ngushtë midis familjes dhe shkollave shqipe dhe ndërgjegjësimi se ruajtja dhe mësimi i gjuhës kërkon mënyra të tjera të organizuara dhe profesionale me qëllim që të arrijë në nivelet që kërkon koha.

Seminari i sotshëm është një hap i madh në këtë drejtim duke sjellë shkëmbimin e përvojave në mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe në diasporë dhe duke hapur rrugën për një bashkërendim të veprimeve tona që kanë të njëjtin synim.

Studuesja dhe Kritikja e Muzikës, Pranvera Çobo, paraqiti Kumtesën e  ilustruar”Gjuha dhe kënga, të pandara në breza”, ndërsa dy referuset e  fundit i paraqitën Kumtesat e tyre në Gjuhën angleze. Zonja Mirjana Lukiç-Kim parqiti kumtesën” Effective Interactive Read Aloud Strategies for Laungage Learners”, ndërsa Jill Schimmel-Sopa, përcolli Kumtesën” You Get Çlose to Your Roots, You Know”?

Për pjesmarrësit organizatoret kishin përgatitur një kokteil të pasur.

Për mbështetjen e këtij Seminari organizatorët falenderuan publikisht:

-Prime Suplplay,

-Valon Nikçi-LinkNY,

-Konsullatën e Kosovës,

– Konsullatën e Shqipërisë,

-Henry Djonbalaj-HD Realty,

-Florim Lajqi- Empire Core Group LLC,

– David Tubioli-Westchester County Legislator,

– Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe …

– Televizionin KULTURA SHQIPTARE.

 

 

 

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: dalip greca, mesuesit, Shkollat shqipe, Vatra priti

Artikujt e fundit

  • Albania Fashion Week: Java zyrtare e modës shqiptare
  • Strukturat paralele në veri: Realitet i injoruar me pasoja për sovranitetin e Kosovës
  • Robert Lulgjuraj, një kandidat potencial shqiptar për në Kongres në Michigan
  • SPAÇI – PISKAMA QË NA THËRRET TË MBROJMË LIRINË!
  • Mbrëmje kulturore në Linc të Austrisë në 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës
  • Amerika e sheh Kosovën si aleate, dhe jo si problem për t’u menaxhuar me heshtje diplomatike
  • Përmbyllja e suksesshme e vitit shkollor në Shkollën Shqipe të QKSHA-Struga
  • Mallkimi i diktaturave komuniste
  • Mesdheu – Gramatika e qytetërimeve dhe roli i Shqipërisë në hartën e trashëgimisë mesdhetare
  • Fatime Sokoli, kumbimi këndues i Dragobisë përmes zërit dhe shpirtit të një gruaje që erdhi t’i përkiste përjetësisë
  • Orët dhe orëndreqësit shqiptarë
  • Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, detyrim kombëtar
  • A Festival to Remember – Celebrating Our Albanian Heritage
  • U PËRURUA LIBRI “ÇAMI, TEK GURI POLAR” 
  • KËSHILLI KOORDINUES I ARSIMTARËVE NË DIASPORË (KKAD) MBAJTI TAKIMIN E RADHËS DHE PREZANTOI PUNËN E SAJ NJËVJEÇARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT