Nga Dalip GRECA/*
Pas Kuvendit, dega e Vatrës organizoi një darkë madhështore në Kishën e Shën Palit në Detroit. Në një mjedis festiv, darkën e ka drejtur vatrani Novruz Nazarko.
Këngëtari Frederik Ndoci, me zërin e mrekullueshëm dhe me humorin karakteristik shkodran i ka dhënë gjallëri darkës. Në argëtimin e pjesmarrësve kontribuan edhe këngëtarët Mark Margega, Valentino Mitaj dhe Përparim Mefaja.
Pas një kuvendi të suksesshëm në darkë u vu re një përkrahje e madhe nga komuniteti i degës së Vatrës në Michigan. Shumë shoqata ishin të pranishme dhe përshëndetën Vatrën, c’ka tregon vlerësimin që i bëri komuniteti shqiptar vatranëve të Michiganit, vazhdues të Vatrës historike, që ka vepruar atje, dega 33, që ka shënuar rekorde në historinë e Federatës, e cila me 28 prill mbush 103 vite.
Në darkë ka përshëndetë konsulli i nderit i Republikës së Shqipërisë z. Ekrem Bardha, i cili i dha mbështetje degës dhe e përgëzoi atë për veprimtarinë e saj kombëtare. Z, Bardha vlerësoi kontributin historik të Vatrës 103 vjecare dhe garantoi përkrahje të mëtejshme. Konsulli i Nderit përcolli urime edhe për gazetën Dielli, gazeta më e vjetër të shqiptarëve, e cila ka 106 vite që vazhdon të ndricojë mendjet e shqiptarëve të Amerikës. Ai premtoi 5 mijë dollar për Diellin.
Z. Agim Rexhaj, zv/kryetari i Vatrës, në përshëndetjen e tij, falenderoi pjesmarrësit për mbështetjen që i japin Vatrës, për praninë e tyre në darkë, falenderoi z. Bardha, dy meshtarët e pranishëm dom Fran Kolën dhe dom Ndue Gjergjin, të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të pranishëm, degën e Vatrës në Michigan me kryetarin Alfons Grishaj për punën e mirë dhe Kuvendin e suksesshëm.
Duke folur për Vatrën, historinë e saj të pasur Kombëtare, z. Rexhaj tha se është krenari që të bëhesh pjesë e Vatrës, prandaj, tha ai, ju ftoj që t’i bashkohen vatranëve. Zv/kryetari i vatrës foli edhe për Kuvendin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, që do të zhvilojë punimet me 2 Maj në Jacksonville në Florida.
Me duartrokitje u prit dorëzimi nga zv/kryetari i Vatrës i dekorimit me medalionin dhe Hartën e Kosovës akorduar Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Michigan z. Ekrem Bardha nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryetari Haradinaj ka vlerësuar kontributin e jashtzakonshëm që Konsulli i Nderit Bardha ka dhënë për cështjen Kombëtare në përgjithësi dhe vecanërisht për Kosovën.
Duke ia doërzuar dekoratën, zv/kryetari i Vatrës, z. Rexhaj, tha se z. Bardha, ka më shumë se 50 vite që punon për Kosovën dhe cështjen kombëtare në tërësi.
Dom Fran Kolaj, famullitari i Kishës së Shën Pjetrit , ka përshëndetur pjesmarrësit, ka përgëzuar degën e Vatrës për Kuvendin e suksesshëm dhe punën e palodhur për cështjen kombëtare.
Darkën e ka bekuar dom Ndue Gjergji, famullitar i Kishës Zoja Pajtore.
Në emër të dëgës së Vatrës, të pranishmit i ka përshëndetur sekretarja e sapo zgjedhur zonja Enita Hajdari. Në fjalën e saj, pasi falenderoi pjesmarrësit dhe mysafirët, sekretarja e Vatrës u përqëndrua në rritjen e rolit të grave në Vatër. Ndër të tjera ajo tha se Vatra ka luajtur një rol të rendësishem në historinë e Shqipërisë dhe diasporë. Vatra është pjesë e shpirtit dhe mëndjes shqiptare e cila la atdheun në kushtet dhe rrethanat të veshtira por pa e harruar kurrë atë. Në fakt kjo ndarje e dhimbshme e atyre që e frymëzuan dhe e ndërtuan Vatrën vazhdon të coptojë zemrën e shumë të tjerëve ,të cilët edhe sot e kesaj dite vazhdojnë ta lëshojnë atdheun, në një eksod të dhimbshëm, jo sepse nuk e duan atë por sepse kushtet dhe rrethanat ua diktojnë .
Pra, kjo organizate atdhetare inkurajon bashkimin e të gjithë shqipetareve kudo qofshin dhe ngado qofshin, atyre të Maqedonise, Malit të Zi, Kosoves dhe Shqiperisë. Sepse, sikurse te gjithë jemi bijtë e një nëne ateherë të gjithë bashkë duhet të ulemi në një sofer, dhe të jemi një krah i ngrohtë dhe inkurajus për njëri-tjetrin. Ti lëmë mbrapa inatet e vjetra, shpifjet, përcmimet, intrigat dhe t’i bashkohemi një ideali, atij më të shtrenjtit: “Të përkrahim dhe duajme njeri-tjetrin në tokë të huaj”, qe është imperative për mbijetesen e zakoneve dhe traditave në diaspore, që është jetike për të siguruar trashegimine e shqiptarizmit nga një brez ne tjetrin. Mendoni që të njëjtat shqetësime dhe dëshira kanë patur parardhesit tanë, të cilat në ketë moment të jetës tonë po i pranojmë edhe nderojmë. Tani është detyra jonë të kultivojmë edhe dorëzojmë virtytet e gjuhes tonë të bukur shqipe, zakonet dhe traditat tona shekullore brezave të ardhshëm, shqipeve të vogla.
Në ketë kontekst, nuk mund të mos njohim dhe shtyjmë më përpara rolin e familjes shqiptare , në marëdheniet e saj brenda komunitetit dhe rolin e këtij komuniteti në shtetin e Michiganit. Kush mund ta mohoj rolin jetik të gruas dhe nënes në familje? E pra është kjo, familja jonë e madhe shqipetare që ka më shumë se kurrë nevoje për pjesemarjen aktive të gruas në vater dhe komunitet. Mendoni se pa rolin e gruas, komuniteti jonë do jetonte dhe zhvillohej perkrah komuniteteve të tjera pa patur balance përfekte ndermjet asimilimit dhe intergrimit? Mendoni se ka ardhur koha për një përfshirje të gruas në vater?
Mendoni se Vatra ka nevojë për largpamesin, intelektin dhe zhvilimin qe gruaja shqiptare implementon në familjes e saj? Kush mund të dalloje dhe krenohet me rolin e grave shqiptare dhe mijera historive të sukseshme të tyre qe nga busineset e vogla familjare deri tek korporatat. Ka ardhur koha qe gratë të dalin nga hija e familjes edhe e punes dhe të mbeshtesin njera-tjetren. Nena, vajza dhe motra, perfytyroni shkembime experiencash, iderash, aktivitetesh dhe mbi të gjitha ndarje shqetesimesh, mbeshtetje emocionale dhe inkurajim ndaj njera-tjetres? A nuk do behej jeta jonë më e lehtë, komuniteti ynë me i zhvilluar nga aktivitetet tona në Vater?
Ju bejmë thirrje, burrave, baballarëve dhe vëllezërve tanë të pranojnë dhe suportojnë rolin tonë të pashmangshem në shoqeri, familje dhe komunitet. Ashtu si ata burra në familje kanë nevojë për kujdesje, ushqim, frymëzim dhe mëshirim, ashtu edhe komuniteti ka nevojë për të njëjten forcë dhe vetmmohim që gruaja e ka në deje dhe sidomos gruaja shqipetare.
Ju falenderoj dhe shpresoj që në takimin e vitit të ardhshem të festojmë 10-fishin e anëtareve në organizaten e re: “Gruaja e Vatres Shqipetare”.
Më pas kanë përshëndetur z. Lekë Gjonaj-kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe”, drejtoresha e financave pranë zyrës së senatorit Gary Piters- Elisa Malile, drejtori i Qendrës Ballkanike, Taulant Kadiu, Kryetari i Shoqatës “Kastrati’ Petrit Doda, Sekretari i shoqatës Luvigj Stërbyci, Ish zv/ Kryetari i Shoqatës të ish të burgosurve politikë Gjon Kacaj, Sotir Laco, i biri i vatranit të mocëm Vangjel Laco, kampioni i Kickboxing për Michiganin vatrani Adrian Hadriberajther dhe të tjerë.
Për më shumë se 5 orë vatarnët dhe komuniteti kanë festuar së bashku.
*Fotografite shihini ne facebook
Një mbrëmje kulturore e deges se Vatres me artistet shqiptare në Kafe “ KUVENDI”
Dega e Vatrës në Michigan organizoi një mbrëmje muzikore model me këngëtarin e njohur Frederik Ndoci, këngëtaren Eglantina Toska dhe violinistin virtuoz, Zaqir Sulkuqi./
Nga Pjetër Jaku/
Ditën e shtunë, me datën 17 Maj 2014, na Kafe “Kuvendi” me organizimine Degës së Vatrës, Michigan u realizua një mbrëmje muzikore model me këngëtarin e njohur Frederik Ndoci, këngëtaren Eglantina Toska dhe violinistin virtuoz, Zaqir Sulkuqi, që kishin ardhur për një koncert në Qendren Kulturore “ Gjergj Kastrioti – Skenderbeu” të Kishës së Shën Palit. Në këtë mbrëmje me të ftuar nga Dega e Vatres dhe stafi i Revistes “ Kuvendi”, moren pjesë edhe Ambasadori i Republikes se Shqipërisë në Washington, Gilbert Galanxhi dhe bashkëshortja Eva, njëkohësisht Sekretare e Ambasadës, Konsulli i Nderit të Republikës së Shqipërisë në Michigan, biznesmeni dhe patrioti i njohur, Ekrem Bardha, Kryetari i Degës së Vatrës Michigan, publicisti dhe poeti “ Pshtari i Demokracisë”, Alfons Grishaj, aktivistët Nevrus Nazarko, Kujtim Qafa,Petrit Doda, Pal Rakaj, Luvigj Stërbyçi, poetja dhe vatranja Elinda Marku, Lush Popa, Agustin Qupi, Gjokë Ndoj, aktivisti Rrok Doka Junçaj,Bedri Ruka, Arben e Aida Gjergji, të ftuar nga Shoqata “ Mirdita”, Gjon Simoni ( Sekretar i kësaj Shoqate) Pjetër Gega ( arkëtar),Dodë Qafa,Hilë Curri, nipi i të njohurit Pashk Curri nga Fushë- Arsi, i ndodhur për vizitë në Detroit, Lekë Prendi, Bik Ndoka etj. Një mbrëmje pothuajse spontane, pa një program të paramenduar, por që doli në përmasat e një koncerti artstik, që rrallë ndodh edhe në mjediset kulturore të kryqytetit. Me artistët ishte edhe poetja e njohur Iliriana Sulkuqi, ku në tavolinën e saj qendronin poetët ( krijues të njohur nga komuniteti shqiptar i Michiganit) Nexhip Ejupi, Mensur Spahiu, Rakip Babqorri dhe Gazmend Kishta. Poashtu i pranishëm ishte njëri nga drejtuesit e organizmit të ri në komunitet Albanian Roots, Indrit Topalli.
Mrekullia e zërit të Frederik Ndocit, për të cilin shqiptarët duhet të përulen para këtij talenti të rrallë, nuk vlerësohet në nivelin që kërkon arti, ishte një kënaqësi dhe një kërkesë e vazhdueshme e të pranishmëve për ta mbajtur deri në mëngjes. Tingujt e violinës së Zeqir Sulkuqit, një ndër mjeshtrat më të mirë në Ballkan, me disa koncerte në sallat më të njohura të Evropës, nuk shoqëruan vetëm jaret e njohura shkodrane, por edhe luajten pjesë të veçanta vetëm për violinë që mbajtën autorësinë e tij, si Vallja e Kalit, një pjesë përfekte që trokon në ndjesitë e secilit, si dhe Vallja e Ciganit, plus pjesën më të vështirë për çdo violinist, imitacionin muzikor të cicërimës së zogut.
Të gjitha këto, të gërshetuara bukur me zërin e pastër e melodioz të artistës së re Eglantina Toska, e cila jo vetëm përcolli trevën prej nga vinte, Elbasanin, por edhe shumë këngë të bukura të trevave të tjera si të Krujës, Malësisë, Mirditës etj. Brishtësia e saj ishte krejt tjetër me zërin, me seriozitetin muzikor të një krijuesje të kulturuar, që këngën e kishte jo vetëm hobi por edhe profesion.
Të tre këta artistë shoqëroheshin në organo nga muzikanti i ri i talentuar Elis Lloshi, i cili veçëse muzikant ishte pedagog në Fakultetin e Artve. Të shoqërosh, ose më mirë të ndjekësh kthesat e parpitura zanore të Frederik Ndocit është vërtetë e vështirë, që rrallë muziknat e bën. Kjo më sjellë ndërmend një thenie të Aritsit tjetër të njohur në një bisedë për Rikun, Ardit Gjebrea, i cili theksonte “ Frederiku është shumë i vështirë ta shoqërosh me muzikë…” Kthesat e befta, roli i dy këngëtarve në një, siç janë duetet ( femër –mashkull), mund t’i realizoi vetëm Frederik Ndoci e askush tjetër.
Me të drejtë mbrëmja mund të vlerësohej si një aktivitet i mirëfilltë kulturor që rrallë mund të realizohet. Për këtë një meritë e veçantë është e Degës së Vatrës Michigan, që disa herë ka realizuar promovime librash e filmash, si dhe mbrëmje miqësore për anëtarët e saj, pa harruar të kënaq edhe ata që nuk janë pjesë e Vatrës.
“Në të arthmën, kjo Degë, – thotë kryetari saj, Alfons Grishaj, – do të mundësojë edhe ndonjë aktivitet tjetër si; piknik apo udhëtim tematik, në ndonjë vend që ia vlen ta njohësh, sponsorizime të ndryshme për vepra që shihen me dobi, apo me nivel si dhe mbrëmje të vazhdueshme për rastet përsonale apo familjare të miqëve tanë.”
VATRA E KA TE HAPUR DEREN PER RININE
Në takimin vjetor të degës së Vatrës të Detroitit te 12 prillit 2014,Mondi Rakaj, sekretar i degës, ka hapur takimin. Fillimisht ai i ka uruar mirëseardhjen vatarnëve dhe më pas ka lexuar përshëndetjen e Konsullit të Nderit në Michigan, z. Ekrem Bardha, i cili për arsye shëndetësore , nuk ka mundur të marrë pjesë. Në përshëndetje z. Bardha shkruante:”
I dashtun Alfons,
Ju falenderoj per ftesen tuaj, per te marre pjese ne aktivitetin e Vatres, qe mbahet sot ne Kishen Katolike te Shen Palit.
Per arsye Shendetsore nuk e ndej veten akoma mirë për të marrë pjesë në aktivitetet e komunitetit.Ju dergoj urimet e mia dhe suksese Vatres dhe Vatraneve, qe gjithmone kane perfaqesuar dhe mbrojtur interesat e kombit, dhe te Shqiptareve kudo qe ata jetojne dhe punojne.”
Me respekt,
Ekrem Bardha
Sekretari Rakaj ka paraqitur edhe mungesat në takimin e degës.Për arsye pune, dhe per arsyen se nuk ndodhen ne Michigan, tha ai, na mungojne anetaret e Kryesise se Vatres: Ilir Myftiu, Donika Bardha, Enita Hajdari, Dritan Mishto (Anetari i Kryesise te Nderit) dhe ish Konsulli i pergjithshem i Republikes te Shqiperise ne SHBA.
Në takim kanë munguar edhe vatranët: Valentin Lumaj, Ermira Babaliu, Elinda Marku, Monela Jaku, Viola Tamburi, Merushe Lumaj, Franz Grishaj,Sele Cela, Dr Paulin Gjoni, Gjovalin Gjelaj,Fran Marku, Zef Marku, Gjeto Ivezaj, Luigj Gjokaj, Vasel Ujka, Lulash Palushaj, Gjergj Ivezaj, Nikoll Qafa, Nikoll Pepa, Taulant Kadia.
Diskutimin e tij z. Rakaj e ka përqëndruar në punën që duhet të bëjë Vatra me rininë.
Strategjija e Vatrës për rininë sipas sekretarit të degës së Michiganit, Mondi Rakaj,është e qartë dhe ajo buron nga Kushtetuta e Vatrës.
1. Vatra mund te beje aktivitete te ndryshme me rinine, e cila perkon me programin e Statutin e Vatres.
2. Ne do te kerkojme, qe te ndihmohen ne bursa Studentet, sipas fondit qe ka ne dispozicion Vatra.
3. Kjo tregon, qe pervec detyrave qe ka rinia Shqiptare ne Emigracion per te perqafuar frymen patriotike te Vatres, ka edhe Benefitet e Veta.
4. Rinia do te jete e nderthurur, me kontributoret veterane te ceshtjes kombetare, te cilet marrin prej tyre eksperiencen, dashurine dhe perkushtimin per Atdheun.
5. Ne do ti krijojme kushte Rinise qe ta ndjejne veten te barabarte midis te barabarteve, duke pretenduar te behen Lider, ne te tashmen dhe ne te ardhmen.
6. Cdo njeri qe pretendon te mbaj larg Rinine duke e frikesuar, ai person apo persone, eshte ne kundershtim me filozofine e Vatres.
Zoti e Bekofte Rinine tone , forcen vitale te se ardhmes.
Në përfundim, të fjalës së tij, Mondi Rakaj, tha se: Nqs ne per hir te Vatres, nuk u pergjigjemi disa personave, qe shkruajne anonim e shpifin, ne i kemi te evidentuar 100%, nepermjet strukturave te Shtetit Amerikan.Mos pergjigja jone eshte force per ne, dhe shans per ata qe te kthehen ne rruge te mbare.
Kjo eshte filozofia jone, tha Rakaj.
DEKLARATE E DEGES SE VATRES MICHIGAN
Kryesia e Degës së Vatrës Michigan, në takimin e saj të datës 04 Mars 2014 erdhi në konkluzionin se, Vendimi i Kryesisë së Vatrës në New York është i drejtë dhe i bazuar në Kanunoren ( Statutin dhe Programin ) e saj prej më shumë se 100 vjeçar.
Ne gjykojmë, se Kryesia e Vatrës duhet të kishte ardhë në këtë vendim fill pas Kuvendit të prillit 2013, ku ranë në sy tendencat për marrjen e drejtimit të kësaj Federate Panshqiptare.
Dega e Vatrës Michigan e denoncoi këtë synim që në Kuvendin e vitit të kaluar sëbashku me dy degët e Florides dhe disa vatranë të vjetër nga New Yorku.
Qendrimi i Degës së Westchester, nuk është abuzim, por shkelje flagrante e Kanunores dhe Historisë së kësaj Organizate Kombëtare, e cila i shërbej Kombit, jo si qendër biznesi, por si Organizatë Nacionale për të shpëtuar Shqipërinë.
Ky rast le të jetë një mësim i mirë për Vatrën, e cila të tregohet më e vëmendëshme në momentet përcaktuese.
Dega e Vatrës Michigan mbështet vetëm Kryesinë dhe Kryetarin e dalë nga Kuvendi Legjitim i datës 27 Prill 2013.
Detroit, 04 Mars 2014
Ne Foto: Dega e Vatres ne Michigan ne diten e organizimit te saj
Vritet pronari shqiptar i një restoranti në Detroit
Një ngjarje rrëqethëse e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë ka ndodhur të premten mbrëma në Detroit/
Harper Woods – Detroit : Gazetat amerikane shkruajn se lajmi u mësua pasi u gjetë trupi i vdekur i viktimës nga një klient të shtunën në mëngjes. Gazetarët nga vendngjarja thonë se të shtunën restauranti “Royal Grill” në Harper Woods të Detroitit do të ishte i mbushur me klientë, por tani është i mbyllur, e nisë kronikën FoxNews2, në Detroit për shqiptarin i cili u vra në rrethana misterioze mbrëmjen e së premtes.
Ato thonë se pronari i këtij restauranti, është 31 vjeçari A. A, i cili mendohet të jetë vrarë të premten, natën në parkingun tek dera e prapëme e lokalit të tij “Kelly Road”, ndërsa procesi i vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë.
Videoja tregon viktimën duke ecur për te makina e tij dhe një person tjetër i fshehur i cili shkonte pas. Pas një përballje të shkurtës personi kishte shtënë me armë në viktimën.
Sekonda më vonë, i armatosur kishte ikur bashkë me makinën e viktimës.
Policia thotë se janë në kërkim të makinës dhe vrasësit.
Policia e qytezës Harper Woods jo shumë larg Detroiti, ka bërë të ditur se pronari i restorantit “Royal Grill” në rrugën “Kelly Rd” është shqiptar, ai u qëllua më armë dhe u vra në rrugicën mbrapa restorantit. Policia ende nuk e ka zbuluar dot vrasësin dhe po kërkon automjetin që autori e vodhi pasi kreu vrasjen. Viktima, sipas medias lokale është shqiptari A. A. nga Roseville, Michigan.
“A.A. ishte një anëtar i njohur mirë i komunitetit të Harper Woods, i dalluar për bujarin dhe zemërgjerësinë e tij çka do të u mungojë shumë këtij komuniteti”, ka deklaruar për medien lokale Jim Burke, Drejtori i Sigurisë Publike në Harper Woods.
Policia sqaron se :”A A, sapo kishte mbyllur restorantin e tij për atë natë, kur e qëlluan në kokë, rreth orës 10:00 të natës. Pasi që sulmuesi e ka plaçkitur dhe vrarë të riun A.A, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e viktimës, duke kaluar mbi trupin e pajetë të viktimës. Një fqinj e ka gjetur të vdekur dhe ka lajmëruar”, thotë policia e Detroitit.
Një tjetër, që punonte në këtë restorant e që nuk deshi të identifikohej i tha kanalit televiziv “Fox2” se A.A. kishte ardhur nga Prishtina – Kosova në kërkim të ëndrrës amerikane.
Ndërsa policia në një lajmërim u lutet të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë, nëse shohin automjetin e vjedhur.
“Automjeti i vjedhur i viktimës është ngjyrë gri, tipi “Chevy Camaro” 2010, me shirita të zinj. Targa e makinës është: CFZ 9555. Çdokush që ka informacion duhet të telefonojë në numrin: 911, ose policinë në Harper Woods 313-343-2530 ose në mënyrë anonime numrin 1-800-SPEAKUP.
Por, policia paralajmëron që qytetarët të mos ndërmarrin veprime personale nëse e dallojnë automjetin; mjafton të njoftojnë policinë. Autori i vrasjes dhe vjedhjes mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm”, shkruhet në njoftim.(B Sina)