• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Më Fal, Popull!

February 19, 2015 by dgreca

Nga Migjen Kajtazi/
Romantizimi si levizje kulturore ka ndër të tjera synimin e përdorimit të imagjinatës në kreativitetin e sajë.
Utopia është një formë dhe një tjerër përfaqësim i një realiteti ideal dhe pa të meta pra një formë e përdorimit të imagjinatës.
Fiksioni është një histori e të paraqiturit të një imagjinate e bazuar në fakte imagjinare për të krijuar te lexuesi, dëgjuesi apo shikuesi kur kemi të bëjm për filma të fiksionit një realitet i bazuar në imagjinatën e krijuesit …
Të gjitha këto levizje apo forma e të shprehurit imagjinar më bën të shkruaj ketë shkrim sidomos duke u bazuar në realitetin që po mbizotron në Kosovë.
Realitet i lidhur me Kosovën dhe për Kosovën .
Realiteti i hidhur i lidhur me qytetarët e sajë që morrën rrugët e shpërnguljes masive me një pikëniseje të ditur e me një pikëdestinimi të paditur po i caktuar në ndonjë shtetë anë e kënd Evropës Përendimore.
Dhe në këtë optikë të imagjinatës sime paramendova e sidomos imagjinova një politikan të Kosovës që do kishte guximin që do ti kërkonte falje qytetarëve të sajë për këto arsye :
– që e bëri qytetarin e Kosovës të Ikë …
– që e bëri qytetarin e Kosovës ti humbë shpresa për ta shijuar lirinë
– që e bëri qytetarin e Kosovës të „gjynëzohet“para autoriteteve serbe
– që e bëri qytetarin e Kosovës të mos e shef të ardhmen e fëmijëve në vendë
– që e bëri qytetarin e Kosovës të ngulfatur nga mos zhvillimi
– që e bëri qytetarin e Kosovës të ndarë …
– që e bëri qytetarin e Kosovës të mos lidhet me tokën për të cilën ka luftuar
– që e bëri qytetarin e Kosovës të mos bësoj në ata që kanë zgjedhur
– që ndikojë me mos punën e tijë që antivlera të jetë si propozim i vlerës
– që ndikojë që mjeku të harroj betimin fisnor në shërbim të pacientit
– që ndikojë që ende policia të mos këtë sigurim jetësor
– që të ndikojë që të mos ketë ende ushtri
– që të ndikoj që tregtari të bëj politikën jo ditore po shumë vjetore të zhvillimit ekonomik të Kosovës
– që të ndikojë që mos ketë nisma afatëgjate për pastrimin e Tokës dhe Ujërave të Kosovës që kanë vuajtur nga pushtete të ndryshme sa ka vuajtur populli shqiptar
– që të ndikojë që pasuria e Kosovës të jetë zgjedhje për qytetar e jo barrë e qytetarëve
– që e bëri qytetarin e Kosovës ….
– që të ndikojë ….
– që e bëri ….
– Që të ndikojë …

E në ketë frymë të imagjinatës , imagjinova politikanin shqiptarë që falenderon qytetarin e Kosovës që kanë ikur nga Kosova , e ketë ikje ndër të tjera e kanë bër, duke mos dashtur të futet në luftë vëllavrasje se kjo ju propozu si zhgjedhje të problemeve nga politikanët….
E imagjinova politikanin e Kosovës që kërkon ti jipet rasti edhe një herë të punojë për Kosovë e me Kosovë ….
E imagjinova politikanin e Kosovës që kërkon falje për të qenurit i dehur nga pushteti gjatë gjithë këto vite të pushtetit …
E imagjinova politikanin të bëhet burrështetas i Kosovës….

Filed Under: Opinion Tagged With: me fal, Migjen Kajtazi, popull

Sa kushton një plumb i kallashnikovit?

January 9, 2015 by dgreca

Nga Migjen KAJTAZI/
«Kosova edhe pse e pavarur, ka shumë probleme», e filloi bisedën një gazetare e Le Temps. «Deri më tani kemi folur për vuajtje, fakti që po flasim për probleme përbën një përparim1», më erdhi aty për aty. Por edhe këto të fundit nuk janë për t’u nënçmuar. Ndër problemet që mund të citojmë është ai i sigurisë, apo pasigurisë së qytetarëve të Kosovës.
Vëmendja më e shtuar për çështje të sigurisë dhe të pasigurisë së qytetarëve ka filluar pas vrasjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John F. Kendy, në vitin 1963. Këtë ditë filloi një epokë e re e shtjellimit të çështjes së ndjenjës së pasigurisë. Vrasja e burrështetasit më të mbrojtur në botë ndikoi në gjendjen shpirtërore të njerëzve, të cilët filluan ta shtrojnë pyetjen: Kur edhe njeriu më i mbrojtur në botë u bë viktimë e krimit, ku ngelëm ne?!
Nga kjo kohë, për popullsinë e ‹thjeshtë› ky rrezik u bë më real dhe u përhapën sondazhet e matjeve të ndjenjës së sigurisë. Matjet e ndjenjës së sigurisë në Perëndim në fakt kanë filluar pas Luftës së Dytë Botërore. Këto anketa u shërbejnë shumë institucioneve të sigurisë nacionale. Si formë për matje të ndjenjës së sigurisë aplikohet anketa e ashtuquajtur e viktimologjisë, e cila interesohet për atë se kur personat kanë qenë viktimë gjatë një intervali të caktuar kohor, apo viktimë në një fushë të caktuar. Pyetjet në shumicën e radhës kanë të bëjnë me integritetin fizik e pronësor.
Ndër format e matjes së ndjenjës së sigurisë është edhe anketa e vetëgjyqësisë, që më shumë përdoret për delikte të vogla, të kryera nga moshat e reja, apo nga adoleshentët. Më e rëndësishmja te të gjitha anketat, çfarëdo qofshin ato, është forma e indikatorëve që japin informacion të saktë për interesimin që ka intervistuesi.
Instrumentet e afirmuara në vendet e Perëndimit për matjen e ndjenjës së sigurisë pothuajse nuk mund të shërbejnë në Kosovë. Për shembull, pyetja lidhur me ndriçimin e rrugëve dhe lagjeve nuk ka kuptim në një vend ku ka mungesë të furnizimit me energji elektrike. Njëlloj edhe pyetja për perspektivën e të rinjve në vend nuk ndihmon në rrethanat kur një numër i madh i të rinjve është i papunë dhe zgjedhjen e sheh në emigracion. Lista e pyetjeve që nuk kryejnë punë në matjen e ndjenjës së sigurisë është e gjatë si :
– Pyetja për kushtet ekonomike nuk mundet të parashtrohet nga fakti që mbi 50 % e popullësisë aktive janë në kërkim të punës.
– Pyetja për ndikimin e ambientit nuk mundet të parashtrohet se Kosova ka probleme me ndotje te madhe ekologjike (mjaftonë të shifenë lumejtë e Kosovës)
– Pyetjen lidhur me sigurinë në trafikin e komunikacionit nuk mundemi të parashtrojmë se të gjithë e ndiejm vetën të pasigurtë në rrugët e Kosovës , qoftë ngasësit e veturave po ashtu edhe këmbësorët.
– Pyetja lidhur me traumat e luftës ende nuk munden të parashtrohen nga fakti qe « Zija Kombëtare » nuk ka filluar nga fakti që kemi mbi 2 mijë persona të zhdukur . Po ku jemi te traumat rritja e vetëvrasjeve është tregus i traumave postromatike pas luftës .
Një pyetje që jep informacion për ndjenjën e sigurisë në Kosovë do të ishte: Sa kushton një plumb i kallashnikovit?
Gjatë një qëndrimi në Kosovë, në tetor 2014, ua parashtrova këtë pyetje grupmoshave të ndryshme të personave në viset rurale dhe urbane. Numri i të intervistuarve ishte i vogël – njëmbëdhjetë, po përgjigjet dolën megjithatë sinjifikuese.
Pothuaj asnjëri nga pesë personat që jeton në Prishtinë nuk arriti të japë një përgjigje të saktë, që lejon një konkluzion të qartë sa u përket njohurive për çmimin e një plumbi të kallashnikovit. Kurse të gjithë gjashtë personat në zonat rurale dhanë përgjigje që dallonin fare pak njëra nga tjetra.
Përgjigjja e ‹prishtinasve› lejon kushtimisht hipotezën që këta qytetarë ndihen të sigurt, apo nuk ka rrezik të përdorimit të armëve, për shembull gjatë dasmave. Ndoshta për shkak të pranisë më të madhe të policisë, apo frikës së denoncimit nga fqinjët.
Kurse fakti që një numër i madh i të pyeturve në viset rurale e di çmimin e një plumbi të kallashnikovit lejon konkluzionin që popullsia rurale është më e armatosur dhe e ka potencialin t’i përdorë armët më lehtë në mungesë të policisë, për shkak të pozitës gjeografike, apo nga fakti që e ndien veten më të pasigurt.
Armatosja e popullsisë është ndër indikatorët më të ndjeshëm në anketat që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve. Pyetja sa kushton një plumb i kallashnikovit mund të shërbejë si një tregues autokton, i cili jep informacion për armatosjen dhe sigurinë në këtë kohë në Kosovë.
Shtjellimi sipërfaqësor i problemit, nuk ka për qëllim minimizimin e rëndësisë së çeshtjesë së sigurisë së sigurisë . Thjesht druaj që grumbullimi i shumë problemeve mund ta prekë edhe aspektin e sigurisë së Kosovës. Kur ta mësojnë qytetarëte e Prishtinës çmimin e një plumbi të kalashnikovit , do të jemi në vijën e fundit të “rezervave” të sigurisë në këtë situatë të karakterizuar nga një jo stabilitet të përgjithëshëm politik, ekonomi, social etj. e njëherit ….të mbrojtjes.

Filed Under: Analiza Tagged With: i kallashnikovit?, Migjen Kajtazi, një plumb, Sa kushton

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT