• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MIMOZA

January 31, 2017 by dgreca

Nga Pierre-Pandeli Simsia/Mimoza! Me këtë emër kaq të bukur më kanë quajtur mua që edhe pse origjinën e kam të largët, nga Australia, jam përhapur të jetoj edhe në vendin e bukur me emrin po aq të bukur, SHQIPËRI.
1 Mimoza
Çuditërisht, Nëna Natyrë më ka krijuar me flokë të verdhë prandaj edhe më quajnë edhe lule artë, për të lulëzuar në muajt e parë të çdo viti, në stinën e acartë të dimrit dhe në pragpranvere.
Zakonisht, në stinën e ftohtë të dimrit, ndodh që, papritur moti ndryshon për pak ditë, ditët ndjehen më të ngrohta se ditët e tjera dhe, kur rrezet e diellit dimëror përkëdhelin flokët e mi të artë, unë, atëhere e përkëdhelur filloj të shpërthej me lulëzimin tim duke u dhënë njerëzve gëzim, kënaqësi, si lajmëtare e ardhjes së pranverës.
Edhe kur flokët e dëborës bien lehtë lehtë mbi trupin tim, bardhësia e saj ngjan si një vello nusërie mbi flokët e mi të verdhë.
Sheshet, rrugët, bulevardet e qyteteve të ndryshme ku më kanë vendosur për të jetuar, zbukurohen nga ngjyra ime e artë; aroma ime e këndshme përhapet gjithandej duke hyrë thellë mushkërive të njerëzve.
Njerëzit! Ah, sa shumë njerëz kam parë! 
I dua njerëzit, sepse edhe ata më duan mua.
Sa shumë njerëz të gëzuar vijnë drejt meje; më shikojnë me kërshëri dhe kënaqësi; atë kënaqësi që edhe unë ua shikoj në fytyrat e tyre të qeshura plot dritë. 
Më përkëdhelin degët, flokët e mi të verdhë, afrohen pranë meje duke nuhatur aromën e këndshme të luleve të mija dhe sikur duan të më thonë diçka. Ndërsa unë, i vështroj, i vështroj…
E ndjej veten të jem pema më me fat që mbledh rreth vetës, shikoj njerëz të moshave të ndryshme.
Eh, sa shumë njerëz shoh, në çdo orë, ditën edhe natën, mëngjeseve edhe mbrëmjeve!
Ndjehem e lumtur kur shoh dy të rinj të dashuruar, të përqafuar të vijnë drejt meje, të qendrojnë nën degët e mija dhe ja, po u dhurojnë njëri tjetrës plot afsh dhe ndjenjë puthjen e parë. Pastaj puthjen e dytë, puthjet e panumërta, përkëdheljet, ledhatimet…
Si një simfoni muzike, bashkë me fëshfëritjen e degëve dhe gjetheve të trupit tim, dëgjoj edhe pëshpëritjet e tyre, fjalët më të zjarrta: “Të dua! Të dua shumë!
Dëgjoj pëshpëritjet e të dashuruarve të ndryshëm që jo pak herë shijojnë kënaqësinë nën strehën e trupit tim.
E si të mos ndjehem e lumtur unë, Mimoza luleartë, kur emrin tim e gëzojnë shumë vajza dhe gra të bukura e fisnike, intelektuale dhe shtëpiake shembullore…
Dhe, në mes gëzimit dhe kënaqësisë që ndjej, më breh shpesh mendimi, së shpejti njerëz të moshave të ndryshme do vijnë drejt meje, ashtu siç vijnë përherë të qeshur e të gëzuar, me buzëqeshjen që u shkëlqen fytyrat. 
Por, pa mëshirë, do më sakatojnë duke më shqyer krahët e mi të brishtë të mbushura plot me lule, do më përkulin degët, do më këpusin, do më thyejnë pjesë të ndryshme të trupit.
Dhe unë, si një vajzë e bukur, e pafajshme, nuk kam forcë ta ndal atë masakër njerëzore që po i bëhet padrejtësisht trupit tim.
Krejt papritur, bukuria ime shndërohet. Trupi im i ngjan një kufome të masakruar.
Largohen pastaj njerëzit të gëzuar, ndërsa unë, me dhimbje i vështroj degët e bukura të lulëzuara të shkëputura masakrisht të trupit tim të qendrojnë në trupa të huaj, të përqafuara në qindra krahë njerëzish të panjohur.
E di, ato pjesë, degët e lulëzuara të trupit tim, do zbukurojnë dhoma të ndryshme shtëpijash, do jenë të vendosura në vazo të mëdhaja me ujë si ushqimi i tyre i përkohshëm, do t’i çojnë edhe në pikat e shitjes së luleve për qellime fitimi.
Ato pjesë të trupit tim, do gëzojnë shumë zemra të dashuruarish edhe në ditën e tyre të shenjtë të 14 Shkurtit.
Por, ah! Sa shumë e dëshiroj, që, për të gëzuar zemra të dashuruarish, zemrat e njerëzve të ndryshëm që më vendosin në vazot me ujë në shtëpijat e tyre, të mos vijnë njerëzit e ndryshëm e të më sakatojnë.
Dëshiroj shumë të vijë lulishtari i kujdesur, të më presë me kujdes degët e lulëzuara, ashtu siç pret floktorja duarartë flokët e tepërt të një vajze të bukur, veçanërisht, vajzës bjonde ashtu siç jam edhe unë.
Kam hyrë në muajt e mi të artë të lulëzimit dhe do e dëshiroja shumë të mos ndodhë ajo çfarë ndodh me mua në vitet e shkuara.

Filed Under: ESSE Tagged With: Mimoza, Pierre-Pandeli Simsia

Artikujt e fundit

  • ANNA KOHEN: Nuk harrroj vlerat humanitare dhe bujarinë e shqiptarëve
  • Akademia e Shkencave përkujton me nderim në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta akademik Kristo Frashërin
  • Ndryshimet e Kodit Penal një realitet me risqe dhe kurthe penalizimi për gazetarët
  • Kongresi Kombëtar i Lushnjes u bë gur themeli për ndërtimin e shtetit shqiptar
  • Libri “Tragjedia Çame” i bashkëautorëve Lita-Halimi, një testament dokumentar
  • FREEDOM IN JANUARY 2026
  • “ALBLIBRIS”, NJË PREMTIM KADARESË QË E KREVA NË NËNTËDHJETËVJETORIN E TIJ
  • Përmendorja e Skënderbeut në Ulqin
  • Join us at Albanian Heritage Day at Yankee Stadium!
  • ABAS KUPI, AKTIVITETI POLITIK NË EMIGRACION DHE NË SHBA
  • Marksizmi, nostalgjia e sfumuar filozofike dhe praktike
  • U mbajt konferenca shkencore “Tish Daija në 100 vjetorin e lindjes”
  • NDËRROI JETË PJETËR LEKA IVEZAJ
  • LIRIA KA EMËR: UÇK
  • VENDI IM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT