• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Stalini hiqet, Hoxha ngrihet

January 5, 2014 by dgreca

Nga Mimoza Dajci/

Qyteti i Telavivit hoqi nga nje shesh kryesor i tij monumentin e diktatorit sovjetik Josif  Vissarionovich Stalin. Megjithese ishte goditur e demtuar disa here, perseri nostaligjiket e kishin restauruar. Statuja e Stalinit hiqet, ndersa statuja e figura e diktatorit Hoxha ne Shqiperi ngrihet nga nostalgjiket e tij, te cilet pretendojne jo vetem ta ngrejne sa me lart, por edhe ta quajne hero kombetar.

Shqiperia njihet si vendi qe perjetoi diktaturen me te eger ne Europe, ndersa ata qe perfituan nga ai rregjim e nuk pesuan persekucion politik kerkojne ta rringjallin me zor. Shume pankarta te tij manifestohen ne tubimet e te majteve e partise komuniste ne Tirane e rrethe te tjera. Me ka rastisur nje here ne Tirane tani vone, te shikoj nje proteste te tyre me foto te Enver Hoxhes. U shtanga, nuk i besova syve. C’po ndodh keshtu thashe me vete. Ne vend qe ky vend te shkoje perpara akoma kthehet e ngre lart pankarta me figuren e atij qe shuajti mijra njerez neper burgje e kampe internimi. Qe ndau prindet nga femijet, e burrat nga grate, vetem e vetem duke ushtruar dhune, krime e luften e klasave. E sot perseri pasuesit e tij neper festa dalin si triumfatore me portretin  e tij.

Koha per vete Rusine nga Hoxha merte leksionet e komunizimit ecen perpara duke e hedhur ate ne koshin e plerave, ndersa Shqiperia me nostalgjiket e saj ecen mbrapa me foton e tij.

Eshte per te ardhur keq qe kane kaluar me teper se cerek shekulli e ne vendin tone njerezia nuk jane ndergjegjesuar akoma per ate periudhe qe quhet me te drejte si diktatura me e eger ne rajonin Europian. Ne si Organizate e Gruas Shqiptare Amerikane “Shprese & Paqe” me qender ne New York, ngreme zerin e protestes per cdo inisiative qe vlereson figuren e diktatorit Hoxha, apo shpalljen e tij hero kombetar.

Sa nena e gra u pushkatuan me gjyqe e pa gjyqe. Sa vajza e motra shqiptare nuk arriten te krijonin familje e te beheshin nena per femijet e tyre, por u torturuan nga xhelatet e burgjeve shqiptare ne kohen e komunizmit, e akoma plaget e tyre nuk jane mbyllur. Edhe shume gra ruse u denuan e internuan per agjitacion propagande, edhe pse nuk e kishin kryer nje veper te tille.

Atehere per cfare duhet ekspozuar me germa kapitale e figura madheshtore nje diktator i tille. Apo ndoshta ata jane pro edhe vrasjes qe, nje i cmendur kreu tani vone ne Korene e veriut, ku te gjalle hodhi mes bishave te egra njeriun e tij te familjes, i cili e ngriti dhe e beri president te vendit. Shtepia e Bardhe kete krim e quajti edhe nje shembull tjeter te brutalitetit ekstrem te rregjimit ne Korene e Veriut nga diktatori Kim.

Monstra e Korese se veriut ne kete shekull te ri, ne vend qe te punojne per paqen e demokracine ne bote vret njerez te pafajshem, e shqiptaret rringjallin diktatoret e ngjashem ne karakter e krime me Hitlerin dhe Milloshevicin.

Janar 2014

Filed Under: Featured Tagged With: Enveri ngfihet, Mimoza Dajci, Stalini Hiqet

Nje veprimtari per grate ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara

January 1, 2014 by dgreca

Nga Mimoza Dajci/

Muaji qe lame pas shenoi arritje edhe per organizatat jo qeveritare te grave qe veprojne ne SHBA e ne te gjithe rruzullin tokesor. Edhe pse ne shume vende ka patur dhune ne familje e shoqeri te ushtruar mbi te, perseri ka patur nje civlizim e proteste te tyre, cfare tregon se zeri i gruas ne familje e shoqeri eshte i domosdoshem.

Per tu njohur me te rejat e fundit e ketyre zhvillimeve ne rajon e me gjere Organizata e Kombeve te Bashkuara zhvilloi ne New York nje takim me organizatat jo qeveritare te grave ne SHBA e vendeve te ndryshme te botes. Ne panelin e ngritur me kete rast u pasqyrua jeta e gruas ne Kine, Austri , Meksike e Afganistan e disa vende te tjera qe kerkojne akoma nje vemendje me te madhe nga OKB.

Edhe pse kjo ishte nje konference e rendesishme mbi gruan, shije te hidhur la mos prezantimi i levizjes feministe ne Kine nga nje femer , por nga nje perfaqesues i diplomacise kineze ne SHBA.

Ai mes te tjerave tha se grate e vajzat ne Kine kane nje sfere me te larte zhvillimi ne krahasim me meshkujt, dhe arritjet e tyre jane me te suksesshme se sa burrat. Menyra se si ai paraqiti aspektin femeror te takimitj ilinte per te desheruar, pasi aty mungonte zeri e prania e gruas kineze, fakte keto qe flasin qarte mbi diferencimin e madh  gjinor qe ndodh ne Kine midis gruas dhe burrit.

Gjithashtu ne kete konference pati prezantime edhe nga organizatat e reja te grave qe veprojne vullnetarisht per ngritjen e ndergjegjesimin e tyre kudo qe ato punojne e jetojne. U fol per rolin  e gruas ne shoqeri, politike  e vendimarje si dhe u ndalua tek vendimet e konferences se Pekinit, te cilat jane aktuale edhe sot persa i perket zhvilimit te gruas ne bote. Gruaja u tha ne kete takim luan jo vetem nje rol kyc ne familje edhe ne edukimin e femijeve por eshte edne nje ze i fuqishem per paqen e demokracine ne bote. Duke qene se kalendari shenonte festat e fundvitit aty u shtrua nje koktej, ku grate mes tyre e bredhit te gjelber takuan gotat e shkembyen kontaktet. E pranishme ne kete konference ishte edhe Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Shprese & Paqe.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Mimoza Dajci

Po…Ç’e deshe, ç’e deshe!

December 23, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

Kisha disa vite pa shkuar në Shqipëri, po statusi që kisha si azilante politike, paratë. Përpara se të udhëtoja për atje hartova një listë me njerëzit e afërt që më duhej ti jepja ndonjë dhuratë të vogël. Me thënë të drejtën lista u rrit aq shumë saqë edhe pse i kthehesha disa herë përsëri qëndronin ato shifra ose më tepër. Jo, tezja, jo burri i tezës, jo halla, jo çuni i hallës, jo daja , jo çuni i dajës. Komshia përballë që më është kujdesur për prindët. Komshia në kat të dytë që është doktoreshë e më ka vizituar prindët, po një shoqe një shok e kështu me rradhë.

Zbrita nga avioni e arrita në shtëpinë e prindërve, se shtepi timen nuk kam atje. As ketu ku banoj ne SHBA nuk kam se me te ardhurat qe mar nuk kam arritur te blej nje saper te futur koken. Çuditem me disa njerez ne Shqiperi, se si per nje periudhe 7 apo 8 vjeçare kane blere nga dy tre vila apo apartamente. Ku i kane gjetur parate qe i kane ndertuar apo blere ato vila e apartamente. Apo qe levizin edhe me makina te shtrenjta. Mire ata/ato qe meren me bisnes, po gazetaret, e te tjere me rradhe. Çuditem vertete…

Nejse, pa u ambjentuar e çmalluar mire me prindet bie zija e deres. Komshinjte tha mamaja, i ka mare malli per ty, kane kaq vite pa te pare. Shume mire, i prtia i qerasa e i dhashe nga nje dhuarte simbolike. Po ç’e deshe me thane e kemi nje te tille.

Perseri bie dera vjen nje shoqe e vjeter e mamase. U puthem u perqafuam, beme nje dore muhabet e me duhej ti jepja diçka qe me kishte porositur mamaja per ti sjelle qe andej. Ç’e deshe ma tha, e kam nje te tilla. Ktheva koken  nga mamja, ajo ma beri me shenje qe te heshtja. Çfare te beja mbylla gojen, gjeta edhe diçka tjeter ne valixhe e i a dhashe, sikur i çeli pak fytyra. Nejse..

Pas nja nje ore vjen tezja me burrin e niper e mbesa. Qame me mall, u shnukem nga te puthurat e me ne fund erdhi rradha e dhuratave. I dhashe te dyve burre e grua nga nje ore 10 dollareshe. Ndersa te vegjelve nga nje loder seicilit e qese me karamele e çemçakeza.

– Ç’e deshe – me tha tezja, – kemi nje te tille dhe une dhe ky, – per te shoqin.

Mbeta. Me erdhi mire qe ishte ngritur pjaca e njerezia nuk vuanin me per buke, por per diçka me teper, por une aq sa kisha mundesi aq edhe u kisha blere. Nje pune sa per te mbajtur veten bejme ne emigracion e jo jete lluksi. Nuk jam miliardere. Edhe kete pune pas 6 vitesh me veshtiresi te madhe e kam gjetur. Dikush do te ngrej supet, por shishe kam shitur per mbijetese vite te tera, pasi pronari i pallatit megjthese shqiptar me nxori ne rruge te madhe, nuk kisha mundesi ti paguaja rregullisht qirane. Isha pa pune e sapo me kishte filluar nje ndihme ekonomike e vogel nga shteti, por qe nga nje pakujdesi e zyres se asistences akoma nuk i kishin vajtur parate pronarit te pallatit.

Ka halle e halle. Ndersa ne Shqiperi te pakten ata qe kane perfituar apartamente falas nga shteti nuk vuajne per buken e gojes. Nuk them, ka papunesi, ka te varfer, te pastrehe edhe atje, siç jam edhe vete, por te pakten siç paguajme ne ketu treçerekun e rroges vetem per nje apartament ndoshta atje nuk ndodh keshtu. E duke qene se kete shume te madhe ma mer pagesa mujore e apartamentit, pagesa e dritave etj, nuk kisha mundesi ti jepja dhurata te çmuara  njerezve te mi te gjakut apo edhe me tej

Nga te gjithe degjova; – Ç’e deshe, ç’e deshe.

Edhe po ti flisje diçka me shume se si eshte situta ketej, qe ka papunesi, te hidheshin ne fyt.

– Aman – me thonin – mos fillo e flit kodra mbas bregut si disa te tjere.

Deri ime moter kete pergjigje me jepte.  E quajne Ameriken parajse ku çdo njeri ha me luge floriri. Por edhe Amerika e emigracioni ne pergjithesi kane veshtiresite e veta. Nuk eshte fushe me lule. Nese ke nje pune eshte ndryshe. Uhe nuk po them se ketu ka varferi te madhe, pasi standard i jeteses eshte me i larte krahasim me Shqiperine e vende te tjera te botes, pasi eshte nje vend me i qete e demokratik ne bote, ku zbatohet ligji, por qe ka edhe te pa pune, kete nuk mund ta mohoj.

Dhjetor, 2013

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Mimoza Dajci, po c'e deshe...

Perfaqesuesit e politikes dhe shtetit festojne Krishtlindjet ne banoret ne Bronx

December 21, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajci /Fotot Aleks Nilaj/

 Eshte bere tradite tashme qe edhe ne Bronx te organizohet nga politikanet, qytetaret e ne menyre te vecante nga femijet ndezja e dritave te pemes se Krishtlindjve dhe vendosjes e ndricimit te Menorah-s. Kete fundviti ishin Senatori Jeff Klein, perfaqesuesi i Bashkise se New Yorkut James Vacca dhe Assemblyman Z. Mark Gjonaj qe se bashku me plakun e vitit te ri gezuan  femijet me ndezjen e dritave ne pemet perqark ketij qyteti qe po mer dita dites nje zhvillim e hov te madh.
Me veladonin e kuq mbuluar me boren e sjelle nga malet Santa Claus hipur mbi sliten terhequr nga kuaj te bardhe i ftonte vogelushet e banoret perqark te festonin sebashku ndezjen e dritave te Krishtlindjve. Shume lodra e dhurata te ndryshme u ndau ai vogelusheve, te cilet edhe pse ne mot te ftohte e priten me kenge e hare babagjyshin e tyre te dashur.
Pak dite me pare edhe ne lagjen Pelham Parkway ne Bronx ishin mbledhur qindra qytetare, prinder me femijet e tyre e te moshur, perfaqesues te politikes e shoqerise civile per te ndare mes tyre kete gezim tradicional. Prania e politikaneve mes banoreve ne fund te cdo viti tregon mbeshtetjen qe shteti dhe politika i jep qytatarit te saj per te pasur festa gjithnje e me te begata.
Atmosfere feste kudo. Rruget e zbukuruara me simbolet e krishtlindjve. Edhe vitrinat e dyqave shendrisnin nga dekorimet e rastit, e gumezhinin nga zerat e femijeve te cileve me shume se kurre kerkojne te blejne lodrat e tyre te preferuara.
Nje artopalant i vendosur ne makinen e Z. Gjonaj oshetinte me tingujt e muzikes se krishtlindjeve, ndersa perpara tij printe slita me kalores babagjyshin e dhuratave.
– Erdhi Santa, erdhi Santa Claus – therrisnin te gezuar femjet.
Brohoritje e emocione solli ky moment tek cdo i pranishem ne kete aktivitet kulturor e tradicional.
Dhjetori eshte i muaj e dy festave te fundvitit – Krishtlindjeve e nderrimit te viteve. Data 25 shenon festen e Krshtlindjeve, dhe ne kete date dita fillon e mer nga nata. Dite te shenuara keto qe festohen ne te gjithe rruzullin tokesor. Data 25 dhjetor shenon festen e Krishtlindjeve, dhe ne kete date fillon edhe zgjtja e dites qe mer nga nata. Kjo feste sjell jo vetem emocione te gezueshme, por edhe nje pozitivitet mes familjareve. Njerezit behen me te qeshur e me komunikues mes tyre e rrethit shoqeror. Prindet e femijet i ben te lumtur e me te respektuar ndaj njeri tjetrit.
Ne Pelham Parkway me ftese te Z. Mark Gjonaj moren pjese edhe shume shqiptare mes tyre edhe poetja e humanistja e njohur Znj. Rita Saliu. Kishte bere rruge te gjate qe nga Bostoni, me trena e autobuse per te qene prane vogelusheve e qytetareve ne Bronx ne kete eveniment qe bashkon gezime te papershkruara. Kishin ardhur gjithashtu edhe lider te njohur te komuniteteve te ndryshem Edith Blitzer, Joseph Thompson etj.
Shume aparate u shkrepen e shume foto u realizuan, shume kujtime u hodhen edhe ne kujtesen e vogelusheve te cilet kendonin te qeshur kengen per Santa Claus e Krishtlindjve.
Senator Klein dhe Assembyman Z. Gjonaj pasi pershendeten pjesemarresit dhe i falenderuan qe ishin sebashku ne kete mbremje festive filluan numerimin per ndezjen e dritave. Dhe ja casti i shume pritur erdhi. Dritat nen ngjyrat e ylberit u ndezen, vendi perqark ndricoi si nen nje prozhektor te forte ku me teper binte ne sy pema e gjelber me dritat e zbukurimet e saj dhe Santa Claus qe u ndante lodra vogelushve, embelsira dhe karamele ne formen e bastunit te tij magjik.
Festa vazhdoi deri vone ku femijet kenduan e kercyen rreth bredhit te gjelber.
Dhjetor 2013

Filed Under: Komunitet Tagged With: Aleks Nilaj, Festimi i Krishtlindjeve ne Bronx, Mimoza Dajci

U pershendetem me me Urimin e Krishtlindjeve

December 18, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajci/

Prag Krishtlindjesh. Bora e rene prej ditesh ne New York e ne rrethinat e tij ka mbuluar jo vetem catite e shtepive e oborret e tyre, por edhe rruget e trotuaret ku ecin kalimtaret. Shume makina te pastrimit te rrugeve ishin angazhuar  nga qeveria, por edhe banoret e shtepive apo biseneseve private pastronin ambjentet e tyre nga bora e duke hedhur  kripe  per shkrirjen sa me te shpejte te saj.

Femijet luajne me topa bore, gezojne e lodroje mes tyre, por edhe te rinjte argetohen mes njeri tjetrin ne kete stine te ftohte duke i derguar  shoqii shoqit nje top debore dhe urimin Merry Christmas.

Por bora e rene duhet pastruar per tu shmangur edhe ndonje aksidenti te rastit. Dikush mund te rreshqase e te kete pasoja per jeten.

Nje mabsdite rreth ores pese po kaloja me makine prane Kishes St. Lucy’s ne Bronx. Rruget e trotuaret rreth saj ishin mbuluar nga debora e rene e qe vazhdonte te binte. Nuk pashe njeri te levizte aty rrotull, pervec nje njeriu qe pastonte trotuaret me nje makine e te vogel e qe shperndante aty ketu kripe te bardhe.

Isha ne sinjalin stop ne rruge. U bera kurioze, te shikoja  kush ishte ky njeri qe pasttonte boren rreth ambjenteve te Kishes ne kete stuhi dhe vetem. Sa ne nje trotuar te Kishes, ne tjetrin perballe saj ku ndodhet edhe shkolla e Kishes, levizte i panjohuri. Dukej qe pastronte gjithe zelll e deshire.

Edhe pse bora qe binte furishem ne xhamin e makines nuk me lejonte te shikoja qarte perreth, arrita te dalloj silueten e pasturesit. Ishte shqiptari i mire, Famulltari i Kishes Dom NIkolin Pergjini.

Me thene te drejten u suprizova, e me preku ky gjest .

Dom Nikolini – thashe me vete – eshte duke pasturar i vetem boren ne kete kohe te ftothe e me stuhi?

Ndalova makinen. I afrohem dhe e pershendes. Pune te mbare Dom Nikolin! U gezua kur me pa. I tregova se e pashe kur po vozisja makinen e ndalova ta pershendes per kete gjest te mire qe ishte duke bere. Pasi folem pak u pershendetem me Urimin e Krishtlindjeve.

Pas meje degjova Merry Christmas. Edhe dikush tjeter qe po shetiste me qenin e tij,ndaloi per tu pershendetur me Famulltarin e Kishes e per ta pergezuar per kete pune te vlefshme qe po bente.

U largova e mendja me rinte tek ky Familltaryne  i mire qe edhe ne kohe pushimi mendon per jeten e qytatareve e kujdesin e tyre.

Dhjetor 2013. Bronx, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: dom Nikolin Pergjini, Mimoza Dajci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”
  • Zhvillimi e përdorimi i Gjuhës Shqipe në diasporë
  • Diaspora, kapitali kombëtar që ende nuk dimë ta vlerësojmë
  • HOMAZH E NDERIM PËR TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN TË BËHEJ SHQIPËRIA
  • FEDERATA VATRA DHE RIKRIJIMI I SHTETIT SHQIPTAR 1920-1921
  • Kolë Idromeno, “parganjoti” që u bë artist i madh në Shkodër
  • KRIJIMTARIA POETIKE E DRITËRO AGOLLIT
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1914) / INTERVISTA EKSKLUZIVE ME PRENK BIB DODËN NË DURRËS RRETH “AKSIONIT TË TIJ USHTARAK” PËR TË SHPËTUAR PRINC VIDIN
  • Ja pse Venezuela e Maduros nuk është viktimë, dhe pse SHBA po vepron ?
  • Rizza Milla: Radio “Zëri i Shqiptarëve” në Chicago, 3 dekada në shërbim të komunitetit dhe çështjes kombëtare
  • Promovohet filmi dokumentar “Shaban Murati-diplomati antitabu”
  • SHKRIMTARËT, LEXUESIT, KRITIKA…
  • REZISTENCA ANTIFASHISTE SHQIPTARE NË KONTEKSTIN E KOMBEVE TË BASHKUARA KUNDËR NAZIZMIT GJERMAN NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT