• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të zhdukurit nga komunizmi në Shqipëri

December 16, 2016 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/Me anë të një thirrje OKB, i tërheq vëmendjen autoriteteve shqiptare se, duhet të sigurojnë më shumë shpërblim për familjet e 6000 njerëzve të zhdukur gjatë rregjimit komunist në Shqipëri. Ky lajm u bë i njohur pas vizitës një javore në Shqipëri nga Drejtuesja e OKB-së, Znj. Houris Es-Salmi. “Ka ardhur koha – tha ajo – që Shqipëria të kthejë këtë faqe të dhimbshme të së kaluarës. Zhdukja e personave të zhdukur fillloi në vitin 1944 pas ardhjes në fuqi të diktaturës komuniste e deri më 1991. Të gjithë personat e zhdukur dhe familjarët e tyre citon të ketë thënë Zj. Salmi kanë të drejtën e dëmshpërbilimit, mirëkuptimit, rehabilitimit, dhe garancisë për mos përsëritje të këtyre krimeve”.

Shpresojmë që këto thirrje si dhe të tjera të komunitetit ndërkombëtar të fillojnë të zbatohen në Shqipëri, por si “hallvë” e ftohtë. Si e pabesueshme, pasi koha ka treguar të kundërtën. Atje janë shumë probleme që janë lënë qëllimisht “në harresë” e vendi mbulohet akoma nga kaosi, krimi i organizuar, apo krimi brënda familjes. Edhe pse Shqipëria kaloi diktaturën më të egër në Europë, përsëri akoma qeveritë e saj nuk kanë shlyer dëmshpërblimet për ish të burgosurit dhe internuarit politikë, ku një pjesë e mirë e tyre po largohen nga kjo botë me shpirt të vrarë e copëtuar, pa marë atë shumë që u takonte nga torturat e vuajtjet e rënda që kaluan nëpër birucat, burgjet e kampet e përqëndrimit nga rregjimi makabër i diktaturës komuniste.

Eshtë hapur një biçim muzeu tunel – bunker i nëndheshëm i ish qeverisë komuniste në Tiranë, por ajo nuk pasqyron plotësisht aq sa janë në të vërtetë plagët e dramat që i janë shkaktuar mbi kurriz, pa drejtësisht popullit tonë nga ai rregjim mostruoz, i cili sa më shumë të ishte zgjatur aq më shumë viktima do të kishim akoma më shumë të dënuar politikë do të kishim. Të gjithë do të kishim kaluar nëpër atë gijotinë, do të vdisnim si në një gropë të madhe gëlqereje që vlonte mes spiunimeve dhe letrave anonime. Një zinxhir i tërë i shërbente kohës së kuqe në Shqipëri, ishte krijuar industria e spiunazhit, vrasjeve, zhdukjeve, ku vëllai denonconte vëllanë, nëna dhe babai djalin, gruaja burrin e kështu me rradhë.

Sa vjen koha e fushatave qeveritë zgjidhin minimalisht thesin, fillojnë e u hedhin një kafshatë parash ish të dënuarve politike dhe vetëm kaq. Janë 50 vite mizori, plagë e drama pa fund, kush duhet ti kompesojë, paguajë e riparojë përveç qeverive që shkojnë e vijnë për oreks të tyre e aspak për mjeranin popull. Flet bota, thirrje OKB, Amerika, shkruan KE, por kush e dëgjon, e kush e zbaton. Askush. Çdo “thirrje” në vesh të shurdhër.

Duke lexuar me vëmendje Raportin e OKB-së mes të tjerave shkruhet se, në Shqipëri deri në këto momente nëpër gjykata nuk ka arritur asnjë rast i zhdukjes me forcë. Ndoshta si autore e këtij shkrimi nuk mund ti marr të gjitha përgjegjësitë, por një rast e njoh shumë mirë, ka qenë im atë (ndjesë pastë) që ka pas hapur gjyq vite më parë në Gjykatën e Tiranës për vëllanë e tij të pushkatuar pa gjyq, vrarë e zhdukur nga Shefqet Peçi me kompani e akoma nuk i gjenden eshtrat, ndërkohë që edhe Komisioni Tri Palësh në Shqipëri e deklaron të pushkatuar pa gjyq, se ashtu ka ndodhur në të vërtetë, e nuk i dihet varri. Hapeni dosjen e tij në Gjykatën e Tiranës e keni, Rasim Memet Dajçi quhet, është bash vëlla gjaku i tim eti. Nëse doni fakte më shumë ja u dergoj unë. Por mos flisni e deklaroni pa përgjegjësi, se në dyert e gjykatave në Shqipëri nuk është hapur ndonjë gjyq për të zhdukurit e diktaturës komuniste. Po xhaxhai im ky hyn?

Filed Under: Komente Tagged With: Mimoza Dajci, ne Shqiperi, nga komunizmi, Te zhdukurit

TAKIM ME KRYETARIN E VATRES

December 16, 2016 by dgreca

1-gjoni-me-ekipin-e-mozes

Nga Mimoza Dajçi/New York, 15 Dhjetor 2016. Mot i ftohtë, temperaturat shënonin minus nën zero gradë. Në një nga ambjentet e Federatës Pan Shqiptare “Vatra” në Bronx, Kryetari i saj Dr. Gjon Buçaj, priti në një takim pune Organizatën e Gruas The Women’s Oragnization “Hope & Peace”, (me kërkesën e tyre) të përfaqësuara nga zonjat Katerina Cima, Violeta Miraka, Drane Gjergji dhe Mimoza Dajçi. Kryetari “Vatrës” pasi i bëri një ekspoze të shkurtër veprimtarisë së “Vatrës” dhe mundësinë për anëtarësime të reja, foli për degët e reja të saj që janë ngritur edhe në shtete të ndryshme të Amerikës, si dhe përpjekjet që bën “Vatra” për të mbajtur gjallë frymën e atdhedashurisë, gjuhës dhe traditave të mira të popullit tonë. Z.Buçaj përmendi vitin e Faik Konicës dhe veprimtaritë që u mbajtën për nder të figurës së tij gjatë të gjithë vitit 2016, si dhe veprimtaria finale në Selin e “Vatrës”, me simpoziumin, Konkursin dhe Ekspoziten kushtuar Faik Konices. Ai u ndal tek Festa e Pavarësisë së Shqipërisë, që si traditë organizohet çdo vit nga “Vatra”, si një festë mbarë kombëtare e që ka vlera absolute për tu festuar së bashku si komunitet nën ombrellën historike të “Vatrës”. Organizata e Gruas “Hope & Peace” me një aktivitet tashmë të njohur në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve New York e më gjerë, vlerësoi pritjen e rezervuar nga ana e Kryetarit të “Vatrës” Dr. Buçaj, si dhe mirëpriti e dëgjoi me vëmendje bisedën e zhvilluar prej tij. Ato ishin të një mendimi se Festa e Pavarësisë duhet të jetë një festë e përbashkët pasi historikisht është festuar nga “Vatra” dhe paraardhësit e saj themeltar Noli dhe Konica. Më pas gratë përfaqësuese të organizatës së gruas parashtruan mundësinë e një Sesioni Përkujtimor të përbashkët me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Martires shqiptare Musine Kokalari. Dr. Buçaj e miratoi në parim si ide dhe premtoi se këtë aktivitet do ta mbështesi “Vatra”, do të zhvillohet në Selinë e saj dhe u caktua data 11 Shkurt 2016 për tu zhvilluar.  Znj. Dajçi i kërkoi gjithashtu Kryetarit të “Vatrës” që brënda mundësive dhe njohjve që kanë me njerëz të njohur të biznesit shqiptaro – amerikan në SHBA, ti vinë në ndihmë për punësim grave dhe vajzave të komunitetit që ndodhen në vështirësi ekonomike.

Kryetarja Dajci, në emër të Organizatës së Gruas  “Hope & Peace”,  i dorëzoi Kryetarit të Vatrës tri “Mirënjohje” ; për Kryetarin Bucaj, zonjën e Tij Nikoleta dhe një për vatranin Zef Përndocaj.

Bronx, 15 Dhjetor 2016

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Mimoza Dajci

Regjisori Jotti Ejlli, një yll në ngjitje

December 6, 2016 by dgreca

1-jotti-ejlli

 

Nga Mimoza Dajçi/

M.D – Përshëndetje Z. Ejlli, gëzohem që jemi së bashku në këtë bisedim artistik, për të folur rreth kinematografisë shqiptare. Ju edhe pse i ri në moshë, keni arritur sukses si kineast. Si ja dolët, kujt ja dedikoni këto arritje?

Jotti Ejlli – Përshëndetje Mimoza edhe unë ju falenderoj për këtë bisedë, por është akoma herët për të folur për suksese, janë gjëra të vogla që bëhen të mëdha me kalimin e kohës. Ndonëse mosha më tregon të ri, unë kam mbi 12 vite që jam pjesë e skenës artistike. Ose më saktë prapaskenës artistike. Çdo gjë i dedikohet viteve të gjata shkolle dhe pune.

M.D – Si lindi tek ju pasioni për artin skenik?

– Jotti Ejlli – Kam qenë gjithmonë i tërhequr nga arti, duke filluar që në moshë të vogël me dhuntinë time për pikturën, pasionin për muzikën dhe prodhimet kinematografike me të cilat unë kam ndarë një pjesë të madhe të fëmijërisë dhe adoleshencës. Pavarsisht pasjonit tim për muzikën nuk ishte dëshira ime që të profilizohesha në një fushë të veçantë.Pasioni im dalë nga dalë u shëndërrua duke krijuar mundësitë për të tjerët që të shfaqin talentet e tyre. Unë isha inicjator i shumë evenimenteve artistike në qytetin tim të vogel duke nxjerrë shumë talente që më pas hynë dhe në skenën kombëtare shqiptare. Kuptova që më pëlqente të isha pas skenës dhe të organizoja të tjerët me qëllimin për të argëtuar publikun. Me kohën kuptova që mënyra e shprehjes së artit tim ishte të qëndroja pas skenës, ose në rastin konkret pas kameras.

M.D – Pas shkollës së mesme në Shqipëri, ju ndoqët studimet në Universitetin e Firences (Itali) dega kinematografi. Pse u përqëndruat pikërisht në këtë fushë, menduat se këtu mund të shkëlqenit si artist?

Jotti Ejlli – (Disiplinat e Artit të Muzikës dhe Spektaklit) ishte dega ku unë u magjepsa dhe e ndoqa me shumë interes. Më interesonte të dija çdo detaj të artit në përgjithësi, gjatë viteve të studimeve kuptova që pasjoni im dhe ku gjeja më shumë veten ishte Kinemaja. Pasion të cilin e ndoqa duke ndjekur profilizimin në Kritikën e Kinemasë.Pas diplomimit u regjistrova në një shkollë profesionale për filmmaking, për të thelluar më shumë dijet e mija në këtë fushë.Kinemaja si arti i 7-të është për mendimin tim forma më e madhe e shprehjes artistike.

M.D – Duke mos lënë në harresë muzikën, ju në Itali Jotti studjuat edhe për muzikë, a menduat se muzika do t’ju shërbente për një përsosmëri të bukur mes filmit me muzikën?

Jotti Ejlli – Muzika padyshim më ka skalitur shumë shqistat, më saktë kur unë punoja si DeeJay dhe vendosja muzikën për qindra njerëz që unë nuk i njihja, ishte detyra ime që të argëtoheshin. Ndjesi e emocioneve që të jep kjo punë nuk mësohet në shkollë dhe pothuajse në asnjë vend tjetër. Me kalimin e viteve unë krijova një ndjesi perceptimi të ndjenjave të shumë njerëzve pa komunikuar në mënyrë direkte me to. Dhe ky është ndjesia e ritmit. Dhe është pikerisht ritmi pika ime me e forte ne prodhhimet kinematografike, ritmi i tregimit të ngjarjes, ndërthurja e saj me muzikën dhe sekuencat e imazheve.

M.D – Filmi juaji i parë është “Rosso Fuoco”. Film i cili arriti të mbërthente audiencën pa frymë përballë ekranit të vogël. Si u ndjetë pas këtij realizimi?

Jotti Ejlli – “Rosso Fuoco” ishte një detyrë që duhet të kryeja, praktikisht diçka që po e tregoja prej shumë kohësh me fjalë por që nuk kuptohej mjaftueshëm idea. Kishte nevojë që mendimet të ktheheshin në imazhe. Prodhimi u mirëprit nga audienca e cila është gjithmonë e vëmëndshme kur bëhet fjalë për forcën e kinemasë, për atë emocion që vetëm kjo fushë mund të përcjellë. Unë u ndjeva i kënaqur dhe i konfirmova vetes vazhdimin e përcjelljeve të emocioneve në këtë fushë.

M.D – Shumë të rinj shqiptarë pasi kanë përfunduar studimet jashtë, kanë preferuar të qëndrojnë përsëri atje. Po ju, pse u kthyet në atdhe? A shikonit ndonjë dritë jeshile në horizontin e punës tuaj krijuese? Apo nëse më lejohet arsye familjare?

Jotti Ejlli – Shqipëria është një vend që ka nevojë për njerëz që të vazhdojnë trashëgiminë kulturore. Besoj fort se kinematografia shqiptare ka shumë për të dhënë. Ne jemi një popull me një shumëllojshmëri kulturash. Vetë pozicioni gjeografik i Shqipërisë bën që të jemi pothuajse një nga vendet e veçanta ku ndërthuret kultura lindore dhe ajo perëndimore, por me baza shumë të hershme autoktone.Kthimi në Shqipëri ishte rezultat i shumë faktorëve, po mbi të gjitha është nevoja e zbulimit të brendshëm artistik ku çdo artist me kalimin e kohës duhet ta gjejë dhe ta amplifikojë. Dhe mendoj që unë këtë “un” artistik duhet ta gjeja në Shqipëri.

M.D – Shumë shpejt do të vinte tek ju filmi “Hije”, ku në nëntor të vitit 2015, Qendra Kombëtare Kinematografike në Tiranë do t’ju suportonte në një konkurs me një shumë të konsiderueshme të hollash. Çfarë ishte për ju ky film, sa i rëndësishëm ishte për audiencën shqiptare veçanerisht?

Jotti Ejlli – Hije sjell realitetin shqiptar duke reflektuar në të kaluarën. Unë kam jetuar për shumë vjet jashtë Shqipërisë dhe ndoshta këtë realitet e shoh në një mënyrë më të ftohtë. “Hije” sjell një hishtori shqiptare në një gjuhë filmike të pa exploruar në Shqipëri. Realizimi i një filmi thriller në Shqipëri është akoma një eksperiment i cili do vlerësohet nga publiku.Prodhimi kinematografik kalon në disa faza shumë komplekse dhe ka shumë nevojë për mbështetje financiare. Por kur është dëshira vullneti dhe puna, një zgjidhje gjendet gjithmonë.

Projekti nisi me mbështetjen e Kinostudio “Dardan” e cila propozoi projektin në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë për ndihmë financiare. Dua të them që forca e skenarit e bëri projektin të vazhdonte në hapa të sigurtë, ku aktorët elitë të Shqipërisë pranuan të ishin pjesë e projektit ndonëse buxheti ishte shumë i vogël.

Një ndihmë e madhe erdhi dhe nga bashkëpuntorët e mi në Itali, të cilët iu përgjigjën kërkesës time për një bashkëpunim. Mbështetja e madhe erdhi nga SAE Institute Milano e cila mundësoi disa hapa deçiziv të realizimit të filmit.

M.D – A mund të njihemi me personazhet kryesore të këtij filmi dhe nga kush interpretohen ato?

Jotti Ejlli – Personazhet janë karaktere të veçantë të cilët janë sjell në jetë nga një kastë mjaft prestigjoze aktorësh. Kam patur nderin të bashkëpunoj me profesionistët si Alfred Trebicka, Gent Kame, Eglantina Ceno, Sokol Angjeli, Kastiot Shehi si dhe aktorë të rinj që vijnë për herë të parë në ekran, por kanë surprizuar me talentin e tyre, Antonio Kowdrin, Kol Kunora etj…

M.D – Po artistë të huaj, kanë qenë protagonistë të filmit tuaj?

Jotti Ejlli – Jo të gjithë artistët ishin shqiptarë.

M.D – A mendoni se filmi “Hije” ishte një produksion i mirëfilltë i juaji si regjisor i ri?

Jotti Ejlli – Hije është një film i mirëfilltë indipendend. Ka një gjuhë shumë të qartë kinematografike dhe një forcë të madhe në përcjelljen e idesë. Pavarësisht se më sipër përmenda buxhetin e vogël, në prodhimin e filmit nuk kam bërë asnjë kompromis në humbjen e kualitetit teknik dhe human. Filmi është realizuar në të gjitha parametrat filmike botërore. Ishte një sfidë e përditshme me kohën, por në fund çdo lodhje paguhet.Artisti s’është asnjëherë i kënaqur me punën e tij, por kinemaja ka të përfshirë shumë faktor. Unë e shoh këtë prodhim me këmbë në tokë dhe jam mëse i kënaqur me produktin e realizuar.

M.D – Pak kohë më parë ju Z. Ejlli ishit i ftuar në Javën e Festivalit të Filmit Shqiptar në New York, ku ishit fitues i dy Çmimeve?

Jotti Ejlli – Në Javën e Filmit Shqiptar në New York ishte Rosso Fuoco i cili mori dy çmime. Çmimin e kolonës zanore më të mirë, dhe surpriza ime e madhe, ishte Çmimi e publikut. Them surpriza e madhe sepse filmi ishte në gjuhën Italiane, nuk e prisja të përcillej kaq fort mesazhi. Jam ndjerë vërtet shumë i nderuar dhe i emocionuar, sepse misioni i një filmi është të përcjellë një ndjenjë, dhe kur kjo vlersohet nga publiku mund të them që është vlersimi më i madh që mund të marrësh.

M.D – Cili është regjisori apo regjisoria juaj e preferuar shqiptare, qoftë edhe e/i huaj?

Jotti  Ejlli – Të flasësh për kinematografinë shqiptare është pak delikate, sepse prodhimet para ’90 kanë pasë një ngurtësim në shprehje, pra sado që kanë shumë vlerë për kohën, nuk mendoj që regjisorët kanë dhënë një mendim të plotë mbi perceptimin e tyre.Preferencat e mia janë ato produkte filmike ku regjisorët e kanë kaluar cakun e përcjelljes thjeshtë të imazheve. Më pëlqen kinematografia simbolike dhe metaforike, filmi komunikon në mënyrë direkte dhe indirekte me publikun. Mund të përmend këtu të gjithë fimografinë e Stanley Kubrick.

  1. D – A mendon se filmografia shqiptare ka avancuar, si e sheh prespektivën e saj?

Jotti Ejlli – Mendoj që është akoma herët, kinemaja shqiptare nuk ka avancuar me hapin e kohës. Pas viteve ’90 u ndje një frymë e kthimit në prodhimin e filmave neorealist. Ishin vitet kyçe ku në botë kishte një boom në zhvillimin e zhanerave të ri kinematografik, me mundësitë e teknikave që erdhën në ato vite. Dëshira për tu kthyer në prodhimin e filmave Neorealist që fqinjët tanë i kishin prodhuar para 50 viteve nuk ndihmoi në zhvillimin e kinematografisë. Dhe pasojat ndjehen në çdo prodhim shqiptar të këtyre  25 viteve, sepse janë filma pa identitet. Mund të them në vendin e gabuar në Kohën e gabuar.

Një përgjegjësi e madhe është dhe sistemi arsimor në Shqipëri i cli, në mendimin tim, nuk ka avancuar me kohën por ka ngelur shumë shumë prapa. Unë jam shume dakort që duhet studiuar e kaluara dhe bazat e kinematografisë, por ato principe janë evoluar aq shumë saqë sot nuk i përgjigjen nevojave të prodhimit dhe kreativitetit.

M.D – Sa i ndjekur është filmi në Shqipëri, a tregohen dashamirës shqiptarët ndaj një produksioni vendas, krahasuar me atë të huaj në përgjithësi?

Jotti Ejlli – Fatkeqësisht kjo është pasoja më e madhe e mos-avancimit që përmendëm më sipër. Publiku sot ka një pafundësi zgjedhjesh në mbarë botën dhe nëse do ti tërheqësh vëmendjen duhet të flasësh me gjuhën që bota flet. Në Shqipëri Filmbërësit e kanë harruar publikun, dhe si pasojë publiku e ka harruar filmin shqiptar.

Më vjen shumë keq për këtë, dhe nëse kjo duhet të ndryshojë duhen mbështetur breza të rinj të cilët kanë dëshirë dhe kurajo për të eksperimentuar dhe ndryshuar gjërat. Edhe pse diçka ka filluar të nuhatet, akoma shikohet me skepticizëm ky ndryshim.

M.D – Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Jotti Ejlli – Planet janë të shumta, gjithmonë në prodhimin kinematografik. Një film i ri do fillojë së shpejti njëkohësish po punojmë fort në krijimin e kontakteve që të forcojmë prodhimin në Shqipëri dhe ti kthejmë vëmendjen studiove ndërkombëtare në mbështetjen e produktit shqiptar. Duhet punë dhe mbështetje, uroj të gjejmë gjuhen e duhur në Shqipëri që të kemi një zë më të fortë jashtë saj.

M.D – A e shikoni ju Z. Ejlli se një ditë në duart tuaja, mund të keni një “Oskar” si Dhuratë?

Jotti Ejlli – Nuk dua të tregohem modest, por synimi im nuk janë çmimet. Oskari për mua është çdo njeri që shkon në kinema dhe ndan kohën e tij me mua. Mund të ketë shumë arsye ku ti mund të marresh një vlerësim nga profesionistët, por çmimi më i madh që mund të marrësh është sinqeriteti I publikut të thjeshtë.

M.D – Faleminderit Jotti

Jotti Ejlli – Faleminderit edhe juve Mimoza

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisedoi, Mimoza Dajci, një yll në ngjitje, Regjisori Jotti Ejlli

Bisede me Violonçelistin virtuoz Redi Hasa

November 14, 2016 by dgreca

redi-violencelsti

Nga Mimoza Dajci/Pak ditë më parë në NYU Skirball Center for the Performing Arts në Manhattan, orkestra spektakolare e pianistit e kompozitorit italian Ludovico Einaudi, mbajti një koncert artistik si pjesë e turneut të tyre botëror me pjesëmarrjen e mijëra artëdashësve si dhe muzikantëve profesionistë të nacionaliteteve të ndryshme. Eshtë një ansambël muzikor i përbërë prej instrumentistësh me famë botërore, ku bën pjesë edhe violonçelisti virtuoz shqiptar Redi Hasa. 

Kryesisht meloditë e kompozimet e tyre performohen si kolona zanore nëpër filma të suksesshëm Hollivudian si: “The Intouchables”, “Doctor Zhivago”, “I’m Still Here”, “Nocturnal Animals”, etj.  

Me Redin zhvilluam biseden e meposhtme:

-Përshëndetje Redi!

-Përshëndetje!

-Për ju është hera e parë që vini në SHBA si violonçelist së bashku me orkestrën e njohur me famë botërore të Ludovico Einaudi-t?

Redi Hasa:- Eshtë hera e dytë, që vij si instrumentist. Herën e parë kam ardhur në mos gaboj, para 2 vitesh, me albumin TimeLapse gjithnjë me Ludovico Einaudi-n.

-Po në Shqipëri a keni patur rast të performoni me këtë orkestër?

Redi Hasa – Në Shqipëri ende jo. Por po flitet ndoshta për të organizuar një Koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Të shikojmë, mbase nga viti tjetër.

-Sa kohë keni që bashkëpunoni me Ludovicon?

– Redi Hasa – Bashkëpunimi me Ludovicon ka nisur rreth 4 vite më parë, në jugun e Italisë ku unë jetoj prej 20 vitesh. Ludovico ishte i ftuar në një festival shumë të madh që mbahet në Itali dhe që quhet La Notte della Taranta. Ky është ndër festivalet më të mëdhenj në Europë që vlerëson traditën e muzikës tradicionale të territorit, të Lecce-s. Ludovico ka qenë i ftuar si drejtor artistik dhe drejtor gjeneral i orkestrës së Tarantës, që përbëhej nga 36 elementë pak a shumë.

-Si muzikant i talentuar, si janë raportet tuaja me skenën e muzikës shqiptare?

– Redi Hasa – Kam 20 vjet që mungoj nga Shqipëria. Fatkeqësisht jam shkëputur pak edhe nga territori, por kam një dëshirë shumë të madhe të kthehem dhe të prek skenën e Shqipërisë. Eshtë një mall, një dëshirë…. Më mungon jashtë mase.

-Ju Redi, keni edhe një vëlla pianist. Sikurse edhe ju, ai ka arritur majat e suksesit në Itali, apo jo?

– Redi Hasa – Po, është e vërtetë. Im vëlla është pianist klasik dhe shpeshherë organizon koncerte me orkestrën e Teatrit të Operas ne Tiranë.

-Edhe ai jeton në Itali?

– Redi Hasa – Po, edhe ai jeton në Itali, por i ka ruajtur të themi kontaktet. Ndërsa unë jam larguar nga Shqipëria i vogël, kështu që kam humbur pak kontaktet me artin në Shqipëri, por e ndjek nga larg dhe jam shumë i informuar për gjithçka ndodh atje.

-Sa ju ndjek publiku shqiptar?

– Redi Hasa – Sinqerisht nuk e di.

-Mendoni se ka pasur artëdashës shqiptarë sonte në koncertin tuaj, këtu në Manhattan?

– Redi Hasa – Shpresoj që po.

-Planet tuaja për të ardhmen në fushën e muzikës?

– Redi Hasa – Kam një projekt në dorë. Sapo kam rregjistruar një disk që do të dalë në shkurt. Eshtë një duet me violonçel dhe vokal. Inçizimet i kemi realizuar në Londër në studion e Peter Gabriel “Real World”. Jemi në pritje të publikimit të këtij disku dhe jemi shumë të kënaqur. Eshtë një projekt që shikon nga njëra anë Shqipërinë dhe nga ana tjetër vendin ku unë jetoj prej shumë vitesh. Gjithmonë kam lidhje me Shqipërinë, nuk jam ndarë asnjëherë edhe pse larg. Eshtë një lidhje që dua ta forcoj sa më shumë dhe t’i afrohem sa më shumë vendit tim.

– A keni koncerte të tjera pas New York-ut, si pjesë e këtij turneu botëror?

Po, patëm dy performanca dy netë me rradhë në New York, ku sonte ishit edhe ju që na ndoqët. Ndalesa tjetër do të jetë në Washington, DC. Kemi bërë gati 15 koncerte deri më tani, kemi qenë në San Francisco, më pas në Kanada, Toronto e Montreal. Kemi bërë një turne të Amerikës dhe shpresojmë të kthehemi përsëri.

-Nga instrumentet që pamë në skenë, dukej sikur kishit përfshirë edhe instrumente popullore.

– Redi Hasa – Magjia e këtij koncerti është ndërthurrja e instrumenteve. Ludovico i ka zgjedhur instrumentet me shumë kujdes. Ka nga ato që vijnë nga tradicione popullore dhe ka të tjera që shohin eksperimentimin e zërit, eksperimentimin e tingullit.

-Sa vura re orkestra juaj ishte e pajisur me instrumente tepër interesantë. Më tërhoqi syrin edhe një vaskë xhami me ujë. Cili është roli i saj në orkestër, ç’farë impakti muzikor i jep pllaka e metalit vendosur brenda saj?

– Redi Hasa – Instrumenti në ujë është thjesht një vaskë me ujë. Duke futur brenda një peshë metali, një pllakë metali, nga uji dalin tinguj shumë natyral dhe kjo shërben për të marrë tingujt e natyrës, për t’i marrë dhe për t’i organizuar. Ludovico ka bërë një punë jashtë mase të mirë në organizimin e të gjithë tingujve, që në fakt quhen “Elemente”, ashtu si edhe titulli i albumit, pra duke marrë elementet dhe duke i bashkuar bashkë.

-Shumë faleminderit Redi dhe suksese! Ishte vërtetë kënaqësi që u takuam.

– Redi Hasa – Faleminderit edhe juve. Shumë kënaqësi edhe për mua.

New York, 2016 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede me Violonçelistin, Mimoza Dajci, virtuoz Redi Hasa

Interview with hair stylist Nazmi Salihu

November 13, 2016 by dgreca


2-nazim
By Mimoza Dajci/

We met by chance at the play “Karamel” in Manhattan- tell me Mr. Salihu- how did you grow to love this trade?/

1-ok-nazim

  • Completely by chance. When I was very young, 15 or 16 years old in the early 80’s, my late mother Ajna, proposed to me that I should gain some professional skills after High School. One of these was hair cutting. At that time my boss helped me with my first steps and advised me that “if you want to succeed in any business, you really have to love what you are doing”. This way, one creates personality and succeeds. Almost immediately afterwards I fell in love with hair styling.

3-nazim-qeth

Which institution gave you your first lessons in this field?

  • The name of the professional academy where I learned was Aerodrom. It was located in Shkup and was the best academy in the region at that time.

When did you begin to achieve the vision of your trade which you have today, and do you view this vision as a responsibility to yourself?

  • After I finished the academy in Shkup, my family and I moved to Kosova, mainly because the discrimination of Macedonians towards Albanians there. We moved to the small town of Lipjan. There I set up a salon called Noli’s Hair Salon. Undoubtedly, this was a realization of my dream to be a hair stylist, and I achieved big success in this little town where I bought a house and lived with my family. Of course, if you want to succeed, you also feel a responsibility to yourself to keep up with the latest trends of the business. You also feel a responsibility toward your clients and you want to offer them the latest style. I have to emphasize that one of my biggest successes in my career was achieved in Budapest, Hungary where I participated in a hair styling competition where I placed third and was awarded. This was a big achievement for me at the time and I could not believe that I had achieved success in such a prestigious international competition.

1-nazim-salihu

How about your kids? Do they like your profession? Are they as talented as you in styling hair?

  • Yes, I must say. As a matter of fact I did not encourage them to work with me in this field, but they themselves wanted to go to school and get a diploma in hair styling. This shows that they also have a passion for hair styling. My girls and boys studied hair styling in Brio Academy in Hartford, Connecticut. So in our salon, we now have my twin girls Alma and Nora who have gained 5 years of experience thus far. Also my son Urim, who has been working with us for 4 years, in which he has learned a lot. I also want to emphasize that soon our little girl, Tina, will join us in this profession. This means that our salon is a small family business which is providing us with enough income for a good and comfortable life in America.

When are you satisfied with your creative work?

  • I am satisfied whenever I create a hairstyle that my client is pleased with. I consider it a success whenever my work makes another person happy.

Besides your Albanian Clients, you also have clients of other nationalities. If I may ask, can you tell us about other personalities in politics or American movie actors that are your clients and are happy with your professional hair styling?

  • Yes, for 9 years beginning in the summer of 2006, I worked in a salon called “Airport Hair Stylist” in Minnesota. During this time I had an opportunity to meet and to fix the hair of some well-known figures of Hollywood. Among them were Luck Welson, Jenifer Aniston, singer Kenny Rogers, and many sports figures and actors, names of whom I do not recall. I also remember styling for the famous actress that played Zuzu in the movie “It’s a Wonderful Life”. But I cannot recall her name at the moment.

Mr. Salihu, during your long career in this business doing what you love, you have received much recognition, many medals, and other awards. Can you tell us about some of these honors?

  • During my career in this business, I have received numerous honors. I would love to mention some of those. I’ll start with Europe; In 1991 I placed 3rd in a competition called “European Hair Show” which took place in Hungary. Here in The US, I was awarded with many awards such as: the “Future of Beauty in the World Award”, “Ambassador Stylist Program Award” and, and I also received recognition at the “Vantage Fashion Show” where I got a silver medal. Just recently, in 2016, I was awarded with a Certificate of Appreciation from the Albanian Fashion Agency in the “Week of Albanian Fashion”, organized by Mrika Krasniqi.

How long is your average day cutting and styling hair for your clients at “Noli’s Hair Salon” and do you feel comfortable with your everyday work?

  • Of course I feel comfortable and I do this work with a passion. On occasion I work up to 14 hours a day, from 7:00 AM up until the late evening. This normally occurs when actors come to the salon, usually to fix their hair for photo shoots or in preparation for shooting films or dramas. I am heavily involved in this preparation. In the Nil Production, for example, I fix the hair of everybody who works in the agency including many American and Albanian actors.

How does Noli stay up to date on the latest trends taking into consideration the season, the styles and colors which are current, and also the fashion and clothes that have their ins and outs?

  • I am in constant contact with the most famous stylists. We work very closely together on the newest styles that appear. We get involved together and we try to plan projects with the latest styles. We present models with the latest styles during each season at different hair shows all over the country.

Have you participated in competitions or shows using your styles and what did you gain in these endeavors?

  • Yes, I have participated in many shows and events for models where I have introduced models with my own hair styles and make-up. The gain is tremendous. Particularly in my own satisfaction, because I am very happy when my models are being considered by the other successful Hollywood agencies. This achievement is proof of my success in the field of hair styling.

Mr. Salihu, you have also worked very closely with elements of American television. How has this successful relationship with American TV come about?

  • Since 2008, I have handled the fixing of hair of TV moderators and their guests. Especially, I have worked closely with local channels 3 and 8.

Besides your art of styling, you also are an activist in the Albanian community. You are a patriot and a true artist. From where have you inherited these human virtues?

  • Due to my nostalgia for the homeland and my inability to be there, I try to do my part, to the best of my ability, to bring Albanians together through a variety of events such as hair shows, movies, and dramas. I have inherited this love for my fellow Albanians from my family, and have been taught to love and never to forget our birthplace of Albania.

What are your future projects?

  • Right now I am working on a film project of weekly fashion shows, which will be held in New York City in close cooperation with the Albanian Fashion Agency. At the same time, I am involved in promoting hair products from 3 different haircare companies. We are also near to unveiling new projects which I am not able to disclose at the time.

Filed Under: Interviste Tagged With: Interview, Mimoza Dajci, Nazmi Salihu, with hair stylist

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 15
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT