• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministri i Diasporës së Kosovës vizitoi Shkollën Shqipe “Alba Life”

February 20, 2017 by dgreca

Komunitet/

unnamed (2)

-Ministri i Diasporës së Kosovës z.Valon Murati midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York/

unnamed (3)

Jam shqiptar, jam Kosovar,/

Atdheun e kam të parë,/

Jam shqiptar, jam Kosovar,/

Kuq e zi më njeh bota mbarë!/

unnamed (4)

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në një ditë të bukur shkurti me diell qe te lëbyrte sytë dhe me qiell blu, bash një ditë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ministri i Diasporës së Kosovës z.Valon Murati erdhi midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, New York.  Ishulli i bukur Staten Island kontaktin e parë me europianët e ka në vitin 1520 nga exploruesi italian Giovanni De Verrazzano, i cili në emër të Mbretërisë së Francës Francis I, lundroi nëpër Narrows në anijen La Dauphinesë.  Per nder të tij ura e famshme Verrazano Bridge ka marrë emrin, një urë e vetme në botë që qëndron në baze të forcës se tërheqjes dhe që lidh Brooklyn me Staten Island.

Kur themeluesit, mësuesit, prindërit dhe nxënësit dëgjuan se do të vinte midis tyre Ministri I Diasporës së Kosovës, u gëzuan dhe u munduan që ta prisnin sa më mirë në klasë këtë mik prej Kosove dhe të gjithë shqiptarëve në Diasporë, për më tepër që vinte një ditë pas shpalljes se Pavaresise së Kosoves në datën 18 shkurt, 2017 ku gjithë populli shqiptar feston dhe uron njeri tjetrin per Pavarësinë e Kosovës dhe shpreson bashkimin e Kombit në një ditë jo të largët.

Ardhja e Minsitrit të Diasporës z.Murati u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë nxënësit dhe mëuesit që zhvillojnë mësimin shqip në mjediset e shkollës publike amerikane Ps:9 ku më duhet t’i falënderoj publikisht për bashkëpunimin e ngushtë plot kulturë dhe profesionalizëm që kemi me drejtorinë dhe punonjësit e shërbimit pranë kësaj shkolle.

Mjediset e klasës shkëlqenin nga flamujtë që ishin varur në mur përballë nxënësve, si Flamuri kombëtar kuq e zi, Flamuri i Kosovës dhe Flamuri Amerikan.

Të gjithë nxënësit mirëseardhjen për mikun prej Kosove e mirëpritën duke thënë një zëri këtë fragment përshëndetje përgatitur nga mësuesja e dashur Entela.  Nxënësit njëzëri thanë:

Gëzuar Festën e Pavarësisë Kosovë, nga nxënësit e Shkollë Shqipe Alba Life, Staten Island, New York.

Mirë se erdhe Ministri I Diasporës së Kosovës, z.Valon Murati midis nesh!

Nxënësi i talentuar Arsi Muda vazhdoi:

Jam shqiptar, jam Kosovar/ Atdheun e kam të pare/ Jam shqiptar, jam Kosovar/ Kuq e zi më njeh bota mbarë!

Ndërkohë udhëhoqi nxënësit për të vazhduar bashkë me të recitimin shqip.

Përshëndetja e tyre u mirëprit plot emocion nga Ministri i Diasporës i shoqëruar nga shefi i kabinetit z.Kushtrim Sheremeti, dhe këshilltari i kabinetit z.Agim Kuleta dhe ekipi që e shoqëronte në këtë ditë festive dhe  Shqip në shkollën publike amerikane në ishullin e bukur të Staten Island, New York.  Z.Qemal Zylo, themeluesi i shkollës Shqipe “Alba life” shkollë që operon në katër lagje të Nju Jorkut si në Staten Island, Brooklyn, Manhattan dhe së fundi në Queens i uroi mirëseardhjen plot respekt dhe dashuri z.Valon Murati në emër të nxënësve, prindërve, mësuesve dhe gjithë stafit që punon pranë kësaj shkolle.  Ardhja juaj na nderon dhe na frymëzon për të punuar pa u ndalur në misionin patrotik për t’ju mësuar femijeve gjuhën shqipe.  Shpreh mirënjohjen e pakufishme që gjithmonë shteti i Kosovës ka qenë pranë qysh në hapat e para të hapjes së shkollave shqipe.  Ky është një bashkëpunim i frytshëm dhe shpresoj që shteti amë Shqipëria ka se ç’të mësojë prej përvojës suaj edhe pse jeni shteti më i ri në botë.  Pas përshëndetjes së mirëseardhjes nga z.Qemal Zylo fjalën e ka marrë Ministri i Diasporës z.Valon Murati i cili përshëndeti me dashuri dhe plot urime nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life” të cilët e dëgjonin me kërshëri dhe plot respekt.  Z.Murati tha se unë ju përshëndes në emrin e qeverisë së Kosovës dhe të ministrisë së Diasporës për punën e bukur, patriotike që bëni ju mësues dhe nxënës për të mos harruar Gjuhën tonë të ëmbël Shqipe.  Ne nuk duhet t’i harrojmë rrënjët tona, rrënjët e të parëve nga vimë dhe ju këtë po e kryeni më së miri.  Ministria e Diasporës ka hapur programe speciale gjate verës për mësimin e Gjuhës Shqipe dhe seminare kualifikimi me mësuesit në Diasporë.  Ne duhet të jemi të bashkuar sepse së bashku na bashkon Gjuha Shqipe pashaporta e identitetit tonë.  Z.Murati në emër të Ministrisë së Diasporës i dhuroi në shenjë simbolike Abetaren e unifikuar z.Qemal Zylo i cili më vonë do të tërheq disa libra pranë konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Manhattan.  Fjala e ministrit të Diasporës u mirëprit me duartrokitje nga të gjithë nxënësit. Më vonë z.Murati iu drejtua nxënësve se kush do të vijë të na recitojë vjersha shqip?

Nxënësit ngritën duartë për të recituar shqip dhe ata ishin:

Nxënësja Dea Kerliu recitoi vjershën Skënderbeu, Rilind Bardhi nga Naim Frashëri, Lisa Pilku, Gjuha Shqipe, Nxenesja Eliza Karpuzi recitoi për Atdheun, Lisa Pilku Gjuha jonë, Elira Xhemali nga thëniet e Nënës Terezë, Arsi Muda, Jam shqiptar, jam dibran, Dea Watkins Abetarja dhe Zogu etj.

Z.Valon Murati u përcoll nga nxënësit me dashuri dhe me mbresa ë pashlyeshme!

Pas largimit nga klasa Ministri i Diasporës dha një intervistë për TV “Alba Life” në studion e krijuar enkas në një klasë tjetër nga themeluesi dhe producenti i Televizionit Qemal Zylo.  Z.Murati tha se hapja e shkollave shqipe është në vëmendjen dhe mbështetjen e veçantë të Ministrisë së Diasporës.  Ndërkohë kanë vite që kanë krijuar Database për regjistrimin e Diasporës që do të jetë një proces i gjatë, por do të kryhet.  Gjatë bisedës me z.Murati ajo qe më ngeli në mendje më shumë ishte kur e pyeta si:  Një vajzë me emrin Dea Watkins më pyeti se kur të vijë xhaxhi ministri pyete se kush ja ka vënë emrin Valon?  Ministri duke qeshur tha se emrin Valon ma kanë vendosur prindërit me kuptim të plotë si: Valon Flamuri i Fitores, pasi dhe vëllai tjetër dhe motra i kanë emrat Flamur dhe Fitore.  Ministri i Diasporës z.Murati qysh në rininë e hershme ka qenë në demonstratat për Kosovën dhe ka luftuar deri në fund për Pavarësinë e saj.

Ai është politikan dhe që nga dhjetori 2014 Ministër i Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës.  Që nga viti 1993 ka qenë aktiv në jetën politike në Kosovë, në krahun e lëvizjes ilegale duke qenë anëtar i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK). Duke qenë pjesë e LKÇK-së u angazhua në propagandimin e luftës së armatosur si e vetmja rrugë për Lirinë e Kosovës si dhe në krijimin e strukturave që do ta organizonin këtë luftë.

Ka botuar shkrime me karakter akademik brenda dhe jashtë Kosovës në lëmin e të drejtave të njeriut, konflikteve etnike, çështjeve të identitetit, globalizmit etj. Ka marrë pjesë në shumë projekte, konferenca dhe seminare të mbajtura në Kosovë dhe jashtë saj.

Dita e shtunë për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” ishte një ditë mbresëlënëse dhe e bukur pasi takimet me vëllezërit dhe motrat e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë trevave shqiptare janë frymëzuese dhe të paharrueshme veçanërisht në kujtesën e fëmijëve që janë e ardhmja e Diasporës dhe e Kombit.

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me kameraman z.Todd Watkins dhe fotograf z.Shpëtim Bardhi.

unnamed (6)

Staten Island, New York

18 shkurt, 2017

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo, Ministri Valon Murati, viziton Shkollen. Alba Life

Kosovë-Diaspora: Viti 2015, regjistrohen 200 mijë bashkatdhetarë

December 26, 2015 by dgreca

Ne foto: Ministri i Diasporës në qeverinë e Republikës së Kosovës, Valon Murati dhe korrespondenti në Kosovë i Gazetës Dielli, Behlul Jashari, në Prishtinë në ambientet e Ministrisë/
-Ministri i Diasporës, Valon Murati: Procesi i regjistrimit do të vazhdojë edhe në vitin 2016, për të pasur kështu një publikim përfundimtar të shifrave të detajuara në fillim të vitit 2017/
-Ministri Murati theksoi veçmas marrëveshjen Shqipëri-Kosovë nënshkruar mes dy qeverive për mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, si dhe memorandumin e përbashkët për “Ditët e Kulturës Shqiptare në diasporë”/
-Në kornizën historike të diasporës shqiptare, personalitetet e mëdha të kombit, Fan Noli e Faik Konica, themeluesit e gazetës Dielli/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Dhjetor 2015/ Ministria e Diasporës e qeverisë së Republikës së Kosovës këtë vit ka regjistruar rreth 200 mijë bashkatdhetarë në botë, tha ministri Valon Murati. Në konferencën për shtyp të fundvitit 2015 i shpalosi objektivat e arritura të Ministrisë, veçanërisht një nga projektet më të rëndësishme – procesin e regjistrimit të diasporës dhe mërgatës.
Ai tha se procesi i regjistrimit do të vazhdojë edhe në vitin 2016, për të pasur kështu një publikim përfundimtar të shifrave të detajuara në fillim të vitit 2017.
“Falë fushatës së suksesshme gjatë muajve të verës dhe punës së palodhshme, kemi arritur që t’i regjistrojmë rreth 200.000 bashkatdhetarë, por nuk do të ndalemi me kaq. Puna do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm”, theksoi ministri Murati.
Ai paralajmëroi se në këtë proces do të përfshihen edhe ambasadat dhe konsullatat, në mënyrë që bashkatdhetarëve t’u bëhet më i lehtë regjistrimi i tyre, ndërsa në të ardhmen Ministria e Diasporës do të përqendrohet edhe në regjistrimin “online”.
Në konferencën për shtyp, ministri Murati theksoi veçmas marrëveshjen Shqipëri-Kosovë nënshkruar mes dy qeverive për mësimin plotësues të gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, si dhe memorandumin e përbashkët Kosovë-Shqipëri për “Ditët e Kulturës Shqiptare në diasporë” .
Ministri Murati e theksoi edhe tarifën për sigurimin kufitar.
“Me nismën e Ministrisë së Diasporës dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera është arritur të bëhet ulja e tarifës për sigurimin kufitar për 50 për qind. Synimi është të zgjidhet përfundimisht ky problem, për çka do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në vitin 2016”, u shpreh ministri Murati.
Në konferencën për shtyp, u prezantuan edhe projekte të tjera të rëndësishme, si themelimi i rrjeteve të përbashkëta të të rinjve shqiptarë dhe i atyre të bizneseve shqiptare në diasporë.
Ndërsa, sa i përket numrit të bizneseve jashtë vendit, ministri Murati tha se me inicimin e Ministrisë së Diasporës janë themeluar 20 rrjete të bizneseve në diasporë, të cilat kanë krijuar një strukturë të përbashkët, konkretisht rrjetin e përbashkët të bizneseve shqiptare në diasporë.
“Kemi vazhduar të punojmë në zgjerimin dhe forcimin e rrjeteve të bizneseve të diasporës, të jemi zëri i tyre në institucionet e shtetit. Si rezultat i angazhimit në këtë fushë, sot jemi pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në kuadër të të cilit e udhëheqim grupin e punës për tërheqjen e investimeve nga diaspora”, tha ministri Murati.
Në konferencën me përfaqësuesit e mediave, ministri Murati kërkoi përkrahje për afirmimin e procesit të regjistrimit, si dhe sensibilizimin e bashkatdhetarëve për mësimin plotësues të gjuhës shqipe.
Në takimin me përfaqësuesit e mediave, ku ishte edhe korrespondenti në Kosovë i Gazetës Dielli, Ministria kosovare dhuroi kornizën me fotografi të personaliteteve të shquara të diasporës. Në kornizën historike të diasporës shqiptare janë edhe personalitetet e mëdha të kombit, Fan Noli e Faik Konica, themeluesit e Gazetës Dielli, më të herëshmes shqiptare, organ i Federatës Mbarëshqiptare të Amerikës Vatra, e cila në vitin e ri 2016 do festojë 107 vjetorin, e që lexohet edhe në Shqipëri, Kosovë e trojet tjera etnike dhe kudo ku ka shqiptarë në botë, si dhe nga të tjerë informacionet në anglisht.
Ministria e Diasporës e Kosovës në prag të Vitit të Ri bëri edhe lançimin e uebfaqes e re, të freskuar si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga dizajni.
NJË E TRETA E KOSOVARËVE JETOJNË E PUNOJNË JASHTË VENDIT
Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825 banorë rezidentë, 92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 % serbë, 1.08 % turqë, etj.
Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.
Kosova para më shumë se gjysëm shekulli arrinte numrin prej një milion banorëve. Në 6 korrikun e vitit 1962, gazeta tradicionale kosovare Rilindja shkruante se Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”
Sipas statistikave kosovare, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, ku u përfshinë të gjitha etnitë, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, diaspora, Ministri Valon Murati, regjistrimi i diaspores

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT