• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mustafa-Delawie: Mirënjohje për përkrahjen dhe kontributin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për Kosovën

August 22, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/PRISHTINË, 22 Gusht 2015/Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, në takim me kryeministrin Isa Mustafa ka shprehur përkushtimin e tij gjatë misionit në Kosovë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Ambasadori Delawie po ashtu vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën.
Gjatë takimit njoftues, kryeministri Mustafa e informoi ambasadorin Delawie për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe axhendën integruese euroatlantike, e reformat thelbësore në fusha të tjera, si pjesë e zhvillimit të vendit.
Kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës për përkrahjen dhe kontributin e pazëvendësueshëm që SHBA-të kanë dhënë dhe po japin për Republikën e Kosovës.
Kryeministri Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimi u zhvillua pasi ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dje pasdite dorëzoi letrat kredenciale në pritjen me ceremoni solemne shtetërore te presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, bashkë me të cilën edhe shëtitën më këmbë shesheve të Prishtinës Ibrahim Rugova, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e Nëna Terezë, ku vizitoi edhe panairin e mjedrave që promovon prodhimin vendor dhe që mbështetet nga USAID-i, i mirëpritur e përshëndetur përzemërsisht nga shumë qytetarë, edhe duke u takuar me shtrëngime duarsh.

Filed Under: Kronike Tagged With: mirenjohja per SHBA, Mustafa-Delawie

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT