PRESIDENTI NISHANI: MIRENJOHJEJE TREVES MIRDITORE PER LUFTEN KUNDER VENDOSJES SE DIKTATURES KOMUNISTE/
Pergatiti per Diellin: Gjon Kadeli/
Presidenti i Shqipnise Bujar Nishani zhvilloi nje vizite pune ne Mirdite, ku se pari shkoi te Kisha e Shenlezhdrit ne Orosh (ish Abacia e Mirdites). Mandej kreu i shtetit pershendeti Simpoziumin Mirdita “”Ne mes te Katedraleve” ne Pallatin e Kultures te Rreshenit, te organizue nen kujdesin e Instuticionit te Presidentit te Republikes,ku ishin te pranishem autoritete te ndryshme qeverisese te zones, historiane, akademike,profesore e banore te shumte te Mirdites.
Gjate kesaj vizite Presidenti i Republikes nderoi me “Dekoraten e Nalte te Shqiponjes” ish Bajraktarin e Oroshit Preng Marka Prenge dhe ish oficer Frrok Melyshin (mba vdekjes), ndersa me dekorate “Nderi i Kombit” Preng Bibe Doden (mas vdekjes) si edhe me dekoraten “Gjergj Kastrioti Skanderbeu” Deren e Gjomarkajve me motivacionin “Per kontributin e jashtzakonshem ne saherbim te mbajtjes se identitetit kombetar, dhe ne menyre te vecante te popullit te Mirdites, per luften shume shekullore kunder pushtuesve te atdheut dhe per qendresen deri ne sakrifica sublime, kunder vendosjes se diktatures komuniste ne trojet shqiptare.
Dy fjale lidhun me dekorimet e naltpermenduna: Presidenti Nishani me kete gjest bujar, nderoi veten, naltsoi autoritetin e detyres qe ka si udheheqes shteti dhe vuni ne dukje disa fakti te pamohueshme, qe per nji arsye ose nji tjeter, fatkeqsisht, mbeten ne erresin.