PRISHTINE- 15 Dhjetor 2016 – Gazeta DIELLI/ Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot u dërgua kjo deklaratë e liderit të saj, Ramush Haradinaj/
Sot e vizitova Mitrovicën dhe e pash murin që ishte ndërtuar aty. Është e pakuptueshme se si mendësia provinciale e nacionaliste, në këtë kohë ndërton mure ndarëse. Më mirë do të ishte që ato mjete të ishin shpenzuar në ndërtimin, edhe të një ure në Mitrovicë, e cila do t’i duhet atij qyteti, atij komuniteti.Prishtina dhe Mitrovica, kanë nevojë të ndërtojnë më shumë ura, sepse fati ynë i përbashkët, janë urat e jo muret.Kjo një dhe e dyta, Qeveria e Kosovës nuk mund të justifikohet me asnjë gjë, pse ishte shkaktari kryesor i ndërtimit të këtij muri, që tani po na harxhon kohë, nerva e mund që ta rikthejmë në një situatë të pranueshme.Ndërtimi i mureve, nuk mund të jetë as në interesin e vetë komunitetit serb atje. Ata duhet të mos bien pre e politikave ekspansioniste e nacionaliste të Beogradit, apo të kujtdo tjetër, sepse e ardhmja e tyre është në Kosovë!
Kosova është një dhe e pandashme.
Ramush Haradinaj