MITROVICË, 16 Shkurt 2016/ Në qytetin e Mitrovicës, në ambientet e Muzeut, nesër, në ditëfestën e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do të hapet ekspozita “103 telegrame”, lidhur me Pavarësinë e Shqipërisë nga viti 1912 deri në vitin 1914.
Ekspozita do hapet në mesditë pas nënshkrimit të Protokollit për binjakëzim të Muzeut të Mitrovicës me Muzeun e Vlorës, bëhet e ditur njoftimi dërguar nga komuna jugore e qytetit më të madh verior të Kosovës.
Në ceremoninë e nënshkrimit të Protokollit dhe në hapje të ekspozitës do marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Driton Leli, i cili në vizitën në Mitrovicë do të pritet nga kryetari komunës jugore, Agim Bahtiri./b.j/