• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mjeshtri i fjalës Stefan Cvajg

February 10, 2015 by dgreca

Nga Flora Nikolla/- “Përmes jetës sime janë turrur tërë kuajt e murrmë të apokalipsit, revolucion dhe zi buke, zhvlerësim paraje dhe terror, epidemi dhe emigracion”, shkruante në biografinë e tij artistike ‘Bota e djeshme’, shkrimtari austriak Stefan Cvajg, i ndarë tragjikisht nga jeta 73 vjet më parë.
Ai i dha fund jetës bashkë me gruan e tij të dytë, me 22 shkurt të vitit 1942, në Brazil, ku dhe kishte emigruar pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit në fuqi dhe nga fitoret e tij.
Shkrimtari me famë botërore lindi në Vjenë në vitin 1881. Ai studioi filozofi dhe histori letërsie, ndërsa në vitin 1904 mbaroi doktoratën për filozofi dhe arte të bukura në Universitetin e Vjenës.
Cvajg shkroi novela dhe tregime, si edhe shumë biografi të figurave të njohura të historisë botërore, ndër të cilat më e famshmja është biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshës Mari Antuanete. Ato që e bënë të famshëm në mbarë botën ishin novelat, të cilat me psikologjinë e tyre depërtojnë vazhdimisht në karaktere të shumta lexuesish.
– Disa nga librat më të fundit të Cvajgut të përkthyera në shqip – Mjeshtri i fjalës, Stefan Cvajg, është një nga autorët më të kërkuar nga lexuesit shqiptarë, gjë që ka shtyre shtëpitë botuese shqiptare, që çdo vit të sjellin në shqip veprat e tij. Përgjatë viteve të fundit në stendat e librarive janë publikuar disa vepra të shkrimtarit me famë botërore ndër të cilat përmenden ‘Bota e djeshme’, “Orët yje të njerëzimit”, ‘Legjenda dhe portrete’ etj.
Në faqet e para të romanit ‘Bota e djeshme’ gjendet mbishkrimi shekspirian “T’i bëjmë ballë kohës, ashtu si të na vijë”, në të cilën autori ka mbështetur forcën e tij logjike dhe shpirtërore.
Në një plan tërësisht historik “Bota e djeshme” është Vjena dhe Europa me 1914-ën, atje ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para, atje ku ai ndërtoi stadet e tij të intelektit, atje ku letërsia iu bë pasion i përhershëm, ku udhëtimet i pati të shumta dhe lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë. Ky roman para se gjithash është një libër – dëshmi nga më tronditësit, me të thellët, më aktualet që na bën të kuptojmë shekullin që shkoi.
Një përmbledhje miniaturash historike është dhe libri ‘Orët yje të njerëzimit’. Cvajgu i njohur për portretet e tij historike, shkruan në hyrje të këtij libri arsyen pse mori penën dhe hodhi në letër çaste të zgjedhura nga epoka të ndryshme historike Mora penën dhe vendosa t’i veçoj ngjarjet si të madhërishme që janë. E bëra me synimin për të mos u harruar”.
Ndërsa librin “Legjenda dhe Portrete”, Cvajg e konturon si një libër që përmes përshkrimeve, portreteve dhe legjendave që nga zanafilla e njerëzimit, ndihmon për të kuptuar shekujt e kaluar, si dhe për t’i konceptuar si të qenësishme edhe tani, në kohët moderne.
“Koha ngjiz figurat, unë vetem sa i përshkruaj me fjalë dhe ky rrëfim nuk ka të bëjë aq fort me fatin tim, sesa me fatin e një brezi të tërë, të mbetur në mëshirë të fatit gjatë rrjedhës së historisë”, shkruante në ‘legjendat’ e tij shkrimtari i njohur austriak Stefan Cvajg.

Filed Under: ESSE Tagged With: Flora Nikolla, Mjeshtri i fjalës Stefan Cvajg

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT