• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, MOISIU YNË

October 12, 2017 by dgreca

ARBËRORËT E QUANIN KRYEZOT-PAPËT E ROMËS E EMWRTUAN ATLET I KRISHTËRIMIT./

1-azganhaklaj

Nga Azgan HAKLAJ/

1 gjergj kastrioti 

 Studiuesit e artit ushtarak e kanë vendosur në Panteonin e strategëve gjenial përkrah Aleksandrit të Madh, Jul Qezarit, Kostandinit të Madh, Napoleon Bonapartit.Shumë kritikë e krahasojnë me Rikard Zemërluanin, me Frederiko Barbarozën.Disa studiues e krahasojnë me Babain e Evropës, Karlin e Madh.
Ndersa unë, në këtë rekuem për të në prag të 550 vjetorit të vdekjes, do ta emertoj: Moisiu ynë.Aureola e lavdisë me të cilën kryetrimi shqipetar u rrethua qysh në të gjallë të tij na shfaq një dimension të mahnitshëm të emblemës së shëndritshme të Shqipërisë dhe Evropës njëherësh.

Dimension i një Prijësi, strategu, udhërrëfyesi të pagabueshëm të popullit të vet nëpër terrin dhe shtrengatat e e historisë.

Ashtu si Moisiu rreth 3300 vjet më parë, Gjergj Kastrioti ynë në betejat e tij epike u riktheu bashkëatdhetarëve te vet Tokën e premtuar, trojet amtare, mijravjeçare të uzurpuara me zjarr e hekur, me dredhi e pabesi nga pushtuesit turq.

Kur u shfaq Gjergj Kastrioti në skenën e historisë për tu bërë protagonisti absolut i epopesë që mban më meritë emrin e tij Arbëria ishte një vend i robëruar dhe stergjyshërit tanë vuanin në skllavërinë e sulltanit ashtu si izraelitët në skllavërinë e fareonit Egjiptit.

Burrështetasi i madh e me vizion të jashtëzakonshëm, heroi ynē kombetar e njihte me refleksion historinë e mbretërive Iliro-Dardane, atë të Shtetit të Arbërit dhe të dinastive të njohura të Balshajve, Arianitëve, Muzakajve, Topiajve, Dukagjinëve, Zenebishtëve, Shpatajve. Ai nuk ja lejoi vehtes dhe princërve arbërorë të binin ne gabimet e tē shkuares së largët dhe të afërt historike.

Me Besëlidhjen e Lezhës ju dha shqipetarëve kohezionin e brendshëm politiko- ushtarak dhe moral, i cili ju kishte munguar duke u bërë faktor themelorë në betejat çlirimtare e në krijimin e shtetit të përqendruar arbëresh të trojeve shqiptare, si bazament i shtetit nacional që sot në gjuhën juridike e diplomatike emertohet shteti komb.
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu e nxori popullin e tij nga zinxhirët e skllavërisë aziatike dhe e riktheu atë në familjen e popujve të lirë të Evropës përendimore duke e projektuar keshtu të ardhmen e tij të shkëputur njëherë e përgjithmonē e jashtë demonit të perandorive turko-bizantine.
Heraldika, stema e flamuri qe na la,shqiponja dy krenare në fushë të kuqe, e kurorëzuar me stemat mbretërore dhe yllin 6 cepēsh tē Balshajve, simbol ky i yllit të Davidit të Kombit të zgjedhur Hebre na tregojnë qartë e paekuivoke simbolikën e shtetit që heroi kombetar krijoi në zjarrin e betejave.

Rendësinë që Ky Burrështetas gjenial i jepte historisë së lashtē të shqipetarëve,e bente për ti treguar botës se Atdheu i Tij, ishte një vend që duhet të respektohej, jo nga madhësia e territorit, por nga lashtësia e tij dhe kontributi që ka dhanë në historinē e njerëzimit përmes personaliteteve të shquara shqipetare.

Kur princi Orsini i akuzonte arbërorët si njerëz të pagdhendur pa kulturë e histori Gjergj Kastrioti-Skenderbeu shkruante;

Në mos me gënjevshin kronikat e vjetra ne jemi pasardhësit e Pirros që luftoi me romakët dhe u nda me nder, ne jemi pasardhës të fitimtarit Aleksandrit të Madh.

Per çfarë më flet ti për torantinët e tu, rracë nevrike që është e aftē vetëm për të peshkuar.

Orientimi politik i Shtetit Arbëror dhe aleancat e fuqishme që Gjergj Kastrioti-Skenderbeu krijoi me Mbretërinë Hungareze, atë të Napolit, me Raguzën, Venedikun e Papatin krijuan de fakto një aleancë Evropiane antiturke në krye të së cilës qëndronin Arbërit të udhëhequr nga Prijësi i tyre legjendar.

Se kush ishte dhe çfarë është akoma statura e Gjergj Kastriotit si simbol i lirisë së Shqiperisë, dhe njeherësh si strateg e Burrështeti i koalicionit botërorë ,që frenoi për 25 vjet vershimin e armatave turke drejt perendimit duke i hapur rrugë Rilindjes Evropiane, e tregon pupullariteti i jashtëzakonshëm me të cilën u prit botimi i parë i veprës së Barletit ne Romë në vitin 1510.

Brenda një dekade kjo kryevepër e historisë shqipetare u ribotua 30 herë në gjuhët kryesore të kontinentit duke i dhënë Heroit tonë Kombetar dhe Epopesë së udhëhequr prej tij një vend nderi e të pavdekshëm në historinë e kombeve.

Sot bibliografia e veprave kushtuar Gjergj Kastriotit Skenderbeut i kalon 1200 titujt, duke e berë kampionin tonē të lirisë një nga personazhet më të lançuara të historisë, figura e të cilit jo vetēm nuk është zvetënuar gjatë shekujve, por perkunder ështē kthyer në burim frymëzimi për popujt që luftojnë për liri.

Ai vjen në ditët tona me staturën e një heroi modern siç shprehet me të drejtē njē autor i njohur italian në librin e tij të titulluar;
“Skenderbeu një hero modern”.

Pertej portretit të strategut gjenial tē betejave, Heroi ynë ishte dhe një diplomat e humanist i kalibrit të lartë.

At Dhimiter Frangu biografi e bashkohësi i tij na tregon se në Shtetin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut ishte hequr denimi me vdekje, njē fakt mahnitës, të cilin Evropa e qytetruar e ka berë vetem para 2-3 dekadash.
Marrëdheniet diplomatike dhe aleancat me fuqitë e Mëdha Evropiane të kohës Mbretëritë Polake, Hungareze, Aragonase, Papatin, Republikën e Raguzës e të Venedikut tregojnē jo vetēm vizionin e jashtëzakonshëm të Prijësit Shqipetar por dhe faktin se Stergjyshërit tanë Arbërorë së bashku me hungarezët shiheshin në Evropën Perendimore si faktori determinues në rezistencën antiOsmane, dhe si forca kryesore goditëse në planet e Vatikanit e të Papa Piut të Dytë, me rastin e organizimit të një kryqëzate panEvropiane antiTurke.

Pushtimi i Kostadinopojës nga Sulltan Mehmeti i Dytë në vitin 1453 i tregoi Evropës së çfarë rreziku i kanosej nga fuqie e Mehmetit Dytë i cili e kishte shpallur vehten Perandor të Dy Romave.

Sulltani turk i dergon me anë të ambasadorit të tij Prijësit Shqipetar një letër me dy fraza ku shkruhej: “Kostadinopoja ra” Sulltan Mehmeti.
Luani Shqipwtar i kthen po ashtu një pwrgjigje të shkurtër e krenare: “Kruja nuk do të bjerë kurrë” Gjergj Kastrioti.

Pritja që i banë Heroit Kombetar Shqipetar Papët e Romës, Kolegji i Kardinalëve, Paria e populli i Qytetit të perjetshëm në viziten e tij në Vatikan, janë evenimente që nuk i janë rezervuar asnjë perandori, mbreti apo burrështetasi në shekujt e mëvonshëm.

Emrimi nga Papa Piu i Dytë si Kapiten i Pergjithshem i Selisë së Shenjtë, apo thënë ndryshe Komandant i Ushtrisë Aleate të Evropës, na sjell në mendje se qysh në tē gjallë të tij Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ishte ngjitur në Apogjeun e lavdisë së përjetshme, duke u bërë personaliteti më i fuqishëm i Epokës.

Nëse Karli i Madh me të drejtë quhet Babai i Evropës, katër shekuj më vonë historia e vendosi Heroin tonë Kombetar në Piedestalin e kryembrojtësit e të kampionit të lirisë së saj.

Këtw fakt e thekson fort Albanologu me famë botërore Milan Shuflaj kur shprehet: “Produkti më Hyjnor, luftëtari më i tmerrshëm që prodhoi perplasja e Evropës me turqit është Gjergj Kastrioti.
Pas goditjes së tmerrshme që mori në Albulenë me dt 7 shtator 1457 Sulltan Mehmeti nuk guxoi të sulmonte Shqiperinë për 5 vjet.
Kanë mbetur proverbiale fjalët i tij kur mori vesh për vdekjen e Kryetrimit tone: “Luan të tillë nuk do ta lindë më dheu kurrë.
Mjerë Krishtërimi që i iku shpata e mburoja”.

Personalitetet më të shquara të Evropës përgjatë shekujve janē përulur para tij dhe kanë evokuar figurën vigane të Gjergjit të Madh.

Mbreti Ferdinand e quante Baba, Papët Nikola, Kalisti e Piu i Dytë Atlet i Krishtit.

Mbretëresha Elisabetë e Parë shfarosës i turqëve.Volteri shprehej: “Skur perandoret e Bizantit të ishin si Skwnderbej, Perandoria e Lindjes do të kishte shpetuar”.Perandori Napoleon Bonaparti e radhiste Gjergjin e Madh me pesë gjeneralët më të medhenj të kohrave.Simbolika e Besëlidhjes së Lezhës dhe krijimi i Shtetit Arbëror të përqendruar i dhanë fund separatizmit e tradhëtisë i cili jetësoi projekt idenë gjeniale të shtetit që perfshinte të gjitha trojet shqipetare, që sot quhet Shteti Komb.

Jo vetëm Heraldika e shtetit të tij, flamuri e stama me yllin e Balshajve por së pari gjeografia e betejave çlirimtare nga jugu nē veri, nga lindja në përendim të trojeve etnike na tregojnë se Prijësi i lirisë veshtronte pertej egocentrizmit e partikularizmit të krerëve të principatave dhe e kishte qellim të jetës së tij bashkimin e trojeve etnike Arbërore nën një shtet të vetëm e nën një flamurë.

E nëse kjo nuk u realizua plotësisht në ato kohëra heroike e të trazuara amaneti i Gjergjit të Madh për bashkim kombetar në emër të lirisë, flamuri i tij ngadhnjimtar e Kastriotizmi si filozofi nacionale janë sot premisat mbi të cilat klasa politike panshqiptare duhet të funksionojë si ansambel e të konstruktojë Shtetin Komb sipas porosisë, amanetit tē Atit e Kryezotit të Arbërit Gjergjit të Madh.

Shteti Komb ndalon projektimin e Jugosllavisë së re të maskuar me Komunuellthin Ekonomik Ballkanik, Tregun e perbashket Ballkanik, apo Ballkaniaden me Serbi tē fortë brenda për të minimizuar faktorin shqipetar, me qellim ngadalsimin e proçesit të bashkimit të Kombit Shqipetar por të pashmangshëm tashmë.

Klasa politike panshqiptare duhet ta ketë të qartë se Amanetin e bashkimit Kombetar të Gjergjit të Madh nuk e tret as dheu.

Në këtë 550 vjetor të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut mesazhi i thuprave eshtë kuptimplotë edhe per faktin se ky pervjetor perkon me 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore që shembi disa perandori por fatkeqsisht Konferenca e Paqes në Paris e vitit 1919 krijoi Mbretërinē Serbo-Kroato-Sllovene.

Gjysma e shqipetarëve u ba pjesë e saj nga loja e kungulledhës e fuqive tē mëdha për të kenaqur interesat utilitare të tyre dhe per te ruajtur gjoja ekuilibrat.

Prandaj Amaneti i Gjergjit sot i thotë jo Jugosllavisë së re.
Unioni Artistik i Kombit Shqipetar do ta kthejë vitin e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut vit peligrinazhi artistik.

Uragani i artistëve të Kombit Shqipetar do të marshojē në të gjitha kalatë, malet qytetet ku ka luftuar Gjergj Kastrioti.

Te gjitha aktivitetet, festivalet, koncertet tematike do të organizohen me moton;Gjergj Kastrioti-Skenderbeu Moisiu ynë. “Një Komb një Shtet”.

 

 

 

______________________________

Referenca:
Marlin Barleti:  – “Historia e Skenderbeut”.
Dhimitwr Frangu: – “Veprat e lavdishme tē Skenderbeut”.
Frang Bardhi  – “Përse fajsohet Skenderbeu”.
Virgjil Kule – “Gjergj Kastrioti kryqtari i fundit”
Mark Milani  – “Jeta dhe zakonet e shqipetarëve”.
Mis Edith Durham  – “Brenga e Ballkanit”.
Dr. Milan Shuflaj – “Akta Albanika”
Dr. Abaz Ermenji – “Vendi që zë Skenderbeu në historinë e Shqipërisë”
Ak. Kristo Frashëri  – “Historia e Skenderbeut”
Rezoluta e Kongresit Amerikan për Pavarwsinë e Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Azgan haklaj, MOISIU YNË

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT