“Liber Himn per lirine e Kosoves”: Libri i Luz Thaqit është një akt kulturor, i begatë me të dhëna historike – bashkëkohorë, që i jep lexuesit të vëmendshëm krahas njohurive edhe kënaqësi intelektuale. “Dëshmi në Kohë e Luz Thaqit është një Himn për lirinë e Kosovës. “ ka shkruar Prof. Dr. Agron Fico/
Nga Beqir SINA, Bronx – New York/
BRONX – NY : Në njërin nga mjediset e Monroe College, me pjesmarrëjen e mbi njiqind vetëve, u mbajt, përurimi, gjegjësisht promovimi i librit “Dëshmi në Kohë”, të autorit z.Luz P. Thaqi, i cili është një politikolog, gazetar, publicist dhe veprimtar i diasporës shqiptare në New York . Libri i Thaqit, pas promovimit të suksesshëm muaj më parë në Kosovë,i përcjell nga një auditorium i gjerë elitës politike, intelektuale dhe letrare, dhe,nga medie të shumta të shtypit dhe ato elektronike, e rrejtet e medies sociale , erdhi në këtë promovim të dytë, këtu në Monroe College të Nju Jorkut, më, 11 dhjetor 2016, si një “borxh”, që ua kishte autori i këtij libri, ndaj dashamirëve të fjalës së shkruar, miqve, veprimtarve, liderve, kolegve, dhe adhuruesve të shumtë të librit.Libri “Dëshmi në Kohë”, i cili ka një volum prej 450 faqe dhe temat që ngërthen në vete janë të një spektri të gjerë, duke filluar nga lëmitë politike, kulturore, diplomatike dhe sensibilizuese, ku për dy dekada shpërfaqet gama e gjerë e veprimtarive të autorit, në fusha të ndryshme, të lidhur keto shpesh her edhe me fatet e kombit, është pritur me një interesim të veçantë, ndërsa, ka pasë edhe disa vlerësime që e përçojnë librin e Thaqit, në nivel tepër të lartë.Autori erdhi këtë fund viti të promovojë këtë libër në kryeqendren e botës, në New York, mbasi edhe jeta e autorit, në këto dy dekadat e fundit, është e lidhur shumë me komunitetin shqiptarë, e veçanërisht me Nju Jorkun, ku ai me bashkëshorten doktoreshen Lirie dhe vajzën Leandren, jetojnë, në Bronks – New York. Këtu në Nju Jork, zoti Thaqi, ka një jetë majft aktive, e cila lidhet tërsisht me komunitetin shqiptarë, dhe ndoshta ka qenë ajo, që e ka frymëzuar atë, edhe në krijimtarinë e tij letrare. Mbasi këtu jeton prej vitesh një komunitet i madh emigrantësh shqiptarë, të vjetër dhe të rinjë, të cilët kan dhën një kontribut të madh dhe historik, në çështjen kombëtare, i njohur si kontributi i shqiptarëve të Amerikës.
Përurimi, gjegjësisht promovimi i librit “Dëshmi në Kohë”, të z.Luz P. Thaqi, u moderua nga poeti i mirënjohur Shqiptaro-Amerikan, z. Mëhill Velaj.Të pranishmëm në këtë promovim ishin edhe disa shkrimtarë, aktorë, gazetarë, professor, advokat, doktorë dhe diplomat shqiptarë, të përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Nju Jork, Ambasadorja Teuta Sahatqia dhe Ministri Këshilltar z.Ylber Kryeziu.Gjatë këtij aktiviteti, që zgjati më shumë se dy orë, folën dhe debatuan rreth vlerave të këtij libri me kumtesat e tyre, të prezantuar nga studiues me kompetencë, si: Znj. Arolda Elbasani, doktore shkencash nga Universiteti Europian i Firenzës, e cila aktualisht është visiting profesor në qendrën për studime europiane të Mesdheut dhe supervisiore akademike ne NYU të New Y.orkut
- Idriz Lamaj, një ish gazetar shumëvjeçar i “Zërit të Amerikës” në Washington dhe publicist, z.Dalip Greca: publicist, gazetar dhe Editor i gazetës “Dielli” ne N.Y., z. Leke Musolli: gazetar, redaktor shumëvjeçar i RTP-se dhe pronar i “Radio ALBA” në Kosovë, z.Xhevat Limani; aktor, regjisor dhe publicist.
Të gjithë referuesit e këtij aktiviteti u shprehen lidhur me veprën e re të Thaqit, duke e vlersuar atë si një vepër unikale dhe mjaft realiste. Në fillim të këtij promovimi të pranishmëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar, adhuruesve të librit, i u drejtua Ambasadorja Teuta Sahatqija.
Konusullja e Përgjithshme e Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatqija, duke faleminderuar në radhë të parë autorin e këtij libri, tha se :’ “Ky libër tregon një periudhë të errët dhe të vështir për secilin prej nesh, që e kemi përjetuar, disa në Kosovë, disa në Shqiperi e trojet shqiptare, por dhe disa këtu në SHBA. Ajo ka qen një kohë e vështirë, cila megjithse ishte përiudha më e keqe e popullit shqiptar, por ishte kohë që frymëzonte, të gjithë shqiptarët, për bashkim dhe luftë të përbashkët ndaj armikut tonë, të përbashkët, të cilën më së miri e shofim sot, të shkruar edhe në dritën e këtij libri, që na e sjell autori i saj Luz Thaqi, duke e faleminderuar për këtë”.
Por me këtë rast, duke shfrytëzuar këtë promovim desha të faleminderojë, jo vetëm autorin, por të shpreh edhe një mirënjohje e faleminderim të sinqert, edhe për ju shqiptarët e Amerikës, për përkrahjen dhe mbështetjen, që i dhatë ju kauzës sonë, për liri dhe pavarësi, për më shumë të drejta të shqiptarëve në trojet e tyre, sidomos në tre dekadat e fundit.
“Ju bëtë të pamundëshmën – tha Ambasadorja Sahatqija, dhe dhatë të gjitha çka kishit dhe nuk morët asgjë, vetëm që Kosova, sot jet e lirë e pavarur, ajo të ketë shtetin e saj, të lirë e sovran me një rend demokratik. Ju bët gjithë çka prej këtij vendi të madh e të bekuar, mik i përjetshëm i të gjithë shqiptarëve, duke dhënë një kontribut shekullor. Aq sa sot falë jush dhe angazhimit tuaj ndër vite, ne shqiptarët kudo, jemi më mirë se asnjëher tjeter- Më mirë se sot, do të thoja tha Sahatqija, nuk kan qënë kurrë shqiptarët, falë popullit të saj, por edhe asaj çfarë bët ju në këtë vend”.
Ky libër përfaqëson një rrugëtim personal të autorit, fillojë fjalën e saj znj. Arolda Elbasani, doktore shkencash nga Universiteti Europian i Firenzës, e cila ka folur rreth vlerave të këtij libri me kumtesen e saj, duke shtuar se : “Ky është një udhëtim personal në kohë të vështira”.
Autori, tha ajo ka një përmbledhje të artikujve të tij, në të cilat tregon se si ranë sisstemet dhe se si u shpërbë ish – Jugosllavia, e athershme , që si e imagjonimin ne, vallë se “kurr nuk do të ndodhte kështu….!”.
Por ja që autori – Luz Thaqi, na e solli me mjeshtëri disa çështje thelbësore , sidomos atë se përse ran këto sisteme, të ashtuqujtura “të lumutura dhe të lulëzuara”, dhe se si ra ai në Jugosllavi. Cfarë ishin në atë kohë problemet në Jugosllavi, që ra ai sistem, që ishte në atë kohë një nga ato të konsideruara më funksional.
“Unë jam nga Shqipëria, tha ajo, kur na tregonin për Jugosllavinë – ua ua ….çfarë mendonim, dhe tani shikojmë se cila ishte e verteta, dhe më shumë edhe nëpërmjet këtij libri, e cila çojë deri në rënjen e atij sistemi, i cili nga brenda saj shohim, paska qënë i rremë, e i “kalbur”. Aty shohim se cila ishte qëndresa dhe lufta e popullit shqiptarë, për shkatërrimin e këtij sistemi, dhe shkëputjen e Kosovës, nga robërimi sërb. Lufta dhe sakrificat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi – e cila nuk është vetëm një rrugëtim personal, por është një rrugëtim i të gjithë shqiptarëve, që luftuan dhe kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe rënjen e këtyre sistemeve”.
Simbas, meje tha znj. Arolda Elbasani, është ajo pyetja klasike, se cila është e ardhmja e shqiptarëve, pikërisht tani që këto sisteme ranë, duke na kujtuar edhe një herë fjalët e shkrimtarëve tanë në shekuj, : “Shqipëria, çështë?, dhe, çfarë do të bëhet – çfarë do të jet!”, mbasi këto janë edhe ato pyetjet delikate, që shoqërojnë edhe ato pikëpyetjet e Kosovës sot,” tha ajo.
Do me thënë, sipas meje u shprej ajo ky nuk është vetëm një rrugëtim personal i autorit Luz Thaqi, që reflekton rrugëtimin e tij personal, duke filluar qysh në kohë të vështira. Këtu kemi rrugëtimin e kauzës së Kosovës. Mbasi, ai është një udhëtim i të gjithë shqiptarëve, në luftën e tyre shekullore, për liri dhe pavarësi – të cilin e gjejmë edhe nga librat e tjera, të këtij autori.
“Libri “Dëshmi në Kohë” ka tema, kulturore, ka tema politike, diplomatike, shoqerore e sociale, të cilat kan në thelb , vijojë Doktore e Shkencave, kombin tonë shqiptarë, luftën për liri dhe pavarësi, çështë zhvillimi kombit, konsolidimi i kombit tonë!. Një, diçka, që të tërheq vëmendjen në librin e Luz Thaqit, është emigracioni, nga Kosova dhe trojet shqiptare, Shqipëria, bashkimin e tyre, dhe cilat janë temat e përbashkëta, që i bashkojnë ata në periudha që ata të lobojnë për kuazën tonë të përbashkët. “
“Dëshmi në Kohë”, tha ajo, ka të përmbledhur disa artikuj publistik, të shkruar në kohë të ndryshme, edhe në kohën kur nuk ishte fare e lehtë, të shkruaje tema të tilla, pra atëhere kur ende Jugosllavia, nuk ishte shpërbër, dhe kishte çështje shumë delikate, të cilat Luzi, i trajtonte qysh atëhere, si një gazetar profesionist dhe publicist i ndershëm dhe i angazhuar politik.
“Mbasi këto që shkruan Luz Thaqi, tha panelistaja në këtë libër nuk jan vetëm thejshtë se kështu ka ndodhur, por kanë një domethënje sot, bile edhe më të madhe për të kuptuar nëpërmjet një analize : “se përse ndodhi kjo?,se çfarë ka ndodhur dhe si ndodhën?”
Autori tregon me shumë maturi dhe ndershmëri në punën e tij krijuese, madje do të thoja tha ajo edhe kur ai kritikon, ka një kritik me shumë elegancë ”, konkludoi znj. Arolda Elbasani, doktore shkencash nga Universiteti Europian i Firenzës, e cila aktualisht është visitinng profesor në qendrën për studime europiane të Mesdheut dhe supervisiore akademike ne NYU të N.Y.
Me një përshëndetje dhe vlerësim për autorin dhe librin e Luz Thaqit, “Dëshmi në Kohë” erdhi në këtë promovim edhe z. Lekë Musolli, gazetar, redaktor shumëvjeçar i RTP-se dhe pronar i “Radio ALBA” në Kosovë, i cili ndodhej këto ditë në vizitë në komunitetin shqiptar në SHBA.
Kurse, e bija e autorit, Leandra, erdhi me suprizën më të madhe të këtij promovimi, duke emocionuar jo vetëm babain e saj dhe nënën, por edhe ata dhjetra të pranishmit që e duartrokitën ngrohtësisht, me nji tekstë mirënjoheje, për punën e babait, për mësimin e inicuar nga ai të gjuhës shqipe, tek ajo, si dhe për krenarin që ndjente, Lea, si bijë e tijë..
Editori i gazetës më të vjetër shqiptare në botë (107 vjeçare), Dielli, gazetari i njohur Dalip Greca, solli në këtë promovim, nji kumtese me disa mendime rreth librit të Luz Thaqit “Dëshmi në Kohë” duke thënë se ai ndjehej i nderuar që ishte i ftuar në këtë promovim të publicistit Luz Thaqi dhe si pjesë e panelit promovues. “Libri me publicistikë “Dëshmi në Kohë”, mendoj, tha Greca, nuk ka vlera vetëm si “dëshmi”, por ka edhe vlerë njohje për kontributet e Diasporës shqiptare të Amerikës, madje mendoj se vlen edhe si debat për cfarë ka bërë mirë dhe cfarë ka bërë keq Diaspora e Amerikës. Libri edhe pse nuk ka befasi për faktin se është ndërtuar me shkrime të botuara ndër viti në gazeta e revista, në Kosovë apo në Diasporë, dhe më i largëti , është ai që i takon vitit 1993, “Maskat e një Morali”- botuar në Fjala e Lirë. Prapëseprapë, të para me syrin e tanishëm, lexuesi hedh vështrimin pas, dhe ballafaqon frymën e shkrimeve, shqetësimin shpirtëror të autorit, kritikën e fenomeneve penguese, mesazhet që përcillen, dhe sheh se sa ato i kanë qëndruar kohës, apo se sa dhe si, ne shqiptarët i kemi mjekuar plaget tona të hapura. Mendoj se këtu qëndron një nga velrat që mbart libri.”Më tej Greca, solli në mendimet e tij, dhe një nga figurat më të spikatuara të shqiptarëve të Amerikës, Faik Konicën, si një nga mendimtarët, diplomatët, publicistët, gjuhëtarët, eseistët, më në zë të letrave shqipe, një vit pasi kishte ardhë në SHBA. Duke bërë me kete rast edhe bilancin e punës së tij si editor i Gazetës Dielli, ku tha Greca, ai shkruante: “Me këtë numër(11 shkurt 2010) DIELLI mbush motin e parë të botimit të tij. Kur bën një udhë të gjatë, udhëtari qëndron nga ndonjëherë, rri mbë nji gur, dhe hedh sytë pas tij. Është një çlodhje dhe një dëfrim, një kurajo për të vajtur më përpara, kur sheh se sa eci, dhe ç’mbaroi gjer atje…”…Nën këtë këndvështrim edhe autori i këtij libri, apo ne lexuesit e tij, shohim, riinformohemi, gjykojmë, ç’tha e cfarë nuk tha Luz Thaci, në kohën kur i shkroi artikujt, analizat, përsiatjet, reportazhet, intervistat….që përmbanë libri…si dnjehet sot duke u ballafaquar me shkrimet e tij. Ky libër është edhe një piëkreferimi se cfarë duhet t’i japim brezit të ri sot për rrjedhat historike të Diasporës, kush e orientopi Lëvizjen Kombëtare, cfarë i tha Vatra Shqipërisë, e tjera”.
Idriz Lamaj – i cili është publicist dhe ish gazetar i “Zerit te Amerikes” ka thënë për librin e Thaqit, se ky është: “Libër atdhedashurie me trashëgimi të lartë fisnike”: Mendimi i tij i përgjithshëm, i hedhur në letër në formën më të përmbledhur, jep prova të pakontestuara të përgatitjes të tij të gjithanshme. Kujdesi në trajtimin e lëndës në secilin shkrim, qoftë lajm i thjeshtë, reportazh, udhëpërshkrim, analizë diplomatike, intervistë apo studim i mirëfilltë historik-politik, provon moralin e lartë të Luz Thaqit si shqiptar me trashëgimi të lashtë fisnike dhe atdhedashurie.”
Në fund, në foltore për të lexuar kumtesën e Prof.Dr. Agron Fico, në mungesë të tij, i zgjedhur me panalistet, ishte producenti, dhe aktori i njohur Xhavat Limani.
Ai tha se :”Në këtë libër autori ka marrë përsipër një rolë tepër interesat – Ai herë na duket në rolin e tregimtarit dhe herë si novatorë, por edhe si protogonistë i ngjarjeve që ai vetë i ka përjetuar”.” është shprehur zoti Xhevat Limani.
I cili, me interpretimin e tij brilant, i dha ngjyra të forta artistike dhe patriotike, kësaj vperimtarie, me vargjet e dishepullit të letërsisë dhe kulutrës shqipe, Fan S. Noli – “Jepni për Nënën” një vjershë kjo e shkruar 100 vjet më parë, kur Federata PanShqiptare e Amerikës, Vatra, mblodhi dhe i dhurojë Shqipërisë 180 mijë dollar, të asaj kohe, që po të konvertohen tani, janë në mbi 3 milion dollar me kursin e sotëm të parasë jeshile.
Limani, e quajti pervilegje, që po lexonte këtë kumtes, të mikut të tij, Prof. Dr. Agron Fico (Nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve), pikërisht në këtë promovim të bukur, për këtë libër, që profesor Ficoja, tha ai e ka quajtur “Libër Himn për lirinë e Kosovës”.
“Kështu të paktën, është shprehur dhe profesori nga Tirana, për librin e Luz Thaqit, tha Limani, duke thënë se ky libër është një akt kulturor, i begatë me të dhëna historike – bashkëkohorë, që i jep lexuesit të vëmendshëm krahas njohurive edhe kënaqësi intelektuale. “Dëshmi në Kohë” e Luz Thaqit, l është një Himn për lirinë e Kosovës”.
Pas këtyre kumetesave, të mbajtura nga paneli promovues, i librit të autorit Luz P. Thaqi, “Dëshmi në Kohë”, u përfshinë në diskutimet, përshëndetje, dhe debatet e tyre,: gazetari Qazim Doda, gazetari Vesel Gila, studiuesi Bajram Doka, bashkëpuntori shkencor Fatbardh Doçi, i cili solli një përshëndetje të Dr Skender Kodra,- Kryetarit të Akademisë së Shkencave Shqiptaro Amerikane, dhe Naim Balidemaj.
Në fund, të këtij promovimi nga më mirët e mbajtur në komunitet, zoti Thaqi, duke faleminderuar panelistët, dhe folësit e tjer, si dhe të gjithë pjesëmarrësit, tha se “Ky është një libër me vlerë që do të lërë gjurmë në këtë periudhë të këtyre ndodhirave të mëdha dhe të paimagjinuseshme, sidomos sot, kur kemi dy shtete, një çështje të ecur përpara të zhvillimit tonë të gjithëanshëm shqiptarë, si në Shqipëri, Kosovë, dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare në Ballkan.”Më tëj zoti Thaqi, duke folur për promovimin, tha se “ne u mblodhëm së bashku sot, me një rreth veprimtarësh me kontribut e të njohur këta në çështjen kombëtare, intelektualë, gazetarë e publicistë dhe, të cilët, megjithse në një mot të lig për jashta, erdhën që të dëgjojnë me vëmëndje dhe ditën të vlersojnë dhe çmojnë fjalën e shkruar. – Pra, sot kur unë duke faleminderuar edhe profesor Berisha, për ndihmën e tij në këtë kolegj, nuk po e promovojë vetem librin tim, por edhe Ju me pjesëmarrjen tuaj dhe vlerësimet, që i bëtë , jeni duke e bërë këtë, gjë, e cila me nderon pa masë dhe për të cilën u jamë tepër mirënjohës. “Ju u mblodhët, tha ai për një vepër, e cila, për mua ka një domethënje të jashtëzakonëshme.Libri im konsiston jo vetëm në rënjen e dy sistemeve por : ” Në rënjen e sistemeve, shpërbërjen e Jugosllavisë, dhe rënjen e komunizmit në Shqipëri, dhe çlirimin e Kosovës, por edhe në jetën e mërgimtarit në dhe të huaj, gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, në Kosovë dhe trojet shqiptare në Ballkan. E cila, ishte kohë e fortunave të mëdha në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, në të cilën populli shqiptar përjetoj momentet më dramatike, në historinë tonë të re, dhe, në të cilën u keqtrajtua më padrejtsisht se çdo popull tjetër në Ballkan. Dhe, në kontekst të këtyre ndryshimeve të mdha që shënuan epokën dhe lirinë e Kosvës, jamë munduar në vazhdimësi që ti dal zotë vendit tim, dhe kombit tonë, duke e thënë gjithmonë vetëm të vërtetën tonë te munguar, dhe bërë publike atë”.Mbi nji çerek shekulli në vendlindjen time, që kur jam marrë me botimet e shkrimeve të mija dhe po aq këtu me ju bashkëatdhetar në SHBA, kam jetuar dhe jetoj çdo ditë si edhe ju me vuajtjet, sfidat krenarinë dhe idealin e popullit tonë, duke e then dhe bërë publike, atë që e kam ndier për fatin tonë, për ngjarjet për kohën. Të gjitha këto ngarendje dhe sfida nëpër të cilat kaluam që portretizojnë brezin dhe kohën të cilës i përkasim, në të vërtet janë edhe ecjet e mija ndër vite, njikohësishtë , dëshmitë e mija në kohë .Thaqi ju falenderua, gjithashtu në mënyrë të posaçme Ambasadores Teuta Sahatqiu dhe Ministrit Këshilltar Ylber Kryeziut, për nderimin me pjesmarrjen e tyre, si dhe medijave: editorit të “Diellit: z. Dalip Greca, mysafirit nga Kosova, drejtorit të Radio Alba-s z. Lekë Musolli, z.Beqir Sina koorespondentit nga SHBA të perditshmes “Bota Sot”, pronarit të TV – “Kultura Shqiptare” z.Adem Belliut si dhe të “TV AA Vision” z,Qazim Doda, si dhe gazetarëve të tjerë për punë që po bëjn dhe përcjelljen e kësaj ngjarje kultorore.Pjesëmarrësit, të gjithë të pranishmit bashkarisht shijuan koktejlin e përgatitur enkas nga autori dhe familja e tij, si dhe morën nga një libër dhuratë “Dëshmi në Kohë”, me autorgrafin e autorit Luz P. Thaqi.
Kanë thënë për librin …….
Prof. Dr. Agim Zogaj(Profesor Univerzitar ne UP):”Liber ne kerkim te atedheut dhe Lirise”. Luz Thaqi, përmes pendës dhe mendjes së tij, edhe pse larg, larg Kosovës, Shqipërisë, nga shtegtimet përtej Atlantikut, bëhet zë besnik i përpjekjeve të pa rreshtuar të vëllezërve shqiptarë për lirinë e kësaj cope të shenjtë të Atdheut shqiptar. Luz Thaqi, siç dëshmojnë shkrimet në librin t tij, është bashkë kohanik guximtar dhe i pa lodhur i Lëvizjes sonë kombëtare, pjesë sublime e të cilës është mërgata e jonë edhe në SHBA.
Sanije Gashi(Gazetare,publiciste dhe editore e revistes “TEUTA”:”Liber per Mallin e atedheut”. Duhet theksuar, veç të tjerash, se një pjesë të mirë të shkrimeve, autori ia kushtoi edhe vendlindjes, atdheut, njerëzve. Veçse, kur përmend vendlindjen, kthimin, ngjan të emocionohet, t’i shkëlqejnë sytë… Ndaj, dhe ky botim mund të quhet, thjesht edhe – libër dedikuar mallit për atdheun. Ç’është e drejta, çdo kontakt lë gjurmë, siç janë kontaktet me shkrimet e shumta të shkruara gjatë këtyre viteve të gjata …
Prof. Dr. Blerim Latifi(Profesor Universitar):“Liber i epit te madh dhe mallit per atedheun”. Publicistika e Luz Thaqit është një publicistikë e cila ndjenjën e mallit për atdheun e ngritë në nivelin e një refleksioni shumëdimensional për fatet historike të atdheut. Kujtojmë që ky proces intelektual ka krijuar disa nga veprat më të bukura në letërsinë perëndimore që e Homerit. Ky ep i madh i mallit për atdheun, deri tek vargjet e pavdekshme të Heinrich Heine-s mbi mallin për atdheun e tij, Gjermaninë, por edhe publicistikën e letërsinë e Rilindjes sonë Kombëtare, e cila mallin për atdheun arriti ta ngrisë në nivelin e programit historik të çlirimit kombëtar. .
Ambasador Bekim Sejdiu:”Liber intrigues dhe thellsisht burimor qe shperfaq perjetimin e njikoheshem te etnikes dhe kosmopolites”. Libri “Dëshmi në Kohë” është shpërthim i një përsiatjeje disadekadëshe intelektuale dhe shpirtërore i autorit Luz Thaqi. Si një publicisti të rryer, autori bënë një ndërthurje harmonike të jetëshkrimit të vet personal dhe thjerrëzave të thella intelektuale mbi dinamika të ndryshme politike dhe socio-kulturore. Kombinimi i veçantë në personalitetin e autorit, i përgatitjes akademike, karrierës profesionale dhe trajektores jetësore, e bënë atë një vështrues dhe interpretues të mbrehtë të fenomeneve dhe rrjedhave, politiko-historike dhe socio-kulturore, kundruall sfondesh thelbësisht të ndryshme kohore dhe hapësinore.
Idriz Lamaj(Publicist dhe ish gazetar i “Zerit te Amerikes”:“Liber atedhedashurie me trashegimi te larte fisnike”: Mendimi i tij i përgjithshëm, i hedhur në letër në formën më të përmbledhur, jep prova të pa kontestuara të përgatitjes të tij të gjithanshme. Kujdesi në trajtimin e lëndës në secilin shkrim, qoftë lajm i thjeshtë, reportazh, udhëpërshkrim, analizë diplomatike, intervistë apo studim i mirëfilltë historik-politik, provon moralin e lartë të Luz Thaqit si shqiptar me trashëgimi të lashtë fisnike dhe atdhedashurie.
Prof. Dr. Agron Fico(Nenkryetar i Akademis Shqiptaro-Amerikane te Shkencave dhe Arteve):“Liber Himn per lirine e Kosoves”: Libri i Luz Thaqit është një akt kulturor, i begatë me të dhëna historike – bashkëkohorë, që i jep lexuesit të vëmendshëm krahas njohurive edhe kënaqësi intelektuale. “Dëshmi në Kohë e Luz Thaqit është një Himn për lirinë e Kosovës. “
Prof. Dr. Lush Culaj(Punonjes i larte Shkencor ne Institutin e Historise se Kosves):“ Vepër e rëndësishme shumëdimensionale”. Libri “Dëshmi në Kohë”, si i tillë, me motive të ndryshme, i japin autorit mundësi më të mëdha për të komunikuar më drejtpërdrejt jo vetëm me epokat dhe me heronjtë e caktuar, por edhe me lexuesin e të gjitha kohëve, ngase një përmbledhje e tillë e nduarduarshme zgjon kërshëri të madhe për lexuesin. Duke e pasur këtë qëllim, autori Luz Thaqi i kushtoi kujdes të posaçëm ndriçimit të aspekteve të panjohura e të errëta.
Mikel Gojani, krujues letrar: “Libër me vlera të mirëfillta dhe interes dimensional”:“Autorit i urojmë botimin e këtij libri dhe i dëshirojmë suksese dhe mbarësi!”