• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mos e shit votën!

May 4, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/
-Me fillimin e fushatës/
Ti qytetar që mendon se do heqësh emrin nga lista e shitores në lagjen tënde. Se do mbyllësh një hall. Ta dish, gabohesh. Një listë veresie akoma më e gjatë të pret nga muaji tjetër e në vazhdim.
Ti qytetar që do të japin një drekë diku. Ti që ke gjithë jetën anëtar. Dhe gjithë jetën u ke trokitur në derë të afërmve të tu, fqinjëve.
U ke kërkuar votën.
Edhe pse në zgjedhjet e mëparshme e bërë. Dhe asgjë nuk more si shpërblim.
Prapë një drekë me bretkosa do marrësh.
Mos e shit votën për një grusht para. Nuk janë shpëtimi yt, por robëria.
Personi që do t’i ofrojë, në emrin e tij, është i varuar nga dikush tjetër.
Ai tjetri do t’i marri në dhjetëfish, në qindfish, në miliona. Nga tenderat për rrugën tënde. Nga demagogjia në shërbimin tënd.
Ai do bëhet me vilën e tretë. Kurse ty do të vazhdojë të pikojë çatia.
Ai do të çojë fëmijët për të studiuar jashtë shtetit. Kurse fëmijët e tu do vazhdojnë të ikin nëpër male refugjatë. Nëpër det me gomone. Nëpër dogana brenda mauneve.
Ti qytetar që mendon se i zgjidhe hallet me një premtim. Se do marrësh një vend pune.
Gabohesh. Ai vend ka për të qënë kërcënim. Lekët e paguara nuk do të arrijnë të zëvendësohen me rrogën e ulët. Dhe sigurisht që në një ditë, krejt papritur do të heqin. Dhe ti prapë do mbetesh borxhli. Dhe prapë do jesh pjesë e një sistemi. Ku ha njeriu njeriun.
Jo pjesë e qytetarisë.
Dhe ti prapë do rrish në radhë, për të mundur atë që të mundi. Jo me meritë, por me intrigë.
Mos e shit votën tek një kryetar i ofruar. Jo i përzgjedhur.
Ai nuk ka se çfarë të bëj për ty. Ai është nën urdhrat e padronit. Në një të ardhme të afërt, ti do jesh një spektator publik i luftës mes tij dhe padronit. Puna e përqindjeve në mes. Jo hallet e tua.
Pra ishe, do jesh dhe do të mbetesh një spektator. Jo qytetar. Në të njëjtën kohë kur në vendet fqinjë, qytetari është qytetar. Pjesëmarrës. Dhe jo një i dënuar si spektator.
Mos e shit votën tënde duke i besuar një premtimi për legalizimin e një trualli, një shtëpie. Kur ai dhe ajo janë shitur njëqind herë. Janë ndarë njëqind herë, janë kthyer në pasuri të pa luajtshme, po njëqind herë. Me vula dhe firma të rregullta. Nga e njëjta Gjykatë. Në të njëjtën zyrë kadastrale. Nga të njëtët persona.
Shkurt mos e shit votën tënde për mish mashin, sepse do bëhesh pronari i njëqind e një-t. I këtij mish mashi.
Mos e shit votën përpara atij kandidati, njerëz të të cilit mbajnë shënime kur ju flisni. Ta dini ato letra, ato blloqe, janë koshi i halleve tuaja. Hallet tuaja nuk kanë nevojë të mbahen shënim. Ato janë zhurmëkërcitës. Që në fytyrat tuaja që kanë disnivel të dukshëm me shëndetin e bardhë të kandidatit. Ndaj u thoni liderëve të rrinë larg pozave me ju. Përqafimeve…, mund të gërricin fytyrat e buta nga faqet tuaja të pa rruara.
Kujdes pra nga pamjet me kalemxhinjë që bëhen figura të rëndësishme publike vetëm pse mbushin koshat me hallet e juaja.
Kujdes nga ata që e përdorin me kollajllëk mençurinë e viteve, thënien në gjindjen e shpirtit tuaj, se fjala vret më shumë se plumbi.
Kujdes që të mos keni përjetësisht depresion. Ata do i përdorin fjalët tuaja thjesht për tu dhënë sa më shumë emocion fonive të markave të fundit. Steriove gjigande.
Një burrë shteti do i bjeri sërish gjoksit. Duke u përgjëruar mbi hallet tuaja që u kanë veshur me rrudha e pa rroje, kokë e këmbë. E mbani mend ? E bëri Edi Rama darkën e 21 janarit. E rrahu zemrën e tij përpara jush. E rrahu me forcë. Ju menduat se e bëri për të vrarët tuaj. U bëtë me të drejtë popull. U bëtë njerëzim i madh. U bëtë qytetar. Ju i shkuat pas. Përse? Për të mundur padrejtësinë. Që ka sharmin e sheikut.., edhe pse me kostum katoliku. Që ka çadra beduinësh edhe pse me darka plot pije katolikësh. Që ka priza energjie edhe në një shesh publik, edhe pse ju vrisni veten nga faturat e pa paguara të energjisë. E cila në raport me vendet e tjera. Eshtë katërqindfishuar në raport me të ardhurat e tua prej milingone. E megjithatë sheiku dhe katoliku janë bashkë. Të vdekurit tuaj, flen veç. Veç edhe prej jush. Sheiku dhe katoliku jua bënë dymbdhëdhjetë shifror borxhin. Ta dini, i bie tashmë që edhe ata që do lindin në dymijë e pesëdhjetë e pesën, janë debitorë.
Mos e shit votën në ke një fije respekti për veten. Për jetën tënde që i ngjan një fabrike të braktisur nga ndotjet radioaktive.
Ti që ofrohesh për një emër në listën e komisionerëve. Që mendon se të paktën të marrësh një shpërblim. Një drekë me bërxolla dhe turshi. Një premtim për një vend pune. Një premtim për të shënuar emrin diku. Sa për të marrë rrogën. Duke kujtuar se po ndihmon sado pak familjen. Aspak. Do luftojë yt bir, më keq nga ty. Do ketë yt bir një tashme në të nesërmen e tij, më të dhjerë se e jotja. Do të nëmi sysh. Do të nxjerri në punë. Ty që mendove se u torturove për ‘të.
Mos e shit votën ti që mendon se duke marrë pak lekë fushate, mund të blesh ca vite pune në zyrat e pensionimit. Gabohesh, prapë sytë tek westerunion-i do i kesh. Një hall më shumë për fëmijën tënde. Një pleqëri me qera. Një pleqëri me ramatizëm kockash dhe shpirti.
Sepse një biznesmeni që ka një biznes, nuk i duhet Bashkia për ty. Por për biznesin.
Një qeveritar që ka dikasterin, nuk e do Bashkinë për ty. Por për partinë.
Sepse pavarsisht komunikimit, edhe politika ka brenda një mision. Kësisoj është botë e misionarëve. Me qëllime misionare. Jo përqindjesh. Një biznes që nuk i rri konform misionit të politikës për të drejtat civile, për të tashmen dhe të ardhmen qytetare, është shushunjë e politikës. Dhe normalisht mijra shushunjëza në trupat tuaj. A e dini, 95% e shqiptarëve punojnë sot pa të drejtat minimale të një punonjësi. Pa një orë pune të arshivuar. Pa siguracione jete. Pa…, çfarë të thuash më shumë. Zi e më zi bëhet. Kjo është e ardhmja. Ju do paguani sërish, zyra pensioni, që nuk ndajnë pensione. Ju!
Ti qytetar që mendon se vota jote është një thes miell. Jo është më e vlertë se edhe një vaporr me miell. I cili është blerë me lekët nga përqindjet e tenderave publikë. Ti një thes miell do marrësh. Ata vaporët.
Mos e shit votën për ricklimin e këtyre pa vlerave.
Bëhu qytetar me shance më të mëdha. Sepse ëndrra shohin të gjithë njerëzit. Kësisoj të gjithë e duan një shanc. Kësisoj do kemi më shumë misionarë me projekte për hallet tuaja. Dhe më pak shushunjëza në trupin tuaj.
Bëhu qytetar dhe jepi udhë ndjesisë së shpirtit. Për më shumë misionarë. Jo nga ata që pozojnë për të treguar markën e kostumit, të orës apo xhelin e flokëve. Por ata me xhelin e rrudhave tuaja. Me parfumin e halleve tuaja. Ka kudo midis. Ka plot. Ju jeni vitalë. Nuk jeni shterpëzuar.
Bëhu qytetar dhe merrja lekun e shampanjës atij pashait katolik.
Që ka të drejtën të bëj tri lloje dasme për fëmijën, me miqtë e vet, me miqtë e vajzës, me miqtë e dhëndrrit; tri lloj ditëlindjesh… Kurse ti, vazhdon me listat emërore, sa do më hedhi filani, sa do më hedhi fisteku. Duke thelluar brenda vetes tënde mendësinë e dorovitjes si një borxh. Dhe, ia feston ditëlindjen fëmijës tënde pa drita, me një tortë veresie.
Bëhu qytetar, gjyko si qytetar, voto si qytetar…, që të rrosh si i tillë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonaj, mos e shit voten

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT