• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MRIKA KRASNIQI & NIL PRODUCTION DHE FESTIVALI I FILMIT NE NY

June 27, 2018 by dgreca

– Në edicionin e 7-të të IFFNY kishte rreth 500 aplikime, prej të cilëve 40 filma u përzgjodhën në garën zyrtare dhe programin special, me filma nga Izraeli, Franca, Shqipëria, Kosova, Brazili, Maqedonia, Argjentina, Spanja, Norvegjia, Japonia, India, Anglia, Amerika, Katari, Belgjika, Çekia, Italia, dhe Hollanda-1 a Bukur

NGA ERMIRA BABAMUSTA /GAZETA”DIELLI”/1 dy aleksa

FOTOT:ILIR RIZAI/

Débora Falabella nga Ilir RizajTashme Festivali i Filmit ne Nju Jork ka marre emrin e saj-Mrika Krasniqi…Edhe Festivali i sivjetshme la pas gurme suksesi dhe gezoi fituesit….Me 29 Maj 2018 përfundoi me sukses Festivali Ndërkombëtar i Filmbërësve në Nju Jork (International Filmmaker Festival of New York – IFFNY), duke shpallur fituesit e jurisë dhe të festivalit. Organizuar nga Mrika Krasniqi dhe Nil Production, Festivali IFFNY u mbajt me 25-29 Maj te Kaufman Astoria Studios, një shtëpi historike dhe prestigjioze amerikane e filmave, e njohur si shtëpia e Paramount Studios, dhe për filmat bardhë e zi në vitet 20të. Në Kaufman, u mbajt Ceremonia e Hapjes së Festivalit me Tapetin e Kuq si dhe Nata Gala e Ndarjes së Çmimeve, me prezantues Ermira Babamusta dhe Giorgio Kolaj.Juria dhe organizatoret e festivalit, John Blenn, Ermira Babamusta, Kendrick Merdani, Mrika Krasniqi, Jotti Ejlli_foto nga Ilir Rizaj

“Është shumë sfiduese dhe magjike njëkohësisht të organizosh një event siç është festivali jonë, International Filmmaker Festival of New York – IFFNY. Sfiduese për faktin se arrin të grumbullosh gjithë ato njerëz nga vende e kultura të ndryshme.Mrika Krasniqi, Ermira Babamusta dhe Ansambli i Shkolles Frank Sinatra

Dhe, magjike po ashtu. Kur i bashkon tërë këto njerëz dhe arrin të ndërtosh relacione me artistë nga e mbarë bota, kjo më sjell satisfaksinim më të madh në fund të çdo edicioni,” tha Mrika Krasniqi, drejtoresha e festivalit IFFNY.Débora Falabella dhe ekipi nga Brazili i filmit The Kiss_foto nga Ilir Rizaj“Të gjithë këto filmbërës: regjisorë, producentë, aktorë, etj, arrijnë të bëhen pjesë e familjes IFFNY. Shumica prej tyre na shkruajnë duke shprehur mirnjohjen e tyre për festivalin, disa po bëjnë enkas film për edicionin tjetër, disa po shkruajnë skenaret e tyre për ISC (International Screenwriting Competition), disa të tjerë e ofrojnë veten e tyre për t’i shërbyer festivalit, e disa na informojnë për sukseset e tyre nëpër festivale të tjera. Kështu vazhdon relacioni, dhe bashkë me ekipën time e gjejmë veten duke bërë përgaditje e plane për edicionin tjetër. Në këtë mënyrë kemi arritur të ndërtojmë festivalin tonë dhe emrin IFFNY t’a dërgojmë pothuajse në çdo cep të globit ku filmi adhurohet,” shtoi Mrika Krasniqi.
Në edicionin e 7-të të IFFNY kishte rreth 500 aplikime, prej të cilëve 40 filma u përzgjodhën në garën zyrtare dhe programin special, me filma nga Izraeli, Franca, Shqipëria, Kosova, Brazili, Maqedonia, Argjentina, Spanja, Norvegjia, Japonia, India, Anglia, Amerika, Katari, Belgjika, Çekia, Italia, dhe Hollanda. Juria përbëhej nga: Ibër Deari (Selektor i Festivalit, Maqedoni), Jotti Ejlli (Kryetar Jurie, Shqipëri), John Blenn (Nju Jork), Margherita Peluso (Itali) dhe Kendrick Merdani (Nju Jork). Gjatë mbrëmjes të së martës u shpallën 8 çmime nga Juria, dhe 8 nga Festivali.
Në krye të filmave më të mirë u nominuan: “The Kiss” nga Murilo Benicio; “Unwanted” nga Edon Rizvanolli dhe “One Bedroom” nga Darien Sills-Evans. Fituesi i filmit më të mirë u zgjodh “The Kiss” nga Murilo Benicio, të cilët fituan edhe nominimin për aktori më i mirë për Lazaro Ramos, nominimin për produksioni më i mirë, dhe fitues të “Outstanding Achievement in Acting” për aktorin Lazaro Ramos. Korpusi diplomatik nga Konsullata e Brazilit, në përfaqësim të Ambasadorit Enio Cordeiro, ishin të pranishëm në netët e hapjes dhe çmimeve të festivalit, si dhe të ftuar nderi nga ekipi Brazilian i filmit “The Kiss”, producenti Roberto Monteiro dhe aktorja e njohur Débora Falabella.
“Ishim shumë të lumtur kur morëm lajmin për festivalin, si Festivali dhe Nju Jorku janë madhështor. Ndjehemi shumë të nderuar për ftesën. Kur bën një film të parë si regjisor, nuk e din akoma si publiku i mirëpret idetë e tua. Kur përzgjidhesh nga një festival si IFFNY, është gati si çmim në vete. Është shumë e rëndësishme për konfidencën e regjisorëve fillestarë, që të vazhdojnë të tregojnë histori,” tha regjisori Murilo Benicio në intervistën për revistën NY Elite.
Fituesit e Dokumentarit më të mirë me regji të shkurtër “Parivara”, regjisorët Alex Lora dhe Alex Kruz thanë se ia dedikojnë këtë çmim shtëpisë jetimore për fëmijët në Nepal, për të cilën bëj fjalë filmi dokumentar i tyre fitues. “Me këtë dokumentar donim të ndanim historitë e fëmijëve dhe për t’i sjellë ato në ekran në një mënyrë që të kenë impakt pozitiv tek të tjerët, dhe për të mësuar nga këto përvoja” tha regjisori Alex Lora. “Filmat që pamë po në të njëjtën kategori ishin ekselentë dhe jemi shumë mirënjohës që fituam çmimin e jurisë. Si fëmijët edhe ekipi janë shumë të gëzuar për çmimin,” u shpreh producenti dhe regjisori Alex Kruz.
“Të jesh pjesë e një festivali të madh siç është IFFNY, për mua ishte një privilegj i madh dhe eksperiencë e veçantë! Festivali këtë vit ka qenë me një pamje shumë të veçantë, nga njerëzit dhe artistë të ndryshëm që erdhën aty… dhe u kuptua shumë qartë se për artistët nuk është shumë e rëndësishme se kush do fitojë trofen, por më e rëndësishmja për ata është lidhja me artistë të tjerë. Të gjithë në fund dalin të lumtur pasi bëjnë një numër të madh me njerëz të ndryshëm të filmave që do vazhdojnë të prodhojnë filma të tjerë në të ardhmen. Unë i uroj jetë të gjatë këtij festivali dhe jam shumë mirënjohës ndaj drjetoreshës Mrika Krasniqi që po arrin të mbaj këtë festival dhe t’i mbledhë artistët e gjithë botës në vendin më të bukur, vendin e ëndrrave NEW YORK… VIVA LA CINEMA,” u shpreh Ibër Deari, Selektori i Festivalit “International Filmmaker Festival of New York”.
Për më shumë rreth edicionit të ardhshëm të festivalit mund të vizitoni www.iffny.com. Për të aplikuar për kompeticionin ndërkombëtar të skenareve mund të vizitoni www.nilproduction.net.
Çmimet e festivalit të 7-të të filmit “IFFNY”:

GRAND JURY PRIZES/Çmimet e Jurisë:

-Best Feature Film/ Filmi më i mirë:
“The Kiss” nga Murilo Benicio (Brazil)

-Best Short Film / Filmi i shkurtër më i mirë:
“Innocence” nga Miranda Jean & Michael Cicchetti (US)

-Best Feature Documentary / Dokumentari më i mirë:
“Operation Wedding” nga Anat Zalmanson Kuznetsov (Israel)

-Best Short Documentary / Dokumentari i shkurtër më i mirë:
“Parivara” nga Alex Lora & Alex Kruz (US)

-Best Actress Award /Akotrja më e mirë:
Adriana Matoshi në filmin “Unwanted” (Hollandë)

-Best Actor Award / Aktori më i mirë:
Darien Sills –Evans në filmin One Bedroom (US)

-Production Award / Produksioni më i mirë
“A Year in Antarctica” nga Julia Martins (Brazil)

Best Cinematography /Kinematografia më e mirë:
“Cookie Heart” nga Charles Xiuzhi Dong (US)

GRAND FESTIVAL PRIZE /ÇMIMI I FESTIVALIT:

Outstanding Achievement in Acting/Arritje të jashtëzakonshme në aktrim:
Lazaro Ramos në filmin “The Kiss” (Brazil)

FESTIVAL EXCELLENCE AWARDS/ ÇMIMET EKSELENCË TË FESTIVALIT:

Breakthrough Performance Award:
Devin Nelson në filmin “One Bedroom” (US)

Honorable Mention/ Nderime:
“10424” me regji nga Tatsuki Imaji, për ekselencë në film të shkurtër (Japoni)
“Rooftop Story” me regji nga Gazmend Nela, për ekselencë në film të gjatë (Kosovë)
“Behind the Cove” me regji nga Keiko Yagi, për ekselencë në dokumentar të gjatë (Japoni)
“Terraza 7” me regji nga Carlos Freire, për ekselencë në dokumentar të shkurtër (US)
Best Screenplay Award / Skenari më i mirë:
“Battle Fields” me regji dhe skenar nga Anouar H. Smaine (US)
Creative Innovation in Filmmaking Award /Risi kreative në film:
“Wood-Chuck” me regji nga Balaj Ragupathi (India)
“Top Models are Deadly” me regji nga Larry Moore (US)

Filed Under: Featured Tagged With: Ermira Babamusta, Festivali i Filmit NY, Ilir Rizai, Mrika Krasniqi

Xhevat Limani dhe Liza Hoxha protagoinstë në filmin “Prova”

January 3, 2018 by dgreca

1 ok Xhevati LizaYlli i kinemasë shqiptare Xhevat Limani “Ikonë e Aktrimit Shqiptar” dhe Liza Hoxha luajnë rolet e protagonistëve kryesorë në filmin “Prova” me regji dhe skentar nga Mrika Krasniqi. Përkrah tyre luajnë edhe aktorët e njohur Mirsad Abazi dhe Julian Biba.

NGA ERMIRA BABAMUSTA/

1 Mrika ok

“Pasi lexova skenarin e Mrika Krasniqit m’u duk sikur roli ishte shkruar për mua. Kisha shumë pikëtakime me personazhin dhe dramën e tij të brendshme. Bëmë disa seanca provash me regjisoren dhe ramë dakord të futemi në fazën parapëtgaditore dhe me forca të përqëndruara filluam projektin. Puna hulumtuese me regjisoren ishte një eksperiencë e veçantë. Mrika ishte shumë kërkuese sa u përket skenave me partnerët, situatat e rënda me transformime të shpeshta psikologjoke si dhe në ritmin e brendshëm të veprimeve konkrete në rrafsh natyrshmërie dhe spontaniteti. Mendoj se kemi realizuar diçka të veçantë,” tha Xhevat Limani.

1 Xhevati

Filmi “Prova” (Proof) është prodhim i kompanisë Nil Production, me drejtor fotografie Ibër Deari. Filmi i dedikohet rreth 20 mijë fëmijëve të Kosovës, prindërit e të cilëve u vranë në luftën e vitit 1999.

“Surprizë për mua ishte drejtori i fotografisë Ibër Deari i cili kishte shumë gjetje që nga groplanet e deri tek planet totale në një mini-hapsirë të ideuar në mënyrë të shkëlqyer nga skenaristja dhe regjisorja Mrika Krasniqi e cila me këtë film të gjatë do trokasë bindshëm nëpēr festivale dhe pse edhe të mos triumfojmë.Jam i bindur s’e kam realizuar një protagonist tejet poliedrik që mund të lë gjurmë. Mendoj se filmi “Prova” është filmi i parë ndër shqiptarët e Amerikës dhe shënon një akt dhe nivel të avancimit të statusit kulturor të Diasporës,” u shpreh aktori legjendar Xhevat Limani për gazetën Dielli. Xhevat Limani është themelues i Teatri Shqiptar në Amerikë. Ka luajtur mbi 100 premiera teatrore. Fitues i Festivalit “Flaka e Janarit” për Rolin më të Mirë Mbreti Kreon tek Aantigona e Sofokliut; fitues i shpërblimit “Aleksandër Mojsiu” me shfaqjen “Shqiptar të jesh apo të mos jesh” sipas Fishtës në Festivalin mbarëkombëtar në Tiranë, fitues i më se 20 shpërblimeve artistike nëpër festivalet kombëtare dhe shtetërore.

Ka luajtur në filmin e Ekrem Kryeziut “Udhë pa kthim”, rolin e Gazetarit, në filmin “Nata” të Esat Musliut rolin Kaska, në filmin “Rrugët që vrasin” të Halil Budakovës rolin e Shefit të UNMIK në Kosovë, në filmin “Kolonel Bunker” rolin e drejtorit të Burgut, në filmin “Jeta private e Pipa Lisë” rolin e Kalimtarit në regji të Rebecca Myller, në filmin “The Journey” të Mike Dusi ku luajti rolin e Profecisë, etj.

Në filmin “PROVA” me skenar dhe regji të Mrika Krasniqit, Xhevat Limani luan rolin e Aktorit kryesor, prof. i Artit dramatik, krahas Liza Hoxha, e cila luan rolin e mbesës “Dea”.

“Liza Hoxha është nxënëse e klasës së VI- në shkollën amerikane në Prishtinë (American School of Kosova) vajza e Ardian dhe Era Hoxha, përndryshe mbesa ime në jetë dhe në film, ku njihet si Dea. Përveç që është nxënëse e shkēlqyer Liza ka talent edhe për aktrim, dizajn dhe pikturë. Përcaktimi i regjisores për Lizën në rolin e Dea-s kishte avantazh raportet tona gjysh-mbesë nga jeta në film. Talenti i Liza Hoxhës do të evidentohet gjithsesi në film,” shtoi Xhevat Limani, protagonisti i filmit Prova.

Sinopsisi i Filmit “Prova”

Gjyshi dhe mbesa e tij, gjatë bombardimeve, mbesin të ngujuar në bodrumin e një ndërtese. Pasi merr vesh se vajzës ia kanë vrarë prindërit, gjyshi pëson një traumë dhe vendos të qëndroj në bodrum edhe pas përfundimit të luftës.

Duke qenë profesor i artit dramatik ai krijon brenda bodrumit hapësira të ndryshme për të argëtuar mbesën e cila gjindet në karrocë invalidesh nga një aksident i pësuar më parë.

Filmi Prova (Proof)

Skenari dhe regjia: Mrika Krasniqi

Drejtor Fofografije: Ibër Deari

Rolet kryesore: Xhevat Limani, Liza Hoxha

Rolet e tjera: Mirsad Abazi, Julian Biba

Filmi “Prova” (2018) është prodhim i kompanisë Nil Production

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Filmi Prova, Mrika Krasniqi, Xhevat Limani

Artistët dhe sportistët, ambasadorë të mirë të çdo vendi

October 23, 2016 by dgreca

2-mrika

Bisedë me regjisoren dhe biznesmenen e suksesshme Znj. Mrika Krasniqi, për nder të  së cilës është ngritë flamuri Amerikan në Kongresin Amerikan/

Bisedoi: Mimoza Dajçi/

-Përshëndetje Znj. Krasniqi!

-Përshëndetje Mimoza!

-Mirësekeni ardhur në faqet e shtypit shqiptar në diasporë!

– Kënaqësi të jem me ju dhe lexuesit e Diellit. Eshtë gjë e mrekullueshme që zëri shqip dëgjohet edhe në diasporën shqiptare. Kjo na bën të ndjehemi më afër atdheut dhe më afër njëri-tjetrit.

1-mirka

-Znj. Krasniqi për punën tuaj të suksesshme në fushën e artit dhe biznesit si në SHBA, Kosovë e më gjerë, ju jeni nderuar me shumë çmime e tituj të lartë nga vende të ndryshme të botës, së fundi edhe në Kongresin Amerikan është ngritur për ju Flamuri Amerikan, si jeni ndjerë për kvto arritje?

– Secili çmim apo vlerësim ka rëndësinë e vet. Kur puna që  bën vlerësoht, kjo të shtyn edhe më tej të vazhdozh tutje dhe të konfirmon se puna juaj ka vlerë, se njerëzit kanë nevojë për ty dhe prezencën tuaj në mesin ku operon, dhe mbi të gjitha të bën të ndjehesh e privilegjuar. Bashkë me privilegjin që të bën shoqëria vijnë edhe përgjegjësitë. Nuk mund të jesh e privilegjuar e të mos mbash përgjegjësi. Edhe çmimi i dhënë këtë vit nga Kongresi Amerikan më bëri të ndjehem e privilegjuar, por mbi të gjitha të mbaj përgjegjësi, që të punoj e kontriboj edhe më shumë, në mënyrë që punën time ta vë në shërbim të njerëzimit.

-Diçka mbi Festivalin e Filmit në New York, si një risi e re për artëdashësit, si ju lindi kjo ide?

–  Festivali nisi rrugëtimin e tij më 2012, pikërisht në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Ne posa kemi përfunduar edicionin e 5-të dhe po përgaditemi për edicionin e 6-të. Ndonjëherë duken thjesht numra, por në këto pesë vite ne kemi prezantuar mbi 200 filma të kinematografisë shqiptare dhe rreth 50 filma të kinematografisë internacionale. Kemi promovuar fushata senzibilizuese e humanitare. Kemi ngritur fonde e kemi zhvilluar aktivitete të shumta. Kemi krijuar ura bashkëpunimi e njohje ndërkombëtare. Të gjitha këto kanë ndodhur në kuadër të Festivalit Java e Filmit Shqiptar në NYC. Lindi si një ide me plot entuziasëm, dhe u shëndrrua në sukses me vlera reale, duke bërë kështu që filmi shqiptarë të ketë audiencën e tij pikërisht në kryeqendrën botërore të artit dhe kulturës.

-Ju vini në SHBA me një eksperiencë pune në fushën e filmave, qofshin edhe ato dokumentarë. A mund të njohim lexuesit tanë me karierën tuaj profesionale në fushën e artit dhe biznesit?

– Jam autore, regjisore dhe producente e shume projekteve filmike. Kam studiuar Akademinë e Arteve në Prishtine, kam krijuar biznesin tim në Kosovë….Me pas erdha në Amerikë për të ndjekur ëndrrën time. Më është dashur të punoj fort e fort për të arritur këtu ku jam. Por më duhet të bëj një përpjekje titanike për të notuar në këtë oqean kaq të madh. E kam thënë edhe më parë: Eshtë pak a shumë si historia e peshkut të madh dhe peshkut të vogël. Unë thjesht s’dua të përfundoj në barkun e ndonjë balene, prandaj po vazhdoj të punoj edhe më shumë, edhe më shumë….

-Si një nënë e mirë dhe e kujdesshme për fëmijën tuaj, ju Mrika keni treguar gjithashtu interes edhe për fëmijët me probleme shëndetësore ku keni realizuar filmin me titull: “You are not alone” kushtuar fëmijëve me sindromin down, çfarë ju shtyu në realizimin e këtij skenari?

– Të kujdesesh për të tjerët është dashuri. Duke treguar humanitet e përkushtim për të tjerët që janë më ndryshe se ti përjeton mirënjohjen që na bën të ndjehemi të dashur e të dobishëm. Fundja, ne të gjithë kemi nevojë për dashuri.

Le të kthehemi pak mbrapa në kohë, por jo në realizimin e dokumentarit tuaj shumë të shikuar “Goli Otok”, a mendoni së është një nga sukseset tuaja realizimi i tij, përsa i përket anës humane dhe vlerave historike?

– “Goli Otoku” është një histori e veçantë dhe një dramë njerëzore shumë e dhimbshme. Do të doja që ta bëja edhe pjesën e dytë, pjesën e tretë…për secilin personazh që keni parë në atë dokumentar unë mund të krijoj nga një ngjarje më vete. Për pos që dokumentari flet për pjesën historike të vuajtjeve e persekutimeve që pësuan shqiptarët e Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë, mbi të gjitha janë fate të mijëra njerëzve. Këta njerëz akoma jetojnë me përjetimet që kaluan aty. Akoma askush nuk është dënuar për këtë padrejtësi, derisa njerëzit jetojnë nga të dyja palët…thjesht unë kurrë nuk jam pajtuar me ktë padrejtësi dhe akoma vazhdoj ti kujtoj ambientet e këtij burgu famëkeq. Jam në përfundim të një skenari për film të gjatë…mbase është e vetmja mënyrë për të rrëfyer çfarë ka ndodhur aty.

Ju gjithashtu njiheni për bamirësi, humanizëm, mbrojtjen kundër dhunës, kundër trafikimit të qënieve humane. A mund të ndalemi pak tek të gjitha këto fusha, ku ju keni operuar në ndihmë të njerëzimit?

– Unë kam përjetuar luftën e fundit të Kosovës dhe gjenocidin që kaluan bashkëkombasit e mi. Traumat që përjetuan femijet e Kosoves, eksodin…pothuajse te gjithe mbetem pa shtepi e pa ardhmeri. Pastaj perfundimi i luftes solli shume tranzicion te pakompromis. Per shume vite Kosova u be sinonim i nje vendit me krim te organizuar, prostitucion e korrpsion. Vend ku nuk sundonte ligji e me nje arsim te shkaterruar nga periudha  e sundimit serb.… Thjesht krijuam nje imazh shume te keq ne bote. Kudo qe shkoja neper festivale nderkombetare me trajtonin ndryshe. Ndjehesha keq per kete gje. Dhe atehere kuptova se kam  vetem dy zgjidhje: te pajtohesha me fatin duke u viktimizuar  e duke fajesuar te tjeret, apo te punoja shume per te zhdukur keto paragjykime  qe te isha nje pasqyre ndryshe per boten. Kjo ishte periudha vendimtare per mua qe me shtyu te perfshihem ne te gjitha keto fusha qe i permendet me lart.Shpresoj se kam bere sadopak qe te permiresohet ky imazh. E kane bere edhe te tjere artiste e sportiste. Jo me kot thuhet se artistet dhe sportistet jane ambasadoret e nje vendi.

Cilat jane projektet tuaja per te ardhmen?

-Kam shume projekte per te ardhmen qe planifikoj, por aktualisht jame ne implementim te nje projekti nderkombetar qe perfshine nje Kontest per skenare. Projekti menaxhohet nga kompania ime Nil Production Corporate ne New York, ku me kete rast do t’i ndajme $50.000.00 per 15 fituesit e ketij kontesti. Besoj qe kjo eshte nje mundesi e mire per tu vleresuar puna e nje skenaristi. Kam punuar shume per ta jetesuar kete projekt. Shpresoj se do t’ me jepet mundesia qe edhe ne te ardhmen te prezantoj projekte te ngjashme qe te jene mbi te gjitha ne sherbim te tjereve.

New York, Tetor 2016

Filed Under: Emigracion Tagged With: bisede me regjosren, Mimoza Dajci, Mrika Krasniqi

MRIKA KRASNIQI, FITUSE E CMIMIT”BEST HUMAN 2015″

September 5, 2015 by dgreca

Mrika Krasniqi fiton Cmimin “Best Human Artist 2015” ne kuader te Europes, te cilin e ndau komiteti europian i hebrenjeve me seli ne Paris/
Profili i Mrika Krasniqi/
Mrika krasniqi eshte producente, skenariste dhe regjisore e filmit.Ajo ka nje kompanine te krijuar vet “Nil Corporate” ne Kosove dhe ne USA. Gjithashtu Bashkepunon me kompani te ndryshme amerikane e europiane. Me 2012 ka themeluar Festivalin Java e Filmit Shqiptar ne Amerike. Aktualisht ka disa projekte ne prodhim ketu ne Amerike. Arti eshte pasioni dhe profesioni I Mirikes qe e ka kultivuar me shume vullnet e kembengulje
Festivalet dhe prezantimet nderkombetare e motiviojne per tu bere edhe me e mire.Mriken Ajo ka pasur nje sere suksese kete vite, por me I rendesishmi eshte cmimi “Best Human Artist 2015” ne kuader te Europes, te cilin me ndau komiteti europian I hebrenjeve me seli ne Paris. Prandaj, vleresime te tilla, sigurisht se te motivojne, por njekohesishte jane edhe me teper pergjegjesi qe te punoj edhe me shume per performimin ne rrugen e artit dhe Produksionit
-Mrika ka lindur ne Prishtine. Ishte periudha e shperberjes se ish Jugosllavise dhe ajo thote se nuk mban mend dicka te veçantë nga femijeria ime, sepse ka qene e preokupuar per problemet e te rriturve. Eshte diplomuar ne Akademine e Arteve ne Prishtine Dega e Artit Dramatik-Drejtimi Dramaturgjise. Mbeshtetjen me te madhe e ka pasur gjithmone nga familja qe ne fillimet e saj e deri me sot. Ka realizuar shume enderra qe ka pasur, disa i ka lene pergjysë, e disa jane ne realizim e siper. Ester shperblyer per talentin dhe punen e saj cilesore ne shume festivale nderkombetare, dhe synon pjesmarrjen edhe ne shume te tjera. Ka dy filma te metrazhit te gjate qe po merret me ta, nje dokumentar dhe Festivali Java e Filmit Shqiptar ne Amerike.
Perceptimi I saj kur kthehet ne retrospektive eshte sepse ajo ka qene dhe vazhdon te jete e apasionuar pas piktures, skulptures, dizajnin, muziken, filmin e gjithçka tjeter qe ka te beje me artin. Pra ajo eshte njé talent I lindur dhe pastaj e ka kultivuar me shume vullnet e pasion. Sinqeriteti I saj te habit ‘’them sinqerisht, une beja skenare por se beja per tu bere skenariste’’, ‘’beja filma por se beja per tu bere regjisore, thjeshte ishte me teper si nje nevoje per te mbijetuar shpirterisht’’.

BASHKEBISEDIMI

Liliana Pere-Pyetje: A mund të më thoni si ka lindur tek ju dëshira për tu marrë me Art produksion , mund të më tregoni hapat e parë dhe fillimet tuaja?
Pergjigje-Mrika Krasniqi:- Hyra ne Akademine e Arteve por nuk me pelqente shkolla, nuk i duroja dot afatet per te dorezuar skenaret apo dramat, nuk i duroja temat qe na imponoheshin, edhe pse ishin parapara me planprogramin…ishin shume te merzitshme. Nuk them per profesoret, sepse ne pergjithesi kane qene te mire, thjesht mua me dukej kot shkolla. Doja nje kohe me te shpejte, isha shpesh ne vrapim dhe e ndjeja se Fakulteti po me ngadalesonte vrapin. E shihja si pengese…Talenti im ishte I lindur bashke me pua , une punoj te hap diapazone te reja ne rrugen e produksionit
Pyetje:-Kam informacion se ju tani jetoni ne USA dhe jeni një producente, skenariste dhe regjisore e filmit mjaft profesioniste por dhe mjaft e vleresuar, mund të më thoni dicka më shumë rreth aktivitetitit?
Pergjigje -Jam producente, skenariste dhe regjisore e filmit. Kam kompanine time Nil Corporate ne Kosove dhe ne USA. Bashkepunoj me kompani te ndryshme amerikane e europiane. Me 2012 kam themeluar Festivalin Java e Filmit Shqiptar ne Amerike. Aktualisht kam disa projekte ne prodhim ketu ne Amerike.
Pyetje:-Si janë marrëdhëniet tuaja në përgjithësi me Artin, produksionin… cfarë ju pëlqen tjetër të ushtroni apo ti përkushtoheni?
Pergjigje-Arti eshte pasioni dhe profesioni im. Nuk eshte thjesht nje profesion qe te siguron ekzistencen per te jetuar, eshte pasioni im qe s’ka limit. Si puna e ujit te kripur; sa me shume qe pine, ndjejne aq me shume etje. Po ashtu, me pelqen skluptura, piktura, me pelqen muzika. Arti ne pergjithesi banon tek une. Nuk kam ndonje deshire tjeter qe ti perkushtohem nje punes qe s’perfshine artin ne thelb. E dua sportin, tenisin me saktesi, por me teper sepse me bene te ndjehem mire fizikisht, jo si pune ose passion.
Pyetje:-Ju jeni diplomuar ne Akademine e arteve, cilat kanë qenë raportet personalitetet e artit dhe c’fare mbeshtetje keni pasur….me ta cmund të më kujtoni?
Pergjigje-Kam mbaruar Akademine e Arteve ne Prishtine. Raportet kane qene relativisht te mira me koleget, por Kosova eshte nje vend akoma ne tranzicion dhe nje vend i vogel per te perballuar potencialit artistik qe ka. E them me keqardhje por s’ kam pasur pothuajse asnje mbeshtetje atje, dhe kjo, ndoshta per faktin se nuk jam profilizuar asnjehere politikisht. Thjesht, me neverit kur Arti vihet ne sherbim te politikes dhe te interesave klanore. Arti qe krijoj, buron nga thellesia e shpirtit tim, pa presion dhe kompaktibel me natyren time te lire.
Pyetje:-Cfarë filmi per ju, me c’fare devocion punoni, sa kembengulese eshte Mrika ne Projektet e saj si janë raportet me to?
Pergjigje-Kam punuar ne filma te gjate, te shkruter dhe dokumentar. Po ashtu edhe ne shume manifestime te tjera. Une besoje ne punen time dhe te ekipes qe punojme. Jam kembengulese ne realizimin e ideve te mija por gjithashtu jam gjithmone e gatshme te marr mesime te reja. Thjeshte, une nuk refuzoj te mesoj prej dikujt ne ekipe ose nga jashte qe ka ndonje sugjerim, apo ide per zhvillimin sa ma korrekt qe do te ishte ne dobi te projektit.
Pyetje:-C’fare motivi gjeni ju ne jeten tuaj ne raport me Artin dhe produksionin , nga se frymëzoheni dhe si është pritur nga kritika dhe artëdashësit? Tregoni ju lutem nje emocion te ndonjë ndjesie të thjeshtë që e përftojmë me shumë dashuri dhe sensibilititet të gjithë ne…
Pergjigje- Kur te frymezon dicka, nje teme e caktuar, motivin e gjen shume kollaj. Festivalet dhe prezantimet nderkombetare te motiviojne per tu bere edhe me I mire. Kam pasur nje sere te sukseseve kete vite, por dua te ndalem tek cmimi “Best Human Artist 2015” ne kuader te Europes, te cilin me ndau komiteti europian I hebrenjeve me seli ne Paris. Ishte e papritur dhe shume emocionues momenti I ketij vleresimi, nuk e prisja… Prandaj, vleresime te tilla, sigurisht se te motivojne, por njekohesishte per mua jane edhe me teper si pergjegjesi qe te punoj edhe me shume.

Pyetje:-Sa i intereson dhe u kushtoni vëmendje zhvillimeve sociale e shoqërore shqiptare dhe Kosovare, nje krijues i ndjeshëm e gati egonçentrik .
Pergjigje-E veshtire te shohesh nje ngecje ne zhvillimin ekonomik te dy shteteve tona. Kjo e pamundeson jeten normale ne keto treva te te gjithe banoreve, sidomos te rinjve te cilet kane nje potencial per tu avancuar ne fusha te ndryshme, por gjithnje mbaje shpresa se do te punohet me teper ne zhvillimin cilesor te arsimit, zhvillimit ekonomik dhe sundimit te ligjit.
Pyetje:-Si ju duket Arti dhe Produksioni ne Kosove dhe shqiperi , per ju një artist që jetoni në vendet perëndimore, ju si e shihni?
Pergjigje-Mendoj qe po ecen ne rruge te mbare, sidomos keto projektet e fundit te bashkepunuese te prodhimeve; Shqiperi- Kosove dhe produksioneve europiane, me gezon pa mase suksesi dhe paraqitja e tyre neper festivale nderkombetare. Sigurisht se ka akoma hapesire per tu promovuar dhe per tu paraqitur kultura dhe potenciali i artisteve shqiptar, por besoj se me nje perkrahje me te madhe nga vete shtetet tona kjo do te ndodh.
Pyetje:-Kosova eshte është vendi juaj i dashur, si janë raportet tuaja me vendin tuaj dhe njerëzit atje? Vendi i ëndrrave të tua për vet historine martire që ai mbart dhe a shkon fantazia dhe qellimi juaj, per tu ndjere protagonistia e saj ?
Pergjigje-Une jam rritur ne Kosove. Kam kaluar vitet e veshtira te luftes se fundit dhe kam perjetuar ekzodin. Kam humbur njerezit e dashur dhe shume miq ne lufte, prandaj eshte e pamundur te mos jeme e lidhur me Kosoven. Ta them me sinqeritet zemra ime eshte atje, dhe une jam protagoniste e nje periudhe shume te veshtire qe ka kaluar vindi im dhe bashkekombasit e mi. Keto gjera nuk harrohen kurre. Ato jane mbjelle ne memorien time dhe jetojne me mua si nje pjese e historise se dhembshme cfare qenje njerezore mund ti shkaktoj njeriut, familjes dhe nje kombit…Dhe gjithe kete pervoje te hidhur jame munduar qe te mos lejoje te kete ndikim negativ ne jeten time dhe njerezve qe me rrethojne. Kjo me ka bere te forte ne shume aspekte dhe te vendosur qe gjithe punen time t’ia dedikoje ruajtjes dhe promovimit te vlerave te kombit time dhe promovimit te tolerances e paqes midis njerezve te cfaredo kombi, race apo fe qofshin.
Pyetje:-Jeni një artiste e vleresuar dhe e dashur per publikun , A ju ndimon familja dhe a është një mbështetje kostante ? …
Pergjigje-Pa mbeshtetjen e familjes nuk do te beja asnje hape ne jete. Une gjithmone kam qene “me e mira, me e mençura, me e dashura”-keshtu gjithmone me japnin kurajo, e une thjesht ju kam besuar. Ndoshta kjo ka ndikuar ne rritjen e konfidences sime per te perballuar gjithçka me guxim, pa frike…
Pyetje:-Si jeni ndierë në Amerike gjatë gjithë këtyre viteve dhe a do ta linit ate nje dite dhe për cilin vend, dhe përse? A keni nostagji për të pare vitet e para, për vështiresite dhe frutet e para që keni patur
Pergjigje-E…., ne fakt, une nuk kam startuar nga zero ne Amerike siç kane bere shume bashkekombas te mi. Kam qene shume here me perpara ne Amerike ku kam punuar dhe kam zhvilluar aktivitetin tim si producente, skeanariste e regjisore ne kompani amerikane. Me vone kam krijuar kompanine time te produksionit Nil Corporate. Gjithashtu ne vitin 2012 kam themeluar Festivalin Java e Filmit Shqiptar dhe e kam pare te nevojeshme qe te qendroj ketu. Kjo ka ndodh krejt natyreshem.
Pyetje:- Nuk është e lehtë për një që bën “profesionistin e lire” jashtë shtetit të vet.Ju jeni shumë mediatike dhe fotozhenike, është preferencë e juaja. Përse?
Pergjigje-Nuk frikesohem nga sfidat qe me dalin perpara, thjesht jane veç edhe nje pune me shume ne kalendarin e punes sime. Kjo qe bejme ne sigurisht eshte e lidhur ngushte me social media qe sot eshte shume e fuqishme ne te gjithe boten. Praktikishte eshte e pamundur qe ta ushtrosh nje profesion te tille pa vemendjen e mediave ne menyre te informimit te drejteperdrejte te publikut . Thjeshte, prezantimi ne media, eshte pjese e punes sone.
Pyetje:- Ju jeni një nje vajze shqiptare që me punën suksesin dhe profesionalizmin e tyre i kanë ngritur koken lart duke e nderuar vendin tuaj.A keni pasur bashkpunime qoftë me personalitetet Amerikane qoftë dhe me artiste tanë te famshem aty?
Pergjigje-Eshte obligim moral i secilit prej nesh qe te punojme sa me shume per te lartesuar emrin e kombit tone. Besoj qe secili qe ndihet shqiptar e bene kete, varesishte prej mundesive qe ka. Edhe une jam munduar qe te promovoj vendin tim gjithkund ku kam pasur rastin. Qofte tek bashkepunetoret e mi amerikane apo edhe te tjeret ne Europe. Puna ime prej producentes, skenaristes dhe regjisores gjithesesi me ka derguar tek kompani amerikane, siç jane National Geographic, ZoneX, Liones Gate e te tjera kompani qe i perkasin asaj cfare edhe merrem une. Edhe me te tjere shqiptare qe sot kane bere emer ne bote takohemi, shkembejme pervoja e krijojme bashkepunime. Fundja kete mission ka edhe festivali jone Java e Filmit Shqiptar; qe te krijoje ura bashkepunimi me te gjithe artistet shqiptar kudo qe jetojne ne bote. Dhe, per keto 3 vite ne ia kemi arritur kete.
Pyetje:A jeni e kënaqur sa keni arritur deri tashmë, dhe nëse do të kishit qëndruar në Kosove a do të kishit mundur të bënit maksimumin për të qenë të lumtur?
Pergjigje-Lumturia eshte proporcionale me ate cfare ne ofrojme. Nuk eshte nje parakusht qe te jetosh ne New York apo ne Paris apo ne Londer e te jesh e lumtur. Shancat jane me te medha, por edhe konkurrenca eshte me e madhe. Nese ne Tirane, ne Prishtine mund te jesh trend i muajit apo I vitit pa pasur shume konkurrence, ketu duhet potencial dhe kreativitet. I vazhdueshem sepse harrohesh sa çel e mbyll syt. Gjithashtu, puna qe beje une natyrisht me sjell kenaqesi, por duhet te jesh ne lufte te vazhdueshme…Eshte si ajo historia e peshkut te madh dhe peshkut te vogel…kam punuar fort dhe vazhdoj te punoj….Une nuk dua ta shoh veten ne barkun e dikujt, prandaj me eshte nevojitur oqeani per te notuar me kollaj. Ne Kosove nuk do te mund ta beja kete.
Pyetje:- Ju jeni plot energji e idera., si e quaj unë më mirë pa realizuar mrika qe i takojne te ardhmes? -Cilët jane projktet tuaja në vazhdim?
Pergjigje-Eshte Java e Filmit Shqiptar qe eshte bere tani me tradicionale dhe kete vjet jemi ne pergatitje te edicionit te 4-te. Kam disa projekte filmike me kompani te ndryhsme qe kemi ne plan per realizimin e tyre. Besoj se me kohe do te informoheni.
Pyetje:-sa shpesh e vizitoni vendin tuaj dhe sa e obliguar ndiheni per tu qendruar prane bashkeatdhetareve ? Cfarë ju mungon prej tij?
Pergjigje-Une asnjehere s’jam shkeputur prej vendit tim. Tani jetoj ne New York, por e ndjej se jam shume afer me krejt cfare ndodh ne Koosove, Shqiperi, ne Maqedoni e kudo tjeter ku jetojne shqiptaret. Bota sot nuk eshte me kaq e madhe sa c’ishte dikur. Edhe kur kam jetuar ne Prishtine, une kam punuar per kompanite jashte vendit. Keshtuqe, shpirterisht me mungon Prishtina, Tirana….me mungon familja dhe miqte, por vazhdoj te zhvilloje bashkepunime gjithandej pa shkeputje. Teknologjia sot ka mundesuar ne thyerjen e kufijeve dhe ne zvoglimin e distancave gjeografike. Kjo eshte shume mire.
– Liliana Pere:-Faleinderit per intervisten. Ishte kenaqesi qe biseduam.
Mrika Krasniqi: Kenaqesia ishte imja. Faleminderit Liliana Per Intervisten dhe punen e palodhur qe ben me Org e GSHB per njohjen e vlerave.

Bisedoi: Liliana Pere
Presidente
Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: BISEDE ME, Histori Suksesi, Liliana Pere, Mrika Krasniqi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT