• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYEMINSITRI I SHQIPËRISË GABOI ME VENDIMIN E TIJ PËRSONAL PËR ANULLIMIN E MBLEDHJES SË PËRBASHKËT ME QEVERINË E KOSOVËS, NË GJAKOVË

June 14, 2023 by s p

Nga dr. Mujë Buçpapaj/


“Ashtu si në të kaluarën edhe tani, do të jetë Kosova dhe çështja kombëtare shqiptare që do të përcaktojnë fatin e kryeministrave të Shqipërisë, pra edhe të Ramës.”
Kryeminsitri i Shqipërisë gaboi rëndë me vendimin e tij përsonal për anullimin e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, duke shkuar shumë larg në qendrimet e tij të njeanshme ndaj Kosovës.
Ashtu si në të kaluarën edhe tani, do të jetë Kosova dhe çështja kombëtare shqiptare që do të përcaktojnë fatin e kryeministrave të Shqipërisë, pra edhe të Ramës.
Ndërsa nuk lë rast pa justifikuar qendrimet thellësisht antiperëndimore të presidentit serb A. Vuçiç në lidhje me raportet e tij të ngushta me Rusinë dhe hezitimin e Beogradit për të denuar agresionin rus në Ukraninë, në lidhje me refuzimin e embargos perendimore ndaj Moskës etj, kryeminsitri i Shqipërisë ka anulluar mbledhjen e dy qeverive shqiptare të parashikuar për t’u mbajtur të merkuren në Gjakovë, me pretekstin absurd se nuk mund të mbante një qëndrim tjetër përveç atij nderkombëtar. Në mënyrë të pabesë Qeveria e Ramës i bashkohet zërave për sanksione ndaj Kosovës, duke treguar një zell të verbër për ta praqitur vetën të distancuar nga Kosova dhe aspiratat e saj për të ndërtuar demokracinë dhe forcuar shetin ligjor në të gjithë territorin e saj.
Rama, ndërsa me Vuçiçin ka zgjedhur të sillet si avokat, me Albin Kurtin ka parapelqyer të jetë vetëm prokoror i padrejtë.
Siç dihet këtij qëndrimi anullues të Ramës, i parapriu një diskurs i egër i tij ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë që ai drejton, në vend te një vizite në Prishtinë dhe dëgjimit nga afër të kauzës së tij.
Rama është parë gjithë këto ditë të gjendjes konfliktuale të porositur nga Serbia të justifikojë dhunën serbe ndaj policisë së Kosovës dhe ushtarëve të NATO-s.
Rama është parë që në mënyrë të papërgjegjshme të justifikojë dislokimin e armatës serbe në kufij me Kosovën me pretekstin se kërcënimi i tyre është zero. Kjo sigurisht nuk është përgjigja e një kryemsinsitri shqiptar, dhe as e një kryeministri të një vendi anëtar i NATO-s.
Rama ka injoruar mbajtjen në kontrol prej 24 vjetësh të veriut të Kosovës nga bandat kriminale dhe paramilitare serbe të ardhur nga Serbia, këtij rajoni të Republikës së Kosovës që mbahet nën krontrollin e Beogradit prej Çlirmit të saj në 12 qershor 1999.
Në mënyrë të pashpjegueshme Rama distancohet nga kryministri i Kosovës Albin kurti, një heroi i gjallë i Luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, i zgjedhur në mënyrë demokratike në krye të qeverisë së Kosovës, ndërsa e shpall si partner luajal, presidentin e Serbisë Vuçiç, një lidër autokrat dhe ish-zëdhnës i kriminelit të luftës Millosheviç, që mban në kontrol gati 1/3 e territorit në veri të Kosovës, sic dihet me mjete dhune dhe kërcënime.
Pra Rama distancohet nga Kurti nje filozof i perkushtuar ndaj ideve te Republikws, nje inteletual paqesor qe ka kaluar vitet e rinse ne burgjet serbe vetem pse ka luftuar per liri, ndersa shpall mik Vucicin i cili mban lidhje të ngushta me Republikën seperatiste Serbcka dhe presidetin Dodiç të bojkotuar nga komuniteti perëndimor, duke e mbrojtur publikisht dhe trimëruar atë per ta ndare Federaten Boshnjake.
Rama në vend që të kërkonte anullimin e mbledhjes së përbashkët, duhet të trajtonte në Gjakovë shqetësimin e tij dhe të aleatëve perëndimorë.
Stili arrogant i Ramës me projektin e tij ndërkombëtar, duke injoruar dhe poshtruar qeverinë shqiptare të Kosovës, konkretisht duke dërguar një plaformë në Bon apo Paris, ndërsa do të duhej diskutuar së pari me Prishtinën, e ka hedhur në erë besueshmërinë e tij për të qënë edhe ndërmjetës në konfliktin shqiptaro-serb për veriun.
Rama tha të martën në darkë se po anullote mbledhjen e përbashkëtr të të dy qeverive, pasi nuk do të bëhet palë me Kosovën në këtë konfltik, duke u dhënë përgjgije të gjitha pikëpyetjeve që kishin qendrimet e njëanshme të tij ndaj Kosovës.
Shqipëria është palë me Kosovën sepse Kosova është pjesë e Shqipërisë, e ndarë padrejetësisht prej trungut amë me një vendim të padrejtë të Fuqive të Mëdha më 1913.
Dezertimi i Ramës nuk përfaqëson qendrimet e popullit shqiptar të Shqipërisë i cili është i revoltuar për këtë qendrim përsonal dhe të pakonsultuar me askënd në Shqipëri. Këto vendime i kalojnë dukshëm kopetencat e një kryeministri dhe duket që zoti Rama ka kaluar vijën e kuqe.
Rama nuk thotë asgjë për projektin kroat të Kurtit lidhur me asosacionin dhe as për projektin boshnjak të Vuçiçit, po për asosacionin e pakicës serbe në Kosovë që ndryshojnë thelbësisht. Projekti Kurtit kerkon forcimin e Republikes së Kosoves, ndersa variant boshnjak krijon Republikën Serbcka.
Rama thotë se asosacioni do të bëjë Kosovën anëtare të OKB-së, por Prishtina ka një përvojë shumë të hidhur lidhur me premtimet e ndërkombëtareve.
Prej 24 vjetësh Kosova ka firmosur çdo marrëveshje dhe projekt diskriminues të vënë në tavaolinë nga nderkombëtarët, pasi në çdo rast i është premtuar se pak kësaj do ta njihte Serbia si shtet i pavarur.
Në të vertë Serbia ka refuzuar ta njoh Pavarësinë e Kosovës edhe pse Kosova ka pranuar Paketën Ahtisari dhe shumë lëshime të tjera që po e pengojnë demokracinë dhe funksionalitetin e ligjit dhe demokracisë në Kosovë.
Rama ka ironizuar vendosjen e kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e fundit të komunat serbe në veri, si “të vetëngujuar apo vetëvendosur”, sido që zgjedhjet prej të cilave dolën këta kryetarë ishin të kordinuara edhe me ndërkombëtarët.
Rama tregon se ose nuk merr vesh shumë nga bota e konflikteve dhe luftrave, ose është krejt i njëanshëm. Vuçiç dhe të tjerët para tij, mbajnë nën kontroll territoret e komunave serbe në veri, në mënyrë që të vendosin ndërkombëtarët dhe sidomos aleatët tanë strategjikë SHBA-të, para faktit të kryer. Ai në tavolinë shkon gjithnjë me një epërsi në terren, pasi kontrollon komunat me shumicë serbe me dhunën e bandave të armtasura, aq sa Prishtina vetëm pas 24 vjetësh arrin ta vendosë flamurin e Kosovës në këto komuna.
Kurti ka bërë atë që paraardhësit e tjerë në krye të qeverive të Kosovës nuk e kanë bërë. Ka zbatuar kushtetutën duke vendosur flamurin e Republikës së Kosovës në komunat serbe. Pra ka bërë një veprim kushtetues dhe europain në terren dhe shkuar në bisedime sa më i barabartë me palën serbe.
Rama duhet të kishte pyetur ndërkombëtarët nëse duan që kontrolli i qeverisë legjitime të Kosovës të vendoset në të gjithë territorin e saj apo duan këtë territor t’ia lënë me cdo kusht Serbisë. Qysh prej krijimit të shteteve antike e deri me sot, dy elementë e dallojnë atë: terrotori dhe rëndi, pra ushtrimi i sovarnitetit në çdo cep të tij. Nëse Kosova nuk e ushtron këtë autoritet dhe pengohet nga ndërkombëtarët për ta ushtruar, ajo do të duhet të bashkohet më Shqiëprinë.
Qendrimi Ramës për të anulluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë ka shokuar të gjithë shqiptarët.
Qeveria e Kosovës është legjitime, është në të drejtën e saj të ushtrojë kopetenca që i jep kushtetuta, është në të njejtat valë me SHBA-të sa i përket luftës në Ukrainë, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizar, lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut, përfshirë edhe minoritetet, lirinë e medias, zgjedhjet dhe për çdo çeshtje tjetër në botë. Deklaratat e Kurtit kanë qënë po kaq të qarta edhe gjatë se martës, duke ripohuar qartë se vendi është i përkushtuar ndaj demokracisë, forcimit të lidhjeve me perëndimin dhe SHBA-të, ndërsa ndahen përsa i përket ballafaqimit me mbeturinat paramilitare të Millosheviçit në komunat serbe në veri, të sponsorizuara nga shteti serb, sigurisht që Kurti nuk mund të pajtohet sic janë pajtuar deri tani ndërkombëtarët, duke krijuar një konflikt të ngrirë, për fat të keq të pranuar edhe nga qeveritë pararëndëse në Prishtinë.
Serbia po mban peng Kosovën, të ardhmen e saj në familjen euroatlantike, vetë demokracinë funksionale të bazuar tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke mbajtur ndezuar konfktin në veri dhe demtuar statusin ndërkombëtar të Kosovës. Kjo gjë duhet të shqetësojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë, parlamentin e saj, presidentin, pozitën dhe opozitën.
Rama bëri një gabim të rëndë që anulloi një mbledhje të dy qeverive të parashkuar për t’u mbajtur në Gjakovë të merkuren, më 14 qershor 2023.
Mbledhja nuk kishte asnjë agjendë që do të shkonte kundër Serbisë, apo që e kërcënonte atë dhe as ndërkombëtarët, përkundrazi rreth 13 marrëveshje të reja që do të nënshkruheshin parashikonin nxitjen e levizjes së lirë, turizmit, tregtisë, sipërmarrjes dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta që shkojnë në pajtim me Procesin e Berlinit apo konceptet e Ramës për Balkanin e Hapur.
Pyetja është se përse qeveria e Shqipërisë bën këtë distancim ndaj Kosovës ? Çfarë do të bënte Rama sikur Kosova do të hynte në luftë me Serbinë? Do të priste qendrimin e ndërkombëtare, do t’i kthente shpinden apo te vijonte avokatinë e çuditshme Vuçiçit ?
Tani unë me duhet t’i kërkoj falje Fatos Nanos ndaj të cilit kam shkruar qindra shkrime për qëndrimet e tij ndaj Luftës në Kosovë me akuzën se pse nuk ndërhyri me ushtri në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999, edhe pse Nano e furnizoi me armatime UCK-në dhe lejoi që Shqipëria të kthehet në një bazë të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.
Si mundet që krymisnitri i Shqipërisë t’i kthejë shpenden Kosovës në këto kushte? Pse nuk mblidhet Kuvendi i Shqipërisë? Pse opozita e djathë nuk e kërkon këtë mbledhje urgjente?
Populli i Shqipërisë nuk do ta braktisë Kosovën dhe vëllëzërit tanë në Kosovë edhe në këtë ballafaqim që i ngjan një lufte. Ditët në vazhdim do të shohim levizje të forta qytetare.
* Autori eshte botues i gazetes Nacional ne Tirane

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Muje Bucpapaj

MIRENJOHJE NE 100 VJETORIN E PAVARESISE

November 26, 2012 by dgreca

100 vjetori i Pavarësisë, mirënjohje Shteteve të Bashkuara  të Amerikës/

 Në rast se shqiptarët për herë të parë në historinë e re janë të barabartë dhe krenarë në familjen  e popujve euroatlantikë, si anëtar të NATO-s apo si qytetarë të lirë të kontinetit të tyre, merita kryesore u takon SHBA-ve, të cilat në fillim të viteve ‘90-të, e nxoren Shqipërinë nga izolimi i vetëkërkuar, ekonomia e centralizuar dhe aleancat antikombëtare me bazë ideologjike, duke e orientuar atë në rrugën e lirisë dhe të begatisë për popullin e saj. Në rast se Shqipëria nuk do të dilte nga izolimi për të përshtatur në vend rregullat e  ekonomisë së tregut, lëvizjes së lire dhe hapjes ndaj botës, duke respektuar liritë  dhe të të drejtat themelore të njeriut, çështja jonë kombëtare kurrë nuk do mund të bëhej një çështje europiane dhe ndërkombëtare. Ruajtja e  miqësisë  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është garanci për Shqipërinë demokratike të  100 viteve të ardhshme./

 Nga Mujë Buçpapaj (Tiranë)/

Presidenti Amerikan Barak Obama në telegramin dërguar Presidentit shqiptar, Bujar Nishani, konfirmoi edhe njëherë miqësinë e  popullit  amerikan me shqiptarët, duke  i bërë edhe më domethënëse kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Ashtu siç kishte deklaruar në Tiranë sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, edhe presidenti Amerikan shprehu ndjenjat më bensike ndaj Shqipërisë dhe pavarësisë së saj, duke rishprehur një qëndrim të konfirmuar tashmë të politikës shtetërore amerikane, prej fillimit të shekullit të njëzetë.

Në rast se shqiptarët për herë të parë në historinë e re,  janë të barabartë dhe krenarë në familjen  e popujve euroatlantikë, si anëtarë të NATO-s apo si qytetarë të lirë të kontinetit të tyre, merita kryesore u takon SHBA-ve, të cilat në fillim të viteve ‘90-të, e nxorën Shqipërinë nga izolimi i vetëkerkuar, ekonomia e centralizuar dhe aleancat antikombëtare me bazë ideologjike, duke e orientuar atë në rrugën e lirisë dhe të begatisë për popullin e saj. Në rast se Shqipëria nuk do të dilte nga izlomi, për të përshtatur në vend rregullat e  ekonomisë së tregut, lëvizjes së lire dhe hapjes ndaj botës, duke respektuar liritë  dhe të të drejtat themelore të njeriut, çështja jonë kombëtare kurrë nuk do mund të bëhej një çështje europiane dhe ndërkombëtare.

Rivendojsa e aleancave natyrore me SHBA-të, dhe aleatët tjerë perëndimore dhe nderkombëtarë, bëri të mundur prezentimin e çështjes së Kosovës, dhe në përgjithësi të çështjes shqiptare në Ballkan, e cila rezulton të jetë çeshtja më e nderlikuar në Europë si një çeshtje e një kombi të ndarë padrejtësisht nga fuqitë europiane në vitin 1913. SHBA-të e inkurajuan Shqipërinë të linte pas të kaluarën diktatoriale duke shikuar nga e ardhmja, si një komb i cili dëshiron të konkurojë me dinjitet në rajon dhe Europë. Gjatë këtyre 22  vjetëve në liri, SHBA-të e kanë ndihmuar Shqipërinë financiarisht, dhe politikisht duke qënë sot në këtë 100 vjetor një vend në liri, krejt i ndryshëm nga ai i dy dekadave më parë, kur sekretari amerikan i shtetit, Xhejms Beker, na pati premtuar se liria punon, se liria jep rezultate, për t’u shndërruar sot në një demokraci, që, siç tha edhe zonja Klinton më 1 nëntor 2012,  fuksionin dhe ecën përpara.

Është krejt e qartë se në rast se  SHBA-të nuk do të kishin marrë në dorë çeshtjen shqiptare, ajo jo vetëm nuk do të ishte zgjidhur ndonjëherë, por as që do të shtrohej për zgjidhje. Spastrimi etnik i kryer nga shteti serb ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitet 1998-1999, është dëshmia më e mirë e këtij kërcënimi ndaj ekzistencës së kombit shqiptar, por edhe e vendosmerisë së sinqertë e SHBA dhe Presidentit Amerikan Bill Klinton për të mbrojtur shqiptarët në ditën e tyre më të veshtirë. Është thënë disa herë se kremtimi  100 vjetorit të Pavarësisë nuk do të kishte ndonjë emocion të madh në rast se Kosova nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur. Kolacioni ndërkombëtar i udhehequr nga SHBA-të bëri të mundur jo vetëm çlirimin e  Kosovës por edhe njohjen e pavarëisë së saj, integrimit të saj në strukturat ndërkomëbëtare. Vetëm falë mbeshtetjes së SHBA 100-vjetori i Pavarësisë tonë, festohet sot edhe në Shkup, me flamuj kuq e zi, me akademi përkujtimore, me veprimtari masive ku janë përfshirë mbi njëmilionë shqiptarë etnikë që jetojnë në Maqedoni.

Nuk duhet të harrojmë se pas çdo urimi dhe përshendetje  që ne  i japim njëri-tjetrit dhe miqve tanë në këtë 100 vjetor, qëndrojnë SHBA-të, Presidenti Uillson, Presidenti Regan, Presidenti Xh.H.Bush, Presindeti Bill Klinton, Presidneti Xh.W. Bush, Presidneti Barak Obama dhe mijëra zyrtarë amerikanë të të gjitha niveleve që mbrojten çështjen shqiptare në të gjitha kohërat, që lobojnë edhe sot anambanë botës për Shqipërinë për Kosovën dhe shqiptarët në rajon. Shqipëria në këtë 100 vjetor ka shumë sfida përpara. Konkurenca në familjen e popujve është e madhe, ndërsa kërkesat e ndërkombëtarëve ndaj shtetit shqiptar janë shumë më të mëdha krahasuar me dhjetë apo 20 vjet më parë. Shqipëria tashmë është një shtet 100 vjeçar, por ajo duhet ta reflektojë këtë pjekuri në institucionet e saj, në zbatueshmëinë e ligjit dhe fuknsionimin e institucioneve.

Vertetë, SHBA-të janë miq të shqiptarëve, por ne duhet të ruajmë dhe ta forcojmë edhe më tej këtë miqësi, duke krijuar lidhje edhe më të ngushta me shtetin amerikan, duke kryer gjithmonë detyrat tona të cilat janë shumë të rëndësishme për ecjen përpara të demokracisë bazuar tek ekonomia e tregut dhe garantimi i lirive dhe i  të të drejtave themelore të njeriut. Njëqind vjet më parë rilindësit tanë e patën të qartë vizionin për të  nxjerrë  Shqipërinë nga perendoria osmane dhe hedhur  themelet e një shteti të modelit europian, perëndimor, i takon këtij brezi të shqiptarëve që të dijnë të orientojnë Shqipërinë e 100 viteve të ardhshme, të sigurtë dhe krenare.

Filed Under: Opinion Tagged With: Mirenjohje, Muje Bucpapaj, SHBA

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT