• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Globe Institute of Technology një mundësi studimi dhe suksesi për komunitetin Shqipëtar në New York

December 20, 2012 by dgreca

Nga:Adrian Tahiri M.Sc./*

 Kolegji Globe Institute of Technology është themeluar në vitin 1985 dhe ka një eksperiencë 27 vjeçare në fushën e arsimit të lartë. Eksperienca e gjatë ka shërbyer për të ngritur një institucion arsimor dhe cilësor, që ofron një model edukimi që ju përgjigjet kërkesave të tregut.

Globe Institute of Technology është një kolegj i akredituar nga Bordi i Antarëve të Këshllit të Universiteteve dhe Komisioni i Arsmit të Shtetit të New York-ut, i cili ofron programin e  Diplomës, Asocimeve dhe Çertifikatave qe mbartin kredite, të gjitha të regjistruara në Departamentin e Arsimit të Shtetit të New York-ut. Misioni i Globe konsiston në sigurimin e arsimimit të studentëve nga kultura të ndryshme për t`i përgatitur ata për një fillim kariere të suksesshme. Globe synon të krijojë një mjedis mësimdhënie ku mbizotëron respekti dhe toleranca reciproke, e mbështëtur nga një staf dhe fakultet i dedikuar. Ne Globe ndërlidhen ngushtë me njëra-tjetrën dimensioni teorik me atë praktik, në mënyrë që ata që diplomohen në Globe të jenë të aftë të përshtaten, të orinetohen dhe të kenë sukses në dinamikat komplekse të tregut të lirë. Kjo realizohet nëpërmjet internshipeve të ndryshme në fushat e studimeve përkatëse, praktikës apo duke marrë pjese në programin e Shtetit Federal “Work Study”.

Duke filluar nga viti 2000 e në vazhdim Globe ka mirëpritur në gjirin e vet rreth 1000 studentë shqiptar, një pjesë e mirë e të cilëve jane diplomuar me rezultate shumë të mira dhe janë punësuar në kompani prestigjoze në shtetin e New York-ut dhe në shtete të tjera të SHBA-ve. Globe ka shërbyer si një portë hyrëse për studentët shqiptar në komunitetin amerikan, si nëpërmjet ofrimit të mundësisë për të mësuar gjuhën angleze ashtu edhe të kualifikimit të tyre në përshtatje me kërkesat e tregut.  Gjithashtu Kolegji Globe ka qënë një derë e hapur edhe për ata Shqipëtarë të kulifikuar të cilët janë punësuar pranë këtij kolëgji si pjesë e stafit akademik apo atij administrativ.

Për më tepër Globe në mbështetje të komunitetit shqiptar në datën 17 Nëntor 2012 organizoi një ceremoni festive me rastin e 100 Vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, duke mbledhur së bashku studentët që janë diplomuar në këtë kolegj, ata që janë ende duke studiuar aty dhe shumë shqiptarë të tjerë për të festuar së bashku këtë ditë të madhe të popullit Shqipëtar.

Pse duhet të zgjidhni Globe:

Studimet universitare nuk përbëjnë vetëm nje ambicie personale për një formim solid akademik, por ato kanë një impakt thelbësor në karrierën e gjithësecilit dhe në vendosjen e kontakteve të gjera sociale dhe intelektuale. Rrjedhimisht zgjedhja e një kolegji është një vendim i rëndësishëm, i cili duhet të mbështetet në një vlerësim të kujdeshëm dhe kritik. Globe ofron një sërë avantazhesh për studentët që duan të jenë pjesë e këtij kolegji:

 Diverisiteti i madh i programeve të Diplomave, Asocimeve dhe Certifikatave- Globe ofron programe akademike në fushën e biznesit, ekonomisë, teknologjisë, mjekësisë, hoteleri turizëm, drejtësisë, menaxhimit të sporteve etj, duke u dhënë studentëve oportunitetin të përvetësojnë njohuri dhe aftësi në përshtatje me kërkesat e tregut. Gjithashtu Globe ofron një program shumë të mirë për të mësuar gjuhën angleze “English as Second Language”(ESL).

Stafi cilësor pedagogjik– Në Globe japin mësim pedagogë me përvojë që kanë kryer studimet në universitete prestigjoze, të pajisur me kualifikime pasuniveristare dhe që janë profesionistë në fushat e tyre të specializimit.

Fokusi tek studentët- Globe kujdeset duke i njohur studentët në emër, duke u ofruar atyre klasa të përmasave të vogla. Raporti i ulët student për fakultet është një tregues i mesimdhëies akademike të fokusuar. Gjthashtu stafi i Globe përbehet nga një staf shumë gjuhë folësh gjë që shërben per orientimin dhe zgjidhjen e problemeve që studentët mund të kenë.

Financimi– Një nga parimet e kolegjit Globe është se çdo individi duhet ti jepet mundësia për arsimim, pavarsisht mundësive të tyre financiare. Pjesa më e madhe e studentëve në Globe përfitojnë ndihmë financiare dhe kanë të mbuluara kostot e shkollimit të tyre. Tek Globe ju do të gjeni informacion për një kombinim të Grandeve të Shtetit Federal, Grandeve të Shtetit të New York-ut, Bursave që ofrohen nga kolegji apo kredive lehtësuese.

Punësimi pranë Globe– Paralelisht me ndjekjen e studimeve universitare studentëve u ofrohet mundësia e punësimit pranë globe duke u bëre pjesë e programit Federal “Work Study”.

Bibloteka dhe literatura akademike- Tek kolegji Globe studnetët kanë në dispozicion të tyre një biblotekë të pasur me literature akademike të fushave të ndryshme. Gjithashtu biblioteka ju jep mundësi studentëve të eksplorojnë online mbi 100,000 libra të llojeve të ndryshme.

Programi i mësimdhenies i përshtatshëm dhe fleksibël- Studentët mund të ndjekin klasat në përputhje me axhendën kohore të tyre. Klasat janë të disponueshme paradite, mbasdite dhe në fundjavë.

Programe akademike në përshtaje me nevojat e studentëve– Për të gjithë ata studentët të cilët duan të kryejnë studimet e tyre sa më shpejt në mënyrë që të jenë gati për tregun e punës, Globe ofron programe, të cilat mund të kryhen në një kohë më të shkurtër krahasuar me pjesën më të madhe të programeve të universiteteve tradicionale.

Jetë e gjallë studentore– Tek Globe ju do të gjeni një jetë të pasur me aktivitete sociale, përfshirë programet sportive. Globe është në Divizioni 1 pjesë e NJCAA në Futboll, Basketboll dhe Volejboll,  për vajza dhe për djem.

Vendodhja e Univeristetit– Vendodhja e kolegjit është një avantazh me shumë për studentët. Në qëndër të Manhattan disa blloqe larg Time Square, Teatrove të Broadway, etj, Globe është lehtësisht i aksesueshëm dhe në të njëjtën kohë qëndra e nevojave tuaja.

Në kuadër të të gjitha aspekteve të përmendura më sipër Kolegji Globe Institute of Technology përbën një zgjedhje të mirë për të vazhduar studimet tuaja në një mjedis akademik, intelektual, social, stimulues e tërheqës për të qenë partnerë e bashkëpunëtorë në një rrugë të gjatë akademike e profesionale.

Së fundmi, të dashur bashkëatdhetarë, lexues të gazetës prestigjoze Dielli me lejoni që në emër të Globe Institute of Technology t`ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2013.

*Adrian Tahiri M.Sc.

Përgjegjës për marrëdhëniet e

Komunitetit Shqipëtar me Kolegjin

Kordinator për Marrëdhëniet, Studentët

Ndërkombëtarë & Rajonalë

Zyra e Rekrutimeve

Filed Under: Kulture Tagged With: Adrian Tahiri, dhe suksesi, Institut of Tecnologjy, mundesi studimi, per shqiptaret

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT