• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MYSAFIR NË KOHË LUFTE NË SHTETIN AMË

December 2, 2013 by dgreca

NGA RAMIZ MUJAJ*/

Isha 38 vjeçar më  1998, kohë kur shkela për herë të parë në Shqipëri, vendin tim amë. Askohe ishte praglufte në Kosovë. Udhëtoja drejt vendit amë nga Nju Jork-u, ndërsa vëllau im, Syla, ish i burgosur politik në demonstratat e vitit 1981, po udhëtonte  njëkohësisht nga Lugano e Zvicres,ndërkohë babai im, Mehmeti me dhendrin, I. K. (bashkëshortin e motrës së madhe) po udhëtonin nga Kosova drejt Tiranës. Të gjithë u takuam në aeroportin e Rinasit. Ishte një takim i veçantë.

Qëndruam së bashku disa ditë në  Shqipëri. Vendi amë se si m’u  duk; natyrisht jo ai që kishia ëndrruar e përfytëruar. Diçka dukej gri e trishtuar.Peisazh i dhimbshëm.

Imazhi u përmirësu disi, kur vizituam vende historike, muze e kala të vjetra, që qëndronin nëpër Shqipëri si dëshmi të kohës së shkuar, ku përzihej heroikja me krenarinë, që na kishte ushqye së largu edhe ne kosovarët.

Ato ditë që ishim në Tiranë, vëllau Sylë promovoi librin e tij ”Njerëzit numra”, botuar nga Shtypshkronja “Rilindja”, e cila pas okupimit serb të Kosovës, ishte vendosur në Tiranë, diku në rrugën që mbante emrin ”Myslym Shyri”, jo larg qendrës së Tiranës.
Libri “Njerëzit Numra” u prit mjaft mirë. Në fokus të librit ishte përshkrimi i vuajtjeve dhe sakrificave të të burgosurëve politikë shqiptar në burgun e Nishit të Ish Jugosllavisë.

Në ditët që qëndruam atje, Shqipëria dukej si e dalë nga lufta me vetëveten, e sfilitur, e lodhur;  çdo gje dukej kaotike, e rrëmujshme, njerëzit të mërzitur, të vrazhdë, disi agresivë me njëri-tjetrin. Nuk u kishin mjaftuar 45 vite nën diktaturë, por iu desh edhe një luftë me vetëveten në vitin e mbrapshtë 1997. Ishte pikërisht koha pasluftës me piramidat-fajdetë, e një llojë kryengritjeje pa pushtues apo me pushtues të padukshëm. Një llojë çmendurie kolektive, ku armët patën dalë sheshit pasi kishin braktisur vendmbajtjet e tyre, depot e ushtrisë. Armiku nuk ndihej e nuk shihej, por krismat, veçanërisht natën, tregonin se armiku ishte diku aty pranë, ndoshta brenda vetes të gjithësecilit.

Forca kryesore politike, Partia Demokratike,  që kishte përmbysur komunizmin, për ironi të fatit, së bashku me aleatët, ishte në rrugë. Opozita e re që ishte rrëzuar nga pushteti me forcën e armëve të komiteteve fantazma nuk pajtohej me realitetin e ri dhe po tentonte të ringrihej në këmbë.Ishim dëshmitarë dhe pjesmarrës të disa protestave të opozitës së asaj kohe, demokratëve dhe aleatëve të tyre. Morëm pjesë për solidarizim edhe në protestën e të përndjekurve politikë që po mbahej po ato ditë. Më kujtohet numri i madh i protestuesve.

Gjatë ditë që qëndruam në Tiranë vizituam edhe Galerinë e Arteve. Vizituam edhe shtypshkronjen Rilindja, ku na priti drejtuesi i përkohshëm Xhevdet Spahiu.
Protestat ishin të shpeshta ato ditë. U bëmë pjesë e tyre. Në njërën nga ato, ku pjesmarrësit ishin të shumtë në numër, shpertheva turmën  e  dendur dhe arrita tek foltorja, ku qendronin Sali Berisha dhe Azem Hajdari. U afrova pranë Azem Hajdarit dhe i thashë që sillja përshëndetje nga vatranët e Amerikës dhe se une isha një vatran në përkrahjen e tij. U gëzua shumë.

Shqipëria për vete zjente nga rrëmuja, por ndërkohë në Kosovë kishte krisë pushka.Tirana ishte kthyer në një vendtakim edhe për luftëtarët ,vullnetarët që vini nga bota e mërgimit për të marrë të dhëna e për t’u nisë drejt fushës së luftës. E lashë Shqipërinë me një pezm brenda vetes.

VIZITA E DYTË ME VATRANËT

Vizita e dytë imja i takon muajit qershor të po atij viti. Lufta në Kosovë sapo kishte nisë. Kjo vizitë  ishte e organizuar nga Federata Panshqiptare e Amerikës”Vatra”. Pra unë isha në përbërje të një delegacioni të vatranëve. Ishin kohë kritike për popullin e Kosovës. Vatra kishte vendosë që të jepte kontributin e vet moral dhe financiar për bijtë e lirisë,luftëtarët  dhe popullin e Kosovës në ato kohë tepër kritike, kur bisha serbe ishte hedhur në sulm si e tërbuar. Ndjehesha krenar që isha në radhët e vatranëve. Vatra e kishte te rrënjosur thellë respektin dhe detyrimin e vet ndaj çeshtjes se Kosovës.E kishte shtyllë të programit të saj kombtar. Që nga themelimi i saj prej apostujve të shqiptarizmës, Nolit dhe  Konicës, Vatra kishte vënë në gurthemelin e saj çështjen Kombëtare.

Në momentet e para të shpërthimit të luftës në Kosovë Vatra e pa të domosdoshme që të ishte afër ngjarjeve. Për këtë qëllim ajo vendosi që të dërgonte një grup të vetin dhe të shihte nga afër ngjarjet, të përcaktonte nevojat dhe të dërgonte ndihma për vëllezërit dhe motrat kosovarë.
Grupi kishte në gjirin e vet  18 vatranë. Kujtoj disa prej pjestarëve: Kryetari i Vatres, z.Agim Karagjozi, nënkryetarët Gjon Buçaj dhe Agim Rexhaj , Idriz Lamaj- vatran dhe Publicist, gazetar i Zerit te Amerikës për shumë vite , Sabit Bytyqi – veprimtar i çështjes shqiptare, Haxhi Hysenaj,  unë- Ramiz Mujaj dhe disa të tjerë.

Në aeroportin e Rinasit na priti deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, i cili na uroi mirëseardhjen. Në Shqipërinë e asaj kohe qeveriste Fatos Nano, që kishte ardhë në pushtet me forcën e armëve të ’97-tës. Në fushat pranë aeroportit kishte lëvizje aeroplanësh ushtarëkë. Diku shihej një barakë e kamufluar, mbuluar ngjyrë bari dhe më tutje zgjatej një mur, mbi të cilin ishin vendosur të palosur thasë me rërë. Aty para nesh, në atë pistë të pluhurosur sapo filloi të fluturonte një aeroplan, i cili dukej me gjasë se po manovronte  për të treguar “forcën” e pushtetit të Fatos Nanos. Kujtoj se ishte një aeroplan i tipit “Mig “, mbetur nga koha e Enver Hoxhës, dhe po fluturonte i vetëm në atë qiell të kthjellët si loti. Ishte ditë vere.
Si tani kujtoj, kur ishim duke dalë nga aeroporti. Kur aty hyri Fatos Nano, që na kaloi shumë afër. Na hodhi një vështrim të palexueshëm dhe përshëndeti pa e kthyer kokën:“Tungjatjeta Azem”! dhe nuk e ndali hapin. Azemi  ia ktheu ashpër “shporru more  M…  ç’me duhet pershendetja jote”!

Nga Rinasi shkuam në Tiranë. Partia Demokratike kishte  rezervuar një darkë enkas për ne në një restorant  komod. Morën pjesë në atë darkë shumica e liderve të Partisë  Demokratike. Ishte një darkë e këndshme plot biseda.

Dhjetë ditë sa qëndruam në Shqipëri patëm takime shumë të ngjeshura , me shumë opozitarë dhe shoqata.

TAKIMI ME DR. SALI BERISHEN, MYSAFIRE TEK AZEM HAJDARI

Ditën e dytë të mbërritjes shkuam në selinë e Partisë Demokratike, ku na priste kryetari historik, dr. Sali Berisha.Takimi ishte vetëm për vetëm me z. Berisha, ai dhe ne vatranët. Ishte një takim shumë domethanës.Aty u biseduan shumë gjëra me vlerë për luftën në Kosovë dhe kontributin e Shqipërisë. Çfarë duhej të merrnin përsipër shqiptarët e Shqipërisë. Ç’kishte ndërmend opozita. Dr. Berisha hodhi idenë e ragimit si Komb.Po Vatra, ç’mund të bënte?(Lexoje te plote ne numrin e printuar te 28 nentorit)

* Ne foto: Qershor 1998. Vatranet drejt Tropojes per t’u takuar me te plagosurit e Luftes se Kosoves.

Filed Under: Featured Tagged With: mysafir ne vendin ame, Ramiz Mujaj

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT