Sic njofton per gazeten Dielli, z. Mondi Rakaj, zv/kryetar i deges se Vatres ne Michigan, me daten 10 Shtator 2015,zonja Suzana Arbnori ishte mysafire e vatarneve te Michiganit. Z. rakaj shkruan:"kishim kenaqesi qe te kishim mes nesh Znj.Suzana Arbnori,bashkshortja e te paharruarit Pjeter Arbnori,e cila shoqerohej nga i biri Filip Arbnori,ne nje vizite private ne familjen e te ndjerit Albert Degaj,kusheriri i Z.Arbnori. Z. Alfons Grishaj, Kryetari i deges se Vatres te Michiganit,i uroi mireseardhjen zonjes se nderuar dhe solli kujtime nga bashkpunimi me mikun e tij Z.Arbnori,gjate viteve te para te demokracise. Gjithashtu anetari i Keshillit te Vatres,Z.Kujtim Qafa,pershendeti Znj.Arbnori dhe ngriti lart figuren e Pjeter Arbnorit si nje nga figurat me te shquara te kombit shqiptar. Nenkryetari i deges,Z.Mondi Rakaj,pasi pershendeti Znj.Arbnori dhe djalin e saj tha:"Ne te rinjte shqiptare kudo ne bote duhet ta kemi Z.Arbnori si simbol te lirise,paqes dhe perparimit." Znj.Arbnori falenderoi per pritjen dhe shprehu konsideraten e saj per Vatren dhe kreun e saj Dr.Gjon Bucaj. Informacioni nga Mondi Rakaj.
MYSAFIRË NË SHTËPINË E VATRËS
Të premten në mbrëmjen e 27 Shkurtit në Shtëpinë e Vatrës ishin për vizitë dy intelektualë të nderuar, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu dhe Dr. Elmie Mara. Mysafirët u pritën nga kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, zv/kryetarët Agim Rexhaj dhe Asllan Bushati, anëtari i Kryesisë Marjan Cubi, antërët e Këshillit Zef Përndocaj, Idriz Lamaj dhe Muhamet Omari, editori i Diellit, anetar i kryesise se Vatres, Dalip Greca. Prof. Dezhgiu shoqërohej nga bashkëshortja, ndërsa Dr. Elmia Mara nga dr. Elton Mara, anëtar i Këshillit të Vatrës.
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, u uroi mirëseardhjen mysafirëve dhe i informoi shurtazi për veprimtaritë e Vatrës, ndërsa mysafirët falenderuan Vatrën për aktivitetin e saj Kombëtar dhe kontributin historik për cështjen kombëtare.
Pas takimit në Vatër, për mysafirët u shtrua një darkë në restorantin e presidentit të Bashkimit Kombëtar, z. Gjergj Dedvukaj. Gjatë darkës biseda u përqëndrua në cështjen Kombëtare dhe në rishkrimine historisë të Kombit Shqiptar..
Darka u sponsorizua nga vatrani veteran Zef Përndocaj.
Senatorë, kongresistë dhe Governatori i Connecticut, mysafirë në shtëpinë e Bankierit Richard Lukaj
Nga Keze Kozeta Zylo/Greenwich, Connecticut/Ditën e dielë bankieri, biznesmeni i suksesshëm Richard Lukaj priti në mjediset lluksoze të shtëpisë së tij personalitete të nivelit të lartë të politikës amerikane si dhe shqiptarë të suksesshëm në Amerikë. Nuk është hera e parë që z.Richard Lukaj fton në shtëpinë e tij personalitete të shquara të të gjitha fushave, dhe zhvillon aktivitete bamirësie apo të llojeve të ndryshme në të cilat ja vlen të përmendim midis të tjerave ardhjen e princit Harry nga Anglia ku z.Lukaj ndihmoi për Fondacionin “Sentebale”, një fondacion për njerëzit në nevojë.
Ai gjithmonë ka qenë i përkushtuar në çështjen kombëtare si dhe gjatë krizës në Ballkan, ka ndihmuar për mbledhje fondesh për të çuar ndihma humanitare në Kosovë dhe për femijët jetimë nga lufta. Aktivititeti ishte shumë i rëndësishëm pasi ardhja e senatorëve amerikanë, guvernatorit të Connectikat si dhe kongresistëve të cilët kanë ngritur zërin pranë Shtëpise së Bardhë për çështjen e Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe probleme të tjera që përballet Kombi ynë e bënin dhe më të ndjeshëm praninë e tyre pranë shqiptarëve të cilët kishin ardhur për t’i mbështetur ata.
Fjalën e hapjes e ka mbajtur sipas zakonit i zoti i shtëpisë z.Richard Lukaj i cili tha se: si një fëmijë i konfliktit të komunizmit dhe diskriminimit të ashpër në ish Jugosllavinë prindërit e mi u larguan për në Itali ku si gjithë emigrantët shpresuan për një jetë më të mirë. Atje ndenjëm në kamp refugjatësh pa televizion, Internet apo facebook. Unë ju rekomandoj për të treguar kushdo që ka histori të ndryshme dhe njëkohësisht të jemi mirënjohës për të mirat që kemi arritur në jetë. Është e vërtetë që askush nuk ka dëshirë për të mbledhur fonde për politikanët, kandidatët, por unë mendoj se në thelb ne jemi këtu sepse secili prej nesh e kupton se sa rëndësi ka kush qeveris. Ju falënderoj të gjithëve për ardhjen tuaj këtu për përpjekjet tona për ta bërë këtë aktivitet sa më të suksesshëm. Ne do të dëgjojmë sot këtu Kongresistin Jim Himes, senatorin Chris Murphy, senatorin Blumenthal si dhe governatorin Malloy.
Z.Lukaj ka prezantuar para publikut Kongresistin Jim Himes i cili është duke shërbyer në mandatin e tij të tretë dhe është anëtar i Komitetit të Kongresit për shërbimet financiare dhe në Komisionin e përhershëm të Kongresit për inteligjencë. Kongresisti Himes është dëshmi e njerëzve të suksesshëm që vinë nga Wall Striti dhe ka pasur një përkujdesje të vazhdueshme për të ndihmuar kudo.
Kongresisti Himes pasi ka falënderuar z.Richard Lukaj dhe gjithë pjesëmarrësit tha se ishte shumë i lumtur që merrte pjesë në këtë aktivitet me shqiptarët. Kam pasur vazhdimisht kontakte me komunitetin shqiptar dhe i respektoj gjithmonë për punën e tyre. Shtëpia e Bardhë ka pasur një zë për të ndihmuar Kosovën, Shqipërinë.
Pas Kongresistit Himes z. Lukaj ka prezantuar senatorin Chris Murphy i cili është zgjedhur ne vitin 2012 dhe është Shef i Komitetit Europian në Senat për marrëdheniet me jashtë. Z.Lukaj midis të tjerash tha se Senatori Murphy së bashku me shtabin e tij ka qenë një ndihmë e madhe për të mbështetur Universitetin Amerikan në Kosovë ku z.Lukaj është shefi i Bordit të Trustisë në Universitetin Amerikan në Kosovë.
Senatori Murphy me një thjeshtësi dhe dashamirësi në të folur ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit dhe tha se ndihej krenar që ndodhej midis shqiptarëve dhe i mbështeste ata në probleme të ndryshme.
Pas fjalës së senatorit Murphy ka folur Senatori Richard Blumenthal te cilin e ka prezantuar z.Lukaj ku midis të tjerash tha se z.Blumenthal ka shërbyer pesë mandate si Prokuror i Përgjithshëm i Connekticut dhe ka luftuar gjithmonë për interesat e popullit. Ai është më aktivi në Gjyqësorin, shërbimet e armatosura, tregti, shkencë, trasport dhe në Komitetin e Veteranëve në Senat. Ai është një kampion i madh i çështjeve të emigracionit dhe të reformes në Senat. Në fjalën e tij Senatori Blumenthal foli dhe për emigracionin si një çështje serioze me të cilën po përballet Amerika.
Pas fjales së senatorit Blumenthal me duartrokitje është pritur ardhja e Guvernatorit Malloy për të cilin z.Lukaj tha me humor se nuk ka nevojë për prezantim pasi ai vazhdimisht ka qenë në mesin e shqiptarëve, në aktivitete të ndryshme.
Unë guxoj t’ju them vazhdoi z.Lukaj se ai ka qenë një mysafir i mirëpritur në shtëpinë time në shumë raste. Guvernatori Dannel P. Malloy tha se ndihej shumë krenar që kishte shumë miq shqiptarë në Connecticut dhe kishin ecur në shumë fusha të ndryshme. Ata janë njerëz të ndershëm, korrekt, e duan Amerikën, por nga ana tjeter i vlerësoj shumë se ata kurrë nuk i harrojnë rrënjët e tyre shqiptare.
Z.Lukaj në fjalën e tij ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e tij që ndihmuan për këtë aktivitet madhështor, aktivistët e shquar, donatorët e ndryshëm, afaristët, doktorët, avokatët, biznesmenët që merrnin pjesë si dhe mediat: z.Halil Mula per TV 21 dhe TV Alba Life me producent z.Qemal Zylo. Pas ceremonisë për të gjithë pjesëmarrësit ishte shtruar një kokteil i pasur të cilët janë argëtuar me zërin e bukur të baritonit Ergin Brahimi të shoqëruar nën tingujt e ansamblit “Brevis” me flautisten simpatike Lule Ballata, violinistin Alex Shen dhe pianistin Daniel Laor.
29 qershor, 2014
Greenwich, Connecticut