• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AKUZAT UDBASHIANE DHE E VËRTETA

August 19, 2016 by dgreca

Nga rrëfimet e mia/Nga  Nafi  ÇEGRANI/

Ishte viti 1981 …/

…Në Kosovë tanimë kishin shpërthyer demonstratat shqiptare, dhe kërkohej Kosova Republikë! Por, nisën edhe bastisje e arrestime të gjata ndaj shqiptarëve si në Kosovë njashtu edhe në Maqedoni./

Nëntoka kriminale e UDB-së dhe KOS-it jugosllav çdo gjë kishin përgatit  sipas planit të tyre të fshehtë. Me adhurim ishte prit  të vinte 1981 dhe demonstratat në Kosovë. Me kohë kishin nis edhe survejime, dhe përgatitje skenarësh nga më të ndryshmit dhe mistere… Dhe, pikërisht me 01 tetor , ishe një ditë që dukej  si të ishte një  verë e vonuar.Gjethet e pemëve kishin nis të merrnin ngjyrë të zverdhëlluar. Atij mëngjesi, herët, ende pa u gëdhirë, është bërë rrethini i pallatit ku unë banoja në Shkup.Njerëz me uniform dhe të armatosur me automatikë në derë, duken të mllefosur si ujqër, me to edhe disa civil të cilët nuk i njihja , e që flisnin gjuhën serbokroate. Në banesë ku fëmijët e mi ende ishin në gjum, bënë bastisje dhe rrotulluan e përplasën çdo gjë, libra dhe orendi, tesha dhe lojëra fëmijësh… Më pas më thanë se duhej të shkoja me to. Vesha një sako dhe, duke i thënë gruas mos mërzitej se kjo ishte ndonjë gabim dhe se shpejt do të sqarrohej çdo gjë dhe se unë do vija që fëmijët t’i përcjellja për në shkollë… U nisa kah dera, duke mos menduar se çfarë më kishin përgatitur, dhe as nuk u përshëndeta me gruan dhe fëmijët, dhe as nuk më ra në mëndje se familjen nuk do i shikoja me vite e vite të tëra…Ata më kishin përgatitur rrugëtimin e gjatë në labirrinthet e skëterave të burgjeve dhe netëve të thikave të gjata… Fillimisht nuk dija as cilat ishin akuzat që më arrestonin, e më vonë do të kuptoj disa lloje akuzash të çuditshme dhe apsurde për diçka që unë as që kisha në dijeni…Ato ishin një mal me gënjeshtra. Me aeroplanin e ,,Adrias,, lidhur në hekura më transferuan në ajroportin e Sarajevës. Prej aty, duke mëfutur në një furgon të blinduar, më hudhën në bodrume të përgjakura të SUP Bugojno. Aty ishte si ndonjë kasaphane, aty njeriu do të dëshironte të ishte më mire vdekur se sa i gjallë…Muaj  e vite kalova nëpër qeli betoni e në pranga, duke kaluar  Nëntë rrathët e Ferrit të Danres / siç kam shkruar disa herë atë që ndodhi në hetuesinë kriminale dhe të udhëhequr nga njerëz pa ndjenjë njerëzore dhe në mënyrë më të çuditshme e antishqiptare, që nuk besoj kështu të jenë sjellur as gesdtapovcit e Hitlerit… Akuza prej gënjeshtrash dhe trillime nga më të ndyrat, e që nuk mund tam err me mend njeriu normal. Punë kriminelësh dhe të tipit mashtrues e dallaverexhinj të sojit të Temelko Boshkovskit dhe kompanisë së tij, e që me këtë rast do të njoh edhe tipa të tjerë fashistoid dhe shovinist antishqiptarë si Ante Bernada, Bodul Nikica, Fikret Bradariq, Tihomir baboviq, Sulejman Kapetanoviq, Mutapqiq e Mensur Hoxhiq,Ante Varunek etj etj. Unë dhe skëterat në qelitë e betonit, e që me vite nuk dija nëse jash ishte verë apo dimër, nuk dije nëse jasht biente borë e shi apo ndriste dielli… Kështu kaluan shumë vite dhe… shpresat e mia ende ishin të mëdha se një ditë do të zbulohet e vërteta dhe zbardhet pafajsia ime, do të happen dyerët e rënda të burgut dhe se do të hapej qielli dhe drita…Shpresoja natë e ditë, duke qënë i bindur se ky ishte një gabim, dhe se do të shoshiteshin gjërat, mendoja se ka njerëz të cilët me ndërgjegje do të vërejnë gabimin e burgosjes sime dhe do të del  ndonjë hetues apo gjykatës i cili do të thotë: MJAFT MË ! Lerenja të qetë njeriun e pafajshëm, e keni marrë në qafë! Duhet t’I kërkohet falje…Hhhmmm ! Por, jo! Unë kasha qënë i zhgënjyer me mendimet e mia dhe vetëdijen time, me ndërgjegjen e pastër, e nuk e merrja me mend se kasha punë më CENTAURË të cilët nuk kishin as shpirt njeriu, as ndërgjegje…dhe se më kishin përgatitur rrugët e ferrit dhe të djallit, me akuza të rreme me qëllim hakmarrje që të më nxjerrnin para tytave të pushkatimit… Nuk është kollaj të kalosh vite të tëra burgu e skëterre Brenda murreve të trasha të kazamateve! Unë gjithnjë kisha një shpresë dhe ndërtimi i shpresave të mia vinte nga fakti se ndërgjegjen e kasha të pastër, se nuk isha actor i ndonjë krimi, sepse në jetë kurrë nuk kam pas nevojë për ndonjë ,,krim,, e aq më tepër për ndonjë ,,vrasje,, siç  më akuzonin dhe dënuan me burgje të rënda…Të burgosurit, në përgjithësi prisnin një shpëtim, brenda vendit, ndiqnin me vëmendje ngjarjet ndërkombëtare; pa dyshim kishin paranojat, shtrembërime të realitetit që vinin nga gjithë ai izolim i gjatë, por, nga ana tjetër, ishin edhe shumë të informuar. Historia e  të burgosurve shqiptarë nëpër burgjet jugosllave fillonte pikërisht me nisjen e demonstrative në Kosovë më 1981 dhe sikur ta dinin shqiptarët se një ditë do i vinte fundi atij regjimi titist e më vonë të tipit të Miloshëviqit.Por, nuk dihej as fati as fundi i të burgosurve të tjerë, dhe veçmas të atyre shqiptarë, ose më mirë të them të asaj aventure në burgje që i mbante shpresa se ka drejtësi dhe se një ditë do të zbardhen gjërat në dritën e diellit… Dhe ahstu jetonin me dinjitetin e tyre dhe shpresat për një të ardhme të bukur e të mirë, për një liri dhe  diell…Dhe, përsëri në mëndje më sillej diçka si nëndije se fundi i  të burgosurit  shqiptarë, megjithatë, nuk dihet, porse i sigurtë se një ditë do të vjente  dita e lirisë. Pra, dua të them që bashkë me guximin e madh, këta kishin edhe shpresat  e madhe që diçka do të ndryshonte. Dhe këtu kemi dy korrente  jete, dy botëra, dy fronte, dy antagonizma të mbërthyera: akuzat prej gënjeshtrash dhe e vërteta! Beteja ime për drejtësi vazhdonte atëherë / si tani/.

Fillimisht, as nuk dija se kush janë të arrestuar, sa janë dhe pse? Por, më vonë gjatë hetuesisë ku fjalën përfundimtare e kishte dhuna dhe dajaku, ARGUMENT BACILINUMI, kuptova se 5-6 muaj para arrestimit tim, kishin burgos edhe disa shqiptarë të tjerë  dhe një Boshnjak, si Zuhdi Asani, Nijazi Asani, Abdurrahan Sheshiq, Mensur Asani, madje edhe Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini dhe unë, Nafi Çegrani. Të gjithë të arrestuar sipas një plani dhe me skenar të stolisur me akuza  apsurde, për vepra të paqëna dhe të pa kryera. Çdo gjë e inskenuar dhe e plasuar sipas shijes dhe dëshirës së dikujt që gjërat është dashur të duken sit ë tilla, të besohej në atë që kanë insistuar të bindin opinionin për një,,krim,, dhe është dash gënjeshtra të duket si e vërtetë, ose e bardha të thuhet e zezë, e të zezës e bardhë e kështu me rradhë…Dhe,  pas një gjyqi të frikshëm, rigoroz e të paligjshëm, me  prokurorë  të pashpirt, ose më miurë të them që kishin shpirt kriminelësh, me gjyqtarë sharlatana dhe aventuerë apo edhe shovinista siç ishin Bodul Nikica,  Sulejman Kapetanoviq,Tihomir Baboviq, Ante Varunek etj. Ata kërkonin  dënimin tim me vdekje- pushkatim. Kurse për të tjerët burgje të rënda me vite e vite që do të kalonin atje ku nuk dukej rrezja e dritës dje diellit: Hajrulla Huseini nga Llakavica, 13 vite burg të rëndë, Vahedin Ramadani nga Çajla e Gostivarit 12 vite burg të rëndë, Abdurrahman Sheshiq nga Bugojno e Bosnës 12 vite burg të nërndë, Zuhdi Hasani 10 vite burg, Nijazi Hasani 8 vite burg dhe Mensur Asani 5 vite burg. Ndërkohë që mua dënimin me vdekje e zëvendësuar me 20 vite burg të rëndë… Dhe, kështu nisën   odisetë e  gjata  Brenda kazamateve mes jetës dhe vdekjes  në burgun e Zenicës për të mbetur gjallë, me shpresa dhe stinë të vrara jete. Më vonë , me kërkesën time, më kanë transferuar në burgun e ,,Idrizovës,, sepse edheashtu më kishin dënuar pa faj, dhe mendoja se shkuarja ime në këtë burg të Maqedonisë, do të lehtësonte , sadopakë, vuajtjet dhe maltretimet e familjes sime… Por, edhe këti ishin rrugë të tjera dhe odise të gjata në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë, e fatumi im i ngjante atij të Drajfusit, apo si Odiseu larg Itakës së tij…

Në burg, si zakonisht takova shumë të burgosur, e sidomos shqiptarë nga Kosova. Secili prej tyre kishte historinë e tij dhe rrëfimet për jetën dhe preokupimet e tij. Por, që në një mënyrë, në e parë,edhe fatet e tyre  dukeshin më të ngatërruara, dhe për të dal nga burgu dhe kthimi i tyre në Kosovë ishte një adhurim i frikshëm…Megjithatë, për këtë dhe ata qënie të gjalla, të cilët kalamendeshin shtigjeve të mallit dhe jetës pas murresh të trasha, e që i ngjanin Murit të famoz të Berlinit, nuk do të flas më tepër. Për ta flasin vetë akuzat dhe vitet e shkuara në  rrëmujën  brenda burgjeve !Ata të cilët dënuan njerëz dhe ua morrën vitet më të mira të rinisë, do i breje ndërgjegja kurdoherë sa të jenë gjallë…

Sigurisht, këto mbeten të shkruara në librin “ Ballë për ballë me vdekjen”  ose në faqet  e  ditarit tim !

***

Të gjitha seancat e gjykimit dhe ai gjyq në tërësi ishte dhe mbeti i  jashtëzakonshëm me të gjitha lakerdiat dhe farsat që i posedonte fund e krye, duke fuqizuar akuzat e kurdisura. Vërtet i jashtezakonshëm, po të kesh parasysh klimën që përjetonim e egërsisë dhe poshtërsimit që e perjëtonim gjatë gjithë asaj  kohe sa u mbajt ky gjikim afro tre vjet bashkë me hetuesinë prej 16 muajsh. Ishte një process gjyqësor I inskenuar dhe ushtrohej një presion dhe një proces terrori që vjen e bëhet gjithnjë e më shumë terror psikologjik. Pra, ndryshe është terrori psikologjik dhe ndryshe terrori fizik, që ekzistonte më parë, fillimisht, kur udbashët e hetuesisë të tipit Temelko Boshkovski, Ante Bernada, Fikret Bradariq apo Bodul Nikica etj. kishin nevojë të ushtronin terror si atë fizik njashtu edhe atë psikologjik për të konsoliduar vetveten, ose duke arsyetuar akuzat e kurdisura, duke moa harruar ferrin që na përcjellte vazhdimisht në qeliat prej betony dhe pa dritë, skëterë… Aty përballeshe me ndëshkime të ndryshme të cilat ishin produkte të atij mekanizmi criminal që ushtronin edhe gardianët e mësuar dhe të trajnuar për punë  dhe sjellje të tilla të egra dhe jonjerëzore, antiligjore.

Rasti ynë është i tillë që është një gjyq i inskenuar që mund të provohet. Edhe me ligjet e asaj kohe të Jugosllavisë komuniste ishte  i dënueshëm ajo çfarë kanë bërë ata, sepse kanë inskenuar një process, kanë montuar  akuza të rreme dhe kanë bërë fallsifikime në deklaratata e të akuzuarve dhe të dëshmitarëve, të cilat I kanë firmos me dhunë dhe presion. Nuk është se ishte e vërtetë ndonjë gjë apo ndonjë ,,vrasje,, por ishin gjëra të manipuluara dhe të imagjinuara. Sepse, po të kishte qenë e vërtetë, të ishte ndodhur ndonjë vrasje, secili do e kishte pranuar drejtë, dhe nuk ka arsye mos pranohej gjë, e jo më me dajak duke gënjyer dhe deklaruar rrejshëm gjëra që nuk egzistonin, me shumë version në kohë dhe ,,vende ngjarjesh,, e të cilat janë formëzuar si akuza, e madje pas muajsh të tëra ato janë mohuar dhe përsëri janë future nën dajak dhe duke i hequr zvarë në podrumet e djallit në SUP Bugojno ose SVR Gostivar apo edhe në qelijat e burgut hetues të Zenicës, është dash të përpilonin sërish deklarata tjera për një ,,të vërtetë ,, tjetër e që policia dhe hetuesia bashkë me prokurorët i kanë ka psi të mundëshme dhe të pranueshme, edhepse që nga fillimi janë kuptuar se janë gënjeshtra. Andaj edhe ky gjykim dhe process gjyqësor mbetet një gënjeshtër e madhe, mbetet një mister me plotë viktima dhe të dëmtuar, me plotë ndëshkime dhe vuajtje njerëzish të pafajshëm…  Ky është një nga shumë dënimet e padrejta / bile edhe dënim me vdekje-pushkatim, madje i  njëjti i kthyer në 20 vite burg të rëndë/. Kjoi është marëzi. Kjo  gjykatë dhe prokurori me vite e vite kanë ruajt dhe akoma po ruajnë vetëm dukjen, fasadën e denimit  dhe të  akuzës së tyre. Por, e keqja mbetet e keqe, dhe gënjeshtra nuk mund të mbetet si e vërtetë.Dhe  këtu  nuk  mbyllet  historia as për këtë process të montuar as për tmerret që kanë përjetuar të dënuarit e pafajshëm.Ruajna  Zot çfarë të zitë e ullirit kemi hequr , sidomos gjatë hetuesisë dhe netëve të thikave të gjata, të cilat nuk mund t’i përshkruan as Kafka e as  Sholzinicini, janë skena të përgjakshme dhe tmerre të paimagjinueshme fantazmash, fantazma udbashiane, të cilët me metodat më të egra të spiunimit , bënin kërdi me të pandehurit, me dëshmitarët  dhe me të dënuarit.

*** 

Ja se çka u tha në gjykatën e Zenicës nga deklaratat e të akuzuarve  dhe disa  në rolin e dëshmitarëve:Unë, NAFI ÇEGRANI, i  akuzuar, (nga të arrestuarit isha i fundit, kurse nga të akuzuarit më nxorrën të parin, nuk di çfarë lojërash ishin të gjitha këto), në mënyrë kategorike  deklartova se jam i pa fajshëm duke pohuar se nuk kam pas në dijeni për të gjitha me çfarë më akuzonin, se akuzat ishin fund e krye rrena dhe të manipuluara dhe se nuk ndjehesha fajtor dhe se gjithmonë kam qënë dhe do jem kundër padrejtësisë dhe të keqes që mund të bëjnë njerëzit.
Aktakuzat  kundër  meje janë vetëm shpifje  dhe dallavere të kurdisura e pa fakte deri te të cilat gjatë hetuesisë dhe në disa faza të gjykimit është arritur përmes torturave më çnjerëzore dhe keqtrajtimeve, mashtrimeve dhe dhunës, duke shtuar se i tërë ai proces dhe ato akuza prej gënjeshtrash janë të montuara me motive politike dhe në baza nacionale kundër meje si shqiptar.

Unë nuk kërkoj mëshirë, sepse nuk jam fajtor, por kërkoj drejtësi dhe të di cila është e vërteta, çfarë fshihet pas kësaj drame të çuditshme, ku jam i bindur se kanë gisht Temelko Boshkovski dhe disa të tjerë të sojt të tij të korumptuar e me të cilët kam qënë në përplasje që nga vitet kur kam qenë zyrtar i SDB-së republikanë në Shkup, e ata ndaj meje kanë qëllime hakmarrje dhe janë të pandërgjegjshëm me këtë rast.
Ngjajshëm u deklaruan edhe  të akuzuarit tjerë, duke i hedhur poshtë të gjitha pjesët e aktakuzës kundër tyre, duke u deklaruar se janë plotësisht të pafajshëm dhe se  me muaj të tërë në hetuesi janë maltretuar dhe psikofizikisht keqtrajtuar nga inspektorët të cilët kanë përdorë dhunë dhe dajak, luten gjykatës që t’u dal në mbrojtje, duke shpresuar se më në fund do të ngadhënjej drejtësia, e cila smund të humbet.Por, gjykata as që donte të dëgjonte apo të konstatonte atë që deklaronin të akuzuarit dhe një numër i madh dëshmitarësh, të cilët njashtu kanë qënë të malltretuar dhe të rrahur nga inspector Temelko Boshkovski, Haki Fejzuli, Ante Bernada dhe të tjerë.
I akuzuari Vahedin Ramadani  miratoi fjalët e avokatit mbrojtës, duke thënë  se kanë kaluar më se 22 muaj që është i arrestuar, torturuar dhe i rrahur gjer në alivanosje të rëndë.
,,Jam munduar ti harroj malltretimet dhe torturat  shtazarake që më janë  bërë në podrumet e policisë në Gostivar dhe Bugojno të Bosnës dhe nëpër qelitë prej betoni të burgut hetues në Zënicë, por kursesi nuk mund të kuptoj dhe as të harroj sjelljet jo njerëzore të Temelko Boshkovskit dhe kolegëve të tij nga Bosnja si Ante Bernada dhe të  tjerët madje edhe sjelljet arogante të gjykatësit hetues Bodul Nikica, e të cilët u morrën me mashtrime dhe dhunë ndaj meje dhe  ndaj familes time.
Si të harroi  gjithë ato britma e piskama që duke më rrëhur me shkopinj gome dhe thuprra çeliku të  shtrirë për tokë duke  më sakatuar për vdekje  me shkelma të vërsulur si ujqër mbi mua.
Ai duke iu drejtuar trupit gjykues tha se nuk ka lidhje me rastin dhe se në hetuesi çdo gjë ka gënjyer duke e akuzuar pafajshëm Nafi Çegranin, ashtu siç kërkonin dhe e mashtronin me dhunë inspektorët Temelko, Ante Bernada etj. Duke shtuar më tej se ai personalisht bashkë me dëshmitarin Basri Nuredinin në datat që akuzohet për vrasje ka qënë me qindra klm larg nga vendi i ngjarjes eventuale, në Novi Beçej dhe 2-3 netë kanë fjetur bashkë në hotel ,,Beograd,, të Novi Beçejt pikërisht në datat që akuzohet për vrasjen e për të cilën nuk është në dijeni nëse ka ndodhur vërtëtë ose e gjithë ajo dramë është e inskenuar dhe e përgatitur me qëllim të keq. Ai theksoi se për këtë ka edhe alibi të cilin e di avokati i tij.

I akuzuari Hajrullah Huseini, duke u pajtuar me fjalët e avokatëve mbrojtës, deklaroi se ky ka qënë një proces i montaur politik, duke u kërkuar falje të gjithë atyre që i ka përmendur në këto akuza prej rrenash  dhe njëkohësishtë ka përsëritur se: ,, e tërë kjo që kam përmendur gjatë hetuesisë dhe që rrejshëm e kam akuzuar Nafi Çegranin, ka qënë vetëm dëshirë e inspektorëve dhe gjykatësit hetues Bodul Nikicës, dhe nga dhuna kam qënë i detyruar të gënjej vetëm me gjëra që i kam imagjinuar dhe trilluar vetë sipas rrëfimeve të  inspektorëve të cilët më mbanin ,,ligjërata,, se si në deklaratat  e mia ta involvoj edhe të pandehurin Nafi Çegranin, i cili është vetëm viktimë në këtë rast. E qëllimi i vetëm i inspektorëve ishte që në çdo mënyrë dhe në çdo trillim ta përzija edhe Nafi Çegranin, pasi ata kështu kërkonin, nëse do të doja që të shpëtoja nga dajaku dhe maltretimet të cilat  vazhduan me muaj të tërë! “-deklaroi Hajrullah Huseini, dhe në fund duke shtuar se gjithëçka që ka deklaruar personi Arif Zeqiri nuk është e vërtetë por një rrenë e rregulluar, dhe se një ditë ai për këtë do të kërkon llogari nga Arif Zeqiri që del në këtë gjykatë të kurdisur si dëshmitar i rrejshëm, ashtu siç e kanë mësuar me direktiva Temelko Boshkovski dhe inspektorët tjerë të cilët i kam përmendur në dëklaratën time me shkrim të datës 17.02 1982, duke  theksuar se për të gjitha këto dallavere dhe përralla për vendin ,,kreçane,, janë të menduara dhe fajtor për këtë është Arif Zeqiri,- do të thotë në fund Hajrullah Huseini nga fshati Llakavicë.
Zuhdi Asani, m një ndër të akuzuarit nga fshati Forinë dhe i arrestuar që në fillim të prillit me nisjen e demonstrative në Kosovë, afro 5-6 muaj para se të arrestohjet edhe Nafi Çegrani.Sipas logjikës, këtu është fjala gjersa janë bërë përgatitje dhe skenar i montuar i këtij gjyqi dhe akuzash mashtruese. Zuhdi Asani në deklaratën e tij  mbështet  fjalët e avokatit duke pohuar se nuk është fajtor dhe se  akuzat janë të kurdisura, kurse Ramadani dhe Huseini e kanë rënduar gabimisht gjatë hetuesisë dhe se ata gjithë kanën kanë trilluar përralla e tregime për fëmijë nga qyteku. Unë asfarë lidhje nuk kam me ndonjë rast rrëmbimi ose kidnapimi.Kurse personen Meliha Deliq nuk e kam njohur fare, siç nuk e kam njoh as dëshmitaren  Bozhiq Sllavicën,- do të thotë në fund ky i akuzuar.
Poashtu edhe i akuzuari Nijazi Asani miraton fjalët e avokatit të tij mbrojtës duke hedhur poshtë akuzën ndaj personalitetit të tij dhe të tjerëve, është i bindur së këtu ka diçka që dikush e ka kurdis për qëllim që ky nuk i di shkaqet. Ai për akuzan ndaj tij tha se i përngjajnë si ajo përralla ujkut dhe qengjit ku ujku e akuzon qengjin se ja ka trubulluar ujin. Të gjitha këto janë akuza mashtruese që i kanë trilluar vetë inspektorët dhe për çka kanë shkruar gazetat me qëllim të keq të përfitojnë nga opinion , duke na quajtur ne si terrorist dhe njerëz të egër.
Ai theksoi se ka besim se gjykata do të sillet me kujdes dhe nuk do të bëjnë shkallën e ultë të vet që kanë përmendur më parë duke përfunduar se është i pa fajshëm.
Abdurahman Sheshiq, hedhë posht akuzat që i ngarkohen për kidnapim të së dashurës së tij Melihe Deliq, dhe jep sqarrime se ditën kur janë ndarë, mban mend se ajo i ka thënë:,,Nëse nuk marrtohet me te , ajo do të hidhet në lumin Vërbas dhe do të mbytet!,, Për këtë kam dhënë edhe deklaratë me shkrim në burgun hetues. Por, inspektorët e kanë maltretuar dhe rrahur fizikisht, duke i thënë: ,,Shta te briga za shiptari…Daj ti tereti njih, pa mi cemo lako s tobom!,, ( Çfarë të kërset ty për shqiptarët…Ti hidh akuza mbi ta, e ne madje ia bëjmë disi me ty). Por, shton më tej Abdurrahman Sheshiqi se nuk ka pranuar një ofertë të tillë, dhe nuk ka dash të akuzon njerëz të pafajshëm, duke shtuar se kurrë nuk e  ka besuar se do të akuzohet për diçka që nuk e ka bërë dhe për çka nuk ndjehet fajtor. Ai deklaroi se kurr nuk ka bërë dallime në mes njerëzve të çfarëdo feje apo kombësie  qofshin për arsye se ashtu është i edukuar nga familja për një gjë të tillë.
Për të ka vetëm njerëz të mirë dhe  të këqinj dhe se Vahedin Ramadani dhe Huseini Hajrullah më kot e kanë akuzuar gjatë hetuesisë ku ka mbretëruar vetëm dajaku dhe terrori.
Ai në fjalën e vet përfundimtare tha se i ka mbet besimi në zot dhe se trupi gjykues do të jetë i drejtë dhe do tregoi pafajësinë e tij dhe të tjerëve të cilët mendon se janë viktimë e këtij procesi të montuar me motive dhe prapavija politike.
Mensur  Asani  në fjalën e tij mbrojtëse para gjykatësve Sulejman Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq të cilët procesin e gjykimit e kishin kanalizuar në drejtim të gabuar, duke thënë se këtë më kot e kishin akuzuar dhe se nuk ka asgjë në dijeni për kinse grabitje të personës Melihe Deliq.Miratoi fjalët e avokatit mbrojtës ndaj mbase mbetet pas  qëndrimeve të tij të më parshme, duke përfunduar se inspektorët dhe gjykatësi hetues e kishin maltretuar dhe rrahur në burg.
Në fjalen e vet përfundimate tha se as ai as pasradhsit e ti kurr s’kan qenë terrorist dhe as grabitësa dhe se me këtë gjë e kan ofenduar atë  dhe familen e tij të cilët me vite e dekada në mënyrë më fisnike, njerëzore dhe bujare punojnë në Travnik me qebaptoren e tij, duke shtuar se Ramadani dhe Huseini kanë gënjyer në çdo mënyrë vetëm e vetëm të shpëtojnë nga dajaku. Ai nuk kërkon mëshirë dhe nuk i frikësohet të vertetës dhe është i pa fajshëm dhe se çdo gjë që thuhet në akuzat  kundër tij janë të  pa vërtetë.

Po kështu u shprehën edhe disa nga dëshmitarët e akuzës të cilët pohuan se janë rrah nga inspektorët Temelko Boshkovski,kurse inspector  Haki Fejzuli dëshmitarit Selmani ia ka fut grykën e revoles në gojë në podrumet e policisë në Gostivar,duke këekuar prej tij që të deklaronte kundër Nafi Çegranit. Unë kam dëgjuar për emrin e Nafi Çegranit, por asnjëherë këtë njeri nuk e kam parë tek ,,kreçanet,, e Arifit dhe nuk di përse Arifi  gënjen… Akuzat të cilat i kam dëgjuar nga insepktorët jam i bindur se ato janë të kurdisura nga dikush tjetër ose për hakmarrje ose për qëllim që të njollosin shqiptarët!,,- thotë dëshmitari Selmani.

…Basri Nuredini u shpreh se u është mirënjohës avokatëve mbrojtës të të akuzuarve të cilët gjykonë drejtë dhe logjikshëm, duke pohuar se për të gjithë ata ka qenë e qartë se janë duke mbrojtur njerëz të pafajshëm.

Dëshmitarja Bozhiq Sllavica deklaroi se të gjithë këta të akuzuarit i njihte personalisht, pos që nuk e njeh as nuk e ka parë as në Travnik, as në Zenicë ndonjëherë Nafi Çegranin.

Kurse dëshmitari Gani Bekteshi pohon se inspector Temelko i ka blerë costume ,,kanger,, dhe i ka dhënë 2000 dinar vetëm që ta përmban deklaratën që thotë Arif Zeqiri, por se Arifi i është kërcnuar disa herë se do ta hidhte atë në zjarrin e ,,kreçanes,,!Dhe, në një moment, duke e kundërshtuar reagimin e prokurorit, dëshmitari Gani Bekteshi për të cilin u tha se nik qënka në rregull psiqikisht, ai iu vërsul prokurorit duke e akuzuar se edhe prokurori do të ketë qënë tek ,,kreçanet,, me Nafiun, nëse ky do të kishte qënë atje… / Nisën të qeshura në sallën e gjyqit…/Dhe, kështu me rradhë, plotë akuza të kota dhe komedi gjyqi…!
***

Tanimë  plotë 35 vite në vazhdimësi beteja ime për drejtësi dhe të vërtetën  vazhdon, dhe ende jam duke  dërguar ankesa. Lutje e kërkesa,  letra dhe kështu me rradhë për të gjitha autoritetet e Gjykatave, Jurisprodencës, prokurorëve   dhe gjyqësorët  të Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Madje edhe Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në Strasburg, duke  kërkuar të më thuhet e VËRTETA  dhe të zbardhet DREJTËSIA. Sepse, UNË NUK JAM FAJTOR, unë nuk do  të heq  dorë së kërkuari  drejtësinë! Unë kam qenë  dhe jam i bindur se  ndaj meje ka diçka të gabuar, se ata njerëz që ishin autoritetet organesh apo  dhe autoritetet gjyqësore të pranishëm nuk  ishin gjë tjetër veçse  njerëz të pashpirt të tipit egërsirë, për ta asgjë nuk është njerëzore, sepse qëllimi i tyre kishte qënë ndryshe  për të inskenuar mashtrime dhe të paqëna dhe në kundërshtim me të VËRTETËN! Në fillim kam pasur besimin para gjykatësit hetues, duke menduar se ai do të kuptojë gabimin e atyre të cilët me shpifje më kishin arrestuar, me  shpifje dhe tregime të ndryshme të bëra me dajak, me qëllim që ato gënjeshtra të tyre të  dukeshin  si një e vërtetë ! Në fillim unë nuk mund të kuptoja pse të jem i arrestuar, kur ata ishin duke marrë mua,në pranga, dhe nuk dija se  çfarë është e gjitha, për çfarë ishte fjala, sepse unë nuk kasha diç në dijeni për ndonjë krim! Por unë isha i bindur, fillimisht, se kjo ishte një çështje e një kombinimi operativ të planifikuar të shërbimeve sekrete si UDBA dhe KOS-Jugosllavisë ndaj meje,pasi tanimë isha kthyer nga emigrimi në Amerikë… Ashtu si ajo që duket të jetë duke mposhtur me vdekje dhe për të Asani Nijas, Vahedin Ramadani, Zuhdi Asani, Huseini Hajrulah, Mansur Asani, Šešić Abdurraman, madje të detyruar dhe  nga terrori  që është aplikuar dhe mbi ,, dëshmitarë ,, / të cilën gjë e shpjeguan edhe përpara  gjyqit /, sepse e gjithë kjo është bërë në mënyrë jo vetëm në qelitë e  paraburgimit, por tmerre vdekje dhe ferri kishin përjetuar edhe në bodrumet e SUP Gostovar e  Bugojno. Inspektorët nëpërmjet sjelljes kriminale bastardisur, me shkopinj gome e çufurra hekuri, kanë bërë kërdi edhe mbi qytetarë tjerë …

Akuzat e  tilla, të pabaza dhe antiligjore, janë të formuluara në saje të deklaratave të rrejshme të marra me dhunë e dajak, sidomos nga Vahedin Ramadani , Husein Hajrullahi dhe më vonë nga një “dëshmitar” i kurdisur Arif Zeqiri. Aktakuzat e prokurorit  fund e krye janë të manipuluara dhe të thurrura me gjëra të imagjinuara nga ndjellakëqinjt e hetuesisë, andaj edhe janë ndryshuar e “perpiluar” disa herë…Ashtu siç  u  që nga fillimi dhe u veprua edhe me aktvendimet e gjykatesit Sulejman Kapetanoviq dhe zëvendësit të tij / ideologut të kësaj drame/ Tihomir Baboviq, dhe sit ë tilla  mbeten të pa baza ligjore, kontradiktore dhe të pakuptueshme fare, pa asnjë logjikë normale apo të natyrës së drejtësisë, mbeten farse dhe false!

Një gjë ishte e vërtetë: pafajësinë time  nuk mund ta shlyej  askush dhe është absolutisht e vërteta në anën time! Lavdi zotit Unë kurrë nuk kam qenë fajtor, për gjithëçka që më kanë akuzuar dhe dënuar, e kam shpirtin tim të pastër  si një njeri. Unë pyes veten tani, kur unë shkruaj këto rreshta, si mund të tilla gjëra  shpifëse dhe të  liga, abuzuar dhe funksionet e Shërbimit, të gjithë kanë bërë lojëra të kurdisura: NË EMËR TË LIGJIT DHE POPULLIT ! Po të kujt populli se ?  ÇKA ËSHTË ARSYEJA  dhe çfarë janë mashtrimet? Shpifjet dhe gënjeshtrat nuk mund të jetojnë në popull as sa don dikush.Prandaj edhe e dine i tërë populli që më njohin se jam i pafajshëm.Kjo është e tëra  për të provuar pafajësinë time. Prandaj, i ndaluar në mënyrë të përsëritur dhe më vonë në burg, si ajo gjithashtu pyes veten  edhe Sot: vallë ishte  VETËM gabim i hetuesisë  dhe  GJYKATËS, ose e tërë kjo ishte rezultat për  ndonjë hakmarrje ndaj meje, TË GJITHA janë kurdis sipas ndonjë PLANI të veçantë për  të më nxjerr  PARA gjyqi të montuar dhe  pushkatimi? Unë nuk e di !!! Çdo gjë për mua dhe të ditës çudi sot, unë nuk mund të kuptoj se çfarë dhe kush qëndroi pas këtij procesi të shëmtuar. Ose, në disa mënyra, supozimet e mia janë të vërteta, siç kam cekur më lartë! Tani, çdo gjë është e qartë! Disa informata që kam, të afërmit Arif Zeqirit  kishin  thënë se ajo ishte më mirë për të,për Arif Zeqirin, sikur  ai të thot  të vërtetën, e jot ë jetoje me shpifjet që ia ka imponuar në kokë Temelko Boshkovski dhe të tjerë, SEPSE  NUK ËSHTË  MIRË që në saje të deklaratave të tija të rrejshme  është dënuar njeriu i  pafajshëm  dhe me vite i shtrihrë  BURGJEVE! Këtë gjë nuk e fal Zoti.

Me urdhër të Gjykatës së Lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë, / shih dosjen asnjë: 070-0-Kv1-11-000192. Dhe në lidhje me dosjen tag: 04 0 K 004 799 12 Kvl NGA 29.O4.2O13 / urdhëroi tani  që Gjykata kantonale e Zenicës për të mbajtur një rigjykim pasi kërkesat e mia dhe të dënuarve të  tjerë si Asani Nijas dhe Asani Zudija me banim në Forinë dhe të tjerët. të cilët gjithashtu janë dënuar dënimin arbitrar: K- 133/81, dhe gjykimet që, si të dyshuar  janë terorizuar me force, për  vepra  ,,rrëmbimi ,,  ndaj të humburës  Meliha Deliç nga Bosnja.

( Krahas një analize dhe një shqyrtim rreth  vendimit të tij, Kolegji i Gjykatës së lartë Supreme të BeH në Sarajevë në krye me gjykatësin Mr Vllajsavleviq Mirko në aktvendimin e tij  Kzh. 139/83, vlerëson):

  1. Në shqyrtim dhe analizën e parashtrimeve të aktvendimit K.133/81 të Gjykatës së Qarrkut në Zenicë dhe  akuzës së prokurorit, Kolegji i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë, duke u bazuar në saje të provave të marra gjatë këtij procesi gjyqësor konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të cilat i’u nënshtruan debatit gjyqësor, ky kolegj, vlerëson se i akuzuari Nafi Çegrani, i arrestuar më datë 01 tetor 1981 nuk formësojnë elementet e veprës penale, parashikuar nga neni  37  të Kodit Penal të RS të Maqedonisë dhe për rrjedhojë i akuzuari i këtij gjykimi nuk mund të mbajë përgjegjësi penale sipas sanksioneve të parashikuara nga kjo dispozitë, sepse i mohon tërësisht akuzat, pohon se nuk është fajtor dhe se akuzat janë fare të pabaza. Dhe, në këtë drejtim as gjykata që ka sjell një vendim të rëndë në dëm të të akuzuarit nuk ka asnjë fakt apo argument në drejtim nëse vërtetë ka vepër penale ,,vrasje,, sic dënohet i akuzuari. Gjersa të akuzuarit tjerë Ramadani dhe Huseine edhe atë si, kanë pas arsye rrejshëm të rëndojnë Nafi Çegranin, i cili as nuk ka motiv të kryej veprën penale ,,vrasje,, dhe as që e ka njohur të humburën Melihe Deliq.
  1. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Supreme të BeH në Sarajevë gjen me vend që paraprakisht të shprehet lidhur me ekzistencën ose jo të kushteve për përgjegjësi penale të të akuzuarit Nafi Çegranit në raport me akuzat e prokurorit të Qarrkut të Zenicës dhe deklaratat e bëra nga të ajuzuarit Huseini Hajrullah dhe Ramadani Vahedin, të cilët i kanë mohuar tërësisht akuzat duke pohuar se kanë qënë të maltretuar psikikofizikisht dhe se deklaratat e tilla janë marrë më dhunë dhe keqtrajtime gjatë hetuesisë dhe në disa faza të procesit gjyqësor në qelitë e burgut, të cilat janë të pabesueshme, të pabaza dhe deklarative e kontradiktore, të marra në disa etapa të hetuesisë jo të drejtë, të cilat akuza formësojnë ose jo elementët e veprës penale për të cilën akuzohet edhe vetë këta të dy të  dënuarit.Në këtë drejtim ky kolegj thekson jurisprudencën e  vetë si gjykatë e nivelit të lartë  supreme të Beh në Sarajevë me në krye gjykatësin Mr Vllajsavlevic Mirko, e cila në mënyrë të argumentuar në aspektin juridik dhe të  drejtësisë,  duke vënë theksin në dallimin e aktakuzës dhe aktvendimit gjyqësor dhe atë që ka ndërmjet fakteve (informacionit) dhe gjykimeve vlerësuese (opinioneve, mendimeve) të ndryshme dhe kontradiktore, jo me realen dhe në këtë drejtim as gjykata e Zenicës nuk ka ndonjë fakt apo argument se ka ndodhur vepër penale ,,vrasje,, sipas ligjit të RS Maqedonisë, që kjo gjykatë sjell një vendim të paligjshëm dhe të pabazë.. Ndërsa opinionet janë pikëpamje ose vlerësime personale të gjykatësit apo prokurorit, të  cilët në mënyrë paushale sajojnë një ngjarje ose situate dhe nuk janë të perceptueshme si prova për të qenë të vërteta ose të pavërteta, faktet mbi të cilat bazohen opinionet, janë të mundshme për t’u provuar si të vërteta apo të pavërteta. Këtë qëndrim ka mbajtur kjo gjykatë në çështjet “Lingens kundër Austrisë” (vendimi i datës 08.07.1986) dhe “Dalban kundër Rumanisë” (vendim i datës 28.09.1999, Dhoma e Madhe). Në vlerësim e saj kjo gjykatë ka dalluar ndryshimin ndërmjet deklarimit të fakteve, të cilët mund të provohen dhe opinioneve (gjykimeve vlerësuese), që për nga natyra nuk mund të provohen. Për çdo rast, ato duhet të veçohen me kujdes. Ekzistenca e fakteve mund të dëshmohet, ndërsa vlerësimet, opinionet apo mendimet nuk mund të jenë objekt i të provuarit, pasi kjo do të cenonte lirinë dhe të drejtat e njeriut.

UNË I DËNUARI I PAFAJSHËM NAFI ÇEGRANI sot thirrem në këtë drejtim edhe në aktvendimet që ka sjellë Gjykata e lartë ndërkombëtare  për të drejtat dhe liritë e njeriut  (shiko vendimin e   datës 23.04.1992, në çështjen “Castells kundër Spanjës”), ku bën një sqarim të denj lidhë me abuzimet e qëllimshme në dëm të lirisë, nderit dhe reputacionit të personit, duke anashkaluar masën e parashikuar nga ligji për mbrojtjen e dinjitetit të të akuzuarit.

Mbi këto argumente, Gjykata e lartë supreme e BeH në Sarajevë me aktvendimin Kz,139/83 të datës 13.04.1983, vlerëson se deklarata e të akuzuarit të këtij gjykimi, Nafi Çegranit i cili kategorikisht mohon akuzat si të pabaza dhe të sajuara me përmbajtje trillimesh të cilat kanë sjellë deri në një aktvendim të gabuar dhe të pamenduar mirë nga Gjykata e Qarrkut e Zenicës, ku i akuzuar dënohet me vdekje-pushkatim, për vepër që nuk e ka bërë dhe që as gjykata në fjalë nuk posedon ndonjë argument se egziston vepër penale ,,vrasje,,!

Në këtë drejtim provat e paraqitura nga prokurori i akuzës dhe aktvendimi gjyqësor i Zenicës pasi i’u nënshtruan debatit gjyqësor u morën në analizë e vlerësim nga Gjykata e lartë Supreme në Sarajevë, i cili arrin në përfundimin se i akuzuari Nafi Çegrani nuk ka bërë veprën penale  “vrasje” të kryer në Gostivar, parashikuar nga neni 37  i Kodit Penal të Maqedonisë dhe për këtë shkak duhet të deklarohet i pafajshëm, duke e këthyer aktvendimin e Gjykatës së Zenicës në rishqyrtime dhe sjellje të një vendimi të drejtë ligjor.

Ky konkluzion rrjedhon nga përmbajtja e kësaj dispozite ligjore në raport me rrethanat e faktit që rezultuan të provuara gjatë gjykimit maraton dhe me shumë parregullsi ligjore dhe kontradikta të akuzës dhe gjykimit, ku dihej se deklaratat e hetuesisë dhe ,,argumentet,, tjera të akuzës ishin të rreme, deklarative dhe të manipuluara, e me të cilat cënohet jeta, shëndeti, liria, nderi dhe dinjiteti i personit. I akuzuar me shpifje e gjëra të cilat nuk i përgjigjen  së vërtetës…

Duke i’u kthyer rastit konkret, ky kolegj i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë arrin në përfundim se nuk u provua as në këtë gjykim / as në gjykimin e shkallës së parë që është mbajtur në Zenicë më aktgjykimin K.133/81 të datës 26.07.1982, as  që ekziston ana objektive e kësaj forme të veprës penale ,,vrasje,,  për çka aktakuza e prokurorit  KT 22/82 dhe akvendimi  i përmendur i Gjykatës së Qarkut në Zenicë, janë deklarata që  përbëjn  informacione  të rremë apo të pavërtetë.

Mbi këto argumente, ky kolegj i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë, arrin në përfundimin se mungon ana objektive e veprës penale  ,,vtasje,, të pretenduar nga ana e akuzës .

3.Pra, provohet se qëllimi i vërtetë i të akuzuarit ka qenë denoncimi dhe vënia në lëvizje e organit të prokurorisë për hetime më të thelluara lidhur me çështjen e ditës të asaj periudhe. Kjo tregon se i akuzuari nuk ka pasur si qëllim që të disinformojë  gjykatën apo përfaqësuesit e akuzës, por përkundrazi ka informuar këtë në mënyrë të drejtë si opinion të tij personal , e që gjykata duhej ta merrte në konsideratë për hetime më të thella e të drejta në kërkim të së vërtetës, pasi i akuzuari nuk ka pas në dijeni për ndonjë ,,vrasje,, e që e rëndon akuza, duke parashtruar përpara tij mendimin e vet lidhur me marrëdhënie të caktuara me të akuzuarit Ramadani dhe Huseini të cilët kanë dhënë deklarata të  rrejshëme, të cilët edhe kanë pas arsye e shkak që të hudhin fajsinë mbi të akuzuarin, duke lehtësuar gjendjen dhe pozitën e tyre, sepse edhe ata kanë qënë të akuzuar për vepër ,,vrasje,,.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Supreme të BeH në Sarajevë me në krye Mr Vllajsavleviq Mirko. Mbështetur sipas Ligjit dhe Kodit Penal

V E N D O S I

Që ta shpall si të pavlefshëm akvendimin e Gjykatës së Qarrkut në Zenicë K.133/81 me të cilin i akuzuari Nafi Çegrani ishte shpall fajtor  për ,,vrasje,, sipas nenit 37 të LP të RS Maqedonisë, duke kthyer çështjen në rygjikim dhe njëkohësisht  deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit.

***

P.s.

Megjithatë, e tërë kjo hajkë dhe forcat e errëta të nëntokës në Gjykatën e Zenicës, ishin kah bënin kërdi në vazhdimësi, asgjë nuk u mor parasysh nga ajo që sugjeroi apo rekomandoi Gjykata Supreme dhe gjykatësi Mr Vllajsavleviq Mirko, por në seanca të përshpejtuara bënë sërisht gjykatësit Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq përshkrimin e vendimit  paraprak dhe që ishte shpall i pavlefshëm, fjalët ku ishin : ,,i dënuar me pushkatim,, u zëvendësuarn më fjalët ,,dënohet me 20 vite burg të rënëdë,,!

Dhe, çdo gjë aty mbaroi si çështje e kryer, e përfunduar… Ato që tha Mr Vllajsavleviq Mirko vajtën në vesh të shurdhërt… Në ankesën time të dytë, duke u nis sërisht në baza të reales dhe të vërtetës, /  tanimë gjykatësit suprem Vllajsavleviq Mirkos nuk iu dëgjua nami, sikur e hëngri nata… /Çështjen e ankesës sime, tanimë e mori në dorë një gjykatës kretën dhe shovinist Ante Varunek, i cili duke ndjek ,,sugjerimet,,e gjykatësit Tihomir Baboviq, pa asnjë presedan dhe në mënyrë kapadahillëku e  hudhi si të pabazë ankesën time dhe akvendimin K/94/83 e shpalli si të ,,ligjshëm,, duke e vërtetaur atë, mbeti akt i plotfuqishëm, dhe unë i dënuar, duke mos qënë aktor i ndonjë ,,vepre,,!

***

…Edhe sot duke pritur me optimizëm,  të mbahet rigjykim, dhe unë shpresoj GJYKATA të kuptojë gjërat e duhura lidhë me  të vërtetën dhe pafajësinë time, / shih Gjykatën e Lartë  Supreme në Sarajevë, i Kz.139 / 83 , 13.IV.1983.   dhe një letër e Gjykatës së Lartë në Sarajevë Nr: 070-0-Cr-1-10-000003, i lidhur me emrin e file: 04 0 K 004 799 12 Kvl Gjykata Kantonale në Zenica /. Këtu theksoj edhe  apelin tim nga 2014/05/05 g. si dhe të shteteve të tjera dhe të paraqesë ankesën time, t’i dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut Evropian në Strasburg. Për vite të kalojë, dhe çështjen e së vërtetës, me sa duket, siç disa ende nuk duan të zbulojë! Pse kështu? Unë në jetën time  kurrë nuk do  të heqë dorë nga lufta për të provuar pafajësinë  time dhe për zbardhjen e  akuzave të rreme  ndaj meje. Unë i bëj thirrje gjykatës që të dini saktësisht se kush janë fajtorët, nëse ka të tillë / në qoftë se me të vërtetë ka diçka /, dhe të cilët janë të pafajshëm! Për vite të tëra unë vdes si një sakrificë për diçka që unë nuk kishte asnjë ide. I siguroj sinqerisht, unë jam i  dënua për diçka që nuk e kam pas në dijeni. Po  jetoj  tërë jetën time i fyer dhe nën njollë të vështirë, janë të ofenduar dhe fëmijët e mi dhe familja, prindërit kanë vdekur prej pikëllimit dhe dëshpërimit,  sepse ata ishin të vetëdijshëm për pafajsinë time dhe se dikush  mëtë dramë mizorisht e kishin kurdis me plan dhe hakmarrje ndaj meje. Unë dua të di të vërtetën, dhe për këtë arsye të kërkojë nga autoritetet kompetente dhe institucionet gjyqësore të Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë për të marrë pozicionin dhe të marrë vendim të drejtë për të zbardhur vetëm të vërtetën dhe të del në ditë të diellit – drejtësia ligjore.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: AKUZAT UDBASHIANE, DHE E VËRTETA, Nafi Cegrani

LIKUIDIMI I HASAN REMNIKUT

August 14, 2016 by dgreca

Nga Nafi Cegrani/

Rrëfimet e papublikuara gjer më tani mbi misterin e likuidimit të Hasan Remnikut dhe grupit të tij kanë një histori të veçantë agjenturore, për këtë dhe për shumë arsye të tjera, mbeten enigmë deri në ditët tona. Dihet se në ato vite UDB-ja dhe KOS-i si në Kosovë, ashtu dhe në vise të tjera të banuara nga shqiptarët, janë zhvilluar mori operacionesh të përgjakshme në zbulimin, kapjen dhe vrasjen e shumë veprimtarëve e grupeve të rezistencës shqiptare. Tërë arsenali operativ dhe njësitë speciale ishin vënë në frontin e heshtjes, dhe në sajë të metodave dhe të eksperiencës në futjen e spiunazhit, duke përdorur në terren “Falangën e tradhtarëve”, me shqiptarë dhe përmes besës, u thurën kurthe, zhvilluan lojëra me prapavijë dhe mashtrime, u përgatitën edhe skenarë të veçantë, në zbulimin, kapjen dhe likuidimin e Hasan Remnikut, u shpik dher sajua plani kinse Hasan Remniku u ,, helmua  me tradhti,, gjë që ishte vetëm një gënjeshtër për të future huti,grindje dhe për hakëmarrje mes shqiptarëve dhe familjeve të njohur për trimëri të cilët e kishin strehuar Hasan Ali Remnikun. Udbja, në fakt kishte bërë planin e saj secret, të organizuar dhe koduar me emrin: “Prita e Bistricës”.

Por kush ishte Hasan Remniku?

Lindi dhe u rrit ne fshatin tipik të pasmaleve, në Remnik të Anamoravës së Epërme me të gjitha traditat dhe virtytet fisnike të burrërisë dhe guximit të shqiptarit të vërtetë, fshatarët e kësaj ane jetonin tejet të varfër dhe mundoheshin ta punojnë tokën e me të mbjellat të siguronin bukën dhe ekzistencën e jetës. Me plot halle e telashe jetonin shqiptarët e kësaj ane, me baticat dhe zbaticat e jetës së tyre larg rrëmujës e rrëmetit, edhe pse të varfër jetonin me ndershmëri, me djersën e ballit, dhe me zakonet e tyre. Hasan Remniku që në vitet e rinisë vërente padrejtësitë dhe tmerret që i bënin këtij populli hordhitë sllavo-çetnike, madje nuk ndalej keqtrajtimi i shqiptarëve. Shqiptarët vuanin shtypjen dhe terrorin, skamjen e cila nuk mori asnjëherë fund. Madje pas Luftës së Dytë Botërore njësitet komuniste serbo-çetnike e bullgaro-maqedonase bënin presion, plaçkitnin, vrisnin e digjnin fshatarë të vuajtur. Bënin përdhunime vajzash dhe nusesh të reja të Anamoravës e deri në Preshevë. Hasan Remniku, ende i ri, nuk mundi të duronte, nisi të sillej si një kreshnik i vërtetë, ua mbante anën të varfërve dhe atyre qe ishin më të dobët, shumë familjeve të cilat vuanin për bukën e gojës. Ky u siguronte drithëra dhe miell. Herët doli kaçak në mal dhe gjatë gjithë kohës veproi si të ishte një Robin Hud shqiptar. Ai i njihte tanimë rrethanat në të cilat jetonin shqiptarët dhe si kaçak malesh, i njihte shumë tradhtarët dhe spiunët, të cilët i dërgonte UDB-ja në terren dhe në qarqet e veta, për interes të saj, gjithnjë në dëm të veprimtareve dhe të popullit shqiptar në këto anë e më gjerë. Kishte një eksperiencë të hidhur që nga vitet kur ishin bërë dredhi e tradhti mes shqiptarëve duke u bërë disa prej tyre edhe masha të çuditshme tinëzare, e të ndryshkura në duart e armikut. Kishte njohuri mbi tradhtitë që i bënë luftëtarit të Spanjës Emrush Miftarit, Abdullah Preshevës, komandantit legjendar të Brigadës “Çlirimi” në anët e Preshevës, (personazhi kryesor i romanit në dorëshkrim të Mahmut Dumanit, të cilin më vonë UDB-ja e përdori në operacionet e veta agjenturore duke ia dhënë të nënshkruhej si autor Kapllan Resuli). Abdullah Persheva, si emër nuk ka të bëjë fare me komunistin antishqiptar Ahdulla Persheva, avokat nga Shkupi, babai i Vullnet udbashit dhe mik i Evzi Mehmetit.Por, të gjitha këto janë rrëfime tjera ndryshe…

Megjithatë, të kthehemi në temë, rastit të likuidimit të H.Remnikut,  cili bëri bujë të madhe ndër shqiptarët por edhe në tërë Jugosllavinë titiste.

Kështu në vjeshtën e vonë, kur gjethet kishin filluar të zverdheshin, e në malet e Lubotenit dhe të Korabit dëbora i zbardhëllente si qeleshe të bardha. Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1949. Një burrë me mustaqe të dredhura ishte ulur në ballin e një kepi, i thelluar. Ai mendohej dhe vështronte larg tej në horizont ku dukej se dielli, që ulej nga perëndimi do t’i puthte me mall ato maja malesh si kurorë. Ky ishte Hasan Remniku, ai Robin Hudi ynë i gojëdhënave të popullit të Anamoravës. Me vete në grupin e tij kishte edhe dy burra besnikë; Agush Mehmetin me bashkëshorten Qibrien dhe mësuesin e devotshëm e trim Mustafë Koka me nusen Raben. Kurse dy të tjerët ishin spiunë të infiltruar me instruksione sekrete të UDB-së, se gjoja edhe ata do të iknin në Shqipëri së bashku me grupin. Por Hasan Remniku e kishte kuptuar qëllimin e tyre, ndaj edhe i mbante në shënjestër. Këtu fshihet dhe e gjithë Saga e tmerrshme e misterit për ,,vrasje,, me tradhëti ose ,, helmimin,,  e  Hasanit dhe grupit të tij. E në fakt, qëllimi I spiunazhit jugosllav ka qënë që të njolloste familjet aq heroike që e ndihmuan dhe mbajtën me bukë burrin e maleve me shokë.Në vallen e kësaj,, tradhtie,, agjentura e fshehtë duke bërë propagantë të ndyer, kanë  përfshirë edhe disa persona të tjerë, të cilët kanë qënë të familjeve të mira që I ka njoh Hasani dhe ka pas besim të plotë kur është strehuar. Në raportet e veta zyrtare dhe perms rrjetit të spiunazhit karshi popullatës nisën t’I quanin si: “Falangë tradhtarësh”, kinse shqiptarët e shkelën në besë shqiptarin. Këta trillime dhe mashtrime i udhëhoqi famëkeqi Mehmet Cukulli- Maliqi (babai i analistit Shkëlzen Maliqi), i cili idhull kishte Rankoviçin dhe për çdo lëvizje informonte krye eprorët e UDB-së së Kosovës. Informacionet mblidheshin dhe përpunoheshin në raporte analitike nga dy qendra kryesore nga fshati Remnik dhe nga tereni që mbaheshin në vëzhgim dhe survejim permanentë Arif Syla dhe nga qendra e Bresalcit me Tahir Sokolin, komandant milicie për rrethin e Kamenicës, i cili mbante në lidhje operative Ismail Zenunin me pseudonimin “Kapetan Lleshi”, e këta i raportonin Beogradit. Por edhe këta ishin në vëzhgimin syshqiponjë të mësuesit Mustafë Koka, i cili nga kontaktet me Skënder Kosovën, Hysen Thaçin dhe Qerim Ukën, oficerë të përgatitur të SHISH-it, kishte fituar përvojë të zbulimit dhe kundërzbulimit, që më pas e kishte vënë në veprim, dhe për të gjitha këto e informonte Hasan Remnikun, që vinte natën i hipur në kalë deri në fund të fshatit ku edhe takohej me mësuesin në ato shtëpi të strukura si koshere bletësh. Planet dhe kurthet për kapjen e Robin Hudit shqiptar ishin bërë gati. Operacioni zhvillohej në mënyrë shumë konspirative, por e tera e bazuar, duke përhap lajmin se ëdo gjë bëhej  në,, shkeljen e besës shqiptare,, dhe me shqiptarë!!!. Çfarë ironie, çfarë kodoshllëku! Tanimë edhe Hasan Remniku ishte nisur në drejtim kah sytë e tij prej skifteri i kishin derdhë shikimet, drejt horizontit, drejt maleve kah kufiri shqiptaro-shqiptar, të ikte në Shqipëri. Ishte vjeshtë e vitit 1951. UDB-ja inskenoi “ikjen nga burgu” të Agush Mehmetit. Ky shërbim bëri si pjesë të lojës edhe disa arrestime, vuri në pranga disa persona se gjoja kishin ndihmuar të dilte nga burgu, të ikte, Agushin. Nga ana tjetër përmes kanaleve “underground” (të nëndheshëm), përsëri përmes fakirëve  hapën lajmin se gjoja “i dënuari me vdekje Agusha Mehmeti” do të bashkohej me kriminelin Hasan Remnikut. Kështu edhe nisi ajo lojë e ndyrë. Por, Agushi duke qenë i vetëdijshëm për këtë, iku në mal bashkë me gruan dhe ia rrëfeu fije për pe Hasanit. I dha fjalën dhe besën se nuk do ta tradhtonte kurrë dhe së bashku me të do të arratiseshin për në Shqipëri. Këtë UDB-ja dhe masha e saj Maliq Cukuli i Prizrenit nuk e prisnin. Bënë edhe disa likuidime të tjera në disa fshatra të Drenicës, të cilët kishin qenë miq të Skënder Kosovës. Kjo vazhdë operacionale i drejtoi operativët; Xhafer Lila dhe Vojo Taliqin në Remnik, te mësuesi i fshatit Mustafë Koka. Biseduan me të dhe aty nga mesi i natës bisedat u shndërruan në zënkë dhe shamatë (këtë e ka rrëfyer më pas i zoti i shtëpisë Ahmet Neziri). Mësuesi i priti mirë udbashët i qerasi edhe me kafe me sheqer, por ata kërkuan që kafet tua sillte nusja e sapomartuar e mësuesit, Raba!

-“Ku e ke nusen o Mustafë? Pse nuk na qeras ajo me kafe?”, -i thanë dy udbashët duke qeshur me të madhe.

-“Nuk e kam në shtëpi, -tha mësuesi fisnik. Ka shkuar tek të vetët”.

-“Ajo është bijë Remniku”, -tha Xhafer Lila.

-“Po si ta quajnë gruan, Mustafë”, -pyeti oficeri jugosllav.

-“Rabe, Rabije! Kështu e quajnë”, -u dëgjua zëri i mësuesit.

Ai i skuqur prej turpit i pyeti nëse mund t’ua shtronte dyshekët për të fjetur. Ishte thuajse mesi i natës. Yjet xixëllonin ne qiell. Fshati flinte, thuaj se po bënte një gjumë të rëndë. Pas një parmaku të çardakut me dërrasa, qëndronte i heshtur dhe vëzhgonte si skifteri Hasan Remniku. Mustafë Koka doli me ngadalë nga oda duke u thënë natën e mirë. Udbashët vazhdonin të zgërdhiheshin duke thënë: “Hhhhh Rabija, Rabija!”

Mësuesi Mustafë Koka  i ofenduar ia rrëfeu gjithë, Hasanit, gjithë  ç’ka i kishte ndodhur në dhomë me Xhafer Lilën dhe Vojën, me dy maskarenjtë e UDB-së.Si e kishin fyer për Rabën, dhe se këtë ai nuk mund ta durronte dhe se do t’i  vriste aty për aty.

-“Më kanë prekur në nder. Më kanë ofenduar rendë o Hasan! Sot nuk i lë pa i vra”. Ai nxori shpejt nga vendi ku e kishte fshehur një pushkë të gjatë, prodhim bullgar, kurse revolen e kishte në brez.

Hasani itha se çfarë duhej të bënte, dhe se pos a të futej përsëri në dhomë, do t’u bërtiste:,,çohi, maskarenj,, dhe t’ua spraste patllaken të dyve, sa që të mos kishin më kohë të kapnin armët. Dhe ashtu ndodhi, Mustafë Koka futet me revolen në dorë dhe u bërtet qëtë çoheshin në këmbë, dhe ua lëshon plumbat si breshër…U dëgjuan edhe dy krisma të tjera njëra pas tjetrës që ushëtinë nata dhe mallet. Ishte martina e Hasan Remnikut…

Malësorët e lodhur nga hallet dhe telashet e ditës, nga rrëmuja e jetës së përditshme, kush e di se ç’ëndërr do të kenë parë atë natë me gjysmë hënë. Dikur u duk një hije bri parmakëve të çardakut. Ai, “Robin Hudi”, hapi me ngadalë derën e odës ku gjendeshin të shtrirë , të vrarë dy “miqtë” udbashë të paftuar në këtë shtëpi. Qëndroi si shkëmb mali në prag të derës  dhe u lëshoi edhe  një britmë burri: “Çohi, çohi he burra të ligj!” Por, ata ishin të vdekur, nuk lëviznin dot. Më pas që të dy trimat, ,,Robin Hudi,, dhe Koka ikin në mal…

Të nesërmen, pasi agoi dita, u mësua se dy oficerë të UDB-së ishin vrare me një breshëri plumbash  dhe nga një plumb pushke i kanë marrë njërin në ballë e tjetrin në qafë. Prej asaj nate, mësuesi Mustafë Koka bashkë me nusen e tij, Raben, nuk iu ndanë Hasan Remnikut, Robin Hudit të Anamoravës.

***

Vera ka kapluar çdo anë, e vetëm në bjeshkë ndjehet freski, e një puhizë e lehtë malesh që fryn dhe bashke me të një aromë ahishtash dhe bar i pakositur. Kryeshefi i një sektori të UDB-së, Aleksa Vuçiniçi, i cili e kishte në dorë rastin e Grupit të Hasan Remnikut sa i kishte lexuar dy dosjet personale, të cilat UDB-ja, e më herët OZN-a, ia kishin sajuar dhe formuar Hasan Alisë nga Remniku, të cilit në male i ishin bashkuar edhe Agush Mehmeti e Mustafë Koka dhe nuset e tyre. Grupi përparonte ngadalë dhe me kujdes drejt kufirit. Një udbash tjetër i quajtur Tahir Sokoli, i ndiqte këmba këmbës dhe po ashtu në vëzhgim i kishte edhe Cukuli i Prizrenit. Thurja e rrjetit të merimangës udbashiane ishte vënë në realizim të operacionit ogurzi, ku u përfshinë edhe Ismail Zenuni, Rexhep Xhiha, Shaban Kajtazi etj., etj., të cilët duke u bërë masha në duart e Aleksa Vuçiniçit, po e çonin çdo gjë sipas planit. Emrat e “Falangës tradhtare” të shqiptarëve ishin të koduar me shifra të veçanta, si; “Musa”, që i korenspodonte emrit të Sylë Mehmetit nga Vraniqi, të cilin në kurth e kishte futur me mashtrime Ismail Zenuni me pseudonimin “Rakipi” (këtë të fundit më vonë Mehmet Maliqi e kodoi me pseudonimin “Kapetan Lleshi”). Pseudonime të tjera të tyre ishin edhe “Shefiti”, “Shabani”, ky i fundit ishte Mazllum Nimani, dhe kështu me radhë.

Kështu kaloi vera e vonë edhe pas saj vjeshta e vonë e vitit 1951. Tanimë Grupi i Hasan Remnikut ishte vendosur fshehurazi në shtëpinë e patriotit  Daut Kepës. Prej atje do të pushonin një ditë dhe një natë e të nesërmen me të rënë terri do të niseshin ngadalë maleve e grykave, në drejtim të kufirit me shpresë të kalonin në Shqipëri. (Skenari, bërë gati për kapjen dhe eliminimin e këtij grupi, ishte identik me atë që realizuan për kapjen e Sulë Hotlës, në radhët e të cilit ishin infiltruar oficerë të OZN-as që flisnin shqip si Arizan Nesterovski, Marçe etj). Po kështu do të rridhnin situatat edhe në ngjarjen e për eliminimin e Grupit të Hasan Remnikut, i cili parashikohej në dy variante, në atë “A”që ishte plani i vërtetë i studjuar mirë ,,Prita në Bistricë,,  dhe ai “B”,që ishte gënjeshtra e stërhulluar që e përhapnin përmes rrjetit të agjneturës të fitohej përshtypja se Hasan Remniku me shoku ,,u helmua,, dhe u ,,tradhëtua,, nga ata që e mbajtën në shtëoi. Qëllimi i kësaj gënjeshtre kishte domethënie strategjike dhe armiqësore ndaj shqiptarëve që kurdiste UDBJA..

Edhe Hasan Remniku kishte planin e vet, ku parashikonte ecjen vetëm natën e rrugë pa rrugë deri sa të dilte në kufi me Shqipërinë. Parapara tij lëviznin Sylë Mehmeti dhe Ismail Zenuni, të cilët gjoja ishin lidhje të personit “N.N”, që do ti nxirrte matanë kufirit. Pas Hasanit ecnin me kujdes Agushi dhe Mustafa, e në fund do të ishin dy gratë e këtyre të fundit. Të gjithë ecnin në kolonë njeri pas tjetrit. Hasani e parandiente tradhtinë por mendonte se e kishte detyrim t’i nxirrte njerëzit matanë kufirit e pastaj do të shihte. Mendonte për anëtarët e grupit, por edhe për vete. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Basriut” të Lanavicës, Hasani ishtei kujdesshëm por edhe nuk kishte shkas për të dyshuar se mund të  ndodhte diçka jo e mirë, ndaj dhe fliste i çlirshëm.Sidomos kishte nis të nevrikosur  gjatë natës së dytë, sepse nuk dëshironte që UDB-a të kapte në kohë. Kishte vendosur që pasi të anin mirë bukë, djathë, kos dhe mish, që i kishte përgatitur i zoti i shtëpisë e do të merrnin edhe me vete diçka prej tyre,pasi për rrugë u kishin përgatit me bollët, do të ngjiteshin në bjeshkët e Dragashit. Dhe kështu zhvillohej kjo ngjarje, e cila edhe sot mbeti aq misterioze, aq enigmatik dhe e përfolur, sepse spiunazhi udbashian e futi në popull intrigën dhe gënjeshrtën, kinse gjithandej ishin Hasani me shokë të ,,helmuar,,! Pasi hëngrën të gjithë mirë e mirë, kanë rënë në gjumë vetëm për dy-tri orë, sepse do të niseshin ngadalë njëri pas tjetrit në kolonë dhe në heshtje. Në dhomën e miqve flinin burrat ndërsa në një dhomë tjetër dy nuset e reja. Pas pak u dëgjua zëri i Hasan Remnikut: O  burra, nisemi! Pas pak u dëgjuan edhe disa zëra të tjerë dhe ra një heshtje e rëndë si nata e asaj vjeshte të vonë  tetori të vitit 1951, kur kolona shkonin ahishteve me kujdes. Dy ditë ecën maleve dhe kreshtave të thyera…Për tërë natën  e fundit, oficerët e UDB-së dhe shërbëtorët e ishin  vendos  në pusi sipas planit dhe skenarit të parapërgatitur të operacionit “Pritë në Bistricë”, aty buzë Bistricës, në një lëndinë prej nga ku ngjitesh në pyll, kolona e Hasanit ecnin në heshtje dhe me kujdes, kur papritmas, përballë tyre u hapën drita të forta nga kamionët e fshehur, kurse ushtarët dhe policia  të fshehur pas kaçubash gjatë pellgut të lumit hapin zjarr, u dëgjuan disa të shtëna armësh dhe rrafale ku Hasan Remniku me shokë mbetën të vrarë!

…Edhe sot e kësaj dite kjo histori ka mbetur mister, pasi është një Sagë e pastër ballkanike me ngjyrat e një spiunazhi, vrasje me prapavijë dhe plan të atij Shërbimi famoz… Kapitull ky, i veçantë, i sagës ballkanike…

***

… Hasan Remniku me shokë, u likuidua në “Pritën në Bistricë”! Lëtu dilemma nuk ka, por kjo mund të ndodhte gjithandej Kosovës, ngase e tërë kjo ishte si rrjedhojë e një grumbulli rrethanash që shkonin në dëm të lëvizjes dhe të luftës së Hasan Remniku me shokë, që zhvilloi ato vite…

Pas likuidimit të grupit të atdhetarëve të Hasan Alis Remnikut me shokë, nga ana e policisë dhe ushtrisë jugosllave, udbashët nuk u kënaqen me aq. Pas kësaj ngjarjeje të dhembshme e tragjike për popullin shqiptar, nga ana e pushtetarëve pasuan masat ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që e njohën ose patën kontakte bashkëpunimi me të. Popullata e Anamoravës pas ngjarjes që tronditi këtë anë, ditët pas kësaj i kalonte në ankth. Pa paralajmërim filluan arrestimet e njerëzve në çdo kohë dhe në çdo fshat të kësaj ane.Filluan bastisje e provokime, arrestime e rrahje nga më të ndryshmet,të cilët akuzoheshin se kishin strehua, ndihmua dhe mbrojtur Hasan Remnikun.

 U dënuan me shumë vite të rënda  burgu:

  1. Arif Sherif Selmani, bujk, (1932), Bresalc, 4 vjet burg
  2. Arif Sylejman Çollaku, Remnik, u dënua me 101 vjet burg
  3. Ajdin Ali Shabani,me vdekje – pushkatim
  4. Azem Kadria, 101 vjet burg
  5. Baki Ali Aliu, bujk, (1901), Remnik, 7 vjet burg
  6. Baki Maloku, Remnik, 7 vjet burg
  7. Qazim Ismaili, me vdekje- pushkatim
  8. Daut Jakupi-Kepa, bujk, (1891), Livoqi i Epërm, 7 vjet burg
  9. Destan Muharremi, bujk, (1920), Lybishtë, 4 vjet burg
  10. Elez Kadri Elezi, 8 vjet burg
  11. Fetah Xhelë Haradinaj, 13 vjet burg
  12. Hajdar Hajdini, bujk, (1911), Gumnisht, 3 vjet burg
  13. Hajdin Ali Godeni, 101 vjet burg
  14. Hamdi Hajrush Hajdari, bujk, (120), Remnik, 1,6 vjet burg
  15. Haqif Uka, 8 vjet burg
  16. Ibush Hetem Bresalci, 7 vjet burg
  17. Isak Hazir Smaka, 1 vit burg
  18. Ismail Deli Muja, Bresalc, bujk, (1911), Bresalcë, 7 vjet burg
  19. Ismail Qorrolli, bujk, (1906), Bresalcë, 3 vjet burg
  20. Jahja Selim Halimi, bujk,(1906), Remnik, 1 vit burg
  21. Kadri Uruqi, 20 vjet burg
  22. Latif Hetem Haziri, bujk, (1923), Bresalcë, 7,6 vjet burg
  23. Mehmet Imer Çallaku, 4 vjet burg
  24. Murat Limon Abazi, 8 vjet burg
  25. Mustafë Rahimi, bujk, (1918), Lybishtë, 4 vjet burg
  26. Namon Beqir Qorrolli, bujk, (1911), Bresalc, 3 vjet burg
  27. Ramadan Hoxha, Cërnicë, 20 vjet burg
  28. Ramiz Fazli Misini, bujk, (1917), Remnik, 9 vjet burg
  29. Sabedin Uka, 8 vjet burg
  30. Sadik Vranoci, bujk, (1921), Cërrnicë, 3 vjet burg
  31. Sahit Abaz Rexha, bujk, (1914), Bresalc, 3 vjet burg
  32. Sali Ferizi,i falet dënimi
  33. Sejdi Selim Halimi, bujk,(1908), Remnik, 1,6 vjet burg
  34. Selim Ali Godeni, 101 vjet burg
  35. Selman Ramë Selimi, Bresalcë, lirohet dhe shumë të tjerë që merren në pyetje, torturohen dhe lirohen pa pikë të fajit.
  36. Selman Sherif Selimi, 2,6 vjet burg
  37. Sylë Fazlia, 15 vjet burg
  38. Shaip Hajdin Dauti, Livoq i Poshtëm, 8 vjet burg
  39. Shefket Mustafë Bunjaku, rrobaqepës, (1919), Gjilan, 4 vjet burg
  40. Shukri Hajriz Hajrizi, bujk, (1920), Goden, 5 vjet burg
  41. Sylejman Ymer Çallaku,
  42. Xhavit Qerim, bujk, (1914), Remnik, 4,6 vjet burg
  43. Xhymshit Bilinica, 4 vjet burg
  44. Veli Ibrahim Ymeri, me vdekje -pushkatim

  

Filed Under: Histori Tagged With: I HASAN REMNIKUT, LIKUIDIMI, Nafi Cegrani

EMRAT E UDBASHËVE QË E MONTUAN PROCESIN E ZENICËS!

February 12, 2016 by dgreca

Nga NAFI ÇEGRANI/
Procesi policoro-gjyqesor I Zenicës më 1981 ishte krejtesisht I inskenuar dhe I montuar me nje plan secret dhe urdher te krereve te UDB jugosllave dhe ne baza nacionale, sepse ne grup u denuam 6 shqiptarë dhe nje boshnjak. Këtij procesi famkeq i parapriu me muaj të tërë një shtërgatë e tmershme dhune , maltretimesh dhe terorri psikiko-fizik që ushtruan kasapët e milicisë famkeqe dhe udbashëve të atyre viteve. E kurdisën në Zenicë të Bosnës per të ashtuquajtur ,,vrasje,, sipas nenit 37 të ligjit të Maqedonisë, e kinse ,,vrasja,, ka ndodhur në Gostivar…/ Rastin e përshkojnë 4-5 versione të ndryshme në kohë dhe hapësirë, ashtu siç është zhvilluar dhuna dhe terrori, janë imagjinuar dhe thurr ,,vrasje,, e cila nuk egziston/!Dhe, nuk dija cila ishte arsyeja, nuk kasha njohuri nëse kishte ndodhur vërtetë gjë ose jo.Plotë 16 muaj në hetuesi gjendeshim midis jetës dhe vdekjes, të përsekutuar dhe me dhimbje të rënda në trup nga rrahjet e tmerrshme dhe dhuna që ushtronin me muaj të tërë mbi ne, duke na nxjerr në orët ë vona të natës nga qeliat e burgut hetues dhe lidhur në pranga na dërgonin në strogullat prej betony në podrumet e përgjakura të policisë në Bugojno. Torturat bëheshin në mënyrë sistematike dhe në vazhdimsi…
Ja edhe personat me emër dhe mbiemër të cilët ndikuan dhe e montuan rastin në mënyrë direkte ose indirect sipas urdhërave të UDB së Maqedonise dhe asaj Federative në bashkëpunim me organet famkëqia të policisë, prokurorëve dhe gjykatësve të Bosnës:
1. Dushko Trajkovski shef për zbulim dhe kundërzbulim I UDB-së për Maqedoni
2. Nikolla Ilievski zavendës kryeshefi I sektorit të II të UDB-së në Shkup
3. Sveto Mitrevski kryeshef I UDB-së për Maqedoni
4. Evzi Mehmedi, ndihmës ministry dhe komandant I milicisë për Maqedoni
5. Milosh mt. një udbash antishqiptar në Drejtorinë e UDB-së për Shkup
6. Rauf Qazimi inspector në Sherbimin public Shkup
7. Saqip Kollari nga Dibra , pjestar në grupin Sllave Vasovskit- ,,Bombashi,,
8. Bexhet Bexheti- ,,Lepuri,, udbash republikan I Maqedonisë në Shkup e tj.
Të gjithë këta në marrëveshje dhe me pëlqim paraprak me krerët e UDB-së federative në Beograd si Stane Dollanci, Mirko Bunevski, Branko Mikuliq, Zdravko Mustaqi e tj. E sipas planit sekret të UDB-së së Maqedonisë për burgosjen time pas kthimit nga Amerika si njeri I,rrezikshëm,, dhe jo I volitshëm në linjën e tyre komuniste / këtu vijnë edhe direktivat e Angel Cemerskit dhe të atyre të Këshillit Egzekutiv të Maqedonisë/, duke u dhënë urdhër dhe kahje gjithë inspektorateve në vend , prokurorëve dhe gjykatave, duke I koordinuar veprimet dhe strategjinë me krerët e Bosne dhe Hercegovinës, në krye me Dushko Zgonjaninin, Zdravko Mustaq, Fikret Bradariq, prokurorët e Zenicës si Mutapqiq, Mensur Hoxhiq, gjykatësit Ante Varunek, Tihomir Baboviq, Sulejman Kapetanoviq, inspektorët si Ante Bernada, Bodul Nikica, Stipe Grabovac, Pero Pepac etj. Bëjnë shpikje rasti , përpilojnë akuza të rreme për të ashtuquajtur ,,vrasje,, kinse në Gostivar, e sipas ligjit penal të nenit 37 të Maqedonisë, duke u dhënë instruksione edhe inspektorëve të milicisë në Gostivar që të vepronin dhe të ,,kontribuonin,, me këtë rast, sepse viktimat ishin gati sipas planit të tyre që duhej të arrestoheshka të jem I arrestuar dhe të sillësha përpara aktit të kryer…
Emra dhe mbiemrat e inspektorëve nga Gostivari të cilët vepruan si antishqiptar dhe me mënyra e metoda më shtazarake, ishin :
1. Zhivko Mitevski kryeshef I SJB,/ Sherbimit publik/
2. Despot Aleksovski me despotizmin e tij, ,,naçalnik,, në SPB- Gostivar,
3. Temelko Boshkovski, inspektor shovinist dhe i korumptuar,
4. Komandir Zdravko Rafajlovski nga fsh. Vollkovi,
5. Murat Isakovski inspektor i dyshimt, i pandëgjegjshëm dhe dallaverexhi, kampanjon i Temelko Boshkovskit.
6. Haki Fejzuli nga Doberdolli, sadist dhe vrases i shqiptareve të kësaj ane.
Kurse nga burgu hetues famkeq i Zenicës të cilët me gardianet e tyre ushtronin dhunë dhe terror fiziko-psikik ndaj të paraburgosurve, ishin edhe Fahrudin Jarac dhe komandanti i këtij burgu Huzair Skopljak , të cilët sipas apetiteve të tyre shfryrëse si shovinist që ishin dhe antishqiptar, benin kërdi në netët e gjata të hanxhareve, me muaj të tëra , në relacionin : qeli burgu të Zenicës , në orët e vona të natës lidhur në pranga dërgohëshim nga disa ditë të shtunave dhe të dielave në podrumët e SPB në Bugojnë ku inspektorët e kësaj qendre policore në krye me Fikret Bradariqin, Ante Bërnada etj. Përgjaknin muret e bodrumeve… duke na zhvendosur nga koha dhe hapësira ku endemi, duke bërë manipulime dhe ushtruar dhunë fizike deri në çmenduri plotë urrejtje, inate,mllefe dhe fantazi të kota, më dukej vetja se gjendesha përpara hetusish egërsirë dhe në lokale policore të Bugojnës ma të përbinshëm në botë. Aty zhvillohej një luftë mes gladiatorëve me dema të lidhur…
Në fytyrat e tyre shkrepëtinte vetëm egërsi, të mllefosur, na përgjaknin me çufra hekuri dhe shkopinj gome, ne të gjorët të lidhur në pranga e zinxhir, përballeshim me hëtuesi apsurde dhe me njerëz të pashpirt siç ishin Ante Bernada, Fikret Bradariq, Bodul Nikica dhe ,,tajfa,, e tyre…Ne ishim plotësisht të traumatizuar psiqikisht, e ata me ndjenjat e tyre cinike talleshin me gjendjen tonë amorfe dhe depressive.

Filed Under: Opinion Tagged With: EMRAT E UDBASHËVE TË CILËT E MONTUAN PROCESIN E ZENICËS!, Nafi Cegrani

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT