• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NAFIE SALIHAJ:“MOS E VRISNI DASHURINË”!

March 16, 2014 by dgreca

Nga Prof.Murat Gecaj/Përpara kam shënimin “Ndjenja të pastra, si ujëvarë mali”(Pak radhë për një poete të re dhe të talentuar),që vite më parë ka bërë poeti i njohur nga Kosova, Skënder Zogaj. Ato flisnin për  Nafije Salihajn, e cila sapo bënte hapat e parë në udhën e bukur të poezisë. Ndër të tjera, ai shkrunte:“Tre vjet më parë, në redaksitë e gazetave të  Tiranës kishte zbritur dhe çika nga  fshati Zogaj, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), Nafie Bajram Salihaj. Me atë ndrojtjen e natyrshme të saj, bashkë me një tufë vjershash, hyri në ndonjë redaksi gazete dhe në RTVSH. Megjithëse nuk ishte e njohur më parë, ajo tërhoqi  vëmendjen e botuesve të shtypit. Mbajtën disa nga ato vjersha, të cilat u publikuan në gazetat: “Mësuesi”, “Rilindja”, ” Republika”, “Kosova”, “Emigranti Shqiptar”, “Drita”, revistën ” Bota ime” dhe i transmetoi Radio-Tirana, në emisionet e veta. Ajo u nderua dhe me çmime në konkurset kombëtare. Traditat e shquara atdhetare, shpirti liridashës e demokrat i malësorëve, ndjenjat e pastra rinore, ishin ato që i kishin sjellë frymëzimin e parë… ».

Pastaj S.Zogaj kishte zgjdhur për publikim në gazetën e krahinës, « Ylberi i Zogajve », disa poezi të Nafies. Ishte koha, kur populli kosovar, me UÇK-në në ballë dhe i mbështeur nga  Bashkësia Ndërkombëtare, po luftonin pa u ndalur kundër regjimit të gjatë dhe të egër serb, për të fituar lirinë e pavarësinë. Por edhe ishte bërë shpërngulje masive e popullsisë, si shkak i terrorit serb. Prandaj dhe titujt e disa  prej krijimeve të saj lidheshin me atë situatë, dramatike e heroike dhe ishin domethënës, si :  « Nuk e duron Kosova robërinë », « Të gjithë në një sofër » e « Arbëria », por dhe me tematikë tjetër : « Dua t’u përshëndes », « Drejt botës sime » e « Pse të dua ».

Tani,kur kanë kaluar disa vite nga ajo kohë, poetja Nafije Salihaj është « pjekur » në udhën e krijimtarisë letrare. Besoj që mjafton të themi se, deri tani, ka publikuar tre libra me poezitë më të zgjedhura, pa i llogaritur ato, që i ka dorëshkrim dhe presin radhën e mundësinë e botimit, në përmbledhje të  veçanta.

2.

Meqenëse e vendosa edhe titullin e këtij shkrimi modest, për krijimtarinë e bashkëkrahinases sime, Nafie Salihaj, po ndalem shkurtimisht në poezitë e vëllimit, me titullin grishës dhe këshillues për të gjithë, « Mos  e vrisni dashurinë »(Tiranë, 2007).

Hyrjen e këtij libri e ka shkruar miku im i kahershëm, pra i viteve të rinisë, Lirim Deda, që ishte edhe redaktori i tij. Pasi e vlrëson shpirtin e butë poetik në Nafijes dhe frymëzimin e natyrshëm të saj, i cili i buron edhe nga krahina nga ajo vjen, me Shkëlzenin kryelartë e Valbonë  kaltëroshe, me bjeshkët albine kreshtëbardha e me borë të përhershme etj., ai nënvizon se poezitë e saj, « …e bëjnë lexuesin ta ndjejë veten në një kopsht me trandafila të spoçelur dhe ai, vetëvetiu, përfiton aroma, tinguj e ngjyra, që do të kishte dashur t’i kishte përfituar qyshëkurse, varg e vistër, të rejat tona u radhitën, krahas të rinjve të talentuar në leterësinë shqipe ».

Poezia e faqes 37, nga e cila e ka marrë titullin tërë ky vëllim, por pak më « i zbutur », është vendosur edhe në kopertinën e fundit, bashkë me fotografinë e Nafies. Aty lexojmë : « Në se të thërras,/ mos m’u përgjigj me zë të lartë./Mos më tulat,/ si zogun kur do të lërë një kafaz,/ mos e tremb dashurinë !… » Për këtë ndjenjë të pastër gjithënjerëzzore ka shkruar autorja në disa poezi tjera të saj, si : « Stil dadaizmi », « Po deshe », »Qetësi », « Qielli është i kaltër », « Në se… », « Puthja », « Ndryshe », « Dua… », « I këndoj erosit », « 14 shkurt »  etj. E, kështu, mund të rrendisnim edhe tituj e disa poezive të tjera. Te pak vargje tënjërës prej tyre, thotë : « Tani, thirrja ime/ mori tatëpjetën./ Pas përvelimit, buzët/ e shqiptuan fundin e asnkthit:/ Të desha,/ të dua,/ do të të dua përjetë ! ».

Me dashuri e respekt të veçantë u ka thurur poezi autorja edhe njerëzve të gjakut të saj. Një nga ato është për nënën, por dhe për gjyshen shumë të dashur : « E ndiej  ledhatimin tënd,/ e shtrenjta gjyshe./ Duart e tua mbi flokët e mi/ fërgëllojnë/ butësisht, si dallëndyshe… ».

Gjithashtu, poetja malësore Nafije Salihaj është e mbrujtur me ndjenjat e atdhetarizmit të të parëve të saj dhe tërë krahinës, nga ajo rrjedh. Prandaj në mjaft poezi shpërthen furishëm kjo ndjenjë, duke shkruar edhe për disa figura të njohura të prinjësve e luftëtarëve, për liri e pavarësi. Ja, poezi të tilla ia ka kushtuar  figurës legjendare të Gjrgj Elez Alisë, por dhe Shahin Kolonjës, i cili thërret : « Ndihmë,/ ndihmë,/ Drita, ime bijë,/ në këto eshtra s’ka më ç’ lëpin,/këto eshtra ngjajnë si fyej,/ fyej që përcjellin kohët,/ këngët,/ vajet,/ humbjet dhe fitoret ».

3.

Por edhe në librin e parë më poezi, me titullin simbolik « Forma e shkrirjes » (Tiranë, 1999), temat e mësipërme janë të pranishme. Në atë kohë ishte në hapat e parë të krijimtarisë, por  Nafia dëshmonte se do të kishte të ardhme të mirë, në këtë fushë. Ndërsa libri i tretë, që shënon një pjekuri të dukshme letrare të saj, me titullin « Fati im » (Tiranë, 2011) dhe me 180 faqe, gjithashtu, janë tubuar poezi të bukura dhe me tematikë të larmishme. Mund të shënonim këtu mjaft nga ato, të cilat ua ka kushtuar Kombit tonë, venddlindjes, vëllait, poetit Din Mehmeti etj. Po shkëpus vetëm pak radhë, të njërës prej tyre, kushtuar prindërve : «…Sytë e nënës/ më ndjekin dhe mbrëmjeve,/ kryqëzuar me sytë e babait tim./Sytë e prindërve,/ dritë e frymëmarrjes së agimit/ edhe në udhëkryq,/ ku kalimtarë jemi,/ që nga Eva,/ gjer te foshnja engjëllore ».

…Në fund të këtyre radhëve, lexuesi mund të pyesë : Ku ndodhet poetja Nafie Salihaj dhe a e vazhdon krijmtarinë e saj? Jeton e punon, por dhe krijon në vazhdimësi, në kryeqytetin tonë. E  kam takuar shpesh në përurimet e librave të rinj të kolegëve e miqëve krijues.  Ajo ma ka thënë edhe një « sekret », se po i tubon poezitë më të zgjdhura, nga krijimtaria e saj dhe mendon t’i botojë në një libër tjetër. Prandaj e urojmë atë nga zëmra për tre librat e botuar dhe  gjithë krijimtarinë e saj, të bukur e të frymëzuar!

Tiranë, 16 mars 2014

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Nafie Salihaj

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT