• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KORONAVIRUSI ARMË BIOLOGJIKE APO AKSIDENT NATYRE?

March 26, 2020 by dgreca

NGA ASLLAN BUSHATI/

Në emisionin “opinion” të TV Klan të datës 25 mars 2020, opinion publik  shqiptar u pyet në se: ”koronaviruesi ishte virus i përgatitur në laborator, apo një aksident natyre”? Në këtë testim (vullnetarisht) morën pjesë mbi 21 mijë teleshikues, prej të cilëve 87 përqind mendonin se është virus i përgatitur qëllimisht në laboratoret e kërkimeve biologjike  dhe 13 përqind mendonin se është aksident natyre.

Këto ditët e fundit (mars 2020), Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në daljet  e tij publike para mediave e cilësoi koronavirusin si  “virusi kinez”. Kur e dëgjuan  kinezët këtë, u hidhruan shumë  dhe thanë se ky emërtim është fyes për ne.  Në daljet e tjera publike Presidenti Trump jo vetëm që nuk e tërhoqi, togfjalshin e më sipërm, por shtoi se:”Kjo nuk është fyese. E vërteta është se virusi erdhi nga Kina”.

Ky qëndrim i amerikanëve i shtoi shumë  hamendësimet, sepse  në një farë mënyre  gishti u drejtu atje nga erdhi virusi. Të ndodhur në një situatë që nënkuptonte përgjegjësi të mëdha botrore për jetët e humbura dhe shkatrrimin e bizneseve, kinezët prodhuan kundërvënien duke deklaruar se  ”në vjeshtë pati ushtarë amerikan në rajonin e Uhanit në Kinë dhe ata janë shkaktarët- thanë disa zyrtarë të niveli të dytë në Kinë”. Këtë deklaratë  e amplifikuan edhe rusët e iranianët etj, duke u përpjekur që përgjegjësia të adresohet tek amerikanët.

Amerikanët realisht u gjendën para pandemisë botrore njëlloj të papërgatitur, si e gjithë pjesa tjetër e globit. Kurse kinezët jo vetëm qenë të vonuar, por edhe  shumë të rezervuar  në deklarimin e të dhënave të koronavirusit. Madje tashmë  ata  po përpiqen ta paraqesin vehten dhe veprimtarinë e tyre para botës  si të mencur, të matur e triumfatore. Domethënia e kësaj është se ne koronavirusin e shkatrruam në vendin tonë dhe tani jemi në gjendje ti vijmë  ndihmë kujtdo në botë .

Për një këndshikim më të gjërë, të këtij problem madhor e shumë të rrezikshëm me të cilin sot po përballet gjithë planetin, do të sjellë në kujtesën e lexuesve dy vendime të rëndësishme që ndryshuan strategjinë ushtarake ndaj armës biologjike.

Së pari: Marrë shkas nga  përvoja e hidhur në këtë fushë  para vitit 1980, me propozim të Presidentit Regan, Kongresi Amerikan miratoi doktrinën ushtarake lidhur me armën biologjike (përfshi edhe atë toksike), ku thuhet:”Shtetet e Bashkuara nuk do ta përdorin kurrë armën biologjike. Edhe në qoftë se  ne do të goditemi nga të tjerët me armë biologjike, përfshi këtu edhe atë toksike. SHBA-të nuk do të përgjigjen kurrë me përdorimin  e armës biologjike”. Kjo doktrinë ushtarake u adaptu edhe nga antarët e tjerë të NATO-s në 1983.

Së dyti: me inisiativën e SHBA-së, Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së, mbajti dy konferenca të posacme në 1980-1986 për ndalimin dhe mospërhapjen e armës biologjike. Po ashtu në verën e vitit 1987 OKB-ja  “adoptoi vendimet e ekspertve teknik të vendeve pjesmarrëse në konference për ndalimin, mospërhapjen, mos përdorimin dhe kontrollin për agjentët biologjik”.

Edhe sot kjo është doktrina ushtarake e SHBA-së dhe NATO-s, është në fuqi ku asgjë nuk ka ndryshuar që nga Presidenti Regan deri tek Presidenti Trump.

Tani para se të nxjerrim disa përfundime për  situaten tronditëse që po kalojmë,  shkarazi  le të cekim fare  pak njohuri nga përdorimi i armës biologjike.

Arma biologjike në mendimin ushtarak konsiderohet armë e dëmtimit masiv (ADM). Ajo bazohet në veprimin dëmtues të mikrobeve patogjene (me helmet e tyre) dhe toksinat e ndryshme që përdoren për dëmtimin dhe asgjësimin masiv të njerzve dhe kafshëve.

 Literatura na bën të ditur se përvoja historike e epidemive të së kaluarës, shërbeu si bazë për zhvillimin e armës biologjike. Për këtë ka shumë shembuj nga paslufta e Dytë Botrore që tregojnë se si mikrobet e toksinat u përgatitën nëpër laboratore për tu vënë në shërbim  të mendimit ushtarak. Përvoja e parë (e cilësuar negative) ishte lufta e Koresë.

 Por ish Bashkimi Sovjetik u muar gjatë me këtë ADM. Në këtë fushë  ai prodhoi shumë toksina dhe u paraqit në opinion  se ato janë derivate i armës kimisë, madje duke i konsideruar hapur jo si ADM, po  si degë e municioneve të zakonshme . Mbështetur  mbi këtë ide filluan ti përdorin toksinat në Afganistan në vitin 1980  kundër forcave Muxhahidine. Pra përvojën e punës laboratorike e trasferuan në veprimtari konkrete ushtarake në teren.

Gazetari danez Bernard Debruin pa helikopterë  sovjetik që hidhnin kutija  mbi fshatrat që mbroheshin nga Muxhahidinët.” Kutitë shpërthyen dhe nxirrnin një tym të verdh të ndotur. Pesë orë më pas, Debruin hyri në fshat dhe fotografoi viktima me lëkura të  nxira të infektuara e me flluska të mbushura mbi trup. Viktimat villnin gjak. Brenda pak orësh disa nga viktimat e helmuara më në fund për pak minuta ndalonin të vjellurat dhe vdisnin menjëherë. Në momentin e fundit  tek viktima cfaqej një spazëm dhe  nga goja, hundët e jashtqitja dilte një shkumë gjaku”. 

Ngjarja e mësipërme ndodhi në qershor 1980 dhe duke u  transmetuar nëpërmjet masmedias tronditi rëndë gjithë opinionin publik botror. Por mbi të gjitha  lajmi shkaktoi “furtunë” në  qarqet ushtarake të shumë vendeve përfshi edhe atë të NATO-s. Këto të fundit, nën drejtimin e amerikanëve u pozicionuan hapur ndaj kësaj masakre dhe “në kundërshtim me sovjetikët e cilësuan armën toksinë si pjesë të armës biologjike  të ndaluar për përdorim ushtarak me konventë ndërkombëtare”. Mbi këtë bazë denoncuan pikpamjet sovjetike për përdorimin e armës biologjike ku sipas tyre”arma biologjike mund të përdoret në funksion të një roli të vecantë strategjik për mbështetjen e trupave sulmuese ose për shkatrrimin e resurseve të bimëve e të kafshëve”.

Marrë shkas nga sa më sipër, nga përvoja negative e luftës së  Koresë, nga përvoja brenda strukturave ushtarake amerikane, mendimi ushtarak amerikan rreth armës biologjike , u sintetizu në doktrinën ushtarake Regan të cilën e përmendëm më lart dhe që në esencë nënvizon se amerikanët kurrë nuk do ta përdorin atë edhe sikur të tjerët ta përdorin kundër tyre. Kjo është në fuqi edhe sot.

Tani kthehemi tek koronavirusi i cila është kthyer në një makth, rrezikshmëri serioze për jetën, panik, stres psikologjik e paralize e ekonomisë  botrore. Nga kjo situatë (qesharake për shekullin 21), edhe nga njerzit më të thjeshtë e më me pak përvojë në botë  dalin disa pyetje:

Pse Kina fillimisht u përpoq ta fshihte (ose minimizonte) koronavirusin në Uhan, kur për ngjarje të tilla ka konventa ndërkombëtare ?

Pse Kina ishte shumë e vonuar në dhënien e informacioneve dhe këto të fundit hershëm ishin sipërfaqsore  e me gjuhë të drujtë? Në vend që të sherbenin si përvojë për të tjerët. 

Pse vetë Kina nuk kërkoi ndihmë nga partnerët ndërkombëtar dhe tashmë ju ofron ndihmë e eksperiencë  të tjerve? A mos ajo ishte e parapërgatitur për një situatë  të tillë?

Vedhja e sekreteve të tenologjisë botrore (nga ndonjë shtet i vecantë) është kthyer në gjënë më të paskrupullt. Po supozoj  për një moment se në një laborator(qoftë ky amerikan, kanadez, francez ose i dikujt tjetër), po studiohet krijimi i viruseve artificiale për qëllime studimore e humane dhe këtë e vjedh dikush dhe nga mos dija i plas “bomba në dorë” atij që e vjedh. Atherë përgjegjsinë e ka ai që merrët me studim apo ai që vjedh?

Edhe në se në koronavirus (kovid 19), shkencërisht nuk ka asnjë dyshim për  veprimtari subversive,  njeriu më i thjeshtë  në botë kërkon si domosdoshmëri imperative  një investigim ndërkombëtar shkencor e të paanshëm që kjo hije e shëmtuar antinjerzore të hiqet.

Unë nuk kam të drejtë të akuzoj askënd në botë për këtë katraurë botrore që po ndodh në sytë tanë, por jam dyshues  edhe sikur një njeri i vetëm të menojë se është veprimtari agjenturore. Prandaj lypset investigim sapo emergjenca të fillojë të ulet.

Në gjykimin tim, postkoronavirusi do të sjellë ndryshime të rëndësishme në organizimin e rendit botror. Ata do të jenë të shumanëshe  që nga individi e deri tek shteti e rruzulli toksor. Do të ndryshojnë mendimin e mënyrën tonë të jetesë. Ne duhet ti përqasemi të resë.  Shpresojmë të mbetemi gjallë e shëndosh nga pandemia , shpresojmë se ditë më të mira do të vijnë për të gjithë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Koronavirusi, natyrore

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT