• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ngjarjet në Kosovë- Policia ndaloi dy deputetë

December 14, 2015 by dgreca

-Informacion i Policisë së Kosovës, i orës 16:30, lidhur me veprimet policore te Kuvendi i Republikës së Kosovës/

–AAK:Arrestohet Pal Lekaj- Ju që po arrëstoni deputetët, po ia shkurtoni jetën qeverisë suaj/

-Pas orës 14:00, protestuesit kanë filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë si dhe mjete të forta drejt  zyrtarëve policorë  dhe drejt  objekteve shtetërore.Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, në disa lokacione të ndryshme  janë dëmtuar 5 vetura zyrtare, njërës prej tyre i është vënë zjarri. Pas orës 15:00 nga protestues të dhunshëm është hedhur një mjet i dyshuar koktej molotovi drejt një veture të blinduar të Policisë së Kosovës, si dhe janë hedhur mjete të forta drejt dy veturave patrulluese policore, të cilat  janë dëmtuar/

 PRISHTINË, 14 Dhjetor-B.Jashari/ Policia e Kosovës deklaroi pak më parë se, lidhur me seancën e  Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e mëhershëm të Kryesisë së Kuvendit, ka bërë planifikimet policore duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës me zyrtarët e sajë policorë ka filluar me kontrollin e personaliteteve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë hyrjes me urdhëresë të Gjykatës kompetente zyrtarët policorë kanë ndaluar deputetin Ismajl Kurteshin (të VV) për mosrespektim të arrestit shtëpiak, me rastin e pjesëmarrjes së tij në manifestimin/protestën e datës 12 dhjetor 2015 në Gjilan.Të njëjtit me vendim të organeve të drejtësisë i është zëvendësuar masa e dënimit nga arrest shtëpiak me masën e dënimit prej 30 ditësh paraburgim. Po ashtu në seancën e Kuvendit janë paraqitur edhe dy deputetë, të cilët janë nën masën arrestit shtëpiak, dhe për këtë Policia e Kosovës bazuar në detyrat zyrtare dhe procedurat ligjore i ka informuar organet e drejtësisë për mosrespektim të arrestit shtëpiak.

 Para fillimit të séance,  me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, bazuar në Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, është kërkuar hyrja e personelit të sigurimit në seancën e Kuvendit të Kosovës, të cilët konform autorizimeve ligjore kanë hyrë duke formuar kordon sigurie brenda në seancë. Ndërsa, pas hyrjes së Kryesisë dhe deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin e përgatitjes së fillimit të seancës, nga deputetë të caktuar është hedhur mjet i dyshuar gaz lotsjellës. Pas hedhjes së gazit lotsjellës seanca është anuluar, për të vazhduar me mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ku edhe aty gjatë mbajtjes se mbledhjes së Kryesisë nga një deputete është hedhur një mjet i dyshuar gaz lotsjellës, bën të ditur me tej Policia e Kosovës. Në njoftimin e dëguar shtohet se, puna e Kuvendit ka vazhduar në sallën alternative për disa orë, e cila pastaj është ndërprerë serish me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetë të opozitës. Referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjeteve të dyshuara. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente, pas daljes nga objekti i Kuvendit të të Kosovës është ndaluar deputeti Pal Lekaj (i AAK), i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme.Policia më tej thekson se, gjatë kohës sa pritej të fillonte seanca dhe gjatë zhvillimeve të mëtutjeshme në Kuvend, një grup prej rreth 150 personave kanë qëndruar jashtë Kuvendit duke protestuar.

 Pas orës 14:00, protestuesit kanë filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë si dhe mjete të forta drejt  zyrtarëve policorë  dhe drejt  objekteve shtetërore. Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, në disa lokacione të ndryshme  janë dëmtuar 5 vetura zyrtare, njërës prej tyre i është vënë zjarri nga persona të dyshuar. Pas orës 15:00 nga protestues të dhunshëm është hedhur një mjet i dyshuar koktej molotovi drejt një veture të blinduar të Policisë së Kosovës, si dhe janë hedhur mjete të forta drejt dy veturave patrulluese policore, të cilat  janë dëmtuar.  Po ashtu, vijon Policia, deri më tani në bazë të informacioneve të deritanishme (16:30) nga protestues të dhunshëm është dëmtuar edhe një veturë civile. Policia thekson se, referuar situatës së krijuar dhe dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, njësitet policore janë detyruar të veprojnë duke përdorur mjetet e ligjshme, për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Protestuesit e dhunshëm gjatë shpërndarjes dhe lëvizjeve të tyre në lokacione të ndryshme kanë tentuar të bllokojnë dhe pengojnë qarkullimin e trafikut, duke vendosur mjete të ndryshme në rrugë, duke përfshirë edhe kontejnerë mbeturinash. Gjatë intervenimeve policore deri më tani janë arrestuar dhe shoqëruar në stacione policore për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme policore 3 protestues të dhunshëm. Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka Policia e Kosovës,  është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe kohën se kur ka mund të jetë futur ky mjet i dyshuar. Policia e Kosovës vazhdon me  realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, përfundon deklarata.

***

AAK: Ju që po arrëstoni deputetët, po ia shkurtoni jetën qeverisë suaj/

 Paranoja e shefave politik të qeverisë nuk ka të ndalur. Pas arrestimit, me urdhër të tyre, të deputetit Pal Lekaj dhe djalit të tij, i cili po mbahet në burg tash e sa ditë, në orët e vona, plolicia ka arrestuar edhe dy deputete të AAK-së, Time Kadriajn dhe Teuta Haxhiun.Me arrëstimet e fundit, ky pushtet po dëshmon se është dikatatorial dhe komunist dhe përballë paranojës së humbjes së pushtetit, nuk po lë gjë pa bërë, vetëm për t’i mbrojtur pozitat e veta.

Skenaret e qeverisë për mbajtjen e seancave plenare dhe përpjekja e tyre për të kriminalizuar opozitën dhe për ta bërë njejt si veten, nuk do të kalojnë, sikundër nuk do të kalojnë as marrëveshjet anti-Kosovë që i kanë nënshkruar ata.AAK, u bën me dije urdhërdhënësve se me burgosjen e deputetëve, qeveria po ia shkurton jetën vetës dhe jo deputetëve. Ata do të jenë të lirë dhe do të jenë gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar të Kosovës, pavarësisht skenarëve të Isa Mustafës e Hashim Thaçit.

AAK:Arrestohet Pal Lekaj/

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, aktualisht ushtrues detyre i shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pas përjashtimit nga séance e sotme plenare, dhe me të dalë nga ndërtesa e Kuvendit, është marrë nga policia e Kosovës.Është hera e dytë që deputeti Lekaj, bëhët cak i arrestimit politik, me qëllim të frikësimit të tij, për cfarë policia e Kosovës, ditë më parë ia kishte arrestuar edhe djalin dhe po i a mban në paraburgim.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i dënon ashpër aksionet politike të policisë kundër deputetëve dhe familjarëve të tyre, dhe bën më dije se nuk ka forcë që e mposhtë dhe e zbrapsë këtë parti, nga kauza e saj e drejt për mbrojtjen e kushtetututës  dhe të integritetit territorial të vendit.

Kriza politike nuk zgjidhet me polici por me mjete politike.

Ata që po e përdorin pushtetin për interesa përsonale, do të përfundojnë më turp. Opozita do ta mbijetojë dhunën e pushtetit, sepse e ka mbështetjen e popullit. 

AAK

 

Filed Under: Komente Tagged With: dy deputete, Kronike nag Kosova, ndalohen nga policia

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT