• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NDËRROI JETË NË NEW JERSEY NACIONALISTI REXHEP IMERI AHMETAJ

September 5, 2017 by dgreca

1 Rexhepidite-ziee

Ne foto Rexhep Imeri:12.12.31 – 09.05.17   /

Familja Ahmetaj më banim në Kenilworth në New Jersey njofton komunitetin shqiptar, miqtë dhe të afërmit, në SHBA dhe në Shqipëri, se mbrëmjen e së Hënës(4 Shtator 2017) ka ndërruar jetë në moshën 86 vjecare, njeriu tyre i dashur,bashkëshorti, babai, gjyshi, vëllai, Rexhep Imeri Ahmetaj.

I ndjeri la në pikëllim të thellë bashkëshorten Kadire, djemtë; Halitin, Dinin dhe Destanin, vajzat; Shukrijen dhe Nusretin, nipa dhe mbesa, vëllanë Muharremin dhe te afermit ne Nikoliq(Rrethi i Krumes) në Shqiperi dhe USA.

Në njoftimin mortor që përcjell Familja Ahmetaj, shkruhet se Rexhepi kaloi një rini të vështirë në Shqipëri(1950-1955); ku u burgos e u internua;kaloi vite të vështirë në burgun e Tiranës, pastaj u internua në Tepelenë dhe në Lushnjë.

Me 13 Shtator 1956, së bashku me familjen, kalon kufirin shqiptar dhe vendoset në Kosovë, ku kalon më shumë se një dekadë.Pas shumë kërkesash, në vitin 1967, lejohet të kalojë në Perëndim.Pas një viti arrinë në Tokën e Lirisë, në SHBA.

Rexhepi u takua në Amerikë më shumë nacionalistë si: Abaz Kupin, Dr. Fuat Myftija,Musli dhe Hysen Mulosmanaj, me Agen e Rashkocit,Met Bajraktarin e shumë naionalistë tjerë dhe së bashku do të punonin për dekada per Kosovë dhe Shqipëri.
Rexhepi ishte njeri i thjeshtë, i vlerësuar nga shoket dhe bashkohesit e tij,
besnik i idealeve te Mbretit Zogu i Parë, luftëtar për një Shqipëri Etnike.
Njoftohet Komuniteti Shqiptar se shërbimet mortore do mbahen ditën e sotme, e Martë, me 5 Shtator- nga ora 3-9 pm në adresën:
43 Monroe street, Garfield, New Jersey
Ne Albanian-American Islamic Center
Kurse ceremonia e Varrimit do të organizohet ditën e Merkurë, me 6 Shtator në adresën:
1109 Neck Ln, Elizabeth, NJ 07201
Ne varrezen:Rosemount Memorial Park qe ka hyrje nga Route :1 & 9 exits ne McClellan street.
Tel i Familjes :908-272-1249

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: nderroi jete, Rexhep Imeri Ahmetaj

AZEM NEZA NDËRROI JETË NË NJU JORK

August 29, 2017 by dgreca

Azem Neza

Azem NEZA 06/30/ 1937- 08-29-2017/

Familja Nezaj me banim në Nju Jork njofton miqtë, fare e fisin dhe komunitetin shqiptar, se ka ndërruar jetë në moshën 80 vjecare i dashuri i tyre Azem Neza . I ndjeri la në pikëllim të thellë bashkëshorten Merjemi(Dervishi) Neza, djalin Dritan Neza, vajzat Roberta, Natasha dhe Elvira, la nipër e mbesa dhe të gjithë fisin Neza.

I ndjeri ishte një ndër fatkeqët e dënuar nga regjimi komunist dhe së bashku me familjen e kaloi tërë jetën në internim(në Savër).

Njoftohet komuniteti se shërbimet mortore kryehen Ditën e Mërkurë me 30 Gusht 2017 nga Ora 2 pm deri në 9 pm në Shtëpinë Mortore Farenga Brodhers, që ndodhet në adresën:

920 Allerton Ave, Bronx, NY 10469

Ceremonia e Varrimit do te kryhet diten e Enjte, me 31 Gusht 2017

Telefoni i Shtëpisë Mortore:  (718) 654-0500.

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: AZEM NEZA, nderroi jete, ne Nju Jork

KOSOVA-SOT DITE ZIJE PER Bajram Rexhepi

August 21, 2017 by dgreca

Qeveria-Kosove-21gusht2017

Bajram-Rexhepi11*Ndërron jetë Bajram Rexhepi, kryeministri i pas zgjedhjeve të para në Kosovën e lirë/

*TE MARTEN, KOSOVA NE DITE ZIJE/

*Misionet Diplomatike të Kosovës hapin librin e ngushëllimeve/

Bajram-Rexhepi-e-Behlul-Jashari-13shkurt2003-interviste-

PRISHTINË, 21 Gusht 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ka ndërruar jetë sot në mëngjes ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, në një spital në Turqi.

1 Rilindja

Bajram Rexhepi u zgjodh kryeministër në 4 mars 2002 pas zgjedhjeeve të para nacionale në Kosovën e lirë që u mbajtën në 17 nëntor 2001. “Gjithçka në Kosovë është me përparësi”, theksonte ai në deklaratën e parë si kryeministër.

“Natyrisht, nuk duhet harruar kurrë se ne duhet t’i ndërtojmë institucionet tona demokratike dhe të krijojmë kushte të domosdoshme që statusi final i Kosovës në fund të jetë aq i lartë”, theksonte kryeministri Rexhepi duke u përgjigjur në pyetjen që bëra si kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, pasi fillimisht urova për zgjedhjen, në 4 mars 2002, pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u votua.

Ndërsa, në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë-ATSH në 13 shkurt 2003 kryeministri Rexhepi theksonte se Pavarësia, çështja më madhore për të ardhmën e Kosovës, kërkon “çastin më të volitshëm” dhe që subjektet kryesore politike të vendit ta vlerësojnë një gjë të tillë në mënyrë unanime, “në pajtim edhe me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-në dhe fuqitë e mëdha europiane”.

I pyetur se, “si e shihni perspektivën e serbëve dhe të komuniteteve të tjera në një Kosovë të pavarur”, ai përgjigjej: “Si perspektivën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, ku të gjithë do të jenë të lirë, të sigurtë dhe të mbrojtur nga ligji”.

E, i pyetur “në veçanti, si i vlerësoni marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë”, kryeministri Rexhepi përgjigjej: “Nuk ka dyshim se raportet e Kosovës me Shqipërinë janë raportet më të mira se me të gjitha vendet e tjera fqinje. Ky është edhe një realitet i natyrshëm. Shqipëria e ka ndihmuar gjithmonë Kosovën, por, ka dëshmuar gjithashtu se politika e saj e Jashtme është në përputhje me rregullat dhe normat ndërkombëtare. Lidhja e Kosovës me Shqipërinë është në interes të zhvillimit ekonomik mbi të gjitha, sepse përmes Shqipërisë ne dalim drejtpërdrejt në kufi me vendet e Bashkimit Evropian, siç është Italia dhe Greqia. Do të thoja se ky është një privilegj i natyrshëm, i cili duhet shfytëzuar në maksimum”.

Bajram Rexhepi ka  lind në Mitrovicë në 3 qershor1954. Ishte mjek-kirurg, gjatë luftës edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e në Kosovën e lirë edhe kryetar i Mitrovicës, si dhe ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës themeloi Komisionin për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi

Nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhje pas marrjes së lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
Pas një minutë heshtje, kabineti qeveritar ka aprovuar vendimin për themelimin e Komisionit të Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.
Ky Komision do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë: ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Sokol Havolli, një përfaqësues nga familja, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit. Kryesuesi i Këshillit mund të emëroj edhe anëtarë të tjerë, nëse e konsideron të nevojshme.
Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova sot ka humbur një personalitet, një njeri të devotshëm, një mjek të mirë dhe një aktivist të lirisë e të pavarësisë, pjesëmarrës i luftës çlirimtare të Kosovës.
“Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese”, tha kryeministri Mustafa. 

PRESIDENTI THAÇI E KRYEMINISTRI MUSTAFA NGUSHËLLOJNË FAMILJEN REXHEPI/

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi, pas vdekjes së parakohshme të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Me dhembjen më të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, kolegut tim, Bajram Rexhepit, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tij”, thuhet në telegramin e Presidentit.

Në këtë telegram thuhet se me guximin, maturinë dhe durimin e tij, Rexhepi ishte shembull për të gjithë. Më tej thuhet se afërsia dhe respekti i Rexhepit ishin shembull për të gjithë miqtë e tij.

“Të gjithëve do të na mungojë si mik, si koleg, si shembull. Me mendjet dhe me zemrat tona jemi me familjen e Bajramit, duke i shprehur ngushëllimet më të thella e duke i uruar forcë e durim, por edhe krenari në këto ditë të vështira”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit Thaçi drejtuar familjes Rexhepi.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Rexhepi, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.
 Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuar Familje Rexhepi,
Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe veprimtarit të dalluar Bajram Rexhepi.
Ndjehemi thellësisht të prekur nga kjo humbje e madhe për Ju dhe për tërë Kosovën.
Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare.
Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës, si dhe si kryetar i Mitrovicës, duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës.
E nderuar Familje Rexhepi,
Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

NGUSHËLLIMET E AMBASADORIT TË SHBA DELAWIE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie:

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka punuar në emër të Kosovës për shumë vite.

My sincerest condolences to the family, friends & colleagues of former PM Bajram Rexhepi, who worked on #Kosovo‘s behalf for many years.

Diten e stome, e mart 22 pusht Presidenti Thaci e ka shpalle dite Zije Kombetare.

Misionet Diplomatike të Kosovës hapin librin e ngushëllimeve

-Komunikatë për medie e MPJ: Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës do të hapin librin e ngushëllimeve për ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi/

Prishtinë, 22 Gusht 2017 -Gazeta DIELLI/ Pas ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, të gjitha Misionet Diplomatike të Republikës së Kosovës në botë janë udhëzuar që të hapin librin e ngushëllimeve në shtetet ku ata janë të akredituara.

Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur për tre ditë radhazi sipas orareve të caktuara paraprakisht nga vet Misionet Diplomatike në shtet respektive.

Veç kësaj, në mbështetje të vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e shpalli ditën e martë si ditë zie në Republikën e Kosovës, të gjitha Misionet Diplomatike janë udhëzuar që flamujt shtetëror të ulen në gjysmështizë në vendet ku ata shërbejnë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bajram Rexhepi, Behlul Jashari, nderroi jete

DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK

August 12, 2017 by dgreca

NJOFTIM- DRINI KUPI, 28 VJEC, NDERROI JETË NË NJU JORK/1 Drini Kupi

 

Një lajm tragjik vjen nga familja e Lulzim Kupit më banim në Nju Jork: Djali i tij, Drini Kupi, 28 Vjec, ka humbur jetën në një aksident me motorcikletë.

Familja Kupi njofton komunitetin se pret ngushellime Ditën e Hënë,

14 Gusht 2017 nga ora 5.00 PM deri në orën 9 PM dhe të Martën me 15 Gusht 2017 nga Ora 5 PM deri në 9 PM.

Arkivoli me trupin e  të ndjerit do të pushojë në :

Memorial Chapel në adresën:

114-03 Queens Blvd

Forest Hills, NY 11375

Gazeta Dielli i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Kupi dhe fton komunitetinqë që t’i gjendet pranë Familjes Kupi për t’ia lehtësuar dhimbje.

Filed Under: Featured Tagged With: Drini Lulzim Kupi, nderroi jete, ne Nju Jork

Vdes burri më i vjetër në botë

August 12, 2017 by dgreca

1 me i vjeter burriBurri më i vjetër në botë, Yisrael Kristal ndërroi jetë në moshën 113-vjecare. Ai mori para një viti rekordin Guinness për moshën e tij, por gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që të vdesë.

1 burri me i vjeter

Bëhet me dije se ai ka vazhduar të mbijetojë duke qëndruar pranë dy fëmijëve, 9 nipër e mbesave dhe 32 stërnipërve.

Kristal nga Polonia i përket popullit hebre dhe është ndër të vetmit që ka mbijetuar nga lufta duke peshuar vetëm 37 kg.

Kur theu rekordin botëror për moshën në mars të 2016, ai nuk kishte dhënë asnjë shpjegim për jetëgjatësinë e tij.

“Nuk e di sekretin për jetë të gjatë, besoj se gjithcka është e vendosur nga lart dhe asnjëherë nuk do ti dimë arsyet e vërteta,” – kishte thënë

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, në moshën 113-vjecare, Yisrael Kristal

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 34
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT