Nga Keze Kozeta Zylo/
Sot familja Watkins është në ditë zie për humbjen e nënës, bashkëshortes, gjyshes shembullore, Joy Watkins. Po aq ditë të trishtë e ka dhe familja Zylo, vjehrra e vajzës së madhe Valbonës dhe krushka jonë. Ajo vdiq në Gettysburg në Pennsylvania në moshën 73 vjeçare nga kthetrat e djallit Covd 19-të shpikur nga djajtë. E pa sëmurur kurrë ra në koma një muaj në intubim në spital dhe nuk i mbijetoi dot edhe pse nen kujdesin intensiv mjekësor.
Joy Watkins ishte një zonjë e urtë amerikane, që me edukatën e saj të lartë, dhe si një besimtare e devotshme diti të rrëmbejë zemrat tona shqiptare me respektin dhe dashurinë që tregonte në radhë të parë për vajzën tonë Valbonën, familjen dhe gjithë shoqërinë. Ajo punoi gjithë jetën në qendër mjekësore derisa doli në pension e respektuar nga kolegët dhe miqësia e saj. Në mirësinë e shpirtit, rregullin e organizimit të përsosur në çdo aspekt mësova shumë.
Ajo çdo vit mblidhte 6 nipër dhe tri mbesat në shtëpi për 3 javë së bashku me bashkëshortin e saj të mrekullueshëm Ronaldin, për t’i bashkuar me njeri tjetrin si gjak dhe për të qenë tërë jetën të lidhur si Watkins. Çfarë kujtimesh të paharruara kanë nipërit dhe mbesat për të! Sa herë fillonin ditën e parë të shkollës nipërit dhe mbesat, ata vinin së bashku dhe i uronin për këtë ditë të shenjtë. Me të drejtë bashkëshorti i saj Ronaldi na shkruajti, kur shkëmbenin mesazhe për të ditur rreth shëndetit të saj dhe ndërmjet tyre shkruante: “Kushdo që e ka takuar Joy-n ka qenë i bekuar”. Dhe vërtetë ne e ndjejme në shpirt dhe zemër bekimin e saj.
Kjo pandemi plagosi rëndë shumë familje në botë, për rrjedhojë dhe familje amerikane dhe shqipare si në rastin në fjalë. Unë me Qemalin kemi kujtime të shkëlqyera me Joy-n, kujtimin e fundit e kishim në këtë shtator, kur ajo erdhi tek familja e djalit të saj Todd për të uruar fëmijët për shkollë dhe për t’u kujdesur për ditë me radhë për to. Ne e ftuam në shtepinë tonë dhe darkuam së bashku si gjyshër me Dean dhe Emmën. Ishin biseda shumë familjare dhe të ngrohta ashtu siç dinte t’i krijonte ajo. Ditën tjetër po në shtator shkuam në New Jersey për të mbledhur mollë me dy mbesat. Krishtlindjet e fundit vjet në dhjetor i festoi tek Klodiana dhe Kurt në Long Island, çfare lidhjesh të aferta që kishim!
Familja e tyre fliste me admirim për Shqipërinë, pasi ata e vizituan për 10 ditë kur martuan djalin e tyre Todd-in me vajzën tonë Valbona. Edhe pse janë shumë tradicional ata e pranuan me kënaqësi të vinin si familje dhe miqësia e tyre 15 veta të bënin dasmën në Tiranë, atje ku u lind dhe u rrit Valbona. Ata në ditën e dasmës bënë foto dhe para Ministrise së Mbrojtjes dhe Unniversitetit, Korpësit qndror në Tirane si shenjë mirënjohjeje për Qemalin që kishte mbaruar aty inxhinierinë mekanike. Të dy prindërit e Todd-it ishin shumë të lidhur me Valbonën, pasi e çmonin besnikërinë e saj, sidomos kur Valbona priti Todd-in për 7 vjet i cili ishte me shërbim në Gjermani dhe Irak. Ata nuk ishin fejuar akoma. Ata të dy u dashuruan në Universitet në Pennsylvania, por detyra e fushës së mjekësisë në ushtri e çoi me punë jashtë Amerikës. Joy kishte ardhur dhe pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” së bashku me djalin e saj Bryan, drejtor shkolle, Gettysburg për të parë mesimin nga afer shqip të mbesave të tyre për të cilat ndiheshin krenar që po mësonin gjuhën e nënës së tyre.
Ata kishin marrë pjesë në disa aktivitete tonat familjare dhe shqiptare dhe për këtë ndiheshin krenar për lidhjet tona miqësore aq të afërta dhe të respektueshme.
Joy ashtu sic ka dhe emrin që përkthehet (gezim) i mblidhte së bashku tri familjet e fëmijëve në ditë festash dhe e fundit ishte ftesa dhe plani që kishte bërë për këtë vit në Ditën e Falënderimeve, por nuk mundi dot nga sëmundja makabre që e rrëmbeu.
Ikja e saj na tronditi pamasë dhe la në pikëllim bashkëshortin e saj fisnik Ronald, tri djemtë e mrekullueshëm dhe 9 nipër e mbesa që i donte aq shumë
Paç paqe në Parajsë dhe Dritë të paste shpirti e ëmbla Joy!
Lamtumirë mikja jonë e shtrenjtë shpirt flori!
20 dhjetor, 2020
Staten Island, New York