Nga Beqir SINA/
BRONX NEW YORK : Edhe pse kaq largët gjeografikisht, besmitarët shqiptarë katolik, në Amerikë, kanë dhënë kontribute të mëdha financiare në ndërtimin e objekteve të tyre të kultit – Kishat dhe Katedralet në vend origjinën e tyre. Është, për t’u vënë në pah se sa të mëdha kan qenë, prej tyre, ndihmat prej se kur ata erdhën në kurbet. Ndihmat, që kan dhënë këta besimtar, të cilët dallohen si fetar dhe patriot, kan zënë një vend të rëndësishëm në blerjen e tokës, projektimin dhe ndërtimin e disa prej Kishave në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Kontributi i besimtarve katolik në Shtetet e Bashkuara në shumë të përgjithëshme është prej disa miliona dollarë. Një kontribut i këtillë, ishte ai që u mbajtë ditën e djelë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, ku besmitarët e saj – mblodhën çerek milion dollarë – ndihma për të ndërtimit të Katedrales së Tivarit. Një ndihmë, kjo, si premtuan edhe besimtarët, ka për të vazhduar deri në përfundimin e plotë të kësaj Katedrale.
Darka për ngritjen e fondeve të Katerdales së Tivarit, u organizua me datën 9 Shkurt në ora 6:00 të mbrëmjes, në restorantin e njohur ku mblidhen përherë shqiptarët Eastwood Manor, në Bronx – Nju Jork. Morën pjesë më shumë se 400 shqiptar, kryesisht të besimit katolik,por duhet theksuar se moren pjesë edhe shqiptar të besimeve te tjera fetare, për mbledhjen e fondeve për përfundimin e ndertimit të Katedrales së Tivarit. Edhe kësaj darke për grumbullimin e ndihmave financiare, inisiativa ishte nga Kisha “Zoja e Shkodërs”, me në krye mikëpritësin Dom Pjetër Popaj.
Në këtë darkë te ftuem special ishin argjipeshkvi i Tivarit Monsinjor Zef Gashi, dhe famullitari i kishës së Tuzit pater Pashko Gojçaj. Në këtë darkë ishin të prenishem rreth 400 musafir anëtar të fammullis Zoja e Shkodrës në Hartsdale – Nju Jork.
Përveç famullitarit Dom Pjeter Popaj dhe Dom Viktor Dedaj në këtë darkë ishin të pranishem mysafirët e nderuar nga vend origjina – Kryeargjipeshkvi i Tivarit Monsinjor Zef Gashi, famullitari i kishës së Tuzit, pater Pashko Gojçaj, famullitari i Kishës së Durrsit Dom Gjergj Meta, përfaqësuesi i Zonës Zgjedhore 80të në Asemblenë e shtetit të Nju Jorkut në Albany – z.Mark Gjonaj, Kryetarja e Këshillit të Kishës “Zoja e Shkodrës” znj. Margarita Gazivoda Koçaj, Kryetari i Qendres “Nënë Tereza” z. Mark Shkreli, Drejtoria e qendrës ndërkombëtare të kultures “Arbnori” – Tiranë – Shqipëri, znj.Floriana Odhise Paskali dhe Art menaxheri I Qendrës ndërkombëtare të kulturës “Arbnori” Tiranë- Shqipëri z. Leonardo Voci.
Udheheqës i darkës ishte Kryetari i Komisionit pregaditor për ndërtimin e Katedrales z. Leonardo Berishaj
Në fillim të fjalës z. Berishaj – ka përshendetur mysafirët e nderuar të përndershmin Monsinjor Zef Gashi, patër Pashko Gojçaj – nikoqirin e kësaj darke Dom Pjeter Popaj, klerikët e nderuar, vëllezerit e motrat, besimtarë, të cilët erdhën për t’u bashkuar në darkën e ngritjes së fondeve për përfundimin e punës në katedralen Shën Pjetri në Tivar – një mbrëmje kjo që ështe e organizuar nga Kisha Zoja e Shkodrës.
“Fillimisht, tha zoti Berishaj në emër të Komisionit të katedrales së Shën Pjetrit dhe në emrin tim personal, përshëndes të gjithë të pranishmit. Përshëndetje dhe falenderim i veçantë për mysafiret tonë – Imzot Zef Gashin dhe patër Pashko Gojçajn. Është privilegj dhe kënaqësi t’ju kemi sonte në mesin tonë. Ju falenderojmë të gjithëve për praninë tuaj, të gjithë donatorët, si dhe sponzorët e kësaj mbrëmje.”
Pas intonimit të dy Hymnve Kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë, darkën e Bekoi ndimhës/famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës Dom Viktor Dedaj
Fjalën përshëndetëse, si organizator i kësaj mbrëmje, e mbajti mikëpritësi i darkës së ngritjes së fondeve Dom Pjeter Popaj. Kurse. në emër të Këshillit të Kishes “Zoja e Shkodrës” u është drejtuar Kryetarja e Këshillit znj. Margarita Gazivoda Koçaj. Poashtu të pranishmëve ju është drejtuar me përshëndetje rasti edhe zotëri Mark Shkreli – kryetari i Qendrës Nëna Tereze., asambleisti shqiptar Mark Gjonaj, Famullitari i Kishës se Tuzit Pater Pashko Gojcaj, dhe në fund Imzot Zef Gashi
Në emër të Këshillit të Kishës “Zoja e Shkodrës ju drejtua të pranishmëve Kryetarja e Këshillit znj. Margarita Kocaj.
Udhëheqësi i kësaj darke z Leonard Berishaj, duke prezantur në foltore të flasë në emër të Këshillit të Kishës “Zoja e Shkodrës Kryetaren e Këshillit znj. Margarita Kocaj theksoi se: “Është kjo aktiviste e shquar e komunitetit tonë, dhe përkrahëse e madhe e Kishës dhe shoqatave humanitare të cilat gravitojnë në SHBA. Përkrahja e saj është e mirëseardhun dhe e çmuar për ne, meqenëse vjen nga një intelektuale e cila pergaditjen universitare e mori ne Pace University ne New York ” tha Berishaj.
Në darkën e organizuar më këtë rast u mblodhen 245 mijë dollar, tha Berishaj dhe ne mënduam të veçojmë disa nga ata që dhanë shuma të konsiderueshme dollaresh në këtë donacion:
-z. Ndoc Zef Simonlacaj $70,000.00
-z Paloke Nike Rudaj $50,000.00
-Familja e Noc Mati Gjonaj $10,000.00
-Leke dhe Pashko Gojcaj $5,000.00
-Rrok Pjeter Zadrima $5,000.00
-Dode Prec Curanaj $5,000.00
-Simon Zef Simonlacaj $5,000.00
Sponzoret te cilet kane siguruar çmimet për lotarinë që sonte organizojmë:
– Palokë Rudaj (55” TV),
– Luan Isufi (Punim Artistik),
– Ciao Restaurant pronar Zef Gjelaj ( darkë për 4 persona),
– LaChic pronare Leze Curanaj (çertifikate me vlerë $200.00),
– Gjuro Markolaj (1 box verë),
– LaVera Kuzina pronar Tony Raja ( darkë për 4 persona),
– Anton Boga (iPad),
– Lule Gjokaj (çertifikate me vlerë $200.00) dhe
– Tony Palushaj (kamere).
Në këtë darkë një vend të veçantë zunë edhe pjesët argëtuese artistët të cilët ishin në disponimin e Darkës për grumbullimin e fondeve për ndërtimin e Katedrales së Tivarit. Të angazhuar për argëtim ishin : Ansambli muzikor Ceka me këngëtarin Hajro Ceka dhe këngëtari Gëzim Nika. Ndërsa, me disa valle argëtuan edhe vallëtarët e Grupit Razafati. Një natë më vonë për mysafiret e nderit biznesmeni i njohur i komunitetit shqiptar në New York Dedë Kol-Miri, shtroi një darkë nderi.
Në fund të kësaj darke për ngrtijen e fondeve për ndërtimin e Katedrales së Tivarit, udhëheqësi i Komisionit të fushate në Nju Jork, zoti Leonard Berishaj, i tha gazetës tonë se:” Darka përfundoi me shumë sukses, andaj dëshiroj që në emër të Komisionit organizativ ti falenderoj të gjithë donatorët dhe pjesëmarrësit që me kontributin dhe angazhimin e tyre, bënë që rezultati të jetë i tillë ku të mblidhen 245 mijë dollarë. Ishte privilegj dhe kënaqësi të bashkëpunoj me te gjithë” u shpreh ai.