• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOMITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE ME KRYETAR TE RI

March 8, 2014 by dgreca

Skënder Bruçaj kryetari i ri i KMSH, Muça: Jam i sëmurë, peng që nuk u ndërtua Xhamia/

IRANË- Skënder Bruçaj zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman. Bruçaj do të zërë vendin e Haxhi Selim Muçës, pasi ai nuk rikandidoi për këtë post. Ditën e sotme u votua për kryetarin e ri, ku Bruçaj u zgjodh me 88 vota pro si kryetar i KMSH-së.
Pas përfundimit të mandatit të Kryetarit H. Selim Muça, kandidaturat që fituan të drejtën për të garuar për këtë post ishin: z. Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së; Skender Bruçaj, nënkryetar i KMSH-së; Dorian Demetja, drejtor i Burimeve Njerëzore pranë KMSH-së.
Kryetari në detyrë H. Selim Muça në fjalën e tij falënderoi bashkëpunëtorët e ngushtë dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm për mbështetjen e vazhdueshme në përmbushjen e kësaj detyre. “Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë në çdo moment. Të njëjtën gjë shpresoj ta bëni edhe me pasuesin tim në këtë detyrë të shenjtë e fisnike”, u shpreh Muça.
Këshilli i Përgjithshëm e shpalli H. Selim Muçën kryetar nderi dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, me motivacionin: “Për kontributin e vyer në konsolidimin e vlerave fetare dhe atdhetare në shoqërinë shqiptare”.
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri u zhvillua në mënyrë të fshehtë. Nga 101 anëtarë që ka Këshilli i Përgjithshëm, në votim morën pjesë 99 vetë. Fitues me shumicë votash u shpall Skender Bruçaj.
H. Selim Muça i dorëzoi në shenjë simbolike Kryetarit të ri çallmën dhe xhyben e tij, duke i uruar suksese dhe mbarësi në këtë mandat pesëvjeçar. Më pas,  Bruçaj me dorë mbi Kur’an bëri betimin konform statutit përpara anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, si vijon:
“Betohem në emër të Allahut, se do të vazhdoj me besnikëri e përkushtim urdhrat e Islamit, do të punoj me ndërgjegje të plotë islame për lartësimin e fesë së Allahut, do të zbatoj me përpikëri Statutin dhe Rregulloren e Komunitetit Mysliman, dhe do të punoj me ngulm për forcimin e ndjenjës kombëtare e atdhedashurisë ndër myslimanët e Republikës së Shqipërisë. Allahu më ndihmoftë!”
Selim Muça u zgjodh të drejtonte institucionin më të lartë të myslimanëve shqiptarë në datën 17 mars 2004. KMSH-ja është drejtuar për një kohë të gjatë nga Haxhi Selim Muça prej 10 vitesh. Muça ka qenë kështu lideri i dytë i myslimanëve shqiptarë në periudhën e demokracisë, duke zëvendësuar në këtë post Haxhi Hafiz Sabri Koçin.
Ai erdhi në një kohë kur në dosjen e tij kërkojnë zgjidhje një sërë çështjesh të rëndësishme, siç janë vizioni i ri dhe një prej çështjeve më të mprehta, ajo e rikthimit të pronave, çështje kjo shpesh e diskutuar dhe ndonjëherë e keqinterpretuar jo vetëm nga mediat, por edhe nga individë të caktuar.

HAXHI SELIM MUÇA: NUK KANDIDOVA SEPSE JAM I SËMURË PREJ 1 MUAJI
Në një intervistë për “News24”, kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça bëri të ditur se nuk rikandidoi për të qenë sërish kryetar i KMSH-së për arsye shëndetësore dhe për t’i dhënë mundësi brezit të ri.
Haxhi Selim Muça tha se prej një muaji është i sëmurë dhe për këtë arsye nuk kishte pranuar të rikandidonte për kryetar i Komunietit Mysliman.
Kreu i KMSH-së deklaroi se i mbetet peng që nuk u ndërtua Xhamia e Madhe e Tiranës. “Shpresoj të nisin punimet për projektin sa të jem gjallë. Zbatimi i projektit zgjat 2 deri në 3 vite”- u shpreh Muça.

KUSH ËSHTË SKENDER BRUÇAJ?
Skender Bruçaj ka lindur në rrethin e Malësisë së Madhe më 22 qershor 1976.
Pasi mbaroi arsimin 8-vjeçar në vendlindje, ai u bë pjesë e kontingjentit të parë të studentëve që u nisën nga KMSH drejt Turqisë në vitin 1992.
Kështu më 1996 ai kreu Medresenë Bejkoz në Stamboll, Turqi. Më pas ai ndoqi studimet në Institutin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Bosforit, ku pasi mbrojti gjuhën angleze, vazhdoi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Psikologji.
Gjatë viteve 2000-2011 kreu studimet pasuniversitare, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë me temë: “Menaxhimi i Cilësisë në Arsim”.
Për disa vite ka punuar si konsulent për disa komani të huaja.
Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Qendrës së Planifikimit të Karrierës në Universitetin Epoka.
Në shtator 2008 është emëruar nga Komuniteti Mysliman si Kryetar i Komisionit të Hartimit të Dosjes për hapjen e Universitetit “Hëna e Plotë-Bedër”. Me hapjen e universitetit ai fillon të japë leksione si pedagog në Fakultetin e Shkencave Humane në Departamentin e Shkencave Islame dhe atë të Drejtësisë në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe turqisht.
Në periudhat shtator 2011-dhjetor 2013, krahas lektorit në lëndët Psikologji Sociale dhe Psikologji Islame në universitet, ai ka qenë gjithashtu përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë dhe zv/dekan i fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Bedër.
Skender Bruçaj ka qenë gjithashtu Drejtor i Qendrës për Edukim të Vazhduar dhe Formim Profesional në Universitetin Bedër.
Duke parë përgatitjen e tij të gjerë akademike, Kryesia e KMSH-së, në dhjetor 2013 e emëron atë nënkryetar të KMSH-së.
Z. Bruçaj ka disa marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si referues në emër të Universitetit Bedër dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Ai njeh disa gjuhë të huaja si anglisht, turqisht dhe italisht.
Z. Bruçaj është i martuar dhe ka dy fëmijë (djem).(Kortezi: Balkanweb)

Filed Under: Komunitet Tagged With: Komiteti Mysliman i Shqiperi, ndryshon kryetarin

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT