NGA ARTUR VREKAJ,WORCESTER,MA (SHBA)/
Flamuri i Kosovës u ngrit në shtizën e flamurit të qytetit Worcester, Massachusetts për nder të 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe do të valëvitet për pesë ditë.
Ky flamur u dorëzua në bashki në emër të shoqatës KOMBI nga shqiptari nga Kosova, Ramadan Nuhaj.
Tradita e kësaj ceremonie e ka bërë edhe më domethënëse veprimtarinë atdhetare të shoqatës KOMBI që përfaqëson komunitetin shqiptar.
Gjithashtu, Bashkia jonë këtë ceremoni e ka pjesë të programit për respektimin e kombësive sipas grupeve etnike që banojnë në Worcester, MA.
Worcester, MA më 16 shkurt 2013