- Presidenti Ilir Meta, axhendë të ngjeshur aktivitetesh në Berat:Jemi ne Berat Jo per Politike…/
- Presidenti Meta – Dekoron me çmime 4 figura beratase në fushën e sportit: Volejbollistja Ollga Gjoku, trajnerja e ekipit të Tomorrit, Pingpongisti Ilir Shabanaj, peshëngritësi Vasil Hoç, rekordmen absolut, dhe Përparim Kovaçi, futbollisti i Tomorrit /
NGA BERATI PER DIELLIN:SULO GOZHINA/
BERAT, 20 Maj 2018 – Presidenti i vendit Ilir Meta ka qënë sot në Berat,në një axhendë të ngjeshur aktivitetesh kulturore. Fillimisht ai ka marrë pjesë në çeljen e Edicionit të 6-ë të Maratonës së Beratit ku edhe ka uruar të gjithë pjesëmarrësit që do garonin në të dhe ka shprehur dëshirën për të qënë pjesë e kësaj maratone vrapimi vitin e ardhshëm. “Vitin tjetër pjesëmarës dhe konkurent”. (qesh) Meta në takimin me nxënësit e dalluar
Pas startimit të Maratonës, Meta ka vijuar takimet me nxënësit e dalluar, fitues të olimpiadave të matematikës në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”,ku për nder të tij ishte organizuar edhe një koncert i shkurtër artistik nga nxënësit e qytetit. Gjatë këtij aktiviteti, presidentit Meta ju dhuruan 2 çmime nderi, një medalie nga kryebashkiakja e Tetovës dhe çmimi “Miku i fëmijëve” nga Qëndra Kulturore e fëmijëve të qytetit të Durrësit, ndërkohë që më pas ai ndau edhe çmimet e para të 3 fituesve të olimpiadës së matematikës mes trevave shqiptare për klasat e shtata, të teta dhe të nënta, ku njërin nga çmimet e para, atë për klasat e nënta e kishte marrë 15-vjeçarja nga Berati, Joana Bendaj me 99 pikë. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Meta shprehu kënaqësinë që mori pjesë në këtë finale të olimpiadës lëvizëse mbarëkombëtare të matematikës ku u gëzua pa masë që njara prej fitueseve ishte nga Berati dhe u shpreh se, kush i shmanget matematikës kërkon një jetë të lehtë pasi matematika është baza e të gjitha disiplinave për të fituar sfidat e jet
Presidenti Meta dekoron 4 figurat e shquara të sportit berates ndër vite
Presidenti Meta vijoi më pas takimet e tij në bashkinë e Beratit, ku dekoroi 4 figura të shquara të sportit beratas ndër vite. Nga bashkia e Beratit, Meta është shprehur se, Beratit nuk i kanë munguar asnjëherë talentet në fushën e sportit, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në fushat respektive edhe në arenën kombëtare e ndërkombëtrae. Meta tha se, Tomorri, siç është një mal i pakrahasueshëm duhet të jetë edhe një skuadër e sukseshme në vend dhe jashtë tij.
Me tituj nderi dhe dekorata nga Presidenca janë vlerësuar më pas:, Volejbollistja Ollga Gjoku, trajnerja e ekipit të Tomirrit, Pingpongisti Ilir Shabanaj, i njohur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, dhe peshëngritësi Vasil Hoç, rekordmen absolut me një bilanç pozitiv edhe nga garat ndërkobëtare. Si dhe Përparim Kovaçi, futbollisti i Tomorrit dhe një nga golshënuesit më të mirë në vend në këtë moment Presidenti Meta solli dhe një arenë gëzimi për pjesmarësit të cilit në shumicë ishin sportdashësit berates kur citoj: Në rinin time mbaj mend një këngë që e këndonin në kor gjith stadiumi, për sulmuesin e talentuar të tomorrit, Rim Kovaçin – Jani Kaçci, Jani Kaci shiko se po vjen Rim Kovaçi, po hyri në zonën e rreptsisë, të mori gjysmën e revanisë, (qëshin e duartrokasin gjithë të pranishmit në sallë), vërtet atmosfer festive sot në Berat.
Në përfundim të aktiviteteve. presidenti Meta foli për rëndësinë e tyre vlerat që ka ky qytet në fusha të ndyshme dhe ju shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me situatën politke në vend.