Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, ku Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë do mbajnë mbledhjen e tretë të përbashkët/
-Qeveria e Kosovës në përgatitje për mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë/
-Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës në mbledhjen e tretë do të nënshkruajnë, mes tjerash, një marrëveshje me të cilën marrin përsipër edhe obligimet financiare që dalin nga procesi i zbatimit të marrëveshjes për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë/
Nga korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI -Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 29 Prill 2016/ Qeveria e Kosovës dhe Këshilli i Ministrave të Shqipërisë do mbajnë mbledhjen e tretë të përbashkët në 3 qershor 2016 në Prishtinë, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014 dhe të dytës në Tiranë në 23 mars 2015.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, të 86-tën, të 19-tën në vitin 2016, drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.
“Mbetet çështje deri në fund të javës së ardhshme t’i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet që mund të lidhen mes dy qeverive. Që të mos kemi vonesa në fillim të javës së ardhshme do të ulemi t’i përgatisim ato”, u shpreh kryeministri Kosovar.
Në mbledhjen e 15 prillit, qeveria e Kosovës deklaroi nisjen e përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë dhe paralajmëroi propozimin e grupit të autorizuar përgatitor lidhur me kohën e vendin e mbajtjes mbledhjes së përbashkët.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin në Prishtinë në 7 prill kanë diskutuar mbi axhendën e mbledhjes së ardhshme të dy qeverive dhe në dakordësi të plotë kanë vlerësuar se procesi i bashkëqeverisjes së problemeve dhe çështjeve të interesit të përbashkët ka dhënë rezultate shumë të mira.
Në mbledhjen e mesit të prillit të qeverisë së Kosovës u theksua koordinimi me qeverinë e Shqipërisë dhe përgatitjet e nisura për takimin e përbashkët. “Koha për të cilën ne jemi marrë vesh përafërsisht me kryeministrin Rama, është fundi i majit ose java e parë e qershorit”, tha kryeministri Mustafa, duke kërkuar angazhim nga kabineti qeveritar në përgatitjet e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që të jetë përmbajtjesore dhe t’i kontribuojë thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.
Mbledhja e përbashkët e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, në 11 janar 2014 në Prizren, ndodhi për të parën herë pas më shumë se 100 vjetëve të shtetit të parë e pas 6 vjetëve të shtetit të dytë të shqiptarëve.
“Modestish mendoj se ajo që na ka bërë bashkë sot, në një tryezë të bashkëqeverisjes strategjike, qeverinë e Shqipërisë dhe qeverinë e Kosovës, është një nismë që ka të bëjë pikë së pari, me kontributin tonë për integrimin shqiptar dhe rajonal në Evropën e bashkuar, si shprehje e vendosmërisë sonë të përbashkuar për ta jetësuar këtë integrim si hapësirë evropiane të tejkufijve”, theksonte në mbledhjen e parë kryeministri shqiptar Edi Rama.
Pas mbledhjes, në ceremoninë e organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive, të Shqipërisë e Kosovës.
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë takuar sërish, në një mbledhje tjetër, të dytë, në 23 mars 2015 në Tiranë, nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, ku u firmosën 5 marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle dhe një deklaratë e përbashkët për zonat e lira ndërkufitare.
Duke paralajmëruar mbledhjen e tretë, kryeministri kosovar Mustafa ka theksuar se, “do të vazhdojmë me takime të përbashkëta të dy qeverive dhe do të punojmë bashkërisht në përgatitjen e takimit të ardhshëm, në të cilin do të bëjmë një vlerësim të punëve të deritanishme, por edhe të aktiviteteve të cilat ne kemi interes t’i zhvillojmë si aktivitete të përbashkëta sepse vlerësojmë se bashkëpunimi me Shqipërinë është i interesit të veçantë për Republikën e Kosovës”.
Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës në mbledhjen e tretë të përbashkët do të nënshkruajnë, mes tjerash, një marrëveshje me të cilën marrin përsipër edhe obligimet financiare që dalin nga procesi i zbatimit të marrëveshjes për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Dakordimi për këtë bëhej i ditur në 26 prill në një njoftim të dërguar nga Ministria e Diasporës në qeverinë e Kosovës.
Njoftimi theksonte se, në Tiranë, menjëherë pas përfundimit të takimit të grupit të punës për zbatimin e marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë, ministri kosovar i Diasporës,Valon Murati, u prit në një takim edhe nga Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe e Sportit e Republikës së Shqipërisë.
Vëmendja e këtij takimi është përqendruar në lidhje me përmbushjen e detyrave që dalin nga Marrëveshja e përbashkët për unifikimin e mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.
Në mbledhjen e dy qeverive, në Tiranë, në 23 mars 2015, është nënshkruar edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës “Për Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.