Klikoni siper posterit qe te merrni informacion per mbremjen Humanitare qe organizohet nga Shoqata Humanitare Shqiptaro-Amerikane “Duart e Hapura” me mbeshtetjen e kengetareve te njohur, grupeve muzikore, shoqatat e komunitetit. Eshte nje mbremje qe I perkushtohet ndihmes se nje familje ten je ish ushtari te UCPMB…Me shume meso nag posteri….
NJOFTIM I SHKOLLES SHQIPE NE BRONX
Drejtoria e Shkolles Shqipe ne Bronx, njofton te gjithe te interesuarit, qe kane femije te moshave 6-14 vjet, dhe kane deshire t’i shkollojne femijet ne gjuhen shqipe, kete mundesi ua jep Shkolla Shqipe ne Bronx.
Shkolla Shqipe ne Bronx do te nise regjistrimet me daten 26 Shtator 2015 duke filluar ne ora 09:00 AM.
Adresa:
Columbus High School
925 Astor Ave, Bronx NY 10469.
Per informata me te hollesishme kontaktoni:
347-316-6686
423-747-5100
914-582-3985
ShkollaShqipeNeBronx@Hotmail.com
Ju Mirepresim,
Drejtoria e Shkolles Shqipe Ne Bronx
Mbrëmje për Shkollën Shqipe në Bronx
DioGuardi : “E ndiej shpirtërisht, se edukimi i të rinjve shqiptarë në Amerikë, në gjuhën shqipe, është një nga pjesët më të rëndësishme, të jetës së shqiptarëve të Amerikës. Ajo është padyshim, mënyra më e mirë për të nxitur fëmijët shqiptarë në Amerikë, që të ruajnë indetitetin e tyre për kombin shqiptar, historinë e saj, traditat dhe kulturën shqiptare, në SHBA, dhe rreth botës”
Nga Beqir SINA- Bronx – New York/
BRONX NEW YORK : Të shtunën në mbrëmje, “Shkolla Shqipe” në Bronx – Nju Jork , organizojë një aktivitet me moton :”Mbrëmje festive”, me këngë e valle, dhe fjalime, që të ndihmojë materialisht Shkollën Shqipe, nëpërmjet ngritjes së fondeve,
Ky aktivitet u mbajt në lokalin e njohur “Maestro’s” në qytetin e Bronxit – Nju Jork, dhe morën pjesë dhjetëra vetë, përfaqësues nga shoqatat dhe organizatat e komunitetit si: Federata PanShqiptare VATRA, Shoqatat Ana e Malit, Shoqata Plavë e Guci, Shoqata Rugova, Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe. Shoqëria Shqiptaro Amerikane, Organizatat Shqiptaro Amerikane “Shprese dhe Paqe” dhe “Duart e Hapura”.
Televizioni Kultura Shqiptare, dhe TV21, si dhe nga Virginia në Maryland – posaqërisht për këtë aktivitet kishte ardhur për të dhënë kontributin e tyre, nga Uashingtoni, edhe Shoqata “Shqiponja e Lirë” një shoqatë, kjo, e cila përfaqëson komunitetin Shqiptarë në Maryland dhe zonat përreth saj.
Këtë veprimtari e drejtojë Brunilda Myrtaj dhe Bashkim Sadrijaj
Hymnet kombëtare të dy vendeve Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkura të Amerikës, kanë shënuar fillimin e aktivitetit.
Më pasë kan përshëndetur drejtori i Shkollës Shqipe, zoti Mustaf Qosja, Joe DioGuardi, president i LQSHA, Presidenti i Monroe College , dhe Asamblesiti i Nju Jorkut, Mark Gjonaj.
Drjetori i kësaj shkolle, zoti Mustafa Qosja në fillim të fjalës së tij përshëndetëse, mbasi foli mbi historinë e shkolles tregoje edhe për sfidat me të cilat përballohen. “Shkolla Shqipe, në Bronx, tha ai e filloi punën e vetë më 15 janar 2011 dhe po e vazhdon me sukses edhe përkundër sfidave të ndryshme të cilat kohë pas kohe po i telkalojmë dhe nuk po dorëzohemi me të vetmin qëllim që” Shkolla duhet të funksionojë dhe fëmijët tanë duhet ta ndjekin atë”
Ai përmendi me këtë rast, se Shkolla Shqipe, në Bronx, ishte ideatore për mbajtjen e Festivalit të parë të Shkollave Shqipe në SHBA, i cili u mbajtë me 15 Qershor 2014, në qytetin e Bronxit, një inisiativë e cila do të shëndërrohet në traditë, sepse, sqaroi Qosja, këtë vitë më 31 Maj 2015 do të mbahet Festivali i Dytë , këtë radhë në New Jersey.
Duke gjetur rastin që të faleminderojë, përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit, për ndihmën e tyre, drejtoi i kësaj shkolle Mustaf Qosja, theksojë se :”Por, duhet cekur se në këtë punë – tonën, jo të lehtë dhe me të vetmin qëllim pengesën e asimilit dhe aftësimin e fëmijëve tanë, që të lexojnë, flasin dhe këndojnë shqip, të komunikojnë Shqip, të mësojnë historinë e tyre Kombëtare, traditën, kulturën, dhe gjeografinë e Shqipërisë dhe Trojeve Etnike Shqiptare, duhet gjithënjë të kemi mbështetjen e juaj prindërve të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë komunitetit shqiptarë”,
Kurse, në fund të fjalës së tij drejtori i kësaj shkolle, bëri thirrje ” që sot, nesër dhe në të ardhmen, duhet t’i kushtojmë me shumë vëmendje kësaj çështje, sepse, u shpreh ai nuk është thënë kotë : ” Aty ku zhduken gjuhët – Vdesin kulturat”
Për të treguar ndihmën e Ligës Qytetare, për shkollën shqipe, në Nju Jork, dhe përse DioGuardi dhe dhe Shirley e pranoi me shumë kënaqësi ftesën për t’u bashkangjitur në darkën të shtunën në Maestro’s, Restorant, për mbledhjen e fondeve materiale për Shkollën Shqipe në Bronx, përmendi faktin se edhe anëtari i Bordit, Gjergj Dedvukaj, i cili është një themelues dhe anëtar aktiv i shkollës “Shkolla Shqipe”, shkollë me mësimin plotësues për fëmijët shqiptarë në gjuhën shqipe në Bronx, dhe disa të tjerë janë mjaft aktivë në kontributin e tyre për zhvillimin e gjuhës shqipe në komunitet.
“Shirley dhe unë, u shpreh ai e ndiej shpirtërisht, se edukimi i të rinjve shqiptarë në Amerikë, në gjuhën shqipe, është një nga pjesët më të rëndësishme, të jetës së shqiptarëve të Amerikës. Ajo është padyshim, mënyra më e mirë për të nxitur fëmijët shqiptarë në Amerikë, që të ruajnë indetitetin e tyre për kombin shqiptar, historinë e saj, traditat dhe kulturën shqiptare, në SHBA, dhe rreth botës” tha ish kongresisti DioGuardi Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, në fjalën përshëndetëse në këtë darkë për mbledhjen e fondeve për shkollën shqipe në Bronx. “Ne, jemi në këtë darkë, për të mbështetur arsimimin e të gjithë fëmijëve shqiptarë në gjuhën shqipe, tha DioGuardi, dhe t’ju kërkojmë, të gjithë shqiptarëve të bashkohen me ne në kontributet e tyre, Por, tha ai një çështje tjetër është se duke sjellë fëmijët tuaj dhe nipërit e mbesat në këtë shkoll – ju jepni një kontribut të madh që të ruani indetitetin kombëtar shqiptar, historinë e tuaj, traditat dhe kulturën shqiptare, në SHBA . Dhe kjo vlen edhe si një mesazh që përcillni ju për familjet tuaja, që jetojnë në trojet tona shqiptare stërgjyshore në Ballkan në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi , Luginë të Preshevës dhe Çamëria, për të treguar mbështetjen tuaj për gjuhën e bukur shqipe, dhe se nuk e harroni atë brez pas brezi”.
Më pas, ish kongresisti shqiptarë – Arbëreshë, Joe DioGuardi, duke rikujtuar origjinën e tij, stërgjyshore, bëri një paralelizëm mbi ruajtjen e gjuhës shqipe. “Mos harroni, tha ai se familjet Arbereshe-shqiptare, që ikën në Shekullin e XIV duke u vendosur në Italinë e Jugut, për t’i shpëtuar rrënimit, brutalitetit dhe pushtimit të Perandorisë Otomane, pasi Skënderbeu vdiq në 1468, ajo që mbajti gjallë në indetitetin e tyre kombëtar shqiptarë, edhe sot e kësaj dite, ishte gjuha shqipe. Dhe, babai im, tha DioGuardi, Giuseppe, i cili emigroi nga një Katund shqiptarë Arberesh, Greci nga Jugu i Italisë në Nju Jork, në 1929, duke ruajtur gjuhën kulturën, traditën dhe historinë shqiptare, bëri atë që unë, të flasë dhe të mbrojë çështjen shqiptare në Uashington si një kongresmen amerikan në vitin 1985, dhe të vazhdojë punën time me lobin shqiptaro amerikan LQSHA”
Më pas”Mbrëmja festive”, në lokalin “Maestro’s” në qytetin e Bronxit – Nju Jork, vazhdojë me një program mjaft të pasur artistik, të Ansamblit të Shkollës Shqipe në Bronx, përgatitur nga mësuesja e muzikës: Albina Zajmi
Në fund festa vazhdoi me këngë e valle me muzikë Shqiptare, me këngëtar të njohur të komunitetit: Agim Gerbeshi, Albrije Hadergjonaj, Ansambli i Shkollës Shqipe dhe Ansambli Bashkimi Kombëtar.
Të gjitha mjetet e mbledhura nga kjo mbrëmje, do të i kalojnë Shkollës Shqipe në Bronx – Nju Jork
KENI RAST TE NDIHMONI SHKOLLEN SHQIPE NE BRONX
SHKOLLA SHQIPE NE BRONX ORGANIZON: Mbrëmje festive/
Të ndihmojmë Shkollen Shqipe
21 Mars, 2015
7:00 PM
Maestro’s
1703 Bronxdale Avenue Bronx NY 10462
Darkë me meny te pasur, muzikë Shqiptare, me kengetar të njohur të komunitetit Agim Gerbeshi, Albrije Hadergjonaj, Ansambli I Shkolles Shqipe dhe Ansambli Bashkimi Kombetar.
Në mbrëmje marrin pjesë Shoqatat atedhetare të komunitetit, ansamblisti Mark Gjonaj dhe TV-të e mediat e shkruara.
Të gjitha mjetet e mbledhura nga kjo mbrëmje do të I kalojn Shkolles Shqipe ne Bronx.
Jeni të mirseardhur,
Bileta: $100 për të rritur
$30 për femijë nen moshen 12 vjecare)
Për rezervime kontaktoni:
423-747-5100
646-206-9709
914-528-3985
SHKOLLA SHQIPE NË BRONX DO TË HAPET ME 4 TETOR
Njoftohet Kominuteti Shqiptar në New York e rrethina se Ditën e Shtunë, 4 Tetor, ora 10 para dite, do të celet Shkolla Shqipe në Bronx.
Pranohen fëmijë nga mosha 7-14 vjec
Shkolla ndodhet në adresën:
Bronx Community
South Hall- Room 308
2155 University Avenue
Bronx, NY 10453
Telefoni i Shkollës:347–316-6686
Për më shumë telefononi: Gjergj Dedvukaj (914) 582-3985
Mustafë Qosja- Tel- 423-747-5100