*Gjatë këtij udhëtimi, motorçiklistët me krenari mbanin të veshur Shqiponjën dy krenarshe në bluzat kuq e zi./
MOTORÇIKLISTËT SHQIPTAR NË CHICAGO të udhëhequr nga artisti Bujar Bobani (Buki) morrën një rrugë bukur të gjatë prej përafersisht 6 orësh vajtje-ardhje nga Chicago, IL deri në Madison, Wisconsing. Piknisja ishte nga restaurant i mirnjohu shqiptar North Star me pronar Bashkim Kabashin ku të pranishëm me motorçikleta ishin: Kryetari i grupit z. Bujar Bobani (Buki), Afrim Sejdiu, Afrim Imeri, Enes Hoti, Ledio Bregu, Senti Sentiliano, Lulzim Paloja, dhe Agim Baftiri.
Gjatë këtij udhëtimi, motorçiklistët me krenari mbanin të veshur Shqiponjën dy krenarshe në bluzat kuq e zi. Kjo bukuri e rrallë në rrugët e SHBA-ve la mbresa të mira tek të gjith kalimtarët e rastit që i shikonin nga makinat e tyre. Motorçilistët e lartpërmendur u përcollën edhe me disa makina gjatë tërë Kohës.
Pas disa pushimeve të rregullta, ata u ndaluan në Madison, Wisconsin në Restaurantin Legends Spots Bar me pronar Dulin nga Kërçova. Nga kjo pike pushimi grupit iu bashkangjitën edhe dy motorçiklistë shqiptar z. Fadil Muçolli dhe z. Ardian Gashi ku pastaj u nisën për në Sauk City tek destinacioni final në Restauantin Black Hawk me pronar z. Gani Ahmetaj. Z. Gani Ahmetaj si përherë me mikpritjen e tij bujare Shqiptare, shtroi një drakë për musafirët ku edhe i përshëndeti dhe i përuroj për këtë nismë. Në këtë pikë ndalimi, grupit iu bashkangjiten edhe tre motorçiklistë tjerë shqiptar: z. Elton Ademi, Besnik Ibraimi, dhe Shkelqim Ibraimi.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe krytari i Komunitetit Shqiptar në Madison z. Ahmet Gashi si dhe aktivist të tjerë. Z. Ahmet Gashi dhe kryetari i Komunitetit Shqiparo-Amerikan në Illinois z. Bujar Breznica biseduan për mënyra të mundshme bashkëpunimi në mes dy organizatave për të ardhmën. U shkëmbyen ide të ndryshme për rritjen e aktiviteteve me karakter kombëtar dhe educative për gjeneratat e reja.
Kryetari i grupit të motorçiklistëve tha se do të organizojnë edhe aktivitete tjera gjatë vitit ku edhe shpreson të ketë edhe më shumë pjesëmarrje. Ky grup promovon gjyrat kombëtare shqiptare si dhe zgjon ndjenja të veçanta tek komuniteti jonë sepse vet motorçikletat simbolizojnë ndjenjën LIRI (FREEDOM).