• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vatranët vazhdojnë të vijnë në festë, në “Ditët e Nënë Terezës”

September 1, 2017 by dgreca

-Kudo të mirëpritur, edhe  në Ipeshkvinë e Kosovës e në Katedralen Nënë Tereza nga Ipeshkvi Dodë Gjergji e Don Lush Gjergji, mbërrijnë edhe Zef Balaj, një vatran i vjetër, anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ka ardhë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera.  Është, së bashku, edhe Nue Balaj, nipi i Zefit…/

1 zefi perqafe me Imzotin1 ok dom Lushi zefi1 zefi Ipeshkevi1 Nipi e zefi1 ok Zef Ipeshkev1 ulur

-Emra të vatranëve nga SHBA në korniza dritaresh të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë/

-Vatranë, shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tradicionalisht verave vijnë në Shqipëri, Kosovë e viset tjera shqiptare, të ardhur edhe enkas për “Ditët e Nënës Terezë”  në Prishtinë janë edhe sot, do jenë edhe ditëve në vijim…/

1 behluli Zefi

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

1 zefi fletDritarja e zefit3 zefi dhe nipi Lina Lek2 Ipeshkevi zefi1 ok zefi treshe2 Leka 2PRISHTINË, 1 Shtator 2017/  Vatranët, shqiptarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të vijnë në “Ditët e Nënë Terezës” në Kosovë për të qenë edhe pjesëmarrës në festimet e shugurimit të Katedrales në kryeqytet, Prishtinë, me emrin e shenjëtëreshës shqiptare, të njohur e të admiruar në gjithë botën.

Në selinë e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales, pasditën e të enjtes pritet edhe një grup tjetër vatranësh…

Nga rruga e gjatë, nga Nju Jorku në Prishtinë, pas mbërritjes së Aeroport adresa e parë e ardhjes së vatranëve është Ipeshkvia, në dyert e mëdha të hapura të së cilës i pret me përqafime e gëzim, vëllazërisht e përzemërsisht, Vikari Gjaneral, Mons. Lush Gjergji.

Poashtu shumë të mirëpritur nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, që nga zyra e tij kishte zbritur në holl për t’u uruar mirëseardhje, të gjithë së bashku ulen rreth një tryeze.

Edhe për Ipeshkvin Dodë Gjergji edhe për Don Lush Gjergjin janë të njohur  Zef Balaj, një vatran i vjetër, anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që ka ardhë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera. Është, së bashku, edhe Nue Balaj, nipi i Zefit…

Biseda e gjatë nis e vazhdon…Të gjithë bashkë edhe me Ipeshkvin Gjergji vizitojnë Katedralen Nëna Terezë në Prishtinë dhe njoftohen nga afër me përgatitjet për shugurimin, që është një ngjarje e festë e madhe.

Papa Françeku ka emëruar Kardinalin shqiptar Imzot Ernest S. Troshani, të Dërguarin e Tij të Veçantë për kremtimin e shugurimit të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, është njoftua nga Vatikani – Selia e Shenjtë në 15 Korrik 2017.

Po në këtë ditë Ipeshkvia e Kosovës ka shpallur Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00.

Kremtimi ka nisur me hapjen e “Ditëve të Nënë Terezës”, në ditëlindjen e saj dhe ditën e bekimit të gurthemelit të Katedralës, në 26 gusht.

Kjo ditë shënjonte edhe fillimin e përgatitjes së afërt të festës së Shën Nënë Terezës, e cila kremtohet në 5 shtator, kur do të bëhet edhe shugurimi i Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Në mbrëmje në Katedrale Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, paraqiti një kumtesë,  derisa u dha një program kulturor me këngë klasike dhe recitim të poezive dhe uratave të Nënë Terezës.

Hapja e mbrëmjes u bë me këngën “Nënës së mirë” të kompozuar nga Gjek Gjevalekaj,  e të interpretuar me zërin e fuqishëm e të ngrohtë të sopranos Adelina Paloja dhe me poezinë e Nënë Terezës, e shkruar gjatë udhëtimit për në Indi, “Lamtumirë”, të cilën e recitoi studentja dhe poetja Jehona Gashi.

Programi vazhdoi me këngën “Ebben! Ne andrò lontano” të Alfredo Catalani; recitimit mjeshtëror të Lumnie Sopi të dy poeziv-uratë të Nënë Terezës “Falënderimi për muzikë dhe për këngë” dhe “Gjej kohë”, me të cilat risjelli fjalët e Nënës Tereze me plot emocion.

“Agimet shqiptare” të Agim Mula, të interpreuar nga sopranja Adelina Paloja, e përcjellë me piano Pranvera Hoxha, dhe recitimi i poezive-uratë “Jeta” dhe “S’ka rëndësi” nga Bislim Muçaj permbyllën program kulturor.

Poashtu në Katedrale u hap edhe një ekspozitë e autorit Sakip Imeri e fotografive dokumentare që nga vënia e gurthemelit të Katedrales Nënë Tereza.

Mbërmja vazhdoi në një koktel rasti për pjesmarrësit në oborrin e Rezidencës së Ipeshkvisë, ku vijoi bashkëbisedimi dhe bashkëndarja e gëzimit për Nënën tonë Tereze.

Që në nisje të “Ditëve të Nënë Terezës”, në Katadrale, si dhe në ekspozitën “Shenjtorja shqiptare nga Shkupi – korrespondenca”, të hapur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ishin të pranishëm edhe vatranë të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, mes të cilëve i ardhur enkas bashkë me bashkëshorten Dila është Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji në fjalën përshëndetëse  në hapje të “Ditëve të Nënë Terezës”  vlerësoi lart të gjitha kontributet, ndërsa takoi e falënderoi vatranët edhe gjatë koktejit.

“Dua me këtë rast të falënderoj të gjithë donatorët, që na kanë ndihmuar për ndërtimin e kësaj Kishe, ata që janë sot prezentë e ata që do të jenë me 5 shtator”, u shpreh Ipeshkvi Gjergji.

“Do të vazhdojmë me kontributet”, shprehet Zef Balaj që është biznesmen e donator, si edhe veprimtar i çështjes kombëtare, derisa sheh se ende punohet në Katedralen  Nënë Tereza.

Nën një nga dritaret e Katedrales, në kornizë, sheh të shënuar emrin e tij, i vie mirë për këtë që është edhe si shenjë mirënjohje, ndërsa thotë se nuk jam vetëm unë kontribues, se do donte të jenë edhe emrat e vëllezërve: Gjelosh, Pjetër e Zef Balaj.

Te dritaret e Katedrales ka edhe emra të tjerë kontribuesish, vatranësh nga SHBA, mes të cilëve: Ilir Marjan Cubi…

Vatranë, shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tradicionalisht verave vijnë në Shqipëri, Kosovë e viset tjera shqiptare, të ardhur edhe enkas për “Ditët e Nënës Terezë”  në Prishtinë janë edhe sot, do jenë edhe ditëve në vijim…

Nesër, në 2 shtator, bëhet hapja solemne e aktiviteteve kuturore e shpirtërore treditëshe të festës. Në 3 shtator në orën 11:00 zhvillohet meshë në Katedrale, ndërsa në 4 shtator  në ora 18:00 – Mesha, Lutja e Mbrëmësores me Lutjet e Nënë Terezës në Kishën e Shën Ndout në Prishtinë…

Dhe, edhe gjatë këtyre ditëve do shihemi përsëri me Zef Balajn, i cili siç shprehet në bisedë, ka lindur në Shqipëri – Pukë, është rritur në Kosovë, dhe prej vitesh është në SHBA…

Do takohemi përsëri edhe me vatranë të tjerë,  edhe me ata që i takuam kur nisën “Ditët e Nënë Terezës” -me Fran Markun, anëtarin e Këshillit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, me Tomë Paloken, që ka shkruar e do e botojë së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”…

Ishim së bashku edhe në ndejen në mbrëmjen e 26 gushtit në një nga lokalet pranë Katedrales bashkë edhe me Pashk Deskun, një i nohur i vatranëve që e takuan në Prishtinë, si edhe shumë njerëz të farefisit e miqë të tjerë që i takojnë përditë në trojet shqiptare…

***

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.Presidenca e Kosovës tradicionalisht ndanë dekoratën Medalja Humanitare Nëna Terezë, që u jepet personave që kontribuojnë në çështjet humanitare.Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Ipeshkevi Imzot Dode Gjergji, Mons. Dom Lush Gjergji, ne Ditetet e Nene Terezes, vatranet

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT