• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Muzeu Arkeologjik i Durrësit , vlerë e shtuar e qytetit bregdetar

July 16, 2015 by dgreca

Nga Klajdi Musabelliu/ Muzeu Arkeologjik i Durrësit është rikthyer në një ndër destinacionet më të vizituara dhe frekuentuara së fundmi jo vetëm nga qytetarët durrsakë, por edhe nga turistë të shumtë nga vendi dhe jo vetëm, të cilët kanë filluar të shfaqin një interes në rritje për institucionet e trashëgimisë.
Muzeu i hapur që prej 13 marsit të vitit 1951, pasi është gjallëruar edhe më shumë nga zhvillimi i Festivalit të Muzikës së Vjetër “Vox Baroque”( 2 korrik deri 12 ), së fundmi është vizituar edhe nga vizitorë të veçantë.Vetë Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz, gjatë vizitës së tijë në vendin tonë, një pjesë të kohës së tij ai ja ka dedikuar edhe qytetit të Durrësit dhe veçanërisht Trashëgimisë së tij të pasur kulturore e cila pasyrohet edhe në Muzeun Arkeologjik të qytetit.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës ka publikuar së fundmi disa fotografi të vizitës së realizuar nga Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Në shoqërinë e Ministres së Integrimit Klajda Gjosha, Martin Schulz është pritur në këtë vizitë nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, dhe Drejtori i DRKK Durrës, Ledion Lako.
DRKK Durrës bën me dije se zoti Schulz gjatë vizitës së tijë në muze, shfaqi një interes të veçantë për koleksionet e rralla të këtij muzeu dhe për vlerat historike të qytetit që dëshmohen në këtë Muze.Sakaq vizita e Schulz në qytet vazhdoi përgjatë shëtitores Taulantia dhe përfundoi tek Sfinksi, i cili në atë orë ishte i mbushur me qytetarë dhe vizitorë të shumtë.
Muzeu Arkeologjik është një nga krenaritë e qytetit të Durrësit. I ndërtuar mbi bazën e një projekti të hartuar që në vitin 1982, ai është dëshmitar i veprimtarisë së një plejade të shquar arkeologësh, që drejtoheshin me pasion dhe kompetencë nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi.
Ishte meritë e arkeologut të shquar Toçi, krijimi i këtij muzeu në vitin 1951, e më pas edhe zbulimi i monumenteve të njohura, si: amfiteatri antik (1966), termat romake (1963), mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” (1959) dhe ai i hipokampit (1947), e plot monumente të tjera në qendër dhe në periferi të qytetit. Një pjesë e objekteve arkeologjike, që u vendosën fillimisht në eksponatet e muzeut të vjetër, në vilën pranë shëtitores “Taulantia”, u zhvendosën në vitin 2002 në muzeun e ri arkeologjik, që u ndërtua vetëm 200 metra më në veri, në të njëjtën rrugë. Vetëm në katin e parë të godinës ndodhen rreth 2 100 objekte që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit deri në shekullin e 4 të erës sonë.Një projekt që zgjati gati 20 vjet dhe që më në fund i dha qytetit antik atë që meritonte prej kohësh: një hapësirë muzeale për ekspozimin e qindra e mijëra objekteve, dëshmi e një trashëgimie të pasur kulturore, sociale dhe ekonomike të papndërprerë në shekuj. Sidoqoftë projektet për rivitalizimin e katit të dytë dhe të tretë, ku duhet të vendoseshëin të gjitha objektet e zbuluara dhe që datojnë në periudhën mesjetare vazhdojnë të mbesin në sirtarët e institucioneve të monumenteve e të arkeologjisë në Tiranë.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit dhe amfiteatri antik janë dy nga pikat më të vizituara të Durrësit, qendra të rëndësishme të turizmit historik dhe tepër të vlerësuar nga specialistët e huaj.
Një vemendje më e madhe ndaj këtyre burimeve të rëndësishme për qytetin do t’i kishte dhënë muzeut dhe objekteve të tjera historike dhe arkeologjike në Durrës shifra të larta vizitorësh, njëlloj si Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, i cili çdo vit mikpret rreth 100 mijë vizitorë.Qytetarët do të presin përsëri përfundimin e odisesë dyvjeçare të ndërtimit, me shpresën që muzeu të bëhet funksional sa më parë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Muzeu Arkeologjik, në Durrës

DY MUZIKANTË SPANJOLL KONCERT NË DURRËS

June 24, 2015 by dgreca

Shkruan: Kadri Tarelli/

Këto dit të mes qershorit 2015, një ngjarje e rrallë për qytetin dhe jetën artistike në Durrës. Klubi i artit dhe kulturës “Sigal”, në bashkëpunim me ambasadën e Spanjës në Shqipëri dhe shoqatën “Syri blu” në Tiranë, organizoi në mjediset e tij, një koncert me muzikë nga Spanja. Dy muzikantët u pritën nga artdashësit durrsak me ngrohtësi e duartrokitje. Salla u mbush plot e përplot si rrallë herë.Për të qënë të vërtetë e të saktë me veten dhe qytetarët, duhet thënë se janë të shumta veprimtaritë artistike që organizon kjo qendër në qytetin tonë bregdetar, për gjatë gjithë vitit. Mjafton të përmend se vetëm brenda Qershorit, në një muaj dit, janë zhvilluar katër veprimtari të tilla, të ndryshme në emërtim, pamje, lloj e përmbajtje, por që i lidh e i përshkon i njëjti fill i përbashkët, që është arti me mesazhet universale për shpirtin dhe të bukurën, për fjalën dhe vlerat njerëzore, për letërsinë, poezinë, historinë, pikturën dhe muzikën. Janë veprimtari që mbushin boshllëkun artistik të qytetit, duke ndihmuar sado pak në zhvillimin dhe mbajtjen gjallë të traditës artistike e kulturore të Durrësit të lashtë tremijëvjeçar. Për këtë duhen falënderuar dhe përshëndetur ideatorët dhe organizatorët.

Për të pasur një ide më të plotë mbi veprimtaritë e fundit të kryera në këto mjedise, po përmend shkurt vetëm katër prej tyre:Si fillim: mbrëmje poetike organizuar nga poeti dursak Ruzhdi Gjolaj, i cili në një formë tepër origjinale, recitoi para publikut pjesë të zgjedhura nga veprat e tij.

Pa kaluar java, shkrimtarja durrsake Vitori Xhako, përmes emocioneve të forta, paraqiti librin e saj të fundit “Mos m`i vrisni arinjtë e bardhë”. Veç shkrimtarëve dhe artistëve durrsak ishin të pranishëm edhe shumë të ftuar nga Tirana dhe Elbasani.

Një tjetër veprimtari që meriton të përmendet është takimi muziko-letrar, kushtuar 101-vjetorit të vdekjes së Kolonelit hollandez Tomson. Me këtë rast studjuesit Fluturak Germenji publikoi librin “Koloneli Tomson. MISIONI HOLLANDEZ”, kushtuar këtij ushtaraku e burrë shteti, që dha jetën për çështjen shqiptare, në moment të vështira të historisë sonë të trazuar të viteve të para pas pavarsisë. Historian dhe studjuesi durrsak Skënder Lila, njohës i mirë i ngjarjeve të atyre viteve, vlerësoi lart librin dhe punën e autorit, sepse me dokumenta paraqet dhe plotëson më së miri, atë periudhë tragjike për historinë e ngatwruar tw Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në këtë hulli artistike është edhe koncerti i dy muzikantëve spanjoll, Daniel Bellon dhe Diego Maceiras. Të dy në moshë të re, rreth të tridhjetave, virtuozë në lojën e tyre muzikore në gajdë dhe fizarmonikë, shumë të njohur në Spanjë e vende të tjera, së fundi edhe tek ne në Shqipëri e në Durrës. Ata sollën për artdashësit durrsak muzikë folklorike tradicionale të krahinës së Galicisë në Spanjë, ritme muzikore të shpejta, të hareshme, do t`i quaja të nxehta, që burojnë e i shkojnë përshtat një populli gazmor e me shpirt të ndezur mesdhetar, siç janë spanjollët. Duartrokitjet e publikut i shoqëruan të gjitha pjesët. Çuditërisht gjuha e muzikës s`do përkthyes. Ajo i kapërcen kufinjtë e shteteve dhe dallimet mes popujve. E bukura është e bukur, pëlqehet nga të gjithë, pavarësisht vendit nga vjen.

Urime më të mira organizatorëve të klubit “Sigal”, për veprimtari të tjera artistike po kaq të bukura e të dobishme.

Ne Foto: Daniel Bellon, djathtas dhe Diego Maceiras.

Filed Under: Kulture Tagged With: dy muzikante spanjoll, Kadri Tarelli, në Durrës

Josif Bageri pjesmarrës në meshën e parë ortodokse mbajtur në gjuhën shqipe në Durrës

September 22, 2014 by dgreca

Nga Arben LLALLA/
Josif Bageri është një nga figurat e njohura të kombit shqiptar, por për këtë figurë që ishte nga Reka ka shumë pak fotografi. Duke vëzhguar disa foto të vjetra të vitit 1914 që lidheshin me ardhjen e Princit Vidi më 7 Mars 1914, dyshova se në një foto ku ka shënimin e meshës së parë në gjuhën shqipe të mbajtur nga Imzot Noli në Durrës më 10 Mars 1914, ndodhet edhe Josif Bageri. Duke shikuar me vëmendjen veshjen e tij, krahasimet me foton e vetme që njihet, por edhe duke ditur se ai pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë jetoj në qytetin e Durrësi mendova se njeriu me shpinë dhe kapelen karakteristike mund të jetë Josif Bageri. Për të vërtetuar dyshimet e mia nëse ishte apo jo Jofif Bageri pyeta disa studiues, por nuk gjeta mbështetje të mendimit tim. Ishte Elida Jorgoni, studiuese dhe aktiviste e çështjeve kombëtare ajo që më tha: PO AI ËSHTË, JOSIF BAGERI. Kështu, pa asnjë mëdyshje ne tashmë mund të themi se burri i Rekës ka qenë në meshën e parë të mbajtur nga Imzot Noli në gjuhën shqipe në Durrës më 10 Mars 1914.
Ka qenë 10 Marsi I vitit 1914 ku në qytetin e Durrësit Fan Noli mbajti meshën e parë në gjuhën shqipe në kishën e qytetit. Në këtë meshë merrnin pjesë shumë figura kombëtare nga të gjitha trevat dhe që i përkisnin besimeve të ndryshme si mysliman, bektashinj, ortodoks, katolik.
Më 7 Mars kishte mbërritur Princi Vidi për të formuar kabinetin qeveritar më 17 të po atij muaj. Fotografia është ruajtur nga mbledhësi i dashuruar pas fotografive dhe kartolinave Marchese di San Giuliano (1852-1914), i lindur në Catania në Sicili. Ai shërbeu për pak kohë si ministër italian i punëve të jashtme nga dhjetor 1905 deri në shkurt 1906. Nga 1906-1910 ai ishte ambasador në Francë dhe Britaninë e Madhe. Ai përshëndeti zgjedhjen e Princ Wilhelm si monark të ri të vendit ballkanik dhe ishte një vëzhgues aktiv i ngjarjeve në Shqipëri në pranverën e vitit 1914.

Filed Under: Histori Tagged With: arben llalla, Josif Bageri ne meshen e pare, në Durrës

Ka nisë edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar te Filmit në Durrës

September 9, 2014 by dgreca

Festivali Ndërkombëtar i Filmit ka çelur në qytetin e Durrësit edicionin e 7-të, qe do të zhvillohet nga 9 deri më14 shtator, duke u shtrirë edhe në katër qytete të tjera të Shqipërisë si, ne Tirane, Vlore, Pogradec dhe Sarande, me një program të veçantë për këto qytete.
Emra të mëdhenj të kinemasë, shfaqje të filmave më të rinj që garojnë për “Gladiatorin e Artë” si dhe ardhja e yjeve Hollivudianë si, Francis Ford Coppola, Milos Forman, Claudia Cardinale, Paolo Sorrentino, Marco Bellocchio, Kyrzystof Zanussi e shumë të tjerë, kanë rritur nga viti në vit pritshmërinë e audiencës tradicionale të festivalit dhe rëndësinë e tij.
Këtë vit ky festival, ka hyrë në një dimension të ri duke u shtrirë në një disipline tjetër artistike, që është edhe ajo e artit figurativ, me të gjitha format e shprehjes së tij dhe lidhur me këtë dispilinë është çelur edhe ekspozita e artit figurativ “Durrës Art” në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia”, ku gjatë javës së zhvillimit të festivalit, artistët janë shpërndarë nëpër pikat më atraktive të qytetit, duke pikturuar muralet e tyre, ku njëkohësisht artistët e rinj do të xhirojnë punët dhe qytetin e Durrësit, për të realizuar një film të shkurtër, i cili do të marrë trofeun e tij në ceremonine e mbylljes për seksionin “Durrës Art, Biennale 2014″.
Në ceremoninë e rastit ka marrë pjesë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili ka deklaruar se “Durrësi është një qytet turistik ndaj Bashkia do të mbështesë gjithmonë artin dhe ta vërë atë në shërbim të qytetarëve e të vizitorëve të shumtë”. “Është një ekspozitë mjaft interesante që çelet në kuadër të festivalit të filmit, një ekspozitë ku ndërthuret kultura shqiptare dhe ajo evropiane, por e veçanta e këtij aktiviteti nuk është vetëm ekspozita, pasi artistët pjesëmarrës do të krijojnë vepra artistike në qytetin e Durrësit duke zbukuruar fasadat me pikturat e tyre murale si dhe do të krijojnë shumë skulptura duke i dhënë një imazh tjetër qytetit”, është shprehur Dako.
Nga ana tjetër, Kuratori David Kryemadhi u shpreh se “ky aktivitet sjell një bashkëpunim të ngushtë mes artistëve shqiptarëve dhe evropianë dhe se është një aktivitet mjaft i veçantë ku ka një bashkëpunim të ngushtë midis artistëve shqiptarëve dhe evropianë që do të krijojnë vepra që i nevojiten Durrësit, pasi arti shkruan historinë e njëkohësisht edhe historia shkruhet me art”.
Ndërsa drejtoresha artistike e festivalit ndërkombëtar të filmit të Durrësit, Anila Varfi, në fjalën e saj theksoi se “ky qytet ka një mbiemër dhe ai është arti, ndaj na takon të gjithëve ne që ta duam dhe përkrahim sa më shumë artin dhe unë jam shumë e kënaqur që në dimension të ri të festivalit të filmit të mund të shihni edhe mjaft artistë të talentuar që do të punojnë në Durrës duke krijuar vepra të shumëllojshme dhe dua të falenderoj në mënyrë të veçantë Bashkinë e Durrësit dhe kryetarin e saj për mbështetjen e madhe që i japin artit në Durrës”.
Nderkohe, Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë, në adresën e tijë zyrtare në rrjetin social Twitter lidhur me aktivitetin është shprehur se “Më vjen keq qe s’jam dot në hapjen e Festivalit Ndërkombetar të Filmit në Amfiteatrin e Durrësit” dhe u ka shprehur edhe urimet e rastit organizatoreve.
Në një kohë të dytë do të prodhohen kartolinat Durrësi qytet Arti. Ky seksion është nën drejtimin e kuratorëve David Kryemadhi, Xhuliano Ottaviani dhe koordinatores Besa Sejdini. Të gjithë bashkohen nën sloganin “Arti: mbiemri i qytetit tim”.: Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 14 shtator, atëherë kur do të ulet sipari i edicionit të 7 të Durrës International Film Summerfest.(Kortezi: ATSH-Klajdi Musabelliu)

Filed Under: Kulture Tagged With: i Festivalit Ndërkombëtar, Ka nisë edicioni i 7-të, në Durrës, te Filmit

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT