• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takime të Bashës në Konventën e demokratëve në Filadelfia

July 27, 2016 by dgreca

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në Shtetet e Bashkuara me ftesë të Partisë Demokratike amerikane dhe Institutit Kombëtar Demokratik për të marrë pjesë në Konventën e Demokratëve në Filadelfia. Lideri i opozitës u takua me drejtues të lartë të Partisë Demokratike amerikane, senatorë dhe kongresmenë të pranishëm në Konventë dhe ne forumet e shumta, ku ai është ftuar si mik nderi. Me herët Basha ishte i pranishëm në Forumin e Liderëve Botërorë me ftesë të Institutit Kombëtar Amerikan, NDI. Kreu i demokrateve u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz.  Siç njofton Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së vlerësoi rolin dhe kontributin e Bashës dhe Partisë Demokratike në realizimin e amendamenteve kushtetuese bazuar në standardet më të mira europiane. Në takimin me eurodeputetin Knut Fleckenstein, Basha i shprehu mirënjohjen për kontributin e tij të vyer për reformën në drejtësi.
Kreu i demokratëve u takua edhe me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, si dhe me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me ish–presidenten Atifete  Jahjaga me eurodeputeten znj. Tanja Fajon si dhe me ministra të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Filed Under: Komente Tagged With: ne Filadelfia, NE KONVENTEN E DEMOKRATEVE, Takime të Bashës

NE SHKOLLEN SHQIPE”GJUHA JONE” NE FILADELFIA

March 1, 2016 by dgreca

Shkolla shqipe “Gjuha Jone ” ne Philadelphia feston datelindjet e nxenesve/
 
12795205_10206054574226915_3087738835769485321_o.jpg
PHILADELPHIA PE: (Bijet e Shqipes)Sic eshte bere zakon ne shkollen shqipe “Gjuha Jone ” ne Philadelphia cdo fund muaji festohen datelindjet e nxenesve qe kane patur datelindjen gjate muajit. Sot u festuan datelindjet e nxeneseve Amalia Molla dhe Vanesa Agolli si dhe e mesueses se klases se pare znj. Irini Zenelaj.
Nxenesja Amalia Molla eshte ne klasen e trete. Ajo eshte nje nxenese intelegjente qe frekunton rregullisht shkollen shqipe. Mesuesja e saj Kozare Doko eshte shume e kenaqur per perparimin e saj ne mesimin e gjuhes shqipe. Amalia eshte vajze e urte dhe e zgjuar thote mesuesja e saj.
Nxenesja Vanesa Agolli eshte nxenese e klases se dyte. Mesuesja e saj Adelina Ramizi flet fjalet me te mire per te. Ajo eshte vajze shume perkushtuar ne mesimin e gjuhes shqipe. Ajo eshte aktive ne mesim dhe ndjek rregullisht shkollen shqipe.
Fjalet me te ngrohta i shprehin ne kartolinen e urimit mesuese Irinin koleget e saja Adelina Ramizi, Raimonda Bardhi dhe Kozare Doko. Njekohesisht stafi drejtues i shoqates i shpreh mirenjohjen per punen e saj me plot pasion, perkushtim dhe profesionalizen per t’u mesuar nxeneseve te klases se pare gjuhen e bukur shqipe. Pjesa me e bukur e urimit per mesuese Irinin ishte kartolina me urimin nenshkruar me shkrimin e tyre nga nxenesit e klases se pare.
Atmosfera e festimit te datelindjeve ishte shume e ngrohte. Sic eshte bere tradite pas kenges se urimit te datelindjeve dhe shuarjes se qirinjeve nga stafi i shkolles ju shperdane dhurata simbollike Amalias, dhe Vaneses dhe nje tufe me lule per mesuese Irinin.
Fotot dhe ky informacion jane marre nga ky aktivitet Bijet e Shqipes(Beqir Sina)
10683563_10206055662294116_3428240319666709133_o.jpg

12370749_10206055662174113_74612668677797908_o.jpg

12371245_10206055656693976_8692950459235307494_o.jpg

12419108_10206054576626975_6119541316619962731_o.jpg

12593716_10206055662014109_2353759957153505867_o.jpg

12496362_10206054582867131_8668230398022219730_o.jpg

12747977_10206055656213964_6684182281773977286_o.jpg

12747985_10206055652533872_1737334824687595104_o.jpg

12764814_10206055650253815_7852017451198689700_o.jpg

12764837_10206055658494021_2486180400260149558_o.jpg

12768346_10206055664374168_4228215787923566117_o.jpg

12768354_10206055664254165_1611622275669687338_o.jpg

12771468_10206055658374018_3196530824853894819_o.jpg

12771579_10206054578427020_1304378262432875284_o.jpg

12771579_10206054581907107_3678018226444349060_o.jpg

12783695_10206055648533772_261143005598571573_o.jpg

12794932_10206055650413819_8389177592685382639_o.jpg

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Filadelfia, NE SHKOLLEN SHQIPE"GJUHA JONE"

Papa Françesku në Filadelfia

September 26, 2015 by dgreca

Papa Françesku shkoi te shtunen me 26 Shtator në Filadelfia ku do të mbyllë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara. Pas fjalimeve në Kongres dhe në Kombet e Bashkuara këtë javë që synuan nxitjen e udhëheqësve botërorë për veprime të guximshme mbi imigracionin dhe mjedisin, Papa pritet të përqëndrohet më shumë tek katolikët e zakonshëm gjatë dy ditëve të tij në Filadelfia. Në Filadelfia, Papa drejtoi edhe një meshë në Katedralen e Shën Pjetrit dhe Palit.

Ai mbërriti nga Nju Jorku, ku të premten u bëri thirrje udhëheqësve botërorë në OKB të drejtojnë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike, varfërisë dhe të mbrojnë refugjatët që po largohen nga zonat me konflikte.

“Po kështu, qeveritarët duhet të bëjnë gjithçka të mundur për t’u siguruar se të gjithë do të kenë minimumin material dhe shpirtëror për të jetuar me dinjitet dhe për të krijuar dhe mbajtur një familje, e cila është qeliza bazë e çdo zhvillimi shoqëror. E thënë më thjesht, nevojiten tre gjëra: strehim, punësim, dhe tokë.”

Në Nju Jork, Papa drejtoi meshën për mijëra vetë në sheshin Madison dhe vizitoi një shkollë në Harlem.

Reagimi ka qenë i gjithanshëm ndaj kësaj vizite që filloi me Uashingtonin. Njerëz nga besime të ndryshme e përkrahin dhe e njohin me dashuri si “Papa i njerëzve”.

“Mendoj se ai ja del të na bashkojë të gjithëve, pavarësisht besimit fetar. Më pëlqen që ka një fuqi që shtrihet përtej fesë.”

Papa e mbyll nesër vizitën e tij në SHBA me pjesëmarrjen në “Takimin Botëror të Familjeve” dhe me një meshë në qiell të hapur që pritet të mbledhë 2 milionë njerëz.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Filadelfia, Papa francesku

“PËRSE O MAMI SHQIP S’MË FLET…”

September 10, 2015 by dgreca

Mbresa nga dita e parë në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë”, në Filadelfia/

NGA  LLAZAR VERO-Filadelfia/

Fillimi i një dite dhe një viti shkollor …/

Është i 13-i vit që Shoqata Atdhetare-Kulturore Shqiptare-Amerikane “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia hap dyert e saj për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Filadelfia dhe rrethinat e saj. Është, si përherë, një ditë e gëzuar, prindër e fëmijë që vijnë si për një ditë feste, të veshur bukur, me tufa lulesh në duar për mësueset e tyre të dashura, përfaqësuesit e shoqatës që i presin para godinës së Qëndrës Kulturore të Komunitetit, xhaxhi Vlashi Fili që kujdeset për regjistrimin e nxënësve etj. Dhe si çdo vit të ri shkollor ka të papriturat e këndëshme. Familja e re Zoga, me rrënjë nga Vlora, pas shumë vitesh emigracioni në Greqi dhe vitet e fundit në Amerikë, kanë vendosur të ulen së bashku në klasën e parë: babi Adaniel, mami Jennifer Cabrera dhe Sofia e vogël. Nga familja Pajollari, që çdo vit ka patur një nxënës në shkollën tonë, këtë vit prindërit e rinjë Eliverta dhe Ilir Pajollari kanë sjellë djalin e tyre, Klavel për t’u regjistruar në klasën e parë, ndërsa Bujar Çela ka sjellë këtë vit të tre fëmijët: Silvanën dhe Selmën që u ngjitën një klasë më lartë dhe Blerimin që fillon klasën e parë. Flavia Kokthi vjen e shoqëruar nga të dy gjyshërit, nëna Shega dhe gjyshi Kiço. Familja Kokthi ka qënë përherë një mbështetëse e fuqishme jo vetëm për shkollën shqipe por edhe për shoqatën. Librat  për shkollën këtë vit u siguruan me ndihmën e djalit të kësaj familje Androkli Kokthi, që jeton e punon në Tiranë.

Kështu njëri pas tjetrit vijnë fëmijët për të mësuar gjuhën e prindërve dhe te gjyshërve të tyre. Ja Andi dhe Alissa Qypi, që gjatë gjithë vitit të kaluar ishin të parët nxënës që vinin në shkollë, ja dhe Aris Ramizi që tani mund të quhet “veteran”  i shkollës, pasi ndjek vitin e pestë, ja Amalia Molla dhe Anxhela Xhori e bukur…

Mësueset Rajmonda Bardhi, Irini Zeneli, Kozare Doko, Adelina Ramizi, presin me mall e dashuri fëmijët. Kanë vite që punojnë të përkushtuara në këtë mision të shënjtë për t’u mësuar fëmijëve gjuhën e bukur shqipe.

Pastaj prindër e fëmijë të ulur së bashku në sallën e veprimtarive të shoqatës dëgjojnë përshëndetjen e  Kryetarit të Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, zotit Tajar Domi, i cili pasi falenderoi prindërit dhe fëmijët për kujdesin dhe sakrificën që bëjnë për të mësuar gjuhën  shqipe, shtroi dhe shqetësimin se jashtë kësaj shkolle janë shumë e shumë fëmijë shqiptarë , prindërit e të cilëve nuk tregojnë kujdesin e duhur për të ruajtur gjuhën  tonë në brezat e rinjë dhe lidhjet e tyre me të afërmit dhe atdheun e prindërve .

Sekretari i Shoqatës, zoti Vlashi Fili, ndërmjet të tjerave në fjalën e tij të shkurtër recitoi  edhe “ankesën” e një fëmije që ishte venë edhe në posterin e përgatitur këtë vit për hapjen e vitit të ri shkollor : “Pse o mami shqip s’më flet? Ç’faj kam unë që linda në kurbet? Kur të shkoj me pushime si të flas me gjyshen time?”. Këto fjalë nuk lenë vend për diskutime, për ngurrime etj.

Për kujdesin që tregon shoqata për ta  bërë shkollën një qëndër të dashur për fëmijët, shërbejnë edhe fjalët e nënkryetarit të shoqatës zotit Bujar Gjoka, që u kërkoi prindërve të bashkëpunojnë  me shoqatën dhe shkollën për të festuar së bashku ditëlindjet e fëmijëve gjatë vitit shkollor. Kjo përkujdesje nuk është e rastit, është vazhdim i një tradite tashmë të krijuar. Fëmijët e kësaj shkolle kanë marrë pjesë vitet e fundit  edhe në festivalin e zërave të rinjë, që është organizuar në Nju Jork, ku janë nderuar edhe me çmime.. Këto arritje janë edhe fryt i punës së palodhur me fëmijët të kompozitorit të talentuar Hamdi Gjana. Një ngjarje e bukur  gjatë vitit të kaluar shkollor ishte dhe zhvillimi i një dite mësimi  në kopshtin zoologjik të Filadelfias, organizuar nga shoqata dhe Shkolla “Gjuha Jonë”.

Nuk mund të përmblidhen në një rrëfim, punët e dukura dhe të padukura, që kanë bërë antarët e kryesisë së shoqatës si Vlashi Fili, Llazar Vero me përgatitjen e posterit dhe propogandën  që u bë në websajtin dhe fejsbukun e shoqatës, për ndihmën që dhanë Petrit Zanaj, Dritan Matraku në fotokopjimin e disa teksteve  për shkollën,  etj. Pa shqetësimin e tyre dhe të shumë të tjerëve, nuk mund të realizohej kjo ditë.

Paskëtaj, mësueset morën regjistrat  dhe fëmijëve iu shpërndan librat sipas klasave. Filloi kështu dita e parë e mësimit  në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë”.

Punë të mbarë!

Me shqetësimet dhe zhgënjimet e veta

Nuk besoj se ka ndonjë bashkatdhetar në Filadelfia që nuk e ka mësuar se në këtë qytet ka një shkollë për mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve  apo nipërve të tyre. 13 vite te jetës së saj dhe rreth 500 nxënës që kanë kaluar nëpër klasat e saj, është një zë i fortë për veshin e secilit që do t’u mësoj pasardhësve gjuhën e vet dhe të prindërve të vet. Perherë kemi punuar me shpresën se do të vij një ditë qe nuk do të kemi vend ku t’i fusim fëmijët, dhe kemi ndërtuar me mendje variante të ndryshme për klasa paradite dhe mbasdite të shtunave dhe të dielave dhe pse jo edhe të premteve mbasdite. Por edhe lokale të tjera do të gjenim. Nuk na mungon përvoja. Sotiraq Pema, ish anëtar i kryesisë së shoqatës, në vitet e para siguroi dy ambiente të bollshme pranë qëndrave kulturore të kishës katolike.

Dëshirat dhe hamëndjet tona nuk janë ëndërra me sy hapur, por mbështetur në numërin e madh të familjeve shqiptare në Filadelfia. Ja, duke bërë një llogari të trashë mendojmë se nga 4-5 mijë familje shqiptare, duhet të kishim 1500-2000 fëmijë që duhej të uleshin në bangat e shkollës shqipe. Ja po u heqim dhe nga një zero për të qetësuar skeptikët, pra duhet të kishim 150-200 fëmijë të ulur sot në këtë shkollë. Jemi me fat që jemi emigrantë në Amerikë, në këtë vend që nuk të pengon por të ndihmon për të ruajtur gjuhën dhe kulturën tënde. Ndaj edhe mozaiku amerikan i kulturave është kaq i bukur. Por çfarë ndodh me ne shqiptarët? Mos vallë kur na krijohen mundësitë e mira nuk i marrim dhe kur na i ndalojnë bëjmë të pakënaqurin? Kur bisedon me bashkatdhetrët për t’i sjellë fëmijët në shkollë, të nxjerrin njëmijë justifikime, si nuk kemi kohë, jemi në punë ,jemi të lodhur, etj. sikur u kërkojmë të vijnë të punojnë falas në kopshtet tona. Dhe të mos harrojmë se vetëm në Northeast të Filadelfias janë hapur nëntë kafe shqiptarësh. Për këtë mund të krenohemi se jemi komuniteti me më shumë kafene në këtë zonë megjithëse për nga numri nuk jemi më të shumtit.  Kjo vjen era myk, era otomanizëm: kafe, domino, letra bixhozi, bilardo… orë të tëra në kotësi.

Nuk është e lehtë puna e shkollave shqipe në emigracion jo vetëm për këto arësye që përmendëm më sipër por edhe për mangësit jo të vogla nga mëmëdheu, që as nuk kujtohet për të dhënë një ndihmë sado të vogël për to, si fjala vjenë sigurimin e librave. Është folur, është kërkuar deri në instancat më të larta mbështetja për këtë problem, por asgjë e sigurtë dhe në rrugë normale. Është një qëndrim i pafalshëm për të gjitha qeveritë që kanë qënë në Shqipëri në këto 25 vite. Paratë e emigrantëve i duan për të mbuluar hallet por as gishtin nuk zgjatin për t’i ndihmuar në hallet e tyre. Vetëm në kohë fushatash kujtohen për të thënë ndonjë fjalë se do të bëjnë këtë dhe atë për diasporën  dhe asgjë më tepër se premtime. Pa patur një ministri të diasporës, siç ka Kosova, asgjë nuk pritet të bëhet. Nuk është thjesht një çështje administrative. Është më shumë se kaq. Është fjala për ato lidhje të dukshme dhe të padukshme që ushqejnë mëndjen dhe zemrën e çdo emigranti, që na mbajnë lidhur me tokën e të parëve.

Pavarësisht gjithë vështirësive puna për t’i shërbyer gjuhës shqipe mbetet një nga detyrat më të shënjta të çdo shqiptari, intelektuali, çdo shoqate dhe organizate emigrantësh, jo për biznes, por thjeshtë si atdhetarë. Ësht një detyrë e shënjtë e çdo prindi ndaj fëmijës që nesër të mos gjëndet para pyetjes së rëndë:   – Përse o mami s’më fole shqip?

LLAZAR VERO

Filadelfia, më 8 shtator 2015

Filed Under: Komunitet Tagged With: Mbresa nga dita e parë në Shkollën Shqipe "Gjuha Jonë", ne Filadelfia

“Sofra dibrane” te “Bijte e Shqipes”ne Filadelfia

July 29, 2015 by dgreca

Shkruan:Sadik ELSHANI- Filadelfia/
Ka vite qe shoqata “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia vazhdimisht organizon veprimtari te shumta atdhetare, kulturore, perkujtimore, sportive, e shume te tjera, si: promovime te librave te autoreve te diaspores dhe trevave shqiptare, veprimtari perkujtimore, ku perkujtojme e nderojme figura te ndritura te historise, artit, kultures, shkences e tradites sone kombetare. Cdo vit me madheshti e festojme 28 Nentorin, Festen tone Kombetare, Diten e Pavaresise se Kosoves, festat e 7-8 Marsit, piknikun me bashkatdhetaret. Ndersa nga viti 2012, ne menyre madheshtore organizohet ngritja e Flamurit Kuq e Zi, flamurit tone ne Bashkine e Filadelfias. Tashme keto jane bere veprimtari te rregullta te kalendarit tone, ashtu te ngarkuar. Por, ketu nuk mund te leme pa permendur edhe kryeveprimtarine, kryeangazhimin e shoqates, funkcionimin dhe vazhdimin e suksesshem, tani per 12 vite me radhe , te shkolles shqipe. Eshte kjo veprimtaria me te cilen krenohemi me se shumti, eshte veprimtaria qe i jep kuptimin ekzistences se shoqates sone: femijve tane u mesojme, u lame trashegim gjuhen e embel shqipe – femijet tane njihen me historine, kulturen, artin, traditat tona kombetare, brumosen me ndjenjat e atdhedashurise e te krenarise kombetare. Numri i veprimtarive tona eshte i shumte, gama, llojllojshmeria e veprimtarive tona eshte e gjere. Ketu mund te perfshihen edhe shume tubime, takime shoqerore, festa familjare: ditelindje, diplomime, e shume raste te tjera te gezueshme qe na japin mundesine qe te jemi prane njeri – tjetrit, t’i ndajme gezimet se bashku.
Nje veprimtari e tille ishte edhe organizimi i “Sofres dibrane” keto dite ne mjediset e shoqates “Bijte e Shqipes”. Na mblodhi zoti Haki Collaku, i cili e mori persiper organizimin e kesaj veprimtarie te bukur e mjaft domethenese. Dihet se cka simbolizon sofra, vatra ne kulturen tradicionale shpirterore shqiptare: te qenit se bashku, grumbullimi i njerezve qe kane ide, qellime te perbashketa. Pse jo edhe per te ndare nje kafshate buke se bashku. Mblidhen njerezit rreth sofres se mbushur me plot ushqime e pije, simboli i begatise, mireqenjes, bujarise, mikpritjes shqiptare e argetimit, kenges, humorit. Klubin e shoqates Hakiu e kishte rregulluar per bukuri, kishte sjellur atmosferen e odes dibrane, odes shqiptare: ne mur i kishte varur instrumentet popullore, sharki cifteli, def dhe degjohej muzike e Zones se Dibres, kenge e valle nga te gjitha trevat shqiptare. Instrumentet nuk ishin sjellur vetem per zbukurim, Hakiu e Ramazani i binin ciftelive per bukuri dhe ne fund te gjithe e kenduam kengen shume te njohur, “Hajredin Pasha po i bjen Radikes”. Po, sofra dibrane ishte shtruar ne nje ode shqiptare, ne “Shtepine e shqiptarit”, sic njihet ndryshe ndertesa e shoqates “Bijte e shqipes”. Ne kete veprimtari te bukur ishin te pranishem bashkatdhetaret nga shumica e krahinave te Shqiperise Etnike: Vlashi Fili, Llazar Vero, Llukan Dylgjeri, nga Fieri (Myzeqe), Hys Hasa, Hamdi Gjana, Ramazan Koka, nga Kukesi (Has, Lume), Abedin Teme, nga Cameria, Eqerem Murataj e Sami Zaimi, nga Mallakastra, Tajar e Jakup Domi, nga Kalaja e Dodes, Ivzi Cipuri e Haki Collaku, nga Dibra, Bujar Gjoka, nga Durresi, Sadik Elshani, nga Kosova. Me vone erdhen Petrit Zanaj, nga Vlora, Bashkim Berdufi, nga Elbasani dhe Dritan Matraku, nga Devolli. Ishte i pranishem edhe mesuesi veteran, Baftjar Qinami, nga Kukesi, tani me banim ne Tirane.
Tavolinat (“sofra”) ishin te mbushura me plot ushqime e pije te llojllojshme. Biseda rridhte qetas, kendshem e me plot humor, si dikur ne odat shqiptare, per te vazhduar pastaj me ngritjen e dollive – perseri sipas tradites se zonave perkatese, tradites shqiptare. Dhe sa here qe Hakiu organizon festa te tilla, dolline e pare gjithmone e ngreme per te nderuarin Haxhi Dautin, babain e Hakiut. Sa here qe ngreme dolli per Haxi Dautin, shkruesi i ketyre radheve gjithmone ua terheq verejtjen te gjitheve: “Te ngreme nje dolli pa raki”, sepse vete titulli Haxhi tregon se Haxhi Dauti eshte besimtar i devotshem i fese myslimane. Haxhi Dauti ate mbremje nuk ishte i pranishem fizikisht ne mesin tone (ai jeton ne Tirane), por shpirterisht, si githmone ne gezimet tona, ai edhe ate mbremje ishte shume i pranishem. Sa here qe Haxhi Dauti vjen per vizite ne Filadelfia, ai gjthmone e viziton shpqaten tone. Ai madje eshte edhe anetar i shoqates sone, edhepse jeton ne Tirane. Haxhi Dauti, me burrerine, mencurine, urtesine, dashamiresine, miresjelljen shume njerezore, menjehere na ka bere per vete, na ka lene mbresa te pashlyeshme. Shkurt, Haxhi Dauti eshte misherim i burrit shqiptar te traditave tona me te mira. Familja e Haxhi Dautit dhe te pareve te tij, gjithmone eshte shquar per vlerat e larta familjare, kombetare e njerezore – besen, trimerine, burrerine, mikpritjen. I tille eshte edhe Hakiu. Ndoshta u zgjata pak ketu, por vetem per te treguar se nga “buron” Hakiu, ky burre bujar, me shpirt e zemer te gjere. Nuk thote kot nje fjale e urte e jona: “Dardha bie nen dardhe.” Krahina e Dibres gjate gjithe historise sone eshte shquar per trimerine, burrerine, atdhetarine e banoreve te saj, duke i dhene kombit tone shume figura te ndritura. Keto tradita fisnike i ka trasheguar Hakiu dhe familja e tij. Ne Shqiperi Hakiu ka qene ushtarak karriere me graden major. Kur ne vitin e mbrapshte 1997 forcat kriminele komuniste po ia venin flaken Shqiperise, ata shkuan edhe te Komisariati i Peshkopise, ku sherbente Hakiu si komandant. Ai nuk u dorezua, por si burre dibran, si burre shqiptar e mbrojti komisariatin dhe i shporri kriminelet. Edhe ketu, larg Shqiperise, ne dhe te huaj, ai i ruan keto tradita dhe me krenari i shpalosi ato ne kete veprimtari, rreth sofres dibrane – sofres shqiptare. Disa vlera koimbetare e njerezore, si: besa, nderi, burreria, mikpritja, ciltersia, respekti per njeri – tjetrin, jane vlera te padiskutueshme, te qendrueshme per te gjitha koherat dhe rrethanat ne te cilat ndodhemi.
Hakiu eshte nga burrat e rralle qe fjalet dhe veprat, veprimet e tij gjithmone perputhen. Gjithmone eshte ne sherbim te bashkesise shqiptaro – amerikane te Filadelfias e me gjere dhe se bashku me vellezerit e tij ne Shqiperi, ata e kane ndihmuar edhe vendlindjen e tyre. Hakiu dallohet nga te tjeret edhe per aftesite e tij organizative, vullnetin e forte per te bere gjera, pune te mira. Edhe herave te tjera, Hakiu ka organizuar veprimtari te ngjashme qe jane vleresuar per shijen e holle estetike, elegancen dhe atmosferen shume te perzemert. Si mjeshter i zoti, Hakiu ka bere edhe shume ndertime, meremetime, duke i zbukuruar edhe me teper mjediset e shoqates “Bijte e Shqipes”. I ka hije puna.
Kur i ruajme traditat tona te shkelqyera, gjuhen dhe identitetin tone kombetar, kur e ndihmojme dhe i dalim zot atdheut tone edhe nga larg, atehere nuk e kemi lene atdheun, por e kemi marre ate me vete. Ndoshta ky eshte nje ngushellim i vogel per mallin, dhimbjen qe mbajme ne zemer per Shqiperine. Ate mbremje dhe tani kur jam duke i shkruar keto radhe, me vijne ne mend vargjet e Cajupit: “Memedhe quhet toka/ku me ka renure koka”. Me vjen ndermend edhe piktura e Abdurrahim Buzes: “Shqiperia ne valle”, ku ne nje rreth jane duke hedhur valle shqiptaret nga te gjitha trojet etnike. Shqiptaret se bashku ne valle, shqiptaret se bashku rreth sofres, se bashku rreth vatres. Ka dicka me te mire?! Kjo eshte vlere kombetare! Ushqimi i pasur e i shijshem, biseda e cilter me plot humor, atmosfera e ngrohte vellazerore, kenga e vallja shqiptare e bene kete mbremje te paharrueshme.Te shpresojme e te urojme qe te shtrojme edhe shume e shume sofra te tjera nga te gjitha anet e Shqiperise Etnike. Hakiu e ka nisur mire, mbare!
Buke e kripe e zemer. Gezuar, me raki e pa raki!
Philadelphia, korrik, 2015
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Komunitet Tagged With: "Sofra dibrane" te "Bijte e Shqipes", ne Filadelfia, Sadik Elshani

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT