• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në “kopshtin e muzës poetike “të Xheladin Mjekut

April 12, 2016 by dgreca

Nga  SEJDO HARKA/

Sapo fillon të shfletosh librin me poezi “ Në kopshtin e muzave”,shkruar nga  poeti i njohur  kosovar Xheladin Mjeku ,e ndjen veten  si  në një kopsht të bukur ,rrethuar nga muzat.Lexon vargjet e  poezisë së këtij vëllimi me të njejtin titull,dhe të duket vetja sikur  fluturon kalëruar mbi magjinë e shtojzavalleve , për të shijuar   bukurinë e muzës  poetike të autorit.Në këtë udhëtim  të çuditshëm,përkrah  trokut të shtojzavalleve ndjen,herë ngrohtësinë e diellit e herë  ftohtësinë e ngricave,herë ankthin e zemrave  e herë bukurinë e ëndrrave ,herë  magjinë e muzave dhe herë kafshimin e gjarprit. Në shpirtin e trazuar të muzës poetike të Xh. Mjekut bashkëjeton dhimbshëm  një  antinomi e çuditshme midis  bukurisë dhe shëmtisë ,urrejtjes dhe dashurisë humanizmit dhe egërsisë…Nga njera anë  lartësohen “dragonjtë” dhe “zanat” ,që me forcën dhe  dhe bukurinë e tyre të rrallë   mbrojnë dhe konservojnë trojet  , gjuhën dhe  likinë, zbukurojnë  natyrën dhe shpirtrat njerëzorë,ndërsa nga ana tjetër të fanepsen”shtrigat “ dhe “lugatët”,”ulkonjat dhe “katallanët” ,që kërkojnë të shkelin  e kafshojnë Kosovën e Shqipërinë dhe të vrasin shpresën dhe lirinë.Por para  se të ndalemi te disa nga vlerat  e këtij vëllimi ,po  ndalemi për të treguar me pak fjalë se kush është Xheladin Mjeku:Ai ka lindur në  Prishtinë,në vitin 1961.Ka një krijimtari trë bollshme dhe të larmishme  krijuese dhe artistike .Deri tani  ka shkruar dhe botuar rreth 10 libra me poezi e prozë për fëmijë ,të rinj e të rritur,disa prej të cilave janë  nderuar me çmime të ndryshme.Në vitin 2010  ,poeti  Xh .Mjeku,me përmbledhjen poetike”Mëkatet e Orfeut”,është  nderuar  me  çmimin e parë ,nga  Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë  në botë”Drita” dhe Istituti   i Librit dhe  Promocionit “Toena”Tiranë. Vitet e fundit ai është prezantuar dhe me disa antologji poetike e libra me kritika leëtrare  dhe shkrime të ndryshme publicistike.Është pjesmarrës aktiv në luftën çlirimtare të Kosovës.Prandaj ,disa nga poezitë e tij më të mira janë përjetime të dhibshme nga fronti  i   luftës për liri.Poezitë e vëllimit poetik“Në kopshtin e muzave”,botuar kohët e fundit , janë përjetime të dhimbshme të poetit  për lëvizjet dhe  luftrat   që janë bërë nga populli shqiptar  gjatë 100 vitet e fundit.Në koncepsionin poetik të Xheladin Mjekut trazohen realja me irealen,tokësorja  me  imagjinaren dhe historia me mitologjinë.Libëri dallohet për larmishmëri tematike dhe mesazhe universale,për figuracion të bukur dhe frymëzim spontan,për vargëzim elegant dhe simbolikë të gjallë. Në poezitë  e Xheladin Mjekut  ,kombi dhe atdhetaria,gjuha dhe shqiptaria ,shpresa dhe liria duketn sikur janë zënë dorpërdore me shtojzavallet ,për të ndjekur bashkë me lexuesit vallen e muzës poetike.Këto nocione filozofike  që janë tjetërsuar në simbole estetike,marin vlera universale,kur ato vishen me vellon e simbolikës poetike,gjë që i bën lexuesit të gjejnë atë që fshihet pas perdes së tekstit. Pas magjisë së muzave  fshihet  freskia e mëngjeseve dhe bukuria e sorkadheve,ngrohtësia e diellit dhe shkëlqimi i arit.Poezia “Dioptri për zënien e diellit” është një protestë e fuqishme ndaj padrejtësive të shekullit, i cili fatkeqësisht vuan nga  mungesa e diellit dhe terri.Për autorin e librit  ky shekull është mbarsur me lugetër” dhe “bie erë harbutërie plot kutërbim”.Kjo është arsyeja që hapi i stërmunduar i Kosovës  është  detyruar të ndjekë  udhën e”lëkurës së gjarpërit”,të mbetur gurëve të shkretëtirës.Kjo  ka ndodhur  sepse drita i  i ka ardhur jo nga “dielli i lirisë”,por  përmes “rrjetës së merimangës” dhe hiles e errësirës.Xheladin Mjekut i vjen keq ,kur sheh se guximi kosovar,edhe pse ka derdhur shumë gjak, ende zvarritet  i trembur.Është kjo arsyeja ,që ai kërkon nga bashkëkombasit e tij “dioptri tjetër për çlirimin e diellit”(10).Në poezinë “Artemida vulgaris”,lexuesi mbërthehet nga antinomia e gëzimit  dhe trishtimit,midis shpresës dhe pensimizmit dhe midis ëndrrës dhe flijimit.Lexuesi, në vargjet e kësaj poezie  përjeton  ndjesinë e “thyerjes së heshtave në lojën e përbindëshave” .Ndërsa  pas tymnajës së kësaj loje  dëgjon “zërat e harruar të epokës së mashtrimit”.Për poetin ,atje ku mbin Artemisa(Lulja e gjakut),shpirtrat njerëzorë janë më afër njeritjetrit ,për rizgjmin e jetës.Simbolika metaforike e Xh.Mjekut i bën “Muret e pallatit të të shtypurit”,të mbeten gojëhapur,ndërsa”heshtja vrastare e kohës ngre folenë në zemër të kullës”,sepse shekulli shurdhmemec  bën sehir me mortjen.Ishte koha kur “myku ngrihej deri në kupën e qiellit”, edhe pse “ shtypja kish dhënë shpirt mbi fletët e zverdhura të flijimit”. -Është kjo arsyeja  që kosovarët-shkruan poeti-rendin udhëve të Evropës  ,për të kërkuar shpëtimin dhe shpresën e humbur.Si një himn i bukur për  atdhedashurinë dhe mërgimin  tingëllon poezia “Malli i  një mërgimtari” .Mërgimtarin e ka prerë aq shumë malli për vendin e tij ,sa që nuk e kupton në se”Atdheu gëzohej nga kthimi/a gëzimi ishte buzëqeshja e tij” Për Xh.Mjekun historia ,krahas ditëve të vrullshme ,ka dhe ditët e saj të frikshme e të tmerrshme .Ato herë ecin përpara,herë mbrapa dhe herë mbeten në vend.Kur memorja e kombit verbohet,ka të ngjarë që dhe historia të kthehet  në pikën zero.Lexuesi ,duke i  rënë kryqetërthor “ kopshtit të muzave”,në brendësinë e të cilit bashkëjetojnë frika dhe guximi,shpresa dhe zhgënjimi,ndjen dhimbjen që pëjetuan kosovarët gjatë luftës për liri dhe pavaresi,për të çarë  terrin e natës dhe mjergullën e heshtjes,për të vrarë  përdhunimin,pabesinë dhe  kobin e zi.Heroi lirik i poezive të këtij  libri  shpesh shkrihet me poetin ,i cili dje ishte “Promete i ri”, që luante me zjarrin e ndjenjave,ndërsa sot s’është gjë tjetër veçse shëmbëlltyrë e kujtesës.Ai është tjetërsuar në “Pegas “në fluturim.Në poezi  të tilla ,si ajo me titull”Apollogji”,poeti Xh. Mjeku shpreh dëshpërimin ndaj realitetit të hidhur të kohës ,kur fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite mbretëron i ligu  dhe i paafti,i pacipi dhe lajkatari,të cilët i quan”Hutinë që majë plepi ngrejnë foletë”.Për të është koha kur”Shtojzavallet nuk mund të çelin udhë”(30).Varrmihësit e kohës”Hingëllijnë mes psherëtimave të ditës”(*34).Guximi dhe shpresa ringrihen vetëm kur shemben tempujt e idhujve të lavdisë.

Janë të shumta poezitë që e marin frymëzimin nga figura të shquara të artit  dhe të letërsisë  shqipe si Naim Frashëri ,të cilin ai e quan  bilbil të gjuhës shqipe,simbol të shqiptarisë,bukurisë dhe mënçurisë së kombit.Ndërsa për lexuesin  ai  mbetet burim  i ujrave të kristalta  , që u shuan etjen  me  gurgullimat dhe kthjelltësinë e tyre të rrallë.Janë këto disa nga arsyet ,që  autori i drejtohet atij me mirnjohjen:”Përulësisht të falemi”!.Në kujtim të poetëve të mëdhenj ,që fatkeqësisht po i kin si gjethet e vjeshtës ,pa u ndjerë  e njënganjë,ai shkruan poezinë”Lotët”.Nga heshtja dhe mosvlerësimi,vargjet e  e këtyre poetëve,”që shpojnë me majën e shpatës  së Demokleut”mortjen dhe  skllavërinë,rrebelohen fuqishëm.Në kristalin e kripur të lotëve, ata kanë lënë ëndrrën dhe gëzimin dhimbjen dhe trishtimin,forcën dhe guximin,dashurinë dhe trishtimin.

Një vend të dukshëm  në poezitë e këtij vëllimi zënë  ato me motivin e dashurisë.Për poetin  dashuria është një impuls i fuqishëm ,që e bën njeriun me krahë për të kapërcyer çdo pengesë dhe vështirësi,bile dhe “shtegun e ylberit”.Syri ,edhe në poezitë e këtij autori ,është simbol i sinqeritetit dhe bukurisë,por dhe i dredhisë dhei pabesisë.Në retinën e syrit të dashuruar, lexuesi  shijon ngrohtësinë e diellit dhe kthjelltësinë e  qiellit,sinqeritetin e fëmijës dhe ëmbëlsinë e sheqerit.Edhe pejsazhi zë një vend të dukshëm në brendinë e shumë poezive të këtij vëllimi.Objekt i këtyre poezive janë natyra  nudo  dhe stinët e vitit si vjeshta e pranvera ,të cilat bëhen   burim frymëzimi   për këngët dhe sinfonitë e dashurisë.

Së fundi mund të themi se poezia e Xheladin Mjekut,jo vetëm  ka një gjuhë të bukur dhe me simbolikë  metaforike ,herë të kthjellët  dhe herë hermetike ,por  në brendinë e saj mban  mesazhe të fuqishme gjithkohore ,me vlera universale.Shumëkuptimshmëria  e poezive të këtij autori  buron nga  leksiku i kërkuar dhe sintaksa poetike e përzgjedhur ,nga figuracioni i gjallë  dhe sistemi i papërsëritshëm i vjershërimit.Mbaron së lexuari  poezitë  modeste të Xheladin Mjekut, dhe të duket sikur   shoqërohesh nga  tingujt melodiozë të një gjuhe të ëmbël dhe  nga troku i një vargëzimi modern.

Filed Under: ESSE Tagged With: “të Xheladin Mjekut, Në “kopshtin e muzës poetike, Sejdo Harka

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT