BAKHTCHYSSARAI , 29 mars – Tartarët e Krimesë u mblodhën te Shtunen per te diskutuar një votim për autonomi në tokën e tyre historike, pas aneksimit të gadishullit nga Rusia.
Përfaqësues tartarë të të gjithë Krimesë janë mbledhur në qytetin e Baçisarajit për një kongres, me qëllim që të vendosin për fatin e këtij komuniteti mysliman prej rreth 300 mijë personash.“Vjen një çast në jetën e çdo njeriu ku duhet të bëj një zgjidhje, që do të përcaktojë të ardhmen”, deklaroi lideri i tartarëve, Refat Chubarov.
Ai i propozoi turmës që “të votojë për një projektrezolutë që kërkon hapjen e procedurave ligjore dhe politike për autonomi kombëtare dhe territoriale të popullit tartar të Krimesë në territorin e saj histroik, Krime”.
Tartarët e shohin me dyshim Moskën që kur Josif Stalini urdhëroi deportimin e tyre në masë nga Krimeja drejt Azisë Qendrore në fund të Luftës së Dytë Botërore.